♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perandoria turistike turke

Shko poshtė

Perandoria turistike turke Empty Perandoria turistike turke

Mesazh nga Love Thu Mar 17, 2011 3:12 pm

Image hosted by servimg.com


Riviera turke vazhdon tė jetė vendi qė tė bėnė pėr vete sapo tė shkelėsh nė njė nga bregdetet e saj.

Plazhet ekzotike, rėra e pastėr, kaltėrsia e ujit, hotelet luksoze me ēmime relativisht tė lira, ushqimi oriental e shumė elemente pėrcjellėse tė menysė turistike turke, mbeten oferta mė ideale pėr kosovarėt, pėr tė realizuar pushime tė paharrueshme nė sezonin veror.

Tradita turke e gėrshetuar me elemente perėndimore shfaqet si njė pėrjetim unik pėr turistėt e panumėrt.

Komoditeti qė tė troket qė nga kontakti i parė me shėrbimin e recepcionit tė hoteleve dhe vazhdon gjatė gjithė ditėve tė qėndrimit me dhoma luksoze, pishina, akuariume, restorante me shumė klasa, salla pėr fitnes, sauna, e plotė atraktivitete relaksuese tė pėrngjasin me sarajet e pashallarėve turk, gjurmėt e tė cilave i has nė ambientet e shumta arkeologjike, ku ēdo pushues ka mundėsi ta sheh dhe prek njė pjesė tė historisė sė ish-perandorisė, “ku dielli kurrė nuk perėndon”.

Nėse dikur, dhoma luksoze, pishina dhe gjėra tė tjera, i gjeje nė sarajet e pashallarėve, gjėrat tani kanė ndryshuar.

Ato, mund tė jenė pjesė e aktivitetit ditor tė ēdo turisti, pa qenė nevoja qė ai t’i takojė elitave politike. E njohur si njėra nga Perandoritė mė tė mėdha gjatė shekujve tė kaluar, gjurmėt e shtetit osman, i gjen nė ēdo hap.

Antalia me 16 hotele, Kemeri me 45 hotele, Beleku me 28 hotele, e Side me 26 hotele dhe Alania me 32 sosh, janė disa nga rajonet e rivierės turke qė mbeten perla tė natyrės dhe ofrojnė kushtet mė ideale pėr njė pushim tė kėndshėm duke kursyer edhe xhepin.

Nė Turqi, nuk tė mungon aspak edhe Evropa, sepse aty mund ta shijosh lehtėsisht qytetet mė eminente tė saj pėrfshirė edhe Amsterdamin. Kjo mund tė arrihet nėse zgjedh tė qėndrosh nė Hotel “Orange County”.

Ndėrtimi i kėtij hoteli nė stilin e ndėrtesave rreth kanalit tė Amsterdamit tė zhvendos nga bota orientale nė atė perėndimore. Qėndrimi nė rivierėn turke ėshtė edhe befasues. Nė “Orange County” nuk e ke aspak tė vėshtirė tė mendosh se gjendesh nė Amsterdam.

Hotelet turke posedojnė edhe qendra terapeutike, amfiteatėr, kinema, klube tė natės, kursin e golfit.

Image hosted by servimg.com
Bregdeti mbresėlėnės turk

Tė zgjedhėsh qė tė pushosh nė rivierėn turke nuk ėshtė aspak e vėshtirė, por tė vendosėsh se nė cilėn pjesė apo hotel tė kėsaj riviere do tė akomodohesh pėrbėn sfidė tė vėrtetė.

“I ftohti i madh ka vėshtirėsuar jetėn e njerėzve nė Rusi”. Ky ėshtė njė nga lajmet qė dėgjohej shoqėruar me pamjen ku njerėzit kalojnė nė Sheshin e Kuq nė Moskė, duke nxituar pėr tė blerė ndonjė gjė, sa nuk ka ardhur mbrėmja edhe mė e acartė.

Por, nė Turqi, ėshtė ndryshe. Njerėz pothuajse tė zhveshur shėtisin apo zbaviten pranė hotelit Kremlin.

Hotel “Mardan Palace” qė shtrihet nė rajonin e plazheve me rėrė tė imėt ndodhet 10 km nga Aeroporti i Antalias dhe 15 km nga qendra e qytetit.

Ky hotel qė posedon pishinė me 24 000 metėr katror, nė shikim tė parė tė ngjan me njė kėshtjellė gjigante pėr nga lartėsia dhe gjerėsia e tij. Qėndrimi luksoz ka dhe befasinė e tij nė kėtė hotel. Nė katėr akuariume ke mundėsi tė shohėsh 5000 lloje peshqish.

Shijimin e bukurive natyrore dhe ambienteve mbresėlėnėse pėrgjatė bregdetit tė Antalias e mundėson edhe qėndrimi nė hotelet tjera madhėshtore.

Rajoni i plazhit “Lara” qė gjendet nė pjesėn lindore tė bregdetit tė Antalias disponon me gjiret mė interesante me rėrė ngjyrė ari.

Hoteli “Royal Wings” i hapur nė vitin 2005 llogaritet njė nga hotelet e kategorisė sė lartė, i cili ofron pushime si nė parajsė pėr gjithė familjen.

Njė kopsht me njė pishinė tė rrethuar me gjelbėrim dhe njė pishinė tjetėr pėr relaksim, me valė, pishinė pėr fėmijė dhe aquapark tė shtyn qė pushimet familjare tė zgjedhėsh pėr t’i kaluar kėtu.

Menaxherėt e kėtij hoteli janė kujdesur pėr gjithēka. Brenda kompleksit tė kėtij hoteli ndodhet edhe miniklubi prej moshės 4-12 vjeēare, minidisko, vendargėtim pėr fėmijė dhe byfe po ashtu pėr fėmijėt.

Por, pėr tė zgjedhur hotelin pėr tė pushuar nė Antalia nuk ėshtė lehtė. Hotelet me ndėrtim arkitektonik, modern dhe kushte pėrrallore garojnė shumė afėr njėri-tjetrit.

Hotel “Kervansaray Lara” ėshtė njė ambient tjetėr qė mė shumė ka pamjen moderne sesa tradicionale. I ndėrtuar me njė stil modern, xhama dhe drita, ky hotel gjendet afėr 2 kilometra nga “Lara Beach” dhe 10 km nga qendra e Antalias.Gjithēka nė pak kilometra

Bregdetet turke garojnė pėr nga bukuritė natyrore ndėrmjet vete. Bregdeti i Kemerit shtrihet buzė masivit malor tė Taurusit, 49 km larg Antalias. Ky bregdet ofron plazhet Goynuk, Ēamyuva, Beldibi dhe Tekirova, qė ofrojnė njė panoramė tė paharrueshme.

Kaltėrsia e ujit qė tė qėndron para dhe pishat e larta janė dy kontraste tė mrekullueshme qė tė fusin brenda njė ambienti tė qetė. Por, pėr tė dalė nga kjo “ėndėrr” pushimi ke mundėsinė tė shijosh edhe kafiteritė, restorantet dhe dyqanet e shuma tė suvenireve si dhe butikė ekskluziv.

Hoteli “Otium Art”, “Fantasia De Luxe”, “Orange County” janė vetėm tri nga hotelet e kėtij bregdeti tė shtrira nė mes tė pishave dhe detit.

“Otium Art” shtrihet nė njė hapėsirė tė gjelbėruar me pamje kah malet e Taurusit dhe drejtpėrdrejtė nė plazhin me guralecė. Shėrbimi i mensės turke dhe asaj ndėrkombėtare shoqėrohet gjatė ditės mė ēaj dhe ėmbėlsira.

Ndėrsa, darka servohet nė njė nga tri restorantet e kėtij hoteli. Me 369 dhoma, ky hotel mbetet njė nga mė tė kėrkuarit.

Edhe Hoteli “Fantasia De Lux” shtrihet nė mes malit me pisha dhe plazhit tė gjerė. Ai disponon me 351 dhoma qė shpėrndahen nė njė ndėrtesė katėrkatėshe, ndėrsa pėr kohėn e lirė ofron shėrbime edhe pa pagesė. Pėrveē sportit, sauna dhe banja turke janė shėrbimet gratis qė servohen pėr pushuesit si shėrbim nderi nga udhėheqėsit e hotelit.

Rajoni i Belekut ėshtė njė nga bregdetet ku shtrihen hotele moderne nė mes tė njė pamje mahnitėse tė rrethuar po ashtu me pisha 30 km nė lindje tė Antalias dhe vetėm 25 km larg aeroportit. “Cornelia Diamonds”, “Club Ateria”, “Lukia World”, janė vetėm 3 prej 28 hoteleve qė ofron ky plazh.

Riveria turke ofron dhe njė botė tė pasur historike. Dėshmitar i njė trashėgimie kulturore dhe historike ėshtė qyteti i Sides i quajtur ndryshe dhe njė qytet muze. Tė shijosh detin dhe historinė janė dy element qė t’i ofron tė plotėsuar ky rajon.

Hoteli “Otium Eco Club” ėshtė njė nga rreth 25 hotelet qė shtrihen nė bregdetin e kėtij qyteti. Ky hotel ėshtė njė nga hotelet mė tė preferuara tė pushuesve, duke garantuar njė rehati komode dhe kushte ideale argėtimi.

Pėrjetimin maksimal tė kėtyre mundėsive e ofron “Eurokoha”, kompani kjo qė ka sponsorizuar pushimin shtatėditor tė njė ekipi gazetarėsh tė Kosovės, nė hotelet mė luksoze tė bregdetit turk. (zėri)
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perandoria turistike turke Empty Re: Perandoria turistike turke

Mesazh nga Vizitor Thu Dec 20, 2012 10:41 am

amon a per turqit ke pru ktu...pffff si duroj dot

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi