♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Roshi dhe molla

Shko poshtė

Kadri Roshi dhe molla Empty Kadri Roshi dhe molla

Mesazh nga Eri dr Wed Feb 09, 2011 9:35 pm

Kadri Roshi dhe molla Kadri%20Roshi%20portret%20bardhezi

Kadri Roshi kishte kohė qė fliste me njė njeri tė padukshėm. Me infarktet e veta. Kjo nuk ishte pjellė fantazie, po njė detaj qė ma zbuloi ai vetė, atė natė qė u ndėrpre shfaqja e serbėve nė Butrint. Ishte njė dramė muzikore me vallėzim folklorik dhe balet modern, e mbėshtetur nė motive popullore sllave ku njė mollė e kuqe shndėrrohej nė personazh. Asaj molle ia kishte ngulur sytė Kadri Roshi qė dora e djaloshit e rrotullonte me lėvizje tė epshta, aq tė plogėta dhe ngashėnjyese nė ato pjesė tė bryllėta tė femrės, qė nė kėtė rast ishte njė vajzė pėrplot tundim mundues, asaj molle aq tė kuqe qė rrėqethej e fėrgėllonte nė kofshėt, gjinjtė, gushėn, pastaj shkiste poshtė dhe ngecte rrėzė kofshėve e aty rrėnjonte e s'donte tė shkulej, me gjithė ngulmin e pangulmėt, po fshehtas aq nxitės tė vajzės qė i kishte me tepri hiret turbullues tė femrės.
Dhe ia shkrepi shiu vrullmadh me rrufe e vetėtima, me shkreptima tundėse qė i zbrazi shkallėt e amfiteatrit dhe e shndėrroi sėrish atė peizazh antik nė diēka fluturuese qė sikur shtegtoi nė erėn e vet prehistorike, kur kėtyre anėve gjallonin amazonat dhe demat e bardhė, ende pa mbėrritur Enea te Porta e Luanit.

Nė skenė u rrokullis molla e kuqe, e stėrpikur nga vetėtimat, nėn shi, ndėrsa njerėzit merrnin arratinė nėn drurėt frushullues, pėrballė shkallėve bosh, lėvizi ajo dhe njė hop dhe mbeti atje nė mes tė skenės, e vetme, molla e kuqe, e kuqe si zjarri dhe bėnte pėrshtypje tė skajshme ajo mollė qė pak mė parė kishte pėrshkuar hiret e plota tė njė femre. U dėgjua njė klithmė, njė vuajtje qė zbuloi njė intimitet tė ndrydhur, njė flagrancė tė turpshme: Jo, kėshtu, o burrė!
Ishte njė plak i gjatė qė u kalamend dhe u rrėzua nė skenė dhe ashtu kėmbadoras u zvarrit drejt mollės, e kapi, u ul shesh, e kėqyri me njė buzėqeshje tė bujshme dhe ngriti sytė lart drejt shkreptimave, vetėtimave, rrufeve gjėmimtare dhe ngriti mollėn dhe e puthi. Ishte Kadri Roshi. Ajo qė thirri nėpėr atė batėrdi ishte njė aktore, ende e bukur, qė vazhdonte ta dashuronte dhe ata tė dy kishin kohė qė i patėn ngatėrruar keqas vitet e tyre dhe i qenė lėshuar me hare njė marrosjeje pa fill e pa cipė.

Kadri Roshi kishte mbėrritur nė Butrint para njė muaji. Ishte qejfli peshku. Ku s'kishte gjuajtur dhe ku s'kishte pirė e gdhirė ato net vere asaj mėnge tė Jonit. Pastaj kishte pėrgjuar infarktin, qe grindur me tė pa ia mbushur mendjen qė ta linte tė qete pėr tė shijuar gjer nė fund atė gjueti dhe pėr tė pritur kur tė fillonte festivali i teatrove nė amfiteatrin e Butrintit. Por ai qen bir qeni e kishte vėnė poshtė. Nuk hante pykė ai kokėgdhe, s'merrte erė nga teatri, madje mė i lig bėhej po t'i pėrmendje gjėra kaq tė fisme, qė bota po i linte si teprime.
Tre infarkte njėra pas tjetrės. Spitali u kthye nė vend pelegrinazhi. Kush s'erdhi pėr ta parė atė plak tė ligur qė i kishte kaluar me kohė tė tetėdhjetat, po s'hiqte dorė nga manitė dhe veset. Jo, s'bėhet, thoshin mjekėt dhe nuk i dhanė kurrsesi leje tė shkonte nė amfiteatėr. Prite kur ta vdesė infarkti i katėrt. Ai ėshtė mbudhė. Kėshtu kishte qejf ta shqiptonte aktori; mbudhė. Mirė se tė vijė, haj, s'po e ēaj kokėn! Pastaj ishte dukur ajo, kuēka, qė ia kishte bėrė shpirtin maqeli, pėr qepė e kripė, ajo me tėrė atė bukuri, e lindur pėr punė tė skenės... e njė shpjegim s'donte kurrsesi t'ia jepte. Po pse, moj mė lodh e mė le pengun nė zemėr, peng qė mė kafshon e s'mė le tė qetė. Eja, i tha, pėr ty kam ardhur! Ngriu tė shkojmė. Ku moj e lojtur? Nė amfiteatėr. Po nuk e shikon si jam katandisur? Ē'ne, kush tha, ti je mė i bukur se ē'ke qenė atėherė kur unė s'tė dashuroja dot. Nuk e ke kuptuar? Doja qė tė vuaje, katil... Vetėm mos gėnje qė infarktet i kam prej teje, prej atij pengut. Ku merr vesh ti, moj e nxirė, qė ma hollove kėtė tė shkretė zemėr e ma bėre pėr andėr, mbudhė e kam tė katėrtin. Dhe ti mavri mė kujtohesh nė kohėn e kofinit pas tė vjelit. Ashtu desha, ashtu bėj.

E kishte marrė, i kishte futur krahun dhe e kishte nxjerrė nga spitali. Dy pleq te rrėgjuar, ajo mė e re, mė e fortė e kėmbėt qė i hidhte me zjarr sikur po shkonte t'u mbathte patkonj.
Tani ai mbante mollėn nė dorė dhe ajo ndjente xhelozi. E kishte tėrhequr, futur nėn ombrellėn e saj, lagur e bėrė qull qė tė dy, pinė nga njė kafe pa folur, molla nė mes tė tavolinės ende e lagur, molla e kuqe pa dhėmbė nė tė dhe se si dukej ashtu pa dhėmbė nė tė, ai vazhdonte tė gajasej dhe ajo e vėshtronte ngulmėt me trishtim pa nxjerrė zė dhe ai s'e kishte mė mendjen nė vend dhe njerėzia kalonin andej, pėrkuleshin para tyre, pėshpėrisnin, dhe makina e urgjencės ndaloi atje pėrtej dhe mjekėt erdhėn po askush nuk guxonte t'i afrohej atij pėr shkak tė asaj molle tė madhe aq tė kuqe qė kishte diēka te jashtėzakonshme nė atė vezullim terratisės.
Trupa serbe priste tė pushonte shiu. Lagej nė shi, nėn drurė, me sytė lart nė qiell dhe ndillte hėnėn dhe yjet nė atė natė shtėrngate. Pothuaj pjesa mė e madhe kishin ikur nė Sarandė.
Ai nuk tundej nga vendi, po as ajo.

Pushoi shiu, shurukonin pėrrenjtė, pikonin fletėt, gjėmimet ishin shtyrė larg, kėndoi bilbili nėpėr nate, pastaj u platit furia dhe u dėgjua deti si bri. Ndoshta ishte koha kur do tė mbėrrinte Enea te Porta e Luanit. Kuaku bretkosa e parė, kuakėn nė kor butakėt dhe zhurmėroi me fyte tė qėruar mizėria e bulktheve dhe brofėn prej gėrmadhave e u sulėn drejt dritave tė skenės fluturat e Butrintit, tė mėdha pėrplot me ngjyra tė bujshme.

Kadri Roshi kėrkoi aktoren serbe dhe ajo, ashtu e gjatė me kurm tė derdhur fėrgėllues, i buzėqeshi plakushit me ata sy aq tė menēur dinakė e tė qeshur, ndėrsa ai i foli nė gjuhėn e saj me njė timbėr qė asaj i bėri shumė pėrshtypje; Kjo mollė do kafshuar, tha ai. Dhe i nguli dhėmbėt. Ajo u ēudit. E mori mollėn e kafshuar dhe i ktheu shpinėn. Pastaj pyeti pėr tė dhe kur i thanė se ai ishte aktori mė i madh shqiptar qė priste aty nė ato shkallė amfiteatri infarktin e katėrt, ajo ia futi dhėmbėt mollės pranė kafshimit tė tij.

Dhe me atė mollė tė kafshuar u luajt pas shiut ajo pjesė qė mori ēmimin e Festivalit dhe nė fund, kur shfaqja mbaroi, aktorja, qė e quanin Lepa, e hodhi mollėn nė drejtim tė Kadri Roshit.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi