Shqiperia e shpetuar nga grate
Faqja 1 e 1
Shqiperia e shpetuar nga grate
Ne qytete mbizoteron kreativiteti, kultura rritet bashke me prodhimin e brendshem bruto. Ne male mbreteron Kanuni, kodi i hakmarrjes, dhuna mbi grate dhe femijet eshte gjithandej. Por, vendi, i mbetur skllav i traditave te vjetra, ka nje shprese. E gjitha femerore
nga Tirana, Stela Pende
Koka e djaloshit Kevin tundet si ajo e nje kali prej druri qe lekundet. Eshte 12 vjec, por ngjason me nje djale te ardhur nga pertej. Ndoshta eshte i tille. Nuk thote asnje fjale, vec ka nje buzeqeshje te trishtuar dhe dy sy lutes plot jete. Babai i tij, Myrveti, 15 vjet me pare, ka vrare nje burre nga qyteti i Pukes ne malet e magjepsura te Shqiperise. Qe atehere, Kevini dhe familja e tij jane te burgosur ne shtepine e tyre. Nuk e ka pare kurre qiellin. Nuk ka vrapuar kurre ne fusha. Kurre ska shkuar ne shkolle. I quajne femijet e zbehte. Jane te pakten 800 femije te murosur te gjalle dhe te denuar per te paguar gabimet e baballareve te tyre.
Xhelati i tyre quhet Kanun: Kush vret do te vritet per hakmarrje te familjes se ofenduar, thuhet ne kodin 300 vjecar, te cilin komunizmi e kishte menjanuar, por qe sot eshte kthyer te komandoje. Ai burre donte me cdo kusht motren e tim shoqi. Por, ishte trafikues femrash dhe do ta kishte shitur edhe ate: Gezimja, e ema e Kevinit, flet per te gjithe familjen. Shkuam ne polici, iu lutem atij njeriu qe ta linte te qete. Me kot. Derisa nje nate u perpoq ta rrembente. Keshtu, im shoq u be vrases. E kreu te gjithe denimin, por prej dites qe ka dale nga burgu asnje burre nuk mund te dale nga shtepia, perndryshe per ligjin e hakmarrjes do te vritej.
Sot Gezimja eshte e vetmja qe del nga shtepia, per te kerkuar ndihme, per te punuar. Familja jeton me lemoshet e te afermve. Asgje tjeter. Ajo nuk do te vritet kurre, jeta e saj si grua vlen shume pak. Po Kevin? Kevini nuk ia doli. Duke qendruar gjithnje vetem, si nje qen i lidhur, e ka lene te vonuar. Por, Kevini nuk eshte nje femije i vonuar: eshte vetem i semure nga vetmia. Do ti kishte mjaftuar te ishte femija qe smundi te ishte kurre. Ose trajtimet e posacme. Largohem nga shtepia. E gjithe familja shfaqet ne dritare. Nje dritare e bere me shume per te qelluar se sa per te pare.
Kjo eshte Shqiperia e kontrasteve. Nga njera ane, nje vend qe kerkon te hyje ne Europe sepse ekonomia e tij ecen me galop (PBB-ja eshte rritur me 13 per qind krahasuar me dy vjet me pare), sepse kerkon te jete kaq moderne saqe kryeministri Sali Berisha ka premtuar nje ligj qe lejon martesat gej. Sepse Tirana eshte kaq e bukur sa ta meritoje emrin Parisi i vogel i Ballkanit. Por, nga ana tjeter, eshte nje vend qe nuk arrin te clirohet nga dhuna, nga varferia dhe barbarite. Me te dobetit dhe te varferit (pleq, gra e femije) jane dorezuar. Edhe pse nuk ka dite qe gazetat e Tiranes te mos tregojne per dhunen nga grave, askush me shume se sa femra shqiptare mban ne dore shpirtin e ketij vendi. Gruaja, mbi te gjitha, eshte muza e madhe e ndryshimit.
Ne dhomat e Shoqates se Gruas, te mbushura me foto grash te lumtura dhe te palumtura, Savim Arbana dhe Fabiola Ergo, kritike letrare, ja kane kushtuar ekzistencen e tyre luftes kunder dhunes ndaj grave. Ne Shqiperi ka nje epidemi origjinale te personave te rrahur, te torturuar dhe vrare. Te pakten gjashte raste ne dite. Nje grua e perdhunuar ne Shqiperi ndodhet e shtrenguar mes dy morsave: familja qe e braktis dhe i shoqi qe e terrorizon. Nese policia nuk heton si duhet, dhe nese gjykatesit korruptohen, sic ndodh zakonisht, ne behemi rrefimtare, avokate dhe pse jo, edhe detektive, thote Fabiola Ergo, floke te zinj dhe buzekuq roze, ndersa rrefen per aktivitetin me rastet me te renda. Ai me rrenqethesi eshte historia e Enrietes, biznesmene e gjetur cope-cope ne plehrat e shtepise se saj. I dyshuari i pare, bashkeshorti i saj. Sa keq qe ai ishte edhe shefi i policise kriminale te Tiranes dhe se per kete arsye u pezullua nga detyra, duke vazhduar natyrisht si njeri i lire.
Dhuna ndaj grave ne Shqiperi eshte nje aktore e terthorte. Frekuenton si shtepite e varfra, ashtu edhe pallatet e larta. Rudina, nje vajze e varfer nga veriu, ishte teresisht e burgosur e burrit te saj, te cmendur dhe te dhunshem: Kishte murosur edhe dritaret e mia: Nese dilja ne dritare me quante kurve. Per pak sa sme vrau para tyre. Kur u zgjova e gjakosur, vajza ime me tha: mami, eja ikim nga ky ferr dhe erdha ketu. Rudina nuk deshi ta nderronte emrin, as te mbulonte fytyren, per tu thene femrave shqiptare se do te fitojme vetem duke mundur friken. Flisni, ju lutem.
Vjen kapitenia e anijes se grave. Eshte Savim Arbana, shkrimtare me floke te kuq si manteli i nje kardinali: Tanime jemi nje rrjet femrash te pamposhtura: shoqata, klube dhe vullnetare. Pas 50 vitesh tmerr nen komunizem, zgjodhem te jemi te lire. Liria ne kete vend ka nje cmim te larte: dhuna, analfabetizmi, uria. Por, do tia dalim. Shqiperia e sotme nuk eshte ende ajo qe enderrojme per neser, por na lejoni ti fitojme endrrat tona dhe gelltisni paragjykimet tuaja duke mos i quajtur vrases te gjithe emigrantet shqiptare.
Sevim eshte nje lume i furishem: Perse nuk flisni kurre per emigracionin tone te eger? Po, per ata malesoret e shkrete te veriut. Vetem disa vjet me pare, Tirana kishte nje te pesten e banoreve te sotem. Tani jemi pushtuar nga vetja jone. I quajne cecene. Si njerezit e eger, si barbaret. Vijne nga vende te humbura ne male dhe sjellin me vete ligje dhe tradita mesjetare. Eshte e vertete qe nje grua nga veriu e persekutuar nga i shoqi, ka jetuar nje muaj ne pyll bashke me femijet duke ngrene dhe, rrenje dhe buburrece? Shume e vertete. Dhe e dini leshimin e madh qe i beri gjykatesi? Miratoi divorcin.
Tirana e dyqaneve te Bllokut, nje lagje ne mode, eshte e mbushur me vitrina: Cizme te purpurta, dantella, xhinse dhe bare plot me te rinj qe pijne duhan. Ndersa, ne park disa femije luajne lakuriq mbi bar. Si lecka u shiten maskarenjve te huaj. Bashke me ta rrahin nje femije rom. Kurre skam pare nje tranvestit me dramatik: grimi i perhapur mbi mjeker dhe nje parruke si ato te kukullave. Qan. Nuk ka as shtepi, as katandi: Jemi llumi i kesaj toke: te rrahur, te tallur, te vrare. Njerit si une gati ia keputen koken fare. Ishte vetem 16 vjec. Na ndihmoni: do beja cfaredo lloj pune. Kam uri.
Dhuna dhe uria ndihen edhe ne lagjet me te varfra te Tiranes. Ne Kinostudio, nje lloj Cinecitta ne kohen e komunizmit, ne nje pallat pesekatesh takohem me Sianen. Kjo nene familjare eshte duke u verbuar. Ka frike: Nese humb syte, kush do kujdeset per shtepine? Femijet?. Nuk eshte e vetmja e deshperuar.
Ne lagjen e romeve tregojne se nje femije te vogel e hengren minjte si nje cope te vjeter djathi. Ne baraken prej teneqeje, kater vajza rome me floket si fole dallendysheje na presin gezueshem. Femijet shohin jeten. Nuk ben keshtu i ati i tyre, i alkoolizuar: tregon se ne zjarrin qe perfshiu baraken e tij, vajza e peste i vdiq e djegur, e karbonizuar. Por, eshte nje genjeshter.
Femijet rom, thuajse kurre te regjistruar ne gjendjen civile, jane hije te gatshme per tu shitur pa gjurme. Per kete arsye, vullnetaret e Save the Children dhe te shoqatave partnere me seli ne Tirane punojne qe femijet e te varferve te regjistrohen si gjithe femijet e tjere. Por, edhe te shkojne ne shkolle, te kurohen dhe ushqehen. Eshte e vetmja menyre per tiu hapur deren e jetes ketyre fatkeqeve te vegjel, thote Klara Dajsi, nje nga vullnetaret. Shkolla i ben keta femije te jene te lire: nga dhimbja dhe varferia.
Ka femra qe per te jetuar te lira ne Shqiperi u eshte dashur te heqin dore nga vetja e tyre. Te shesin fatin e tyre. Te behen burra, te behen burrnesha, qe do te thote virgjeresha te betuara. Kjo eshte nje tradite magjepsese ne malet mes Kosoves dhe Shqiperise, qe u kerkon disa femrave deliresi te perjetshme per te patur nderin te jene si meshkuj. Te vishen, te armatosen, te luftojne, por edhe te pijne duhan dhe alkool, lukse te ndaluara per femrat.
Ashtu si Qamile Stema, thuajse 90 vjecare. Per te mberritur tek ajo ne fshatin me gjashte shtepi te Barkaleshit, pas qytetit malor te Krujes, duhet te ecesh me mushke permes shkembinjve te bardhe. Mbi majat e maleve te kalter fluturojne shqiponjat: te duket sikur po merr pjese ne diten e pare te krjimit te tokes. Ne fshat arrijme vone dhe per fat te keq, Qamilja eshte e semure. Por, nje burre i vertete nuk do tia dije per temperaturen. Keshtu, ky shpirt i mire me kapele te bardhe dhe oren ne xhep ofron nga ajo pak gje qe ka. Ne fytyren e saj rrudhat vizatojne nje jete ku shkrirja e gjinise eshte perfekte dhe shqetesuese. Ndoshta, as ajo vete nuk e di kush eshte. Nena ime ka lindur nente vajza. Une isha e fundit dhe doja te rrija ne shtepi me te, thote duke pire raki, pija tradicionale. Por, nje grua e pamartuar ishte turp. Keshtu, nje mengjes u betova per virgjeri dhe u shnderrova ne burre. Si nje luftetar i vertete kam pire duhan, kam mesuar te perdor armet, u kam shtene friken te padrejteve. Por, nuk kam vrare kurre, kete jo.
Gra te burgosura nga tradita, bije e thellesive te kesaj toke dhe gra te lira per te arritur suksesin. Shqiperia eshte vend i nje mije fytyrave. Ne studion televizive te Top Channel, Rudina Xhunga, nje yll i ri i gazetarise televizive shqiptare, mirepret ne kete pjese te emisionit te saj Shqip, Arlinda Hovi Dudaj, botuese e famshme dhe e bukur, dhe Dalina Buzin, pronare dhe drejtuese (keshtu behet ne Shqiperi) e revistes femerore Anabel. Nese sdo te ishim ne Tirane, do na dukej se jemi ne nje studio ne Rome apo ne Milano. Tema: talentet e reja te letersise italiane, Paolo Xhordano dhe Fabio Volo. Bashke me urine per shkrime te reja, flitet per Roberto Savianon dhe Daria Binjardin, per Mondadorin dhe Bompianin. Transmetimi eshte interesant, i goditur dhe terheqes. Gazetari e shkelqyer qe zbulon per Italine nje njohje te dashur dhe prekese.
Italia eshte pasqyra jone, deshira dhe modeli, thote Rudina. Eshte nje afrimitet qe e ndjejme thellesisht pa ndonje korrespondence nga ana juaj. Gazetarja di se cthote: Kriza e Shqiperise nuk eshte vetem varferia, eshte krize identiteti, dhe dhimbje e ekzistences, eshte impotence perpara horroreve te uleta.
Femrat do ta shpetojne Shqiperine? Gruaja eshte Shqiperia, pergjigjet. Por, grate tona politikane bejne ende ventrilokuistet e burrave te fuqishem. Kur do te fillojne te flasin sic do tu flisnin femijeve ose te dashurve te tyre, Shqiperia do ta kete fituar bastin. Doni te dini per grate? Shkoni tek kryebashkiaku i Tiranes. Ai qe eshte nje burre i vertete e ka dashur te gjithe bashkine me punonjese femra.
Permes Sheshit Skenderbej kaloj Teatrin e Operas dhe ja Bashkia. Piktori Edi Rama, sot kryebashkiak, nje burre i bukur dy metra i gjate, e ka ngjyrosur Tiranen e tij si nje qytet amerikano-jugor. Per kete ka lyer me te kuqe dhe portokalli pallatet teper te vjeter te kryeqytetit. Ka vizatuar nje rruge te tere me shtepi me peme ne ngjyre te gjelber. Zyra e tij eshte ajo e nje burri qe nuk ka frike te mbese femije: penela shumengjyres gjithandej, ikona me vlere, por edhe fotografi kelyshesh. Tirana e ngjyrosur ne mure dhe kollona. Nuk e di sa femra punojne me mua, e kam humbur llogarine. Grate jane qenie te punes dhe jo te muhabetit. Kur njera prej tyre te behet kryeministre, atehere do tia kemi dale mbane.
Panorama
Re: Shqiperia e shpetuar nga grate
po ne jemi heroina e pastaj pika qe su bie meshkujve qe shajn femrat
Vizitor- Vizitor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Fri Jul 27, 2018 12:20 am nga XHEMI
» SHtepia e marinos ju mirepret !!!
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» Perandoria ,,,e Shkodra Channel And NAQES SHKODRANEe...
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» U rihap shpella luksoze e Ylli-t
Sat Mar 24, 2018 6:04 pm nga ēim ēaku
» shtepia EDA 82..eshte e hapur me miqt
Sat Mar 24, 2018 6:03 pm nga ēim ēaku
» ViLa E <<Goces Tironse>>
Sat Mar 24, 2018 6:02 pm nga ēim ēaku
» welcome in my castel xhoooooooooniiiii
Sat Mar 24, 2018 6:00 pm nga ēim ēaku
» Capital Club<>Tzio
Sat Mar 24, 2018 5:55 pm nga ēim ēaku
» Pershendetje nga Adea
Sat Mar 24, 2018 5:54 pm nga ēim ēaku
» Pallati i Tironcit
Sat Mar 24, 2018 5:53 pm nga ēim ēaku
» Keshtjella e MORENES...
Sat Mar 24, 2018 5:52 pm nga ēim ēaku
» Kasollja e Mona&Takut !!!
Sat Mar 24, 2018 5:50 pm nga ēim ēaku
» Vjen nje moment dhe..!..
Sat Mar 24, 2018 5:31 pm nga ēim ēaku
» Tė flasim pėr festėn e tė dashuruarve,dhuratat dhe mendimet pėr kėtė ditė !
Sat Mar 24, 2018 5:29 pm nga ēim ēaku
» A JENI ZESHKAN/E APO BJOND/E/?
Sat Mar 24, 2018 5:26 pm nga ēim ēaku