♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dragostunja, fshati mes dy llojeve tė islamit

Shko poshtė

Dragostunja, fshati mes dy llojeve tė islamit   Empty Dragostunja, fshati mes dy llojeve tė islamit

Mesazh nga MONDI Tue Mar 01, 2011 12:13 pm

Image hosted by servimg.com
Njė fshat me rreth 2 mijė banorė, me rreth 50 hoxhallarė dhe dy xhami qė predikojnė dy lloje tė ndryshme islami, u vendos nė qendėr tė vėmendjes sė “Shqipėria Tjetėr”, reportazhi i transmetuar nė edicionin e lajmeve tė orės 19:30.
Fenomeni ėshtė unik pėr nga lloji i tij nė vendin tonė. Si shumė fshatra tė tjerė shqiptarė, edhe Dragostunja pėrballet me njė mjerim tė tejskajshėm, tė cilin njerėzit pėrpiqen t’a kalojnė, vetėm falė ushqimit tė shpirtit.

Nga rruga nacionale, Dragostunja dallohet me vėshtirėsi pėr shkak tė pozicionit thuajse tė fshehur, pėrgjatė njė lugine mes maleve tė Librazhdit.

Nė qendėr tė fshatit duket minarja e xhamisė sė vjetėr. Kėtu nisi konflikti, nga njėri krah, besimtarėt ndjekės tė rrymės tradicionale tė njohur nga komuniteti musliman shqiptar e nga krahu tjetėr, njė grup tė rinjsh tė rikthyer nė fshat pas studimeve tė financuara nga shoqata private nė vendet e Gjirit Persik e Afrikė.

Ndasia dallohet edhe me sy tė lirė, pasi radikalet mbajnė mjekėr tė gjatė, ndėrsa tradicionalet jo, ashtu si gratė, ku disa janė tė mbuluara me ferexhe e perēe, ndryshe nga pjesa tjeter.

Hoxha i xhamisė sė vjetėr, Faik Gurra, tregon pa ndrojtje ndryshimin e madh mes dy grupeve tė besimtarėve.

”Kėta tė rinjtė pėrshėndeten duke thėnė Selam Alekum dhe janė shumė agresivė nė ēdo pikė”, thotė Gurra.

Ēarjes qė ka hyrė nė ēdo shtėpi tė fshatit nuk i ka shpėtuar as vetė hoxha Faik Gurra, vėllai i tė cilit zgjodhi tė ndiqte rrymėn fetare tė tė rinjve.

Zydi Gurra jeton vetėm pak metra nga xhamia qė drejtohet nga vėllai i tij, me tė cilin nuk flet qė prej kohės kur zgjodhi tė shkonte nė xhaminė tjetėr.

Zydiu nuk pranon tė na takojė e aq mė pak tė flasė, ashtu si pjesa dėrrmuese e besimtarėve tė xhamisė sė re. Vetėm njėri prej tyre nuk heziton tė thotė pak fjalė.

”Pėrsa i pėrket ndarjeve, mė shumė i zmadhojnė njerėzit, se sa ekzistojnė me tė vėrtetė”, thotė Shpėtim Bajrami, i cili ėshtė njė ndjekės i rrymės sė xhamisė sė re.

Nė xhaminė e re tė ngritur nė njė rrėpirė mes pyjeve tė dushkut, nuk gjejmė askėnd. Shumica e besimtarėve janė larguar pasi kanė mėsuar pėr mbėrritjen tonė.

Kjo godinė ėshtė ndėrtuar kėtu nė mėnyrė tė shpejtė dhe pa asnjė leje, qoftė ndėrtimore, qoftė nga komuniteti musliman. Mė e ēuditshme, nuk dihet as burimi financiar me tė cilin ajo ėshtė ngritur.

Banorė, shumica nėn zė, tregojnė se besimtarėt e xhamisė sė re, nė kohėn e rekrutimit, i pėrkisnin familjeve mė tė varfėra tė fshatit, ndaj u bėnė pre e lehtė pėr shoqatat e ndryshme e tė panjohura islamike.

Kėto shoqata nuk dihet se nga erdhen, por ato mė pas i tėrhoqėn tė rinjtė pėr kurse dhe shkollime tėrėsisht private, nė vende si Arabia Saudite, Siria, Sudani, Jordania, Katari e Kuvajti.

Gjithēka ėshtė kryer pa miratimin dhe duke tejkaluar Komunitetin Musliman Shqiptar.

”Kėta na thonė se duhet tė pėrshtatemi me kėto tė rejat, se besimi ynė ėshtė vjetėruar, por ne ndihemi mė mirė nga tė vjetrat”, thotė njė banor i Dragostunjės.

Siē na thonė nė fshat, islamikėt radikalė ndjekin tradita tė tjera, jo vetėm pėrsa i pėrket lutjeve nė xhami, por edhe nė jetesėn e pėrditshme. Ata nuk marrin pjesė nė dasma dhe morte jashtė grupit tė tyre.

Rryma qė ndjekin nuk lejon muzikėn, orkestrėn apo kėngėn nė dasma e festa. Si nė hidhėrime dhe nė gezime, gratė e burrat qėndrojne veē e veē, gratė duhet tė jenė tė mbuluara me perēe dhe ferexhe.

Besimtarėt mė ekstreme thonė se femrėn islame nuk duhet t’a preke e t’a shohė as drita e diellit. Lejohen martesat brenda tė njejtit trung, edhe me kushėrirėn e parė, nė shumė raste nė shtepi nuk lejohet as televizori. Tradita kėto shumė tė largėta pėr muslimanet tradicionale shqiptarė.

Edhe pse pėrpiqemi tė kontaktojme me hoxhėn e xhamisė sė re ėshtė e kotė. Dy herė qė e kėrkojmė nė shtėpi, nėna e tij ngre supet pėr vendodhjen, tė paktėn kėshtu na thotė.

Askush nuk di tė thotė pėrse fondacionet misterioze pėrzgjodhėn tė rinjtė e Dragostunjės. Dikush e lidh me traditėn e hershme e tė lidhur fort me islamin nė kėtė zonė qė i ka bėrė banorėt tė agjėrojne fshehurazi edhe nė kohėn e diktaturės.

Tė tjerė e justifikojnė me etjen e kėtyre tė rinjve pėr dije. Tė tjerė thonė se ata thjesht tėrhoqėn njeri-tjetrin. Gjithēka mbetet nė trajtėn e fjalėve, sepse vetė besimtarėt e xhamisė sė re, nuk pranojnė tė flasin pėr kėtė gjė as nė biseda private.

Dragostunja ėshtė vetėm njė fshat i vogėl qė jeton mes dy xhamive, por qė paralajmėron pėr atė qė mund tė ndodhė nėse Shqipėria do tė vazhdojė tė jetė njė han me dy porta, ku do te hyjnė e do tė dalin shoqata e fondacione private fetare, ilegale a gjysėm ilegale, tė cilat shfrytėzojne varfėrinė dhe mungesėn e informacionit tė banorėve, pėr t’u imponuar njė mėnyre tjetėr jetese, shpesh herė edhe tė rrezikshme.

Kjo ėshtė Dragostunja, e cila jeton mes realitetit tolerant shqiptar dhe njė realiteti tjetėr, tė largėt e kaq tė panjohur.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dragostunja, fshati mes dy llojeve tė islamit   Empty Re: Dragostunja, fshati mes dy llojeve tė islamit

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 9:51 am

te shkoj vllai im ktu meqe ai vdes qe gjith njerzit nbot te jen islame

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi