♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fshati “i intrigave” kundėr Ismail Qemalit, i verės dhe ullirit

Shko poshtė

Fshati “i intrigave” kundėr Ismail Qemalit, i verės dhe ullirit Empty Fshati “i intrigave” kundėr Ismail Qemalit, i verės dhe ullirit

Mesazh nga Love Thu Mar 17, 2011 2:46 pm

Image hosted by servimg.com
Nga: Ben Andoni

Nė Kallmet nuk ka mė intriga, por pėrpjekje pėr t’u identifikuar. Kallmetorėt i janė kthyer verės dhe ullirit dhe tash duan tė identifikohen me resurset e tyre tė mira natyrore. Toka tė papunuara, por vullnet pėr tė ndryshuar dhe shpresė se pak nga pak diēka do tė ndryshojė. Ėshtė qendra historike e Ipeshknisė sė Lezhės dhe vend i personazheve tė mėdhenj historikė si Frang Bardhi e tė tjerė. Gjithsesi, ėshtė ende emigracioni qė rregullon jetesėn e banorėve dhe historia qė mban gjallė egon e tyre

Nėse rruga e re qė pėrshkon fushėn verilindore nuk do tė ishte aty ku ėshtė, Kallmeti i Lezhės do tė ishte bajagi larg. Nė fakt, vetėm pak kilometra nga Lezha, djathtas, njė tabelė tė lajmėron vendin. Dhe, vėrtetė po tė kthehesh, pėr pak je nė qendėr tė Komunės me tė njėjtin emėr. Nė pak minutat qė shkon deri nė qendėr dhe ku rruga e re ka marrė plasaritje tė tėra tė punės sė parregullt, mbėrrihet. Fusha tė papunuara dhe tek-tuk ndonjė grua me veshjen e zonės sė Kallmetit tė shoqėrojnė nga dy anėt. Dikur, po tė sjellim nė kohė Teodor Ippen: “Nga vėrshimet e Drinit dhe tė degėve tė tij, fusha bėhet e pakalueshme nga lluca e moēalet pėr njė pjese tė madhe tė vitit dhe pse bie niveli i lumit. Nga kjo gjendje dhe fillimi i shpejtė i vapės e pėsojnė shumė kushtet sanitare. Veēanėrisht nė muajt e verės kėtu nuk kėshillohet udhėtimi. Gjatė ditės mbi fushat pa jetė rėndon si plumb vapa dhe gjatė mbrėmjes dhe orėve tė natės tė kėrcėnojnė mushkonjat dhe malarja. Pjesė tė mėdha toke qėndrojnė djerrė apo tė mbuluara me shkurre tė pakalueshme. Tė mbjellat janė tė pakta edhe kėto me prodhim minimal”. Njė burrė i vjetėr ndanė udhės me njė kokė epike, mundohet tė mė sqarojė diēka qė nuk e kuptoj. Udha, apo ullinjtė?

Intermexo 1

Mbase nga kjo udhė, mė 1913-n, njė emisar i Esat Pashės po rendte drejt Preng Pashės, qė qėndronte nė Kallmet. Sipas fjalės qė ai ka nxjerrė, nė letėr kėrkon mbėshtetje pėr Princ Vidin, qė ėshtė shėnuar si mbret. Katėr letra tė tilla do tė pėrcillen nė Shkodėr drejt Myfti Adem Efendisė, Alush Lohjėn, Sulēe Begut dhe Muharrem Kazazit. Esati si Esati. E vėrteta ėshtė ndryshe. Sekretari i Preng Pashės Ibrahim Kumanova, kur hap letrėn, shikon tė shkruar krejt ndryshe: “Si Ministėr i Mbrendshėm erdha tė punoj nė Durrės, se me Ismail Qemalin nuk punohet. Pra, tė vini e tė bisedojmė pėr njė princ turk”.
Mbase kur e ka hapur letrėn Preng Pasha duhet tė jetė tronditur, por ky kujtim i Sejfi Vllamasit ėshtė i largėt nė kohė. Nė kėtė ditė tė parė tė pranverės, njė erė e fortė dhe njė ditė e mugėt nuk tė bėn tė merresh shumė me pėrsiatje. Fatmirėsisht, bash aty, pranė njė mjedisi shėrbimi, qėllojmė me njeriun, qė do tė na ndihmojė nė tė gjithė reportazhin. Quhet Lorenc Coli.

Nė Kallmetin e sotėm

Pak minuta mjaftojnė pėr 50-vjeēarin e edukuar, qė tė kuptojė gjithēka dhe tė na orientojė nė tė gjitha vendet, ku jemi tė interesuar tė shkojmė. Qėllon, qė ėshtė edhe sekretari i komunės. Nuk ngutet. Ndėrkohė bėn lidhjen me kryetarin. Dy gra me veshjen tradicionale tė Kallmetit, pak mė tė modifikuar, e tėrheqin veē Lorencin. Burri duhet tė jetė vėrtetė i rėndėsishėm. Veshja e tyre i ngjan pak asaj tė Zadrimės, kurse antropologjikisht banorėt kanė njė kokė interesante, si ajo e plakut tė para-takuar, qė ruan njė shprehje krejt muzeale nė fytyrė. Nuk ia kam kuptuar aq mirė shqipen. Lorenci do tė jetė i pari qė mė flet pėr fshatin. Ka qenė nė emigracion, por si tė gjithė kallmetorėt ėshtė rikthyer. Ėndrra e tij shkonte deri te njė biznes i thjeshtė nė fshatin e tij. Bėri njė klub dhe pak nga pak e shndėrroi nė njė dyqan fshati. “Kursej mė shumė kėtu sesa kur isha atje”, na sqaron nė njė klub tė thjeshtė. Nė njė farė mėnyrė kjo duhet tė jetė dhe dėshira e fshehtė e banorėve. Emigracionin e ka parė nė tė gjithė anėt dhe jo pak herė me vuajtjet e kalimit nė mal nė fillim tė viteve ’90. Sot, agronomi, bėn njė jetė tė qetė dhe i gėzohet vendit tė tij. Dhe, duket i kėnaqur. Ēuditėrisht, pak minuta mė parė njė fshatar, qė nuk do tė mė rrėfejė emrin, ma ka bėrė situatėn shumė zi. “Keē. Keē. Nuk kena kurr nji send...”. “Po toka”, e pyes. “Ah...”. Nė pėrroin e fshatit, dy tė vjetėr vazhdojnė tė patrazuar tė bėjnė njė mbrojtėse guri. Nga sipėr i kėqyrin dy tė rinj me duar nė xhepa, qė me sa duket presin furgonin 50 lekėsh pėr nė Lezhė. Tė rinjtė tentojnė tė ikin nė masė dhe me kėtė sy i shikoj tė gjithė tė rinjtė kėtu. Ėshtė e rrallė tė shikosh shqiptar tė ri qė punon. Tė vjetėrit e mbetur, kujdesen pėr shtėpitė, por edhe qė emri i Kallmetit tė mos humbasė nė kėtė kohė tė frikshme globalizmi. Nga statistikat janė 900 familje dhe 3900 banorė nė Kallmet, nga tė cilėt 1050 banorė me 862 krahėt e punės jetojnė me emigracionin. Kryetari i Komunės, njė burrė i qetė dhe shumė i edukuar, por qė kur i afrohet komunės, vihet disi nė alarm, ma konfirmon. Petrit Marku ėshtė nė mandatin e parė dhe puna e tij po duket nė infrastrukturė. E pranon se ėshtė emigracioni, burimi kryesor i jetės kėtu, dhe nė njė intervistė tė shkurtėr do mė pohojė problemin e pronėsisė mbi tokėn. Ėshtė i hapur dhe sillet thjeshtė. Kėrkon t’i flasim qartė...

Vera

Mundohem t’i flas qartė. Ai vetė ka meritėn se veē tė tjerave ka ideuar dhe i bėn upgrade sitit tė komunės sė vet, ku ka tė gjithė njoftimin e duhur. Mbi bustin e tij gjendet, njė pikturė e Pashk Pėrvathit, ku jepet nė stilin e zakonshėm tė tij Kallmeti. Nga aty, njė e gjelbėr e lehtė pikturon fshatrat e sotme nė kėmbėt e malit tė Velės. Pasuria e natyrės vendase nė vetėdije duhet t’i turpėrojė pėr vitet e emigracionit. Nga ana tjetėr ėshtė e vlefshme pėr krejt kultivimin e vreshtave dhe ullinjve. Pėr hir tė historisė, Kallmeti ka mbetur mė shumė i njohur pėr njė kultivar tė jashtėzakonshėm vreshte, me tė njėjtin emėr, qė kėrkon vetėm specifikat e klimės mesdhetare fushore me dimrin e butė e tė lagėsht tė reshjeve tė kėtij vendi. Njė historian i njohur nė Tiranė e lidh kėtė kulturė me mbetjet e kryqtarėve nė vendin tonė dhe traditat qė ata pėrcollėn. Gjok Gjini, 42-vjeēar ka meritėn qė e kapi menjėherė idenė. Ai ngriti mė 2003-shin sė bashku me vėllezėrit e tij kantinėn “Arbėria” qė po shfrytėzon direkt kultivarin vendas, por edhe qė po ndihmon qė banorėt e tjerė t’i kthehen edhe ullirit. E veēanta e prodhimit ėshtė varieteti i rrushit autokton shqiptar Kallmet, qė ka marrė jetė nė vreshtat e Bukmirės nė njė sipėrfaqe prej 100 ha. Vėllezėrit kanė bėrė njė fabrikė model, e cila dalėngadalė po merr tregun e vet. Nga 500 litrat e fillimit tashmė kanė arritur tė prodhojnė 22.000 litra. Projekti, qė u nis nga Agjencia pėr Kooperim dhe Zhvillim, u la nė mes mė 1997 dhe prishi gjithēka pėr t’iu rikthyer sėrish. E motra e Gjokės mė shpjegon funksionimin e impiantit tani, por edhe sesi pak nga pak po marrin tregun. Gjoka ėshtė larguar pak mė parė.

Retro-religjion

Shumė kohė mė parė, aty mė shekullin e XVII nė kėtė vend ka ndodhur njė nga intrigat mė tė mėdha tė religjionit shqiptar. Frang Bardhi, bir i kėtij fshati do tė zinte vendin e Pjetėr Budit, tė mbytur nė Drin pak kohė mė parė. “Mė 1671, do mė kujtojė, mėsuesi i vjetėr Zef Toma, nė njė dokument tė shkruar Kallmeti pėrshkruhet si njė fshat ku ekziston njė lagje me emrin Bardhaj me 250 banorė, tė gjithė katolikė. Duhet tė ketė pasur dhe myslimanė”, shton si nėn zė. Nė historinė tonė, Frang Bardhi, atėherė 30-vjeēar, bir i kėsaj lagje, emėrohet peshkop i Sapės dhe Sardės dhe merrte nė drejtim tė gjithė kishat e zonės. Tė kujtosh se anė atė kohė, ky post pėrkthehej pasuri dhe jetė tė qetė. Ai s’iu dha kėsaj jete. I ungji i tij Gjergj Bardhi, peshkop i Tivarit dhe me shumė aktivitet, u bė sebep, me sa duket pėr drejtimin e nipit tė tij. Deri mė atėherė, ai kish formimin mė tė mirė tė kohės. Arriti tė mbarojė seminarin e Vatikanit “Propaganda Fide” dhe ishte Doktor nė Filozofi dhe nė Teologji dhe me njė kualifikim tė rrallė. Kėtė e vendos qė tė punojė pėr lartėsimin e shpirtrave dhe zbutjen e problemeve shpirtėrore. Patrioti dhe teologu do tė jenė njė. Ai do ketė privacione, por edhe gėzimet e kėsaj jete. Autori i dy veprave tė paharrueshme pėr kulturėn tonė, Fjalorit “Latinisht- Shqip” dhe “Apologjisė sė Skėnderbeut”, do tė hedhė dritė pėr vrasjen e Budit. Gjyqi drejtohet nga Orsini, hierarki i lartė fetar i kohės, qė mundohet dhe e hedh poshtė akuzėn. Vrasėsi, abat i njė abacie afėr, mbetet i lirė. Frang Bardhi i pezmatuar tėrhiqet. Por, pas kėsaj, do mbahet mend pėr njė masė tė madhe relacionesh drejt Vatikanit, ku pėrshkruan skamjen e bashkėfshatarėve tė tij, e do mbyllė jetėn shumė i ri, 37 vjeē. Kallmeti do tė ringjallet sėrish, kur shekuj mė vonė nė fronin e tij do ulet njė nga klerikėt mė tė ditur shqiptar At Zef Bumēi. Ky i fundit do jetė delegat nė Konferencėn e Paqes dhe njė nga mbrojtėsit e Korēės dhe Gjirokastrės, prej aneksimit grek. Nė ditėt tona ėshtė shtėpia e rrėnuar e tij, por askund njė tabelė pėrkujtimore. Pėr fat, banorėt ruajtėn besimin dhe objektet e kultit. Nė kreshtėn sipėr fshatit qėndron Kisha “Shėn Eufemia”, nga mė tė vjetrat nė vend, qė daton nė shekullin e XIII dhe njė sėrė kishash tė tjera, mė poshtė. Dy kisha tė tjera janė ajo e Shėn Kollit dhe e Zonjės Ruzare. Kisha e Shėn Kollit nė varreza u prish dhe Imzot Bumēi duke parė qė u shtuan banorėt, nxori leje pėr njė kishėn tė re. “Ishte dhe njė kishė tjetėr e madhe e paprishur, tė cilės iu prish vetėm gjysma e majės sė kombajnerit me regjimin e komunistėve. Sot ėshtė bėrė njė kishė fenomenale nga zbukurimi. E ka bėrė njė skulptor vendas, qė quhet Tonin Prendi, qė ka bėrė njė skulpturė nė shkėmb pas ’90”, shton Zef Toma, njė burrė i qetė dhe i paqėm.

Intemexo

Dan Hasani, njė figurė e njohur e kohės, dėrgohet te Esat Pasha qė i thotė mesazhin direkt tė Preng Pashės “Nuk e shoh tė arsyeshme tė ngrihet njė qeveri e re, pse bėn pėrshtypje tė keqe nė botėn e jashtme nė dėm tė Shqipnisė, ashtu si me dasht tė ngreh dhe unė njė qeveri nė Mirditė, sikur Gjeto Coku nė Lesh qė na diskrediton jashtė”. Hajde flasim unė si kryeministėr dhe si ti ministėr, nėse Ismail Beu ka tė meta e rrėzojmė legalisht.

Historia

I paqmi, si askush tjetėr, ėshtė vetėm ai. Zef Toma ėshtė jo vetėm mik i vjetėr i gazetarėve, por dhe njė njeri shumė i mirė. Ka tė birin nė Irlandė dhe kjo duket se e ka qetėsuar disi prehjen e tij nė pension. Ka vetėdijen e lartė tė shtetit. Vishet kur do tė flasė, ndėrsa atė qė s’e bėjnė burokratėt e vendit tim, ai e bėn nė ēdo hap. Skrupuloz. E adhuron Kallmetin. Mė tregon lidhjen historike dhe dokumentimet dhe ato qė ruan nė shtėpi. Ka tė ruajtura monedha tė kohėve tė ndryshme, ēekiē hekuri, qeramikė, maja shtizash etj. Mė tregon pėrshkrimin etimologjik tė Ēabejt pėr Kallmetin si vendi qė vjen prej kallamit, qė i ka dhėnė jetės legjendės rurale, sipas tė cilės kėtu dikur ka pasur shumė kallamishte, por qė kuptohet se nė kohė prehistorike fusha u mbath nga aluvionet dhe ndryshimet e plota tė natyrės. “Vendi ku janė sot kallmetorėt ėshtė kodrinor. Duke qenė njė vend kodrinor dhe ashtė shtrirė dhe drejt fushės,qė nga ana e saj ėshtė krijim i prurjeve tė pėrrenjve malorė. Ai ėshtė i vendosur mbi kėtė vend. Vendi prej pjellorisė sė tokės ėshtė i pėrshtatshėm pėr kultura bujqėsore. Pėr fat, Kallmeti asnjėherė s’ėshtė pėrmbytur, por fusha po”. Mė bėn krahasimin e gjetjeve dhe ėshtė i bindur pėr datimet. Me iniciativėn e tij, dikur, njė skelet i gjetur ėshtė pėrcjellė direkt e nė muzeun arkeologjik. Mė tregon sesi afėr fshatit, kalonte e ashtuquajtura Rruga e Malėsorėve, sesi ikej nė Orosh, qė kėtu pėr 5-6 orė, apo sesi mirditorėt kur vinin duhet tė mbanin pushkėn me grykė poshtė apo sesi nė njė segment tė fshatit ka kaluar Via Publica, qė pastaj pėrcillej deri nė Pukė. Burri ėshtė njė historian i pasionuar dhe ėshtė tepėr i kultivuar. Vetėm se aspak panegjirik pėr Kallmetin. Mė tregon sesi kallmetorėt mbajnė anėn e opozitės kundėr Zogut mė 1924-n, ndėrsa iu bėjnė rezistencė tė plotė komunistėve. Kėta tė fundit s’mund t’ua falin edhe pse Kallmeti jep 84 luftėtarė. Tė 12 shtėpitė e para tė Kallmetit, ajo e Kolecit, e Mark Nok Jakut, e Mark Ndocit, e Hil Prengės, e Blushėve, e Kol Pjetrit, e Kol Pepės, e Kol Simonit... etj., e dinė mirė. Kanė qenė pėr shekuj qendėr ipeshkvnie dhe komunistėt nuk tė falin. Nuk duan t’ia dinė edhe se kėtu shkolla shqipe ėshtė qė nga viti 1902, edhe se kėtu ėshtė luftuar nė gjithė shekujt pėr lirinė e Shqipėrisė. Pak dėshmi, qė sot janė Mulliri, kishat, e materializojnė kohėn, qė tashmė ėshtė e plazmuar nė ADN-nė e banorėve...Burri mė pozon. E fotografoj. Ndahemi.

...

Jam sėrish me Lorencin, qė sė fundi mė pėrcjell te karakatina e mbetur e Imzot Bumēit. Si pėr ironi, objektet e kishės, nė fshat janė tė gjitha tė rregulluara bajagi. I gjori Imzot, sikur ta pyesnin, me atė humorin e tij do t’u thoshte s’ka sepse-tė paktėn ju shpėtova Gjirokastrėn dhe Korēėn, nuk mjafton vallė? Lorenci ėshtė shumė modest dhe mundohet tė mos mė flas shumė pėr veten. Ndahemi dhe me tė. Ndėrrojmė numrat. Plakun e vjetėr e gjej sėrish, te ulliri, qė banorėt pretendojnė se ėshtė qindravjeēar. Quhet Nue Lleshi dhe ėshtė 78 vjeē. Ia shikoj mė qartė tiparet. “Aj djelt e mi, boll jena keq. Boll kushte t’vėshtina e jeta ėshtė duke u maru…”. Largohemi nė kėtė ditė tė vrenjtur.

”Djemtė e mij, Shqipėria me gjak humbet. Prandaj gjakun duhet ta evitojmė”, i pėrgjigjet Ismail Qemali, burrave qė i vinė nga Kallmeti dhe i tregojnė intrigat...Kėtu ėshtė fundi nė kėtė ditė tė vrenjtur marsi tė vitit 2011. (Mapo)
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fshati “i intrigave” kundėr Ismail Qemalit, i verės dhe ullirit Empty Re: Fshati “i intrigave” kundėr Ismail Qemalit, i verės dhe ullirit

Mesazh nga Vizitor Thu Dec 20, 2012 10:43 am

budallenjt rrinkan ktu dmthh

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi