♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gruaja shqiptare nė foto

Shko poshtė

Gruaja shqiptare nė foto Empty Gruaja shqiptare nė foto

Mesazh nga Eri dr Wed Mar 09, 2011 10:44 am

Gruaja shqiptare nė foto Nena%20Mother%20fotografia%20fituese%20e%20vendit%20te%20pare%2C%20me%20autor%20Ared%20Taganin

Njė konkurs fotografie vė nė fokus gjendjen e gruas nė Shqipėri. Pėrkujdesja ndaj fėmijėve, racizmi, homoseksualiteti, kushtet e vėshtira sociale dhe ekonomike. Njė lexim anembanė vendit

Nė ekspozitėn "Zeta" u prezantuan dje 31 fotografi tė zgjedhura pėr konkursin
"Ellas.PhotoArtProject", qė Ambasada Spanjolle zhvilloi pėr Ditėn Ndėrkombėtare tė Gruas. Pakkush mund ta kishte mendjen dje te ekspozita ku nėn entuziazmin e festės, gratė mbushnin baret dhe restorantet, ose ishin pjesė e shoėt politik.


Te ky konkurs morėn pjesė 150 individė, profesionistė dhe amatorė. Fituesin ishin dy. Juria me pėrfaqėsues nga Shtėpia e Spanjės, Ambasada e Spanjės dhe fotografin Armando Babanin vlerėsoi me ēmimin e parė fotografinė "Nėna" tė Ared Taganit dhe me ēmim tė dytė, "Kohė pėr dashuri" nga Olsi Qazimi.

Fotoja fitues paraqet njė grua tė bardhė dhe njė fėmijė me ngjyrė ulur pėrdhe. Portreti i gruas mezi shquhet nga tymi i cigares. Po e pi para fėmijės qė rri ngjitur mė nėnėn dhe ka afėr njė kuti nga ku duket njė reklamė qė "propagandon" mbrojtjen e fėmijėve. Autori, Ared Tagani bėn ironi me ēėshtje si pėrkujdesja ndaj fėmijėve dhe njė apel kundėr racizmit. Ai tha dje se ėshtė "njė nga ato foto qė do t'i shkonte shumė pėr shtat temave tė UNICEF-it, pėr mbrojtjen e fėmijėve".

Fituesi ėshtė student, viti I nė Fakultetin Ekonomik. Fotografia i lindi si pasion dhe mė vonė iu kthye nė nevojė, njė nevojė pėr "tė zbrazur emocionet". Gjendjen e gruas shqiptare Aredi e shikon nė kuadėr tė emancipimit. "Gruaja po shkollohet mė shumė dhe kjo i bėn qė tė jenė mė tė pavarura jo vetėm nga ana financiare, por edhe nga kushtet e tjera tė cilat kufizohet".

Fotografia fituese e vendit tė dytė e Olsi Qazimit quhet "Kohė pėr dashuri". Dy vajza tė reja, kanė tė njėjtėn prerje flokėsh, tė njėjtėn ngjyrė tė zezė, tė dyja mbajnė piercing nė hundė dhe tė japin pėrshtypjen se janė binjake. Por nuk ėshtė kėshtu.

Njėra prej tyre ėshtė australiane, tjetra shqiptare. Autorin e tyre e ka tėrhequr kjo lloj dėshire e tyre pėr tė qenė afėr njėra-tjetrės. "Mė tėrhoqi pikėrisht ky lloj subjekti, dashuria e dy njerėzve qė nuk njihen, qė janė gjeografikisht nė dy kahe tė kundėrt dhe dy sekse tė njėjta".

Olsi ėshtė 28 vjeē, ka bėrė 6 muaj kurs nė shkollėn Projekt 5.6 dhe pasioni e ka shtyrė tė perfeksionohet mė tej.

Pėr tė komentuar gjendjen e gruas shqiptare ai i referohet librave tė shenjtė ku thuhet: "Parajsa ėshtė nėn kėmbėt e Nėnės. Kėtu nė Shqipėri nuk ėshtė kėshtu. Besoj se realiteti pėr shumicėn e nėnave, ėshtė pak i dhimbshėm. Vetėm nėna ime e di si mė ka rritur. Besoj edhe nėnat e tjera si ajo."

Nė njė ciklin tė dytė fotografish tė ekspozitės, plagėt e gruas duken mė tė thella.
Nė fotografinė "Pa titull" tė Arian Vyshkės, njė grua shet rroba tė pėrdorura pėrpara shtėpisė sė saj.


Qeset e tregtimit rrinė nė njė karrocė dore qė transporton llaē e tulla, rrobat mė pak tė kushtueshme rrinė pėrdhe mbi njė rrobė tė bardhė, kurse xhaketat dhe palltot janė varur nė degėt e njė peme. Ndėrkohė gruaja me shami tė bardhė nė kokė ėshtė e pėrqendruar te puna e dorės.

Nė moshė tė shkuar ėshtė edhe gruaja nė fotografinė e Marseda Petrajt, e veshur me njė fund deri te kėmbėt dhe me xhuboks meshkujsh, me shami koke, i buzėqesh aparatit prezantohet: "Im shoq quhet Pashk".

Nė disa prej fotove, dėshmi tė kushteve tė jetės sė grave shqiptare ėshtė ambienti ku rrojnė dhe punojnė. Nė tė tjera janė portretet e tyre tė drobitura.

Gruaja nė foton "Pa titull" tė Albert Cmetės, ėshtė e vėshtirė t'i gjesh moshėn. Shpinėn ia kėrrus njė deng kashte, ndėrsa ajo ecėn nė njė terren tė vėshtirė.

Nė fotografinė e Zhujeta Cimės, nė vėshtrim tė parė duket portreti i njė bariu qė kullot bagėtinė nė natyrė. Nė atė fytyrė tė pėrvėluar nga dielli nuk arrin tė shquash asgjė femėrore.

Por Cima tė vė nė dyshim me shpjegimin qė i vendos fotografisė: "Jam babai yt, jam vėllai yt, djali yt dhe kam lindur grua", Virgjėresha e Betuar ("Im your father, your brother, your son and i ėas born a ėoman" (Sėorn Virgin). Ėshtė rasti kur gruaja ėshtė veshur burrė, nė zonėn e Dukagjinit, nė ato familje ku mungojnė meshkujt dhe ajo merr rolin e gjinisė tjetėr.

Ambienti ku jetojnė dhe punojnė kėto gra ka joshur edhe spanjollin Sergio Varas. Ai e ka fokusuar objektivin nė fushat e mbjella me jonxhė ku njė grua me duart e lyera me baltė, kėrruset pėr tė shkulur fidanėt.

Duart e nxira dhe me gunga, lėkura e rėnė dhe e rrudhur, portretet e menduara, tė lodhur, tė vrarė, kanė bėrė pėr vete autorė si Holta Cika, Edlira Danaj, Ardit Hamzai, Alba Canaj, Florinda Zonja, Sara Ēapaliku. Nėna dhe gra tė veshura me tė zeza, tė tjera tė mallėngjyera, tė vetmuara dhe tė lodhura.

Gruaja nga fotoja e Florinda Zonjės pėrveēse tė rrėfen pėr lodhjen e saj, duket sikur ka njė vėshtrim akuzues. E veshur me njė xhaketė dhe pulovėr burri, me flokėt e lėshuar nė fytyrėn e vrarė, duket se nuk mundet mė tė vazhdojė mė punėn me xhaketėn qė pret tė hekuroset. Dhe fotografia ėshtė bėrė vetėm pak ditė para se tė hapej ekspozita...

"Kohė pėr dashuri", fotoja fituese e vendit tė dytė
Fotografia e ēmimit tė dytė "Kohė pėr dashuri" ėshtė realizuar nė verėn e vitit 2010-ėn tek njė hotel. Dy vajza, njėra nga Melburni dhe tjetra nga Ndroqi kėrkojnė tė duken njėsoj. As vetė autori, Olsi Qazimi nuk ua di emrat. I ka takuar nė njė hotel, aty ku punonte vajza shqiptare. Tjetra ishte njė shtegtare, qė lėvizte nė tė gjithė botėn. Olsin e ka bėrė pėr vete dėshira e tyre pėr t'u dukur njėsoj dhe dashuria pėr njėra-tjetrėn.

"Nėna" fotoja fituese e vendit tė parė
Janė tė afėrm tė autorit tė fotografisė. Gjatė njė feste familjare qė zhvillohet nė Peshkopi, e kushėrira bashkė me tė bijėn veēohen nė njė dhomė gjumi. Nėna tymos, e bija i rri pranė. Njė foto qė erdhi natyrshėm pėr Aredin 18-vjeēar, qė nuk ėshtė e kompozuar. Por, qė pėrmban mesazhi tė fuqishme mbi pėrkujdesjen dhe racizmin. Tema qė i prekin tė rinjtė sot. "Ka shumė prindėr tė papėrgjegjshėm qė mund tė quhen aksidentalisht prindėr. Nga ana tjetėr ka shumė njerėz qė nuk mund ta pranojnė martesėn e njė ēifti ndėracial", thotė fituesi i vendit tė parė.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gruaja shqiptare nė foto Empty Re: Gruaja shqiptare nė foto

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 3:55 pm

jam e sigurt se po te krahasojm fotot e dikurshme te gruas shqiptare do kishte shum ndryshime me ate te sotshmes edhe mund te themi se edhe ne at koh femrat shqiptare kan qen tbukra jemi rrac e bukur me thon tdrejten

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi