♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoku kombustional

Shko poshtė

Shoku kombustional Empty Shoku kombustional

Mesazh nga dr.Dugi Mon Mar 21, 2011 5:58 pm

Shoku konbunsional, shkaku I shokut konbusional eshte agjensi termik (energjia ternale).Grada e lendimit dhe kohezgjatja e paaftesise dhe permiresimi komplet ka varshmeri direkte nga intensiteti dhe kohezgjatja e veprimit te agjensit termik ne organizmin e njeriut.Crregullimi fiziologjik momental zhvillohet ne sistemin e qarkullimit te gjakut ne kuptim te rritjes se perkueshmerise kapilare ne vendin apo regjionin e djegur.\
Crregullimi I perkueshmerise kapilare provokon humbjen e lengjeve nga qarkullimi I gjakut I pasur me proteina dhe elektrolit ne plagen konbunsionale qe rezulton ne zhvillimin e edemit local.Tek pacienat me djegie me shume se 25-30% te sip te djegur pershkueshmeria kapilarike e rritur perfshin edhe inde edhe regjione tjera te padjegura qe ndikon ne zhvillimin e edemeva gjenerale ,lajmerimi I edemave ne inde pas djegieve eshte studiuar mire, por ende ka dilemma sa I perket ndryshimeve iniciale ne rrjetin kapilarik te provokuara primarisht ne nxehtesi ose substance vazo-aktive te liruara nga plaga konbunsionale ,sic jane : hestamini,serotonina,prostaglandinet, keninet etj.
Per edeme ne indet ne distance fajesohet hipoproteinemia qe zhvillohet me humbjen e proteinave ne plagen konbunsionale sikurse ischemia indore per shkak te humbjes se lengjeve neper kapilare shume te pershkueshme, te gjitha keto se bashku shkaktojne alterim ne membranen qelizore.Kjo humbje e integritetit ne kapilare eshte me e shprehura ne 8-12 h e para dhe gjate 24 h te para ajo perfundon.
Si rezultat i pershkushmeris se rritur kapilarike kemi humbje-zvoglim te volumit cirkulator,hipopeefuzion te organeve dhe indeve dhe renje te volumit minutor te zemres ,qe shkon deri ne 20-50% nga vlerst normale.Kjo gjendje e humbjes se volumit cirkulator dallohet nga shoku hemoragjik nga se ketu humbja humbja e mases se eritrociteve eshte relativisht e vogel dhe sillet rreth 8-15% nga normalja.Etiologjia e humbjes se eritrociteve ende nuk eshte e njohur edhe pse konsiderohet se ndryshimet celulare ne eritrocite dhe hemoliza e tyre pergjegjse jane rritja e nivelit te acideve yndyrore ne plazme qe demtojne membranat qelizore dhe shkurtojne kohezgjatjne jetesore duke shkaktuar ashtu agglutinin dhe nje qarkullim jonormal te gjakut ne mikroqarkullim.
Gjitheshtu ne shokun nga djegia kemi crregullim karakteristike te pompes se Na.Humbja e lengjeve ne fillim ndodh kryesisht ne intresticium ,ndersa me von neper mes se barieres epidermale te shkaterruarne lekure.Nga hipovolemije e zhvilluar kemi nje zvoglim te qarkullimit renal me zvoglim te filtrimit glomerular dhe oliguri konsekutive.Me zvoglimin e kthimit te gjakut venoz ne zemer akcenton zvoglim te volumit minutor.Vazokonstrikcioni kompenzator periferik rezulton me nje rritje te lehte te presionit te gjakut dhe me von me renje te lehte te njejtit.
Ne fazen e hershme te shokut kombustional SNQ,zemra dhe gjandrrat mbiveshkore dhe a.hepatike ne rishperndarjen e volumit cirkulator te zvogluar duke fituar sasi te konsiderushme te gjakut se sa qe mund te parashikohet ,per kete edhe qarkullimi i gjakut neper keto organe eshte i pandryshuar.Poashtu kemi nje reduktim mesatar te qarkullimit edhe ne sistemin gastrointestinal dhe muskuj.Qarkullimi me i ulet eshte ne pancreas,indin dhjamor sikur edhe ne lekuren e djegur dhe ate intakte(te shendoshe).Qarkullimi efektiv renal i plazmes dhe filtrimi glomerular ne moment jane shume te zvogluar.Sekretimi u rines nuk duhet te jet ne korelacion me filtrimin glomerular edhe pse diureza prej 30-50 ml ne ore nuk shkakton insuficiencen acute renale.
Traumen termike gjithenje e percjelle acidoza metabolike qe tek djegiet mbi 30% eshte ne korelacion pozitiv me graden e rendeses se djegies.Renja e hershme e VMZ shkon paralelisht me shpenzim te zvogluar te oksigjenit dhe prodhim te nxehtesise.Temperatura trupore ne fillim ka tendence te renjes me crregullim te termorregullacionit.Tek trauma termike lajmerohet glikogenoliza duke shkaktuar hipoglikemi i cila kontrollohet dhe mbahet ne fazen e hereshme ,per shkak te zvoglimit te sekretimit te insulines.Mirepo 15% te rriturve dhe femijve ne 20 oret e para lajmerohet hipoglikemia.
Prodhimi i laktateve ne fillim peson rritje per shkak te zvoglimit te oksigjenimit te indeve .Ne rritje poashtu jane edhe acidet yndyrore te lira per shkak te acidozes qe favorizojne katekolaminet dhe efekti lipolitik.Urea dhe niveli i aminoacideve poashtu ngritet.Shpejt bie niveli i proteina te serumit dhe albuminat.Ne gjak kemi rritjen e alanint nje factor i rendsishem glikogjenik .Trauma termike menjehere aktivizon sistemin nervor simpatik dhe nga baza hipotalamus-hipofiza-gj.mbiveshkore.Nga ky sistem ne menyre te shpejt dhe te forte rritet koncentrimi i hormoneve katabolike,katekolaminave,glikokortikoideve ,glikogjenit aktiviteti metabolic i se ciles rrit ekskretimin e azotit.Hormonet anabolike siq eshte insulina i cila rrit shfrytzimin dhe sintezen e proteinave dhe qe inhibon lipolizen eshte i pranishem ne plazem ne koncentrim te ulet sidomos kur te shiqohet ne lidhje me hipoglikemin.
Poashtu ndjeshem kemi nje zvoglim te nivelit te Ca dhe fosforit ne serum.Tek djegiet ekstenzive zhvillohen nje varg ndryshimesh patofiziologjike ,te cilat perfshine metabolizmin e albuminave,karbo-hidrateve,lengjeve ,elektroliteve dhe hormoneve keshtu praktikisht jane te perfshir te gjitha organet dhe sistemet e organizmit.
dr.Dugi
dr.Dugi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 100
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 22/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi