♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edicioni i dytė i Festivali tė Filmit Rom

Shko poshtė

Edicioni i dytė i Festivali tė Filmit Rom Empty Edicioni i dytė i Festivali tė Filmit Rom

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Mar 04, 2011 10:11 pm

Njė fustan dhe njė shami plot ngjyra bien nė sy nė fund tė shkallėve tė teatrit “Oda”.

Kafiteria e mbushur plot e huton pak, porse i zgurdullon sytė teksa sheh tė birin e saj nė fotografi. Naxhije Murselaj (53) qė jeton nė Fushė-Kosovė, ndonėse nuk di shkrim as lexim, tenton tė kuptojė se ēfarė kanė shkruar poshtė portretit tė djalit tė saj.
Madje nuk e di se fotografia e tė birit bashkė me afro 20 tė tjera janė pjesė e ekspozitės qė pėr temė ka kthimin e romėve nga Gjermania. Ajo ēuditet kur kupton se tė mėrkurėn mbrėma ėshtė hapur festivali i filmit pėr dhe nga romėt – “Rolling Film Festival”.

Nuk di gjė se a ka ekspozitė, filma apo muzikė. Djali mė tha qė tė vij”, thotė Murselaj. Djali i saj gjashtėmbėdhjetėvjeēar nuk pranon fare tė flasė.

Por tė zhurmshėm janė moshatarėt e tij. Pjesė e kėsaj ekspozite janė edhe 19 vjeēari Egzon Shabanaj dhe motra e tij 16 vjeēe, Nazife. Atyre nuk u pushon goja teksa flasin pėr jetėn e pėrditshme tė tyre, porse mbesin pa fjalė kur pyeten pėr filma.
“Filmat nuk i shikoj gati fare”, thotė Egzoni, teksa shprehet se ky vit ėshtė hera e parė qė vjen nė “Rolling Film Festival”.

Nuk jam duke i kuptuar tė gjithė filmat, mirėpo mendoj se do t’i shikoj ndonjė kėto dit”, thotė ai. Edhe motra e tij nuk ėshtė adhuruese e filmave.

Nuk kam ndonjė informacion pėr filmat e romėve”, thotė ajo, ndonėse edicioni i dytė i “Rolling…” ėshtė bėrė me muzikė e poezi.

Muzikanti Driton Berisha dhe poeti Kujtim Paqaku kanė sjellė pėr njė gjysmė ore poezi e kėngė tė pėrcjella me kitarė. Pėr Berishėn i cili ka performuar edhe nė edicionin e parė tė “Rolling…” dy vjet mė parė, kėtė vit organizimi i festivalit ėshtė mė i mirė se ai nė vitin 2009.
“Kėtu ėshtė njė energji pozitive dhe punohet me shumė dashuri”, ka thėnė Berisha.

Ngjyra” qė flet pėr ngjyrėn e romėve dhe “Bėhu si ne”, kanė qenė dy nga shumė poezitė qė ka recituar poeti Paqaku. Kėto dy poezi pėr tė janė njė himn pėr romėt. Pėrtej tė gjithave “Rolling…” u pėrket filmave. Kėtė vit sipas drejtorit artistik tė festivalit Sami Mustafa ėshtė treguar kujdes nė pėrfaqėsimin e kulturės rome, traditės, historisė, si dhe rinisė.

Edhe kėtė vit nė ‘Rolling Film Festival’ ne do tė ofrojmė njė koleksion tė mrekullueshėm tė filmave dokumentarė, poezive, muzikės, fotografive, artit dhe videove tė shkurtra”, ka thėnė ai.
Teksa nė natėn e hapjes “Rolling…” ėshtė hapur me filmat “Welcome home” dhe “Cigarettes and Songs”, deri kėtė tė shtunė do tė shfaqen afro 15 filma.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi