♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

91 vjet qė kur Tirana u shpall kryeqytet

Shko poshtė

91 vjet qė kur Tirana u shpall kryeqytet Empty 91 vjet qė kur Tirana u shpall kryeqytet

Mesazh nga MONDI Sat Feb 12, 2011 3:08 pm

Image hosted by servimg.com

Mira Shkurta

- Tirana u shpall kryeqytet i Shqipėrisė nga njė vendim i Kongresit tė Lushnjes, njė nga evenimentet mė tė rėndėsishme tė historisė kombėtare pėr vendimet qė mori, ndėrkohė qė qeveria e dalė nga ky kongres, zgjodhi nė krye tė saj patriotin Sulejman Delvina.

Mė 11 shkurt tė vitit 1920 qeveria e dalė nga Kongresi i Lushnjes u vendos nė Tiranė, duke e shpallur kėshtu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Nė kėtė datė vlerėsohet historikisht ardhja e qeverisė shqiptare nė Tiranė me nė krye Sulejman bej Delvinėn dhe pritja qė iu bė asaj nga populli tiranas, tė cilit iu desh ta mbronte me gjak kėtė qeveri. Atė ditė, nė godinėn e cila ndodhet nė fillim tė rrugės sė Elbasanit, u vendos qeveria shqiptare me kryeministėr Sulejman Delvinėn.

Pėr herė tė parė emri Tiranė pėrmendet nė vitin 1418, nė njė dokument venedikas pėr t'u kujtuar nė shekullin e 15-tė nga historiani dhe shkrimtari i madh Marin Barleti.

Si datė e themelimit tė Tiranės si qytet nė zemėr tė Shqipėrisė merret viti 1614, kur me kujdesin e Sulejman pashė Bargjinit u ngrit bėrthama e parė e qytetit, me njė xhami, njė banjė (hamam), njė furrė dhe disa dyqane.

Tirana pėr gati dy shekuj qėndroi nėn degėn e familjes Toptani nga Kruja. Qė nga mesi i shekullit XVII-tė Tirana nisi tė zhvillohej dhe nė tė u ndėrtua njė pazar i pajisur me zejtari tė ndryshme.

Po aq tė lashta sa edhe vetė qyteti janė edhe dy lagjet , ajo e Mujos dhe e Pazarit, qė ndodhen nė zonėn mes qendrės aktuale dhe rrugės sė Elbasanit.

Nė vitin 1789 nisi tė ndėrtohej xhamia e Et'hem Beut , nė vitin 1830 u ngrit Kulla e Sahatit, nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX-tė mbi lumin Lanė u ndėrtuan dy ura, ajo e Tabakėve dhe ura e Terzijve. Ēezmat nė Tiranė, megjithėse tė pakta, konsideroheshin si diēka e shenjtė. Mund tė pėrmendim kėtu kroin e Banes, ēezmėn e Kroit tė Shėngjinit etj.

Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit dhe ka njė shtrirje gjeografike nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin, si dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
Tirana : Nga qendra modeste, u shndėrrua nė kryeqytet

"U themelua pėr tė qenė njė qendėr modeste shkėmbimesh pėr njė popull bujk, qė vuante mungesėn e njė tregu tė afėrt", thuhet nė buletinin e botuar nga Bashkia e Tiranės nė vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Po si do tė ndryshonte pas vitit 1920, kur Tirana u shpall kryeqytet me vendim tė Kongresit tė Lushnjės dhe si u kthye nė qendėr tė jetės politike- shoqėrore?

Nė dokumentet e shkruara tė kohės janė fiksuar disa nga ngjarjet mė tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me planin rregullues tė kryeqytetit tė ardhshėm dhe godinat qė do t'i rezistonin kohės akoma dhe pėr shumė vite tė tjera. Tė gjitha tė dhėnat do tė hidheshin nė pjesėn idilike nė njė album shkruar nga Osman Myderizi, tė cilat vazhdojnė tė ruhen ende nė njė nga regjistrat e seksioneve tė Bashkisė sė Tiranės.

Nė 1922, me urdhėrin e Ministrit tė Punėve tė Brendshme, u zhdukėn varrezat qė gjendeshin pranė ēdo xhamie e pengonin jo vetem rregullimin e tregut, por dhe atė tė qytetit. Nė kėtė vit u hap dhe rruga e re e Durrėsit, e cila u pagėzua me emrin "Nana Mbretneshė" qė prishi shumė shtėpi dhe kopshte, mbasi ajo e vjetra qė shkonte nga Hotel Durrėsi, nuk lejonte tė shihej nga larg qendra e qytetit, - thuhet nė dokumentet e kohės. Sipas tė dhėnave, nė fund tė kėsaj rruge, qė bashkonte Tiranėn dhe Durrėsin, nė vitin 1930 italianėt filluan punimet pėr ndėrtimin e Hangarit madhėshtor (kėshtu u quajt aeroporti tek Pallati aktual i Sportit).

Sipas tė dhėnave, ai i pėrkiste shoqėrisė italiane "Ala Littoria", ndėrtim krejt me skelet hekuri dhe i mbuluar nga llamarinat e hekurta, qė mbulonte njė sipėrfaqe prej 5000 metra katrorėsh dhe kishte njė lartėsi rreth 35 metra.

Nė tė njėjtin vit, sipas buletinit tė Bashkisė, u zgjerua dhe rruga "28 Nėntori", u prishėn njė varg dyqanesh tė bukura dhe u formua e njėjta rrugė qė vazhdon tė jetė dhe sot.

Pėr herė tė parė ėshtė hartuar njė plan rregullues nga inxhinier Eshref Frashėri dhe qyteti vazhdoi tė ndėrtohej sipas njė plani tė studiuar.

Me shpalljen e Tiranės kryeqytet, pjesa mė e madhe e nėpunėsve filluan ndėrtimin e shtėpive tė reja, ndėrsa bashkia do tė vazhdonte projektet pėr hapjen e rrugėve tė reja dhe rregullimin e atyre ekzistuese.

Nė 1926-1927, sipas dokumenteve qė sot ndodhen nė Arkivėn e Shtetit, u hap pėr herė tė parė rruga "Mbretnore" (rruga e Barrikadave) qė brenda njė kohe tepėr tė shkurtėr, do tė bėhej njė nga rrugėt kryesore.

Pak mė vonė, nė vitin 1928-1929 u zgjerua dhe u sistemua bulevardi "Mussolini" (sot rruga e Kavajės), njė nga arteriet mė kryesore tė kryeqytetit, i cili u asfaltua nė vitet '34-'37.

Nė fillimin e kėtij bulevardi u ndėrtua Pallati Qendror i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, i cili zinte njė sipėrfaqe prej 1500 metra katrorė dhe kishte kushtuar 600.000 franga ari. Sipas dokumenteve, nė 1930 u ndėrtua dhe ajo qė do tė quhej rruga mė e bukur dhe mė e rėndėsishme e Tiranės, Bulevardi "Zogu i Parė", qė fillonte nga Kodra e Pashės deri nė Brrakė. Tė gjitha arteriet nė pjesėn mė tė madhe tė tyre, ishin tė shtruara me pllaka asfalti nė mėnyrėn mė moderne dhe ishin zbukuruar me drunj ekzotikė . Gjithashtu u ndėrtuan me mijėra shtėpi, tė cilat i dhanė kryeqytetit tė ri pamje shumė tė mirė.
Projektet italiane

Nė qendėr tė Bulevardit Zogu i Parė, nė bazė tė planit tė projekteve tė arkitektit italian Florestano De Fausto, u ndėrtuan gjashtė pallatet e ministrive nė vitin 1931 dhe pallati i Bashkisė nė 1929-1931, u sistemua sheshi 'Skėnderbej' nė njė park modern nė 1936-1937, i cili do tė shtrihej deri nė lagjen e Tiranės sė re, tek blloku i Shallvareve.

Sipas dokumenteve tė shkruara tė kohės, i gjithė qyteti kishte 7654 shtėpi dhe banohej prej 24.407 banorėsh definitivė dhe 11. 693 banorėve provizorė. I gjithė qyteti pėrfshinte njė sipėrfaqe prej 8 kilometrash, kurse nė 1912 ai ishte vetėm 3 kilometra katrorė. Nė tė njėjtėn kohė janė ndėrtuar dhe asfaltuar dhe shumė rrugė tė tjera tė kryeqytetit, tė cilat vazhdojnė tė kenė tė njėjtėn pamje dhe pėrmasa qė kanė pasur qė nė vitin '37.

Ndriēimi i Qytetit

Para vitit '37 Tirana pėr shumė kohė ndriēohej prej llampave me "vojguri". Kjo gjendje e papajtueshme me zhvillimin qė kishte filluar tė merrte kryeqyteti i Mbretnisė sonė, thuhet nė regjistrat e Bashkisė, nuk mund tė vazhdonte ndaj dhe autoritetet "epnore" u kujdesėn pėr plotėsimin e kėsaj mungese.

Nė vitin '27 koncesioni i ndriēimit elektrik iu dha shoqėrisė Anonime Shqiptare "Sita" dhe u ndėrtua nė hyrje tė qytetit kur vjen nga Durrėsi.

Centrali Elektrik me 1150 kuaj fuqi kompensive i dha dritė elektrike qytetit.
Pas ndriēimit, bashkia do t'u jepte fund tė gjitha ndėrhyrjeve, qė kishin tė bėnin me pamjen e Tiranės, pėr t'iu kushtuar mė vonė instituteve shėndetėsore dhe higjienike, pėr tė plotėsuar njė nga nevojat e tjera urgjente
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

91 vjet qė kur Tirana u shpall kryeqytet Empty Re: 91 vjet qė kur Tirana u shpall kryeqytet

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 9:58 am

hmmmmm i beri edhe tr 100 vjet x qef tzotit

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi