♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ESE >>>>Vetmia ju duket gje mire apo gje e keqe ..

Shko poshtė

ESE >>>>Vetmia ju duket gje  mire  apo gje e keqe .. Empty ESE >>>>Vetmia ju duket gje mire apo gje e keqe ..

Mesazh nga Jodri Thu Mar 03, 2011 12:00 am

Pak lot rrjedhin ne boten e reshkitshme te xhamit ,e dikush godet padashur
fleten e barit.Nje enderr eshte shuar, pasi e shkeli kemba balten e njomet e ja
prishi siperfaqen e lemuar.Eshte nje heshtje e pakthyeshme brenda nje qenieje
njerzore qe capit dritat e qytetit lakmues, por qe sot ka pushuar nga
shiu.Dikush lengoi thyeshem e habitshem mes vete horizontit te perhershem qe
krijoi shpirti njerzor.Bota hesht nen dritherimat e buzeve qe kane minuta qe
kane ngecur nga pikat e shiut, ku pervec buzeve lagte dhe floket e pafajshme .As
yje por as hene, ashtu sic po mungonte gjithe diten dielli ,kishte ngrire dhe
nje buzeqeshje gjithe diten e pakujdesur per te rrezuar shpirtin e
sotem.Cuditerisht,. syte shikonin qiellin, ndoshta kerkonin te verboheshin nga
vetetimat ose ndoshta nuk i dihej arsyeja e vertete e gjithe kesaj.Kishte lendim
kudo ku shkelte plaga e pikave te shiut,e mes tyre dhe asaj bote te heshtur qe
cafkiste mbi rrjedhen e ngjarjeve.Dukej qarte se ne mes te gjitha ketyre duhej
nje pse e nje pergjigje e lidhur me shkencen, e brendesine e shpirtit.!!!!!!!!!!


Jodri
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 26/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ESE >>>>Vetmia ju duket gje  mire  apo gje e keqe .. Empty Re: ESE >>>>Vetmia ju duket gje mire apo gje e keqe ..

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 3:18 pm

Vetmia eshte zilja e telefonit
Dhe nje ze i huaj qe kerkon dike tjeter
Vetmia esht e diela e zbrazet
Me biseda boshe dhe pa diell
Vetmia eshte te shikosh pas xhamit
Njerez qe nxitojne ne mbremje
Merzia e gjate para gjumit
Dhe vapa ne netet pa hene

Vetmia eshte te duash shume
Dhe te mos kesh cfare te duash
Te mos kesh kujt t'i falesh dy lule
Dy fjale te mira te mos kesh kujt tja thuash

Te jesh kudo i tepert, i huaj
Mik i paftuar ne bote, hije
Pa nje kujtim qe te beje te vuash
Pa nje shprese per ate qe do vije
Po ankthi i diteve te mia pa ty
Ankthi im i perhershem
Per te gjitha ato qe i di dhe s'i di
-Kjo eshte dicka tjeter...

Minutat qe ikin ngadale-ngadale
renduar nga ajo qe quhet pritje
Renduar nga ai qe quhet mall
Dhe qe nuk llogaritet...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi