♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ohri, destinacion turistik i klasit botėror

Shko poshtė

Ohri, destinacion turistik i klasit botėror Empty Ohri, destinacion turistik i klasit botėror

Mesazh nga MONDI Mon Mar 07, 2011 8:58 pm

Image hosted by servimg.com
Ohri deri nė vitin 2020 do tė jetė njė destinacion turistik i klasit botėror, me infrastrukturė dhe komunė me mjedis tė rregulluar me trashėgimi tė ruajtur natyrore dhe kulturore, kurse turizmi do tė jetė industria kryesore nė fushėn e ekonomisė. Kjo parashikohet nė strategjinė pėr zhvillimin e turizmit nė Komunėn e Ohrit.

Autoritetet e qytetit pranojnė se kjo nuk do tė jetė e mundur pa njė mbėshtetje serioze nga sektori i biznesit dhe shtetit. Ėshtė e qartė se problemet janė evidente sidomos nė pjesėn e infrastrukturės sė dobėt.

”Ne kemi potencial pėr 12 muaj turizėm. Asgjė nuk ėshtė mė e mirė Venecia ose njė nga qytetet e botės qė vazhdimisht veprojnė.

Ne kemi shumė pak kapacitete pėr strehim, kemi vetėm njė hotel me pesė yje. E gjithė kjo ėshtė e domosdoshme qė ne tė bėhemi njė destinacion i klasit botėror. Me angazhimet tona u soll investitori i parė SORAVIA qė duhej tė ndėrtojė pranė INEKS-it, por e gjithė puna u komplikua. Ka investitorė, tė cilėt janė tė gatshėm pėr tė investuar, por ne nuk kemi tokė tė mjaftueshme qė mund ta ofrojmė”, deklaroi Goce Simonovski, drejtor i Sektorit tė Turizmit.

Personat e pėrfshirė nė turizėm thonė se Ohri aktualisht nuk ka kapacitete qė tė matet me destinacionet turistike tė botės. Thonė se kjo ėshtė vetėm njė dėshirė e disa njerėzve.

”Kjo do tė jetė vetėm njė iluzion dhe ėndėrr e parealizuar e atyre qė janė tė pėrfshirė nė turizėm. Turizmi nuk mund tė zhvillohet me rrugė me gropa dhe aeroportin ku kohė pas kohe fluturojnė aeroplanėt.

Me njė situatė tė tillė ekonomike dhe politike asnjė brend i hoteleve nuk do tė dėshirojė tė investojė nė Ohėr. Ju nuk mund tė promovoni diēka nėse me ata qė janė tė pėrfshirė drejtpėrdrejti nė sferėn turistike nuk keni bashkėpunim tė mirė”, u shpreh Verica Hajba, punėtore turistike.

Njerėzit tė cilėt e udhėheqin turizmin sillen sikurse amatorėt. Njė ēėshtje e dhimbshme janė paraqitjet e dobėta tė Maqedonisė nė panairet e turizmit, nuk ka material tė mjaftueshėm propagandistik, kurse mjetet qė ndahen pėr kėtė destinim janė minimale. Andaj, informacionet se si prezantohet vendi nė botėn e jashtme nuk janė inkurajuese.

Mė vjen keq qė paratė shtetėrore shpenzohen, kurse nga kjo nuk ka efekt kthyes, thotė Hajba. Nė drejtim tė pėrmirėsimit tė menaxhimit me turizmin, komuna parashikon formimin e tri qendrave informative turistike, qė do tė vendosen nė hyrje tė qytetit tė Shkupit, nė Manastir dhe nė Peshtan.

Nė kėto pika, turistėt do tė marrin informacione pėr vendosjen nė kapacitetet e strehimit tė vėllimit tė vogėl, tė hoteleve dhe informacione tė tjera tė dobishme nė lidhje me ofertėn turistike tė qytetit dhe blerjen e suvenireve. Miki Trajkovski
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ohri, destinacion turistik i klasit botėror Empty Re: Ohri, destinacion turistik i klasit botėror

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 9:48 am

sa mire duket shum shum bkr

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi