♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Blloku ne Jon

Shko poshtė

Nga Blloku ne Jon Empty Nga Blloku ne Jon

Mesazh nga Love Wed Mar 09, 2011 11:42 am

Image hosted by servimg.com
Dhermiu dhe Himara. Vunoi dhe Jala. Mrekullite e bregdetit jugor nuk kane te sosur, e megjithate vendasit ankohen per pak me shume turiste. Cmime me te kripura se uji i Jonit dhe fundjavat e mbushura me te rinj. Qe udhetojne cdo fundjave per t’u argetuar

Plator Nesturi

Ne zbritje Qafa e Llogarase eshte me e lehte, por jo me pak e rrezikshme nga kthesat e shumta dhe pjerresia, teksa i zbret malit ne drejtim te Himares. Rruga eshte e shtruar dhe komode, por sidoqofte levizim ngadale. Jo per faj te mjegulles qe kish veshur pishat ne qafen e malit, por nga trafiku i renduar. Nje karvan makinash zbret rruges gjarperuese e rrethuar nga rrezet e fundit te diellit ne perendim. Eshte e premte pasdite dhe duket se drejt bregdetit te Jonit kane vershuar mijera qytetare nga Tirana, Fieri, Berati dhe Durresi. Nuk mungojne as makina me targa te Kosoves si dhe ato te emigranteve te ardhur nga Evropa qe sapo kane zbritur ne portin e Vlores.

Kalojme Palasen dhe vijojme drejt Dhermiut. Neper rruge shfaqen djem me tabela “Dhoma me qera” dhe karvani i makinave nis te shperbehet. Dikush zbret drejt Kampit, te tjere vazhdojne rrugen drejt Jales apo Himares, ndersa ne parkojme tek hoteli i Stavrit ku kishim prenotuar qe me pare. Si dhe shume godina te reja qe jane ndertuar kohet e fundit, edhe hoteli siper manastirit eshte i sapoperfunduar. Dhoma komode, panorama e bukur dhe nje pishine perpara saj i japin nje atmosfere clodhese. Por jo gjithcka eshte kaq idilike per te zotet e shtepise. Duke kryer detyren e mikpritesit me nje gote raki perpara, Stavri nisi te me tregonte me krenari per gjithe punet e telashet qe kish hequr per ndertimin e arredimin e hotelit, qe nga kokecarjet per te siguruar lejen e ndertimit e deri tek pajisja e dhomave per te cilat duhej porositur ne Tirane a ne Vlore dhe ku me shume te hante transporti sesa vlera e mallrave. Sidoqofte, ato telashe ishin hedhur pas per t’u ndjekur nga te tjera. “Problemi eshte se jemi ne ditet e fundit te korrikut dhe ende nuk ka filluar puna tamam. Turiste vijne me teper ne fundjave, por gjate javes nuk ka shume njerez”, thote Stavri. Shpresohet se gjate gushtit gjendja do te ndryshoje, por ky eshte nje ngushellim i mjere kur dihet se bregdeti i Jonit mund te shfrytezohet per diellin dhe detin e paster per me shume se tre muaj ne vit.

Turizem i sforcuar

Gjate gjithe bregdetit, shihen nje numer i madh godinash te reja. Hotele, komplekse dhomash, klube e diskoteka prane detit dhe dyqane me gjithfare asortimentesh, ku perzihen produktet ushqimore me cadrat, komardaret e topat e plazhit. Edhe banore te ndryshem kane shtuar ambientet ne shtepite e tyre ne funksion te turizmit per te akomoduar fluksin shtese te pushuesve. Gjithcka eshte ne funksion te ketyre dy muajve per t’u zevendesuar serish ne shtator me qetesine qe prishet vetem nga zhurma e dallgeve. Nga kjo rremuje e krijuar brenda kesaj hapesire te ngushte kohore, ku jo gjithcka eshte e mire organizuar, natyrisht qe krijohen pakenaqesi. Te paret jane turistet qe te joshur nga bukuria e natyres dhe kaltersia e detit ndjejne se parate qe harxhojne nuk e motivojne plotesisht kenaqesine dhe sherbimin e ofruar. “Eshte shume shtrenjte”, shprehet nje fierak. Dhomat ne hotelet buze bregut shkojne nga 50 deri ne 70 Euro per nje nate, dhe kjo i ka rrudhur se tepermi ardhjet. Kerkohen ne kete menyre zgjidhje alternative ne dhomat ne shtepite e banoreve me lart, por dhe trafiku per te vajtur ne plazh eshte nje kokecarje me vete. Te rinjte ama duket se e kane gjetur zgjidhjen. Ne ambiente te caktuara dhe prane diskove jane ngritur nje mori cadrash per te cilat paguhet 1000 leke per nje nate. Dhe duket se jane te kenaqur pasi dhe ketu e kalojne si nje kolektiv shoqeror dhe larg syve te mases se gjere te pushuesve.

Nje tjeter problem jane cmimet e menuve ne restorante. Sherbimi ka bere perparime te dukshme dhe shume lokale nga Tirana dhe qytete te tjera jane transferuar ketu gjate muajve te veres. Por investimet e kryera qe shfrytezohen vec per nje kohe te shkurter i bejne cmimet me te kripura sesa vete deti i Jonit dhe shume pushues mendohen mire perpara se te bejne porosite. “Nuk ka shume xhiro ne restorant”, na ankohet Zaho. “te rinjte mjaftohen me ndonje hamburger, ndersa shume nga te ardhurit nga Kosova marrin ushqime gjysem te gatshme per t’i konsumuar ne dhome”.

Sidoqofte atmosfera ndizet me se tepermi gjate darkes. Pavaresisht cmimeve, lokalet gjate mbremjes mbushen plot per te shijuar ne freski nje birre, ndersa me ne cep degjohet muzika e larte e diskotekave. Pikerisht ketu gjalleria vijon deri ne oret e para te mengjesit. Djem dhe vajza te veshur sipas modes zene rradhen per te hyre ne Lolli Pop, tek Havana apo tek Mexico. Duket sikur gjalleria e Bllokut eshte zhvendosur ne Jon. Ne fakt shumica jane po ata te rinj qe kane lene Tiranen dhe gjate dites merren me sportet ujore, ndersa naten e kalojne nen tingujt e muzikes.

Ceshtje mentaliteti

“Kjo rruga e shtruar me duket se ka prishur me teper pune” me thote Joti, pronar i nje hoteli ne Dhermi. Nuk po e kuptoja ku desh te dilte, por hokatar sic eshte, e nxori vete konkluzionin. “Po ja, kur rruga nuk ish e shtruar, kur vinte klienti i thosha qe dhoma kushton 50 mije lek dhe ai desh s’desh ish detyruar ta merrte. Ndersa tani, kur degjon cmimin, rrudh buzet dhe ndez makinen e shkon drejt e ne Fier. He, a nuk them mire qe na ka prishur pune rruga?”, qesh ai. Por Joti nuk eshte i “pakenaqur” vetem per kete rast. Per te jane te pakuptueshme dhe disa sjellje te pushuesve, sidomos te te rinjve.

“Ishte ora 4 e mengjesit dhe nje grup te rinjsh sapo kishin ardhur nga disko. Ishin bere cakerqejf dhe u futen ne pishine duke luajtur e bertitur. Nuk mjaftoi kjo, por nja dy cifte nisen te bejne dhe dashuri ne pishine. “I rrahim?”, me thote i inatosur im vella. Leri dreqerit, i thashe. Do na dale nami pastaj qe rrahim dhe klientet. Epo edhe keshtu nuk ka lezet”, vijoi Joti duke levizur pa reshtur me trupin e tij dymetrosh. “Ca gjera duhet te kene kufij. Te nesermen me kerkuan te falur dhe me thane se ishin te pire, por dhe me kujtuan se dhe une kisha qene i ri dikur. Po pse nga keto beja une i ri? Hajde, c’tu thuash”.

Te shijosh Himaren

E vecanta e pushimeve ne bregdetin e Jonit eshte se mund te shfrytezosh nje larmi vendesh dhe plazhesh te ndryshme. Rruget e reja qe jane bere apo te vjetrat qe jane shtruar me asfalt i kane bere me te prekshme shume gjire e plazhe perrallore qe per shume kend kane qene te panjohur e ku mund te shkohej vetem ne kembe nga te apasionuarit per vendet e virgjera. Perpara Ures se Palases eshte bere rruga e Strada Biankas, ku ka kaluar Jul Qezari, per te shkuar ne nje bregdet te pashkelur, ne kodren e te cilit dikur ndodhej Paleste e vjeter. Me tej ne Dhermi eshte shtruar rruga qe te con ne plazhin e Perivollos dhe ku jane ndertuar nje seri lokalesh e diskosh te preferuara nga te rinjte. Por gjithkush qe ka zene hotel ne Dhermi, mund te shijoje edhe plazhe te tjere me ne jug. Ndersa shkon ne Vuno, mund te kthehesh djathtas e ne rrugen e re te shtruar shkon lehtesisht ne Jale, nje tjeter bukuri natyrore me det te kristalte. Nje dite tjeter mund te shtyhesh me tej per te vajtur ne Himaren kala e zbresesh poshte per ne Livadh. Hotelet ketu jane ende te pakta dhe plazhi i shtrire eshte i qete dhe me pak njerez. Himara qytet eshte padyshim me e njohur. Pervec plazhit ne qender te tij apo dicka me poshte ne Potam, ku gelojne pushuesit e shumte, gjate rruges se bregut mund te arrish ne plazhin e Llamanit, e shnderruar tashme ne nje vend pelegrinazhi per te rinjte nga lokalet e shumta dhe diskot live. Kesaj jave ishin te ftuara Ciljeta, Greta Koci, Poni e te tjere kengetare. Dhe natyrisht, nuk kish si te mungohej.

Me ne jug ndodhet Porto Palermo dhe menjehere pas kalaja e Ali Pashe Tepelenes, ku pervec monumentit te bukur qe ndodhet si i shkeputur ne det, gjenden dhe disa rezervate peshqish prej te cilave mund te blesh koce apo merluc qe nxirret me kosh e te levrin ende i gjalle ne qese. Me tej vjen Qeparoi, ku me ndertimet buze detit te hoteleve te rinj, mund te shijosh ne paqe detin e kalter dhe diellin e nxehte.

Variacioni i plazheve me shkembinj apo me rere eshte i madh gjate gjithe vijes se thyer bregdetare dhe kush deshiron te tjera aventura mund te shkoje edhe me tej drejt Borshit, Lukoves, Kakomese apo dhe Sarandes.

Nen hijen e fadromes

Megjithe shqetesimin per te dale sa me mbare nga ky sezon veror ku dhe turistet jane bere me te rralle se vitet e shkuara, per shume banore vendas muaji shtator, pervec mbylljes se sezonit, paraqet nje tjeter shqetesim. Gjate qershorit ne keto ane u duken fadromat e policise ndertimore, te cilat pasi rrafshuan nje sere ndertimesh pa leje ne Ksamil, ndaluan punen. Por thuhet se ato do te duken serish ne shtator dhe kjo mund t’u hape pune atyre banoreve qe nuk i kane letrat plotesisht ne rregull per ndertimet e kryera. Nje pjese e tyre mund te jene ndertuar ne pronat e trasheguara, por kjo per shtetin nuk arsye e mjaftueshme, kur behet fjale per nje zone me prioritet turizmin dhe ku zhvillimi i tij duhet te behet sipas nje plani urbanistik te miratuar. Pergjithesisht autoritetet e Bashkise se Himares nuk kane lejuar dhe pezulluar ato ndertime te cilat jane bere jo ne tokat e trasheguara, pasi zbatimi i ligjit 7501 eshte kundershtuar nga shumica e banoreve. Shumica kerkojne vec pronat e te pareve dhe mbi to kerkojne te ndertojne te ardhmen e tyre. Por mosregjistrimi i tokes ka cuar qe shume investime apo projekte te mbeten ende te bllokuara, duke mos i dhene frymemarrje zhvillimit ekonomik. Kthimi i pronave vijon te ece me ritme teper te ngadalta dhe shumekush ketu akuzon mafien e tokave dhe korrupsionin e zyrtareve qe duan te perfitojne nga kjo zone aq me perspektive per turizmin. Ne Vlore nuk kane qene te pakte zyrtaret qe kane perfunduar ne gjyq per shperdorim me tokat e bregdetit dhe kjo vec ka shtuar friken e banoreve se tokat e tyre do i gezoje tjeter kush. Ndaj dhe ndertimet e parregullta me leje me se shumti jane perpjekje per ta bere fakt te kryer marrjen ne pronesi te tokes se trasheguar, por frika se fadromat nuk do te pyesin per arsyet e tyre, qendron pezull ne bisedat ne kafenete e fshatrave. Ajo cfare nuk dihet eshte nese vitin tjeter do te kemi nje mjedis dhe sherbim me cilesor ne fshatrat e Jonit, apo turistet do te gjejne germadha ne hotelin a lokalin ku kishin bujtur 12 muaj me pare. Kjo mbetet ende enigme, vec shtatori po vjen shpejt.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nga Blloku ne Jon Empty Re: Nga Blloku ne Jon

Mesazh nga Vizitor Thu Dec 20, 2012 10:53 am

do ishte mir te na i kishe shoqeru me foto;por serish besoj se do jen pamje tbukra nga kto rreshta qe i ke pershkrujt ti

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi