♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

23 emra tė skandalit tė emėrimeve nė diplomacinė e Shqipėrisė

Shko poshtė

23 emra tė skandalit tė emėrimeve nė diplomacinė e Shqipėrisė Empty 23 emra tė skandalit tė emėrimeve nė diplomacinė e Shqipėrisė

Mesazh nga Eri dr Wed Mar 09, 2011 10:39 am

23 dosje emėrimesh, nga mbi 100 me shkelje tė rėnda tė ligjit pėr Shėrbimin e Jashtėm. Tė emėruar tė gjithė me VKM. Janė familjarė tė ngushtė pushtetarėsh ose miq tė tyre nė media dhe biznes pa asnjė lidhje me diplomacinė. Disa nuk kanė as shtetėsi shqiptare: konsullja e Shqipėrisė nė Milano ka bashkėshort tė huaj, vėllai i Topallit ka shtetėsi italiane, konsulli i Shqipėrisė nė Janinė, ka shtetėsi greke. E njėjta situatė me diplomatėt shqiptarė nė Francė, Rumani etj





1 - Vellai i Jozefina Topallit (Konsull Milano) - Gjon Ēoba
2 - Dhenderi i Jozefina Topallit (Paris) - Luis Ejlli
3- Daja i dhendrit te Sali Berishes (Konsull i Pergjithshem Bari) - Bashkim Bekteshi
4- Djali i halles i Ilir Metes (Ambasador Athine) - Dashnor Dervishi
5- Kusheriri i Ilir Metes (Konsull i Pergjithshem Selanik) - Riza Poda
6 - Gruaja e Arjan Staroves (Londer) - Teuta Starova
7 - Gruaja e Sherefedin Shehut (Drejtore e auditit ne MPJ) - Dashuri Shehu
8 - Motra e Aleksander Frangajt (Rome, Vatikan) - Majlinda Dodaj
9- Baxhanaku i Fahri Balliut (Ambasador Turqi) - Altin Kodra
10 - Vellai i Gerti Bogdanit (MPJ) - Albjon Bogdani
11- Djali i avokatit te Lulzim Bashes (MPJ)
12- Vajza e Shpresa Brecaj (Austri) - Selvi Becaj
13- Djali i Neritan Cekes (Austri) - Egin Ceka
14- Gruaja e Rahman Selmanllarit (MPJ) - Suela Selmanllari
15 - Vajza e Ali Spahise (Konsulle e pergjithshme Milano) - Nausika Spahia
16- Gruaja e Aldo Bumcit dhe vajza e Safet Zhulalit - Ilda Zhulali
17 - Djali i Fatos Bejes (MPJ) (konflikt interesi) - Sokol Beja
18 - Kunata e Fatmir Mediut (Nju Jork)
19- Kunata e Azem Hajdarit (Neė York) - Albana Hasanaj
20- Gruaja e Bujar Leskajt (MPJ) - Silvana Leskaj
21- Vajza e Agim Shehut (Vjene) - Alma Shehu
22- Vajza e Ilir Banos (MPJ) - Albana Bano
23 -Vajza e Jemin Gjanes (Kosove) - Lorena Gjana




TIRANĖ - Ministria e Jashtme shqiptare ėshtė pėrfshirė nė njė skandal tė gjerė emėrimesh nepotike pa kurrfarė kriteri, si nė pėrfaqėsitė e huaja ashtu edhe nė strukturat e MPJ-sė. Investigimi i "Shekullit" ka zbuluar se njė nga kriteret kryesore pėr tė emėruar diplomatėt shqiptarė ėshtė njohja partiake dhe lidhje farefisnore me politikanė nė pushtet. "Shekulli" ka mundur qė tė zbulojė njė pjesė tė emėrimeve nepotike tė zhvilluara nė diplomaci nga vitit 2004 deri nė vitin 2010. Sot do tė publikojmė pjesėn e parė tė emrave qė janė emėruar nė saj tė njohjeve.
***
Lista e gjatė e emėrimeve diplomatike nė vitet 2005-2010 tregon se rreth dy tė tretat e tyre janė me probleme. Kryesisht janė emėrime nė shkelje tė hapur tė rregullave tė pėrcaktuara pėr Shėrbimin e Jashtėm. Ligji ndalon rreptėsisht emėrimet nėpėrmjet VKM-ve, por ky fakt nuk i ka penguar drejtuesit e lartė tė Ministrisė sė Jashtme qė tė emėrojnė njerėzit e tyre nė pėrfaqėsitė shqiptare. Nė bazė tė nenit 22, pika 2 dhe 3, tė ligjit pėr shėrbimin e jashtėm, jo mė shumė se 20% e ambasadorėve mund tė jenė nga politika. Gjithė pjesa tjetėr dhe tėrėsisht diplomatėt, duhet tė jenė tė karrierės. Por, nė realitet, kjo nuk ka ndodhur dhe mė shumė se 20 pėr qind e tė emėruarve nė ambasada janė njerėz qė kanė lidhje me politikėn apo anėtarė partie.
***
Njerėzit mė me fat janė ata qė kanė lidhje me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli (Ēoba). Vėllai i Jozefina Topallit ka mbajtur detyrėn e Konsull nė Milano. Aktualisht, Gjon Ēoba ėshtė diplomat nė Bukuresht. Dhėndri i Jozefina Topallit, falė fejesės sė bėrė tashmė publike me vajzėn e kryetares sė Kuvendit, mė datė 28.09.2010 ėshtė emėruar Sekretar i Parė nė Paris. Ky emėrim ėshtė zhvilluar nė kundėrshtim me ligjin pėr Shėrbimin e Jashtėm. Luiz Ejlli ėshtė i datėlindjes 12/07/1985, pra aktualisht 25 vjeē. Por, sipas ligjit, ai duhet tė kishte tė paktėn dhjetė vjet punė, njė vit periudhėn e provės dhe nėntė vjet pėr t'u emėruar Sekretar i Parė. "I jepet grada sekretar i parė diplomatit me nėntė vjet vjetėrsi tė integruar nė punė dhe vlerėsim tė pėrgjithshėm pėrgjithėsisht mjaftueshėm e lart tė rezultateve nė punė tė vitit tė fundit", - thuhet ligjin pėr Shėrbimin e Jashtėm. Bazuar nė kėtė ligj, Luis Ejlli duhet ta ketė nisur karrierėn diplomatike nė vitin 2000. Nė atė kohė, Luis Ejlli ishte vetėm 15 vjeē.
***
Lista e tė afėrmve tė deputetėve demokratė tė punėsuar nė pėrfaqėsitė diplomatike ėshtė edhe mė e gjatė. Nausika Spahia, vajza e Ali Spahisė, ish-deputet i PD-sė, ėshtė Konsulle e Pėrgjithshme nė Milano. Njė tjetėr emėrim nepotik, por edhe nė konflikt interesi me detyrėn ėshtė ai i djalit tė Fatos Bejės. Deputeti demokrat ėshtė kryetari i Komisionit pėr Politikėn e Jashtme, komisioni qė kontrollon direkt punėn e MPJ-sė. Sokol Beja ėshtė emėruar nė MPJ. Aleati mė i vjetėr i Berishės, republikani Mediu, ka arritur qė tė emėrojė kunatėn e tij nė pėrfaqėsinė tonė diplomatike nė Nju Jork. Teuta Starova, e cila ėshtė bashkėshorte e Arjan Starovės, ėshtė e emėruar nė postin "Ministėr Kėshilltar nė Londėr" nė datėn 03.03.2008. Ky emėrim ėshtė bėrė me anė tė njė Vendimi tė Kėshillit tė Ministrave.
***
Po kėshtu edhe gruaja e deputetit demokrat, Sherefedin Shehu, Dashuria, ėshtė Drejtoreshė e Auditit nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Dy deputetė tė tjerė kanė tė afėrmit e tyre nė diplomaci. Deputeti Gert Bogdani ka vėllanė e tij nė Ministrinė e Jashtme, Albjonin. Ndėrsa deputeti tjetėr demokrat, Jemin Gjana, ka vajzėn e tij Lorena Gjana nė pėrfaqėsinė e Kosovės. Djali i ish-deputetit Neritan Ceka, sot kėshilltar i kryeministrit, me njė VKM ėshtė emėruar nė Austri. Egin Ceka ėshtė emėruar sekretar i parė nė Vjenė mė datė 22.10 2009.



Vėllai i Topallit ka shtetėsi italiane, konsulli nė Janinė kishte shtetėsi greke, ndėrsa vajza e Spahisė ėshtė e martuar me njė tė huaj



Nė bazė tė nenit 22, pika 2 dhe 3, tė ligjit pėr Shėrbimin e Jashtėm, jo mė shumė se 20 % e ambasadorėve mund tė jenė nga politika. Gjithė pjesa tjetėr dhe tėrėsisht diplomatėt, duhet tė jenė tė karrierės. Nė bazė tė nenit 27, pika a, e tė njėjtit ligj, kėrkohet qė diplomatėt tė kenė shtetėsi shqiptare dhe banim tė pėrhershėm nė territorin shqiptar. Ndėrsa nė bazė tė kreut 5, pikat 18.1, thuhet se diplomati ose e shoqja nuk duhet tė kenė shtetėsinė e vendit ku janė akredituar.
Kjo nuk rezulton pėr Nausika Spahia-Konsulle e Pėrgjithshme nė Milano, e martuar me shtetas tė huaj; Vėllai i Jozefina Topallit, Gjon Ēoba, Konsull Milano, me shtetėsi italiane; Jani Dako, konsull i pėrgjithshėm Janinė dhe me shtetėsi greke; Mehdi Hoxha, Paris, me leje qėndrimi franceze; Njė diplomat nė Rumani ėshtė me shtetėsi rumune.
Nė emėrimet ėshtė spekuluar me VKM nr 767 tė datės 06.12.2005, ku me ndryshimin e pikės 81 tė rregullores, u bė transfuzioni i MPJ-sė, e cila thotė: "Ministria e Punėve tė Jashtme, pėr nevoja tė institucionit, brenda dhe jashtė vendit, mund tė marrė punonjės pėr tė shėrbyer nė shėrbimin e jashtėm pėr aq kohė sa vlerėsohet e nevojshme. Kėta punonjės gėzojnė statusin e diplomatit pėr aq kohė sa janė nė shėrbimin e jashtėm, por nuk pėrfitojnė grada diplomatike. Ata paguhen nė bazė tė detyrės, pėr tė cilėn janė emėruar". Por njė VKM, nuk ka fuqi mbi ligjin, dhe edhe nėse bėhet nė kushtet e emergjencės, gjė qė nė shėrbimin diplomatik nuk kishte ndodhur, pasi vendi nuk ka kaluar as luftė dhe as pėrmbytje, pra duhej qė brenda 2-3 muajsh tė ishte reflektuar nė ligj, gjė qė nuk ka ndodhur. Pas kontrollit rezulton se gjatė periudhės 2005-2010, nga rreth 150 diplomatė qė punojnė nė pėrfaqėsitė jashtė shtetit, rreth 100 prej tyre kanė probleme nė procedurėn e emėrimit.



Pėr dhėnien e gradave diplomatike nė rastin e zbatimit tė dispozitave kalimtare ndiqen kėto afate kohore:

1. I jepet grada "sekretar i tretė" diplomatit me 3 vjet vjetėrsi tė integruar nė punė dhe vlerėsim tė pėrgjithshėm "pėrgjithėsisht mjaftueshėm" e lart tė rezultateve nė punė tė vitit tė fundit.

2. I jepet grada "sekretar i dytė" diplomatit me 6 vjet vjetėrsi tė integruar nė punė dhe vlerėsim tė pėrgjithshėm "pėrgjithėsisht mjaftueshėm" e lart tė rezultateve nė punė tė vitit tė fundit.
3. I jepet grada "sekretar i parė" diplomatit me 9 vjet vjetėrsi tė integruar nė punė dhe vlerėsim tė pėrgjithshėm "pėrgjithėsisht mjaftueshėm" e lart tė rezultateve nė punė tė vitit tė fundit.
4. I jepet grada "kėshilltar" diplomatit me 13 vjet vjetėrsi tė integruar nė punė dhe vlerėsim tė pėrgjithshėm tė paktėn nė nivelin "mirė" e lart tė rezultateve nė punė tė vitit tė fundit.
5. I jepet grada "ministėr kėshilltar" diplomatit: a) qė ka jo mė pak se 15,5 vjet vjetėrsi tė integruar nė punė, nga tė cilėt 2,5 vjet vjetėrsi nė post drejtues "drejtor drejtorie" e lart ose "ambasador" pėrfshirė kėtu periudhat nė poste tė tjera tė larta sipas pėrcaktimeve tė pikės 63.
b) qė ka jo mė pak se 5 vjet punė drejtpėrdrejt nė shėrbimin e jashtėm.
c) qė ka marrė dy vitet e fundit vlerėsim vjetor tė punės jo mė tė ulėt se "mirė" nė tė gjithė elementet specifike tė rezultateve tė punės.


7. Plotėson kushtet pėr marrjen e gradės "ambasador" diplomati:

7.1. Jo mė pak se 21 vjet vjetėrsi tė integruar nė punė, nga tė cilėt jo mė pak se 11 vjet drejtpėrdrejt nė shėrbimin e jashtėm. 7.2. jo mė pak se 7.5 vjet vjetėrsi nė post drejtues, nga tė cilat:
a) 5.5 vjet nė post "drejtor drejtorie" e lart, pėrfshirė kėtu periudhat nė poste tė tjera tė larta sipas pėrcaktimeve tė pikės 63 dhe njė mandat tė rregullt (jo mė pak se 2 vjet) si "ambasador";
b) ose 7.5 vjet "ambasador". 7.3 jo mė pak se 25 vjet vjetėrsi tė pėrgjithshme nė punė. 7.4 vlerėsime maksimale nė punė pėr 2 vitet e fundit.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi