♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frashėri, fshati historik i braktisur

Shko poshtė

Frashėri, fshati historik i braktisur Empty Frashėri, fshati historik i braktisur

Mesazh nga Love Thu Mar 17, 2011 2:50 pm


Image hosted by servimg.com

Frashėri, ndoshta fshati mė i rėndėsishėm nė historinė e Shqipėrisė, rreth 40 kilometra larg nga Pėrmeti, dikur njė qendėr e madhe banimi dhe kulture, po shkrin si qiri pėr tė cilin shkroi me aq pathos dikur njėri nga bijtė mė tė shquar tė tij, Naimi Frashėri.

Para njė shekulli, sipas regjistrit osman, Frashėri kishte 550 shtėpi dhe rreth 2000 banorė, ndėrsa aty banojnė rreth 30 vetė, ndėrsa shtėpitė janė pak se gishtat e duarve, 8 gjithėsej.

Arqile Bonjo, 70 vjeē, thotė se njė pjesė e madhe e banorėve tė fshatit kanė emigruar jashtė vendit, ndėrsa pjesa tjetėr janė zhvendosur nė qytetet e mėdha.

"Ky ėshtė fshat i vjetėr, themeluar nga stėrgjyshėrit tanė. Shikoni si ėshtė katandisur, me ca shtėpi tė vogla, pa njerėz", shprehet Bonjo.

Frashėri shtrihet nė faqet e dy maleve dhe ndahet nė mes nga njė pėrrua.

"Matanė pėrroit ėshtė fshati i vjetėr, themeluar 2000 vjet mė parė, sipas arkeologut italian Luigi Ugolini", shprehet Bonjo.

Bonjo shpjegon se fshati e ka marrė emrin nga druri frashėr, qė njėherė e njė kohė mbulonte tė dy faqet e maleve.

"Sot ka shumė pak nga ky dru me tė cilin dikur bėheshin bishta sėpatash, rrota qerresh, samar kafshėsh dhe shumė punėra tė tjera", thotė Bonjo, duke nėnvizuar se se nė kohėn e lulėzimit ekonomik, nė hyrje tė fshatit kishte 25 dyqane dhe 3 thertore.

"Lart nė mal ėshtė njė shpellė ku ka shenja pėr banime prehistorike. Kjo mė bėn tė mendoj se fshati Frashėr ėshtė ende e paeksploruar nga arkeologėt", shtoi ai.

Tomor Kotorri, kryetari i komunės sė Frashėrit, thotė se nė kohėt e arta ky fshat ishte ndarė administrativisht nė 10 lagje tė mėdha.

"Lagja "Vilė" ishte e veēuar nga fshati. Kėtu banonin tė pasurit. Nė kėtė lagjie ndodhet edhe kisha mė e vjetėr, Shėn Nikolla. Themelet e kėsaj kishe janė hedhur nė mbarim tė shekullit tė 15-tė", thotė Kotorri.

"Njė vend malėsi, rrethuar me njė shkėmb si me njė fortesė t'ashpėr, deri aty nga mesi e shek. XIX, ishte njė qytet zotėnish tė pasur qė vinin e fitonin me "harxhe", nė Greqi, nė Bosnje e gjetkė, por qė nuk u prenė "harxhe", e spahillekėt, zotėrinjtė e Frashėrit zunė tė mos mbahen dot n'atė vend tė varfėr vetiu dhe nisėn njė nga njė tė mėrgohen", shkruan Sami Frashėri pėr fshatin e tij tė lindjes, sipas citimit qė ndodhet nė muzeun e fshatit, kushtuar bijve mė tė famshėm tij, Abdylit, Naimit dhe Samiut.

Ky fshat u bė vatėr atdhetare, me vėllezėrit Frashėri, por edhe nė rang kombėtar, pėrsa i pėrket ēėshtjes kombėtare.

Kastriot Bezati, historian, thotė se Frashėri ishte njė qendėr bektashianė dhe vjershėtorėsh.

"Aty nga gjysma e dytė e shekullit XIX, teqeja e Baba Alushit u kthye nė njė vatėr kulture. Vepra e shkruar nga Dalip Frashėri, me titull "Hadikaja", nė vitin 1842, me 65 mijė vargje, ishte i pari epos nė gjuhėn tonė me shkronja arabisht. Kėtu e gjeti frymėzimin edhe Naim Frashėri pėr hartimin mė vonė tė dy episodeve tė tij", shprehet Bezati.

Sipas tij, poeti dhe atdhetari Naim Frashėri, nė poemėn e tij "Bagėti e bujqėsi" ėshtė frymėzuar pikėrisht nga fushat pjellore tė Frashėrit.

"Bujqėsia dhe blegtoria nė Frashėr kanė qenė dhe janė shumė tė zhvilluara, madje banorėt e zonės po e trashėgojnė edhe sot kėtė traditė", pėrfundon Bezati./ATSH-Telnis Skuqi/
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Frashėri, fshati historik i braktisur Empty Re: Frashėri, fshati historik i braktisur

Mesazh nga Vizitor Thu Dec 20, 2012 10:43 am

sa gjynah;kshu ndodh kur s ven dor kushhhh

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi