♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mallkimi i numrit 11

Shko poshtė

Mallkimi i numrit 11  Empty Mallkimi i numrit 11

Mesazh nga Love Fri Mar 18, 2011 8:41 pm

Qė prej 11 shtatorit 2001, njė numėr i madh tragjedish kanė ndodhur pikėrisht nė datat 11, duke bėrė qė tė flitet gjithmonė e mė shumė pėr njė mallkim tė datės 11.

E fundit qė i ėshtė bashkuar kėtij mallkimi ėshtė data 11 e kėtij muaji, me tėrmetin e tmerrshėm qė shkaktoi dėme tė jashtėzakonshme nė Japoni.

Gjithmonė e mė shumė, numri 11 po merr vendin e 13 si numri i mallkuar, ndėrsa duket se mund tė zėvendėsohet edhe numri i Djallit, 666.

Drejtuesit hollivudianė kanė vendosur tė krijojnė njė film horror, i cili do tė titullohet pikėrisht 11.11. Kėto janė rastet qė lidhen pikėrisht me mallkimin e numrit 11.

11 shtator 2001 – Tre avionė civilė goditėn dy kullat e binjake nė Nju Jork dhe Pentagonin nė Uashington, duke shkaktuar rreth 3 mijė tė vdekur, nė atė qė ėshtė edhe sot sulmi mė i pėrgjakshėm terrorist i historisė.

11 mars 2004 – Disa terroristė tė afėrt me Al-Kaedėn vendosėn bomba nė katėr pjesė tė rrjetit hekurudhor tė Madridit, duke shkaktuar 191 tė vdekur dhe 1 841 tė plagosur.

11 qershor 2006 – Nė Mumbai, terroristėt provokuan shtatė shpėrthime nė metro, ndėrsa nė sulm mbetėn tė vrarė 190 persona dhe 714 tė tjerė u plagosėn.

11 shtator 1973 – Nė Kili vdes nga njė infarkt presidenti Salvador Allende, duke i lėnė vendin regjimit tė tmerrshėm tė gjeneralit Augusto Pinochet.

25 mars 1911 – Nė Manhatan pėrjetohet njė tragjedi e vėrtetė, si rrjedhojė e njė zjarri nė njė fabrikė veshjesh, ku humbėn jetėn 146 persona, midis tė cilėve 123 gra.

11 – Kaq ėshtė edhe numri i gėrmave nė emrin e njeriut mė tė frikshėm tė historisė, Adolf Hitler. /top channel
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi