♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės

3 posters

Shko poshtė

Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės Empty Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės

Mesazh nga DEA2 Thu Oct 09, 2008 4:16 pm

Na ka ndodhur tė gjithėve. Ėshtė njė rrjedhė e madhe fjalėsh qė del e
del nga gojėt tona, shpesh pa arritur tė thuhet thelbi. Ėshtė ajo lloj
ligjėrate pa kufi qė nuk ndal nėse dikush nuk tė thotė "stop"! Ėshtė ai
lloj rrėfimi, nė fund tė tė cilit menjėherė mendon se do tė ishte mė
mirė tė mos ta kishe bėrė fare. Disa e konsiderojnė "diarreja e
fjalėve" dhe nė tė gjitha rastet ėshtė njė gabim, por nė disa raste
ėshtė edhe fatale, siē mund tė jetė tė folurit e pakontrolluar nė
vendin e punės dhe me kolegėt. Ka disa gjėra qė personat qė punojnė nė
tė njėjtin vend nuk duhet t‘i dinė pėr njėri-tjetrin: planet pėr tė
bėrė njė fėmijė, zėnkat me bashkėshortėt, lindjen e njė dashurie tė re.
Por ka gojė qė zor se ia dalin pėr t‘i mbajtur sekretet kyēur. Ka nga
ata qė flasin vetėm pėr tė dėgjuar se si tingėllon zėri i tyre, tė
tjerė flasin se nuk kanė ē‘tė bėjnė, apo se nuk kanė me kė ta bėjnė,
duke harruar se kėshtu bėjnė mė shumė dėm se sa zgjidhin punė. Duke
qenė se kalojmė pjesėn mė tė madhe tė kohės nė punė, pra ndajmė njė
sasi tė madhe tė kohės me kolegėt, rreziku mė i madh qėndron nė vendin
e punės. Disa prej nesh e kanė tė vėshtirė qė tė bėjnė dallimin mes
biznesit dhe miqėsisė dhe kjo i ēon nė situata shpesh tė komplikuara
dhe pa rrugėdalje. Duhet pasur gjithmonė parasysh se ka njė ambient
shoqėror, njė ambient pune dhe njė ambient miqsh. Nėse nuk arrijmė qė
tė bėjmė dallimin dhe tė flasim gjėrat e gabuara nė ambientet e
gabuara, atėherė do tė pėrballemi me probleme. Shumė persona nuk e
kuptojnė se ato qė nxjerrin nga goja nė vendin e punės kanė njė ndikim
shumė tė madh nė imazhin e tyre profesional. Llafazanėt, qė nuk
rreshtin sė treguari pėr veten, apo pėr tė tjerėt, konsiderohen si
jokompetentė, joprodhimtarė dhe qė nuk meritojnė tė promovohen
profesionalisht. Ja disa kėshilla pėr tė shmangur "diarrenė e fjalėve"
nė vendin e punės.

Informacion pėr pagėn

Rroga
juaj ėshtė njė ēėshtje shumė mė personale nga sa mund ta mendoni. Ėshtė
njė ēėshtje qė ju takon dhe duhet tė mbetet vetėm mes jush dhe
punėdhėnėsit tuaj. Nėse e rrėfeni do tė thotė qė nuk jeni tė aftė pėr
tė mbajtur njė sekret me vlerė pėr ju.

Problemet mjekėsore

Edhe
pse mund tė mendoni tė kundėrtėn, realiteti ėshtė se askush nė vendin e
punės nuk do t‘ia dijė pėr dhimbjet tuaja tė kurrizit, ndėrhyrjen e
fundit kirurgjikale, problemet e fertilitetit, apo se sa e pasur ėshtė
kutia jote e ndihmės sė shpejtė me ilaēe. Ndėrsa, nėse punėdhėnėsi juaj
do tė merrte vesh pėr sa mė sipėr, atėherė me siguri qė do tė mendonte
se kishte tė bėnte me njė person problematik, tė papėrqendruar
tėrėsisht nė punė dhe mbi tė gjitha qė mund t‘i kushtonte shtrenjtė
ndėrmarrjes.

Thashethemet

Pėr njė gjė tė jeni
plotėsisht tė sigurt, qė nėse bėni thashetheme me ndokėnd, ai patjetėr
do t‘u thotė edhe tė tjerėve nė lidhje me bisedėn tuaj. Si rregull nėse
njė koleg bėn thashetheme me ju, ai do tė bėjė thashetheme edhe pėr ju.


Ankesa pėr punėn

Ankimet e vazhdueshme pėr
ngarkesėn nė punė, stresin qė pėrjetoni, apo shoqėrinė e pakėndshme qė
ju rrethon do t‘ju shndėrrojė nė personin qė nuk do tė marrė asnjėherė
ftesė pėr drekė. Nėse nuk ndani tė njėjtin mendim me politikėn e
kompanisė dhe mėnyrėn e procedimit tė gjėrave, adresojani vėrejtjet
tuaja njė kanali zyrtar, ose heshtni, por mos bėni thashetheme pėr
vendin i cili ju jep bukėn.

Vlera e blerjeve

Mos
u jepni tė tjerėve shumė informacion nė lidhje me mėnyrėn dhe koston e
jetėsės suaj. Do tė pėrdorej gjithmonė pėr keq nė momentin mė tė keq.

Detaje intime

Mos
ia besoni detajet intime, ato nė lidhje me jetėn personale askujt.
Kolegėt, bashkėpunėtorėt me tė cilėt ndani ditėn dhe vendin e punės nuk
do tė hezitonin qė informacionin ta pėrdornin kundra jush.

Politika dhe feja

"Njerėzit
kanė mendime pasiononte dhe tė fuqishme pėr tė dyja ēėshtjet e
mėsipėrme. Nėse do tė shpreheshin me tė njėjtin pasion me tė cilin
mendoni, apo diskutoni me familjarė e miqtė e afėrm pėr politikėn dhe
fenė, atėherė pa e kuptuar do tė bėnit qė disa njerėz tė largoheshin
prej jush dhe nė kėtė mėnyrė karriera juaj do tė dėmtohej shumė.

Ndryshimet e mėnyrės sė jetėsės

Zėnkat,
ndarjet, divorcet, planet pėr tė bėrė fėmijė duhet tė ndahen me kolegėt
vetėm nė rastin kur ėshtė e domosdoshme njohja e tyre, pra, kur nė
njėfarė mėnyre gjėrat janė bėrė zyrtare. Nė rast tė kundėrt, e gjithė
jeta juaj private do tė bėhet objekt diskutimesh e madje edhe shakash
nėpėr tavolina kolegėsh, tė cilėt nuk do tė hezitojnė tė pėrflasin
intimitete, tė cilat ju vetė nuk ua ka mbajtur goja kyēur. Ajo ēka
ėshtė mė e keqja, se jeta jote private mund tė shfytyrohet e
shtrembėrohet, por ta dini se zanafilla ishit ju.

Profilet e ndryshme sociale, apo blogjet

Ajo
ēka thoni nė komunitetin e rrjetit shoqėror apo nė blogun tuaj personal
mund tė jetė shumė mė e dėmshme nga ato qė mund tė thoni personalisht.
Komentet online shihen nga shumė sy dhe nėse jeni nė njė ditė tė keqe,
njė shpėrthim inati mund t‘ju dėmtojė shumė.

Pikėpamjet negative tė kolegėve

Nėse
nuk bini dakord me mendimin e njė kolegu, me veshjen, mėnyrėn e
jetėsės, aftėsitė profesionale, atėherė pėrballeni personalisht atė
person nė vend qė ta pėrflisni lart e poshtėė me kolegė tė tjerė qė
qėllojnė tė jenė miq tė tutė, sa edhe tė tutė. Dhe mos harroni qė vendi
i punės nuk ėshtė shesh beteje dhe do tė ishte vendi i fundit pėr
lindjen dhe ashpėrsimin e kontradiktave.

Dhimbjet e kokės dhe "fundjavat e egra"

Nuk
ka asgjė tė keqe qė tė kalosh fundjava tė veēanta, por mos ua trego ato
shokėve tė punės. Pra, ēka ndodh tė shtunėn e tė dielėn mos ua rrėfe
kolegėve tė hėnėn. Ėshtė njė informacion qė do tė bėnte tė dukeshit
joprofesional.

Problemet personale dhe marrėdhėniet brenda e jashtė zyre

Romancat
afatshkurtra, sidomos kur janė tė pėrsėritura, e bėjnė punėdhėnėsin tė
mendojė se jeni njė person i paqėndrueshėm. Kur ato janė brenda zyrės
ėshtė akoma mė keq, pasi bėhen qendėr thashethemesh. Pėr tė qenė sa mė
nė rregull mjafton tė ndjekėsh rregullin: mos jep informacion nė vendin
ku merr paratė.

G.Shqip

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės Empty Re: Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės

Mesazh nga Amanda Thu Oct 09, 2008 6:59 pm

Shume te verteta jane keto qe permendi DEA :bravo:
Amanda
Amanda
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3097
Vendndodhja Vendndodhja : COTE D'AZURE
Hobi Hobi : gru per shpi,muzika,sporti,moda
Humor Humor : ju thy ne mes po rrini urte
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės Empty Re: Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės

Mesazh nga DEA2 Fri Oct 10, 2008 8:25 am

Flm amanda te puccccccccc fort

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės Empty Re: Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės

Mesazh nga Amanda Fri Oct 10, 2008 9:33 am

asgje yll,,ky eshte realiteti dhe gje e vertet :roll:
Amanda
Amanda
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3097
Vendndodhja Vendndodhja : COTE D'AZURE
Hobi Hobi : gru per shpi,muzika,sporti,moda
Humor Humor : ju thy ne mes po rrini urte
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės Empty Re: Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės

Mesazh nga zemera_e_thyer Fri Oct 10, 2008 10:12 am

me se te verteta DEA bravo
zemera_e_thyer
zemera_e_thyer
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 736
Vendndodhja Vendndodhja : Ne je bote te poshter
Hobi Hobi : studente.kercimi,udhetimet,muzika
Humor Humor : Kure une e di qe ti e di, pse bene sikur se di, qe une e di qe ti e di ,,,
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės Empty Re: Sekretet qė nuk duhet t‘i ndash me shokėt e punės

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi