♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizitė nė kullėn e kryeministrit Sali Berisha, nė Viēidol

Shko poshtė

Vizitė nė kullėn e kryeministrit Sali Berisha, nė Viēidol Empty Vizitė nė kullėn e kryeministrit Sali Berisha, nė Viēidol

Mesazh nga Sexy_Girl Fri Mar 25, 2011 7:18 pm

Image hosted by servimg.com
Pėr tė hyrė nė atė qė ka mbetur nga kulla e Berishajve nė Viēidol, nuk ėshtė aq e lehtė. Ca djelmosha qė bėjnė rojtarin e rrėnojave nuk tė lėnė t'i afrohesh lehtė ndėrtesės, sė cilės vetėm muret prej guri i kanė mbetur. Djemtė nuk t'i pėrtojnė sharjet e rėnda qė nė fjalėt e para.

Ndėrtesa me numėr 259, me frėngji qė shohin nga shpatet e Shkėlzenit, ndodhet nė mesin e rrugės nga Tropoja pėr nė Kosovė. Kulla duket menjėherė sapo ke marrė kthesėn dhe ke hyrė nė Viēidol, pėrballė faqes sė zbardhur nga dėbora nė Shkėlzen. Nga rruga mund tė shohėsh vetėm pjesėn e shembur tė saj, njė mori gurėsh tė rėnė dhe trarėsh tė kalbur.

Aty jetojnė ende disa familje tė fisit Berisha, rruga ėshtė e pashtruar e njerėzit duken tė varfėr. Ndėrtesa ėshtė lėnė nė mėshirė tė kohės qė kalb trarėt dhe ia rrėzon njė nga njė gurėt. Nė katin e parė nė vend tė portės ka njė zgavėr tė madhe. Nė katet e sipėrme tė ndėrtesės ėshtė e pamundur tė shkelėsh, pasi duket se njė tė shtyrė do e tėrė ai grumbull gurėsh do tė rrėnohet sa hap e mbyll sytė.

Pjesa mė e madhe e shtėpisė prej vitesh shėrben vetėm si stallė lopėsh. Nė mes ka njė saē tė madh ku pjekin bukėn e pėrditshme "rojtarėt" e rreptė tė saj. Ata janė kumbarėt e kryeministrit Berisha.

Sulejman Pitomina Berisha dhe familja e tij prej vitesh jeton nė shtėpinė ngjitur dhe "kujdeset pėr kullėn" e Berishės. Sulejmanit i kanė thėnė qė sė shpejti ndėrtesa do tė kthehet nė muze, madje sipas Sulemanit "do vinė kosovarėt dhe do ta ringrenė nė kėmbė kullėn e rrėnuar tė Berishės".

Ne futemi nga zgavra e madhe, qė zėvendėson derėn. Gruaja qė na shoqėron pėrpiqet tė bėjė ciceronen pėr fotografen tonė tė huaj. "Kjo ėshtė oda e miqve",-thotė gruaja duke na treguar hapėsirėn nė tė djathtė tė ndėrtesės me pamje nga rruga e nga mali i Shkėlzenit. Pėrpiqemi ta pėrfytyrojmė. Ndėrtesa ėshtė rreth 100 vjeēare. Berisha ėshtė larguar nga kjo kullė nė moshėn 14-vjeēare.

Ndėrkohė qė gruaja vazhdon tė flasė pėr atė qė ka qenė mė parė ai grumbull gurėsh, rreth nesh ėshtė grumbulluar thuajse i tėrė fisi i Berishajve. Janė rreth 5 shtėpi nė fshat qė janė kushėrinj tė largėt tė Berishės. Njeriu mė i afėrt i gjakut ėshtė edhe i pari i vendit nė Viēidol. Quhet Hamėz Berisha dhe ėshtė kryeplaku i fshatit.

Djemtė e rinj duan tė dinė me patjetėr nga cila gazetė vijmė dhe a jemi "tė djathtė" apo "tė majtė", pra a jemi "demokratė" sipas tyre, apo jo. Gjakrat paqtohen vetėm kur Sulejmani nis e flet, ashtu ngadalshėm, pėr lidhjen e fortė tė tij me kryeministrin e vendit.

Babai i tij, ka qenė kumbari i Berishės. Falė kėsaj lidhjeje, Sulejmanit i ėshtė lėnė e drejta tė rrojė me tokėn e kullės sė rrėnuar. Ai tregon pėr lidhjen e kumbarisė, por nuk mban mend ta ketė takuar ndonjėherė Saliun as tani, as mė parė. "Gjyshi e takonte kryeministrin.

Shkonte nė Tiranė dhe e takonte". Ajo qė mund tė rrėfejė Sulejmani ėshtė vetėm halli qė ka pėr kullėn. "Nuk besoj se do tė mund tė mbajė edhe pėr shumė kohė. Ēatia ėshtė gati nė tė rėnė",- thotė duke ngritur kokėn lart.

As gruaja e tij, Hasimeja nuk ka shumė qejf tė flasė. Miqtė si ne, tė paftuar, janė njė bela pėr tė. Ka ardhur nuse aty rreth 30 vjet mė parė, kurse tokėn rreth kullės e pėrdor prej 8 vjetėsh. "Kemi tetė vjet qė kemi ardhur kėtu.

Tokėn e tij e pėrdorim ne, e punojmė dhe jetojmė. Si shkėmbim duhet tė kujdesemi pėr kullėn e tij. Nuk jetojmė kėtu, ne jetojmė nė ndertesėn tjetėr qė e ka ndėrtuar xhaxhai i Berishės. Pėr ne ėshtė boll mirė",- thotė Hasimeja, nusja e kumbarit tė Berishės.

Hasimeja duket sikur ka njė ndjesi turpi nga gjendja e kullės paēka se pak mė tej pamja e vendit ku jeton sė bashku mė fėmijėt e saj duket mė keq se ato rrėnoja qė mezi mbahen nė kėmbė. Vjeshtėn e kaluar, ka ardhur Shkėlzeni.

"Kryeministri nuk ka ardhur asnjeherė kėtu. Me sa di unė qė kur ka ikur nuk ka shkelur mė nė fshat, por Shkelzeni erdhi pėr ta parė vendin. Ndeji ca orė, na takoi tė gjithėve dhe iku. Mua mė dha 50 euro",- tregon Hasimja dhe falėnderon disa herė djalin e kryeministrit pėr kartmonedhėn.

Jetojnė nė zgrip tė mjerimit dhe merren pėrgjithėsisht me blegtori. Edhe pse u duhet tė bredhin dhe copėtohen pas lopėve, siē ankohet gruaja e Sylejmanit, zor se nxjerrin ndonjė fitim prej tyre.

Nuk gjejnė treg pėr bulmetin dhe mishin, ndėrsa pėr kripė dhe bukė duhet tė shkojnė nė Bajram Curri ose nė Kosovė. Por nuk ankohen shumė. Nuk kanė ndonjė gjė pėr tė thėnė, nuk presin asgjė nga e ardhmja. Iu mjafton e shkuara, sidomos ajo qė ka lidhje me banorin e kullės sė harruar.

Sapo kapėrcen trotuarin, kupton se "qyteti" mbaron shumė shpejt. Rrugicat nėpėr lagjet e pallateve janė thuajse tė pakalueshme, lopėt kullosin si nė fshat

Nė (ish) qytetin e 'Bajram Currit'

Kryefamiljarė tė papunė dhe lista tė gjata borxhesh nė dyqanet ushqimore

Vizita e fundit e kryeministrit tė vendit nė Bajram Curri (e para pas shumė e shumė vitesh) ėshtė zhvilluar nė qershor tė vitit 2009. "Jam sot midis jush, para se gjithash pėr tė shprehur krenarinė time tė madhe, krenarine time tė pakufishme pėr ju.

Sikundėr dua t'iu siguroj ju, se kudo qė unė ndodhem, nė Tiranė apo nė metropolet e Evropės dhe tė botės, nė ēdo vend, nė ēdo takim, mendja ime ēdo ditė vjen tek ju. Vjen kėtu nė Tropojė, vjen nė kėtė vend mė tė dashurin pėr mua mbi kėtė dhe", - ka deklaruar Berisha.

Nė Bajram Curri si thuajse nė gjithė rrethet e tjerė tė vendit, situata ėshtė pėrtokė. I vetmi burim vendesh pune stabile ėshtė administrata e vogėl lokale, pra bashki, shkollė, spital. Por pak e kanė atė fat. Burri i Zyhra Hasanajt si shumė kryefamiljarė tė tjerė ėshtė i papunė. Vetė Zyhraja nuk e ka kapėrcyer pragun e derės prej 10 vitesh.

Jeton falė lėmoshės sė fqinjėve tė saj sė bashku me familjen. 8 vjet mė parė ėshtė vendosur nė lagjen "Partizani" nė Bajram Curri. Tė ardhurat e vetme janė ato tė njė pensioni qė shkojnė pėr ilaēe. Bashkėshorti e ka tė pamundur pėr tė gjetur njė punė.

Qendra e Bajram Currit ka shumė si ai. Ėshtė e populluar me njerėz qė enden kuturu. Sė paku aty rruga ėshtė e shtruar, por sapo kapėrcen trotuarin, kupton se "qyteti" mbaron shumė shpejt. Rrugicat nėpėr lagjet e pallateve janė thuajse tė pakalueshme, lopėt kullosin si nė fshat.

Hasim Ēelaj qesh me fjalėn biznes. "Kafenetė janė i vetmi biznes,- thotė mė pas. Me pijetoren e tij nuk arrin tė nxjerrė as 5 mijė lekė tė vjetra nė ditė. "Njerėzit kėtu nuk kanė shumė pėr tė shpenzuar, gjithė ditėn rrijnė me njė kafe". Nė fakt Hasimi na jep njė sugjerim tė mencur. "Lerini kafet, shkoni nė ushqimore".

Lumturie Mustafaj ka njė dyqan, pas bibliotekės sė qytetit. Lista e ushqimeve me shumicė ėshtė aq e gjatė sa ajo nuk di ē'tė bėjė mė. "Ē'tė bėj, edhe po ta mbyll dyqanin nuk kam leverdi se ashtu nuk arrij t'i marrė ato para - thotė Lumturia.

Nė bashkinė e qytetit, Berisha na buzėqesh nga dy-tre portrete nėpėr dritaret me hekura. E vėshtirė tė mėsosh gjė aty pėr tė papunėt apo planet pėr tė ardhmen. Nga ajo sa thuhet nė bashkinė e Bajram-Currit, i vetmi investim i pėrfunduar kėto 6 vitet e fundit ėshtė nėnstacioni elektrik.

Projekte tė papėrfunduara janė rikonstruksioni i rrugės "Agim Ramadani" me njė fond prej 17 milionė lekė, kėndi i lojėrave nė lagjen "Dardania" me njė fond prej 5 milionė lekė, linja e grumbullimit tė mbeturinave me njė fond prej 2 milionė lekė, ndėrtimi i njė konvikti me njė fond prej 18.4 milionė lekė, ndėrtimi i linjės sė pėrpunimit tė mbeturinave tė qytetit me njė fond prej 2 milionė lekė etj.

Nė vizitėn e tij, kryeministri inaguroi edhe ujėsjellėsin e qytetit, por uji nė qytet ėshtė si mė parė, ndėrsa nė rrugėn Bajram Curri - Valbonė, qė Berisha e pagėzoi me emerin "Azem Hajdari", nuk ka ende asnjė pėllėmbė asfalt.
Sexy_Girl
Sexy_Girl
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 11/12/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2857
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vizitė nė kullėn e kryeministrit Sali Berisha, nė Viēidol Empty Re: Vizitė nė kullėn e kryeministrit Sali Berisha, nė Viēidol

Mesazh nga Vizitor Thu Dec 20, 2012 10:40 am

aaaapaaaapaaap sala lene mo

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi