♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shekspiri nuk ka ekzistuar kurrė

2 posters

Shko poshtė

Shekspiri nuk ka ekzistuar kurrė Empty Shekspiri nuk ka ekzistuar kurrė

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Feb 05, 2011 10:10 pm

Dyshimi kryesor janė provat e pakta tė ekzistencės qė ka lėnė pas vetes dramaturgu anglez. Ashtu si autopsitė e trupave tė alienėve dhe pranisė sė njė qitėsi tė dytė nė vrasjen e Presidentit amerikan Kenedi

Skeptikėt nisėn ta vinin nė dyshim identitetin e vėrtetė tė gjeniut nė fund tė shekullit XIX. Qė atėherė, teoria e ekzistencės sė njė autori tjetėr ka fituar legjitimitet falė kėmbėnguljes sė disa studiuesve dhe historianėve. Tani, thuajse 300 personalitete kanė kėrkuar publikisht qė teoria e tyre tė merret seriozisht nė konsideratė.
Mė 10 shtator, aktori shekspirian Derek Xhekobi dhe ish-drejtori artistik i “Shakespeare‘s Globe Theatre”, Mark Rilans, shpallėn publikisht “deklaratėn e dyshimit tė arsyeshėm”.

I pėrpiluar nga “Koalicioni i autorėsisė sė Shekspirit” (njė fondacion dedikuar tėrheqjes sė vėmendjes sė publikut mbi identitetin e vėrtetė tė gjeniut tė dramės), dokumenti i kėrkon botės akademike tė pranojė se “ka mjaft hapėsirė pėr tė pasur dyshime mbi identitetin e Shekspirit” dhe qė kėtij problemi t‘i jepet rėndėsia e duhur nga ana e studiuesve.

Bashkė me firmat e Xhakobit dhe Rilensit gjenden ato tė Ēarls Ēamplin, ish-redaktori pėr artin i sė pėrditshmes amerikane “L. A. Times”; Majkėll Delahoid, profesor nė Universitetin e Uashingtonit dhe Robin Foks, profesor i teorisė shoqėrore nė Universitetin Rutxhers tė Nju-Xhersit. Por edhe disa emra mė tė famshėm, si Mark Tuein, Ēarls Dikens dhe Orson Uells, gjenden nė listėn njerėzve qė besonin se nėn firmėn e Shekspirit fshihej dikush tjetėr.

Nė zemėr tė debatit qėndron fakti se, pėr njė njeri aq tė aftė me penėn, e qė e kaloi jetėn duke shkruar, Shekspiri ka lėnė prapa shumė pak prova tė ekzistencės sė tij. Pjesa mė e madhe e studiuesve bien dakord se ekzistojnė mjaftueshėm prova pėr tė vėrtetuar se Uilliam Shekspir lindi nė Stratford mbi Avon, u bė aktor dhe u kthye nė qytetin e lindjes deri kur vdiq nė vitin 1616.

Por udhėt e mbėshtetėsve tė secilės teori ndahen pikėrisht kėtu.
Stratfordianėt, siē njihen, besojnė se Uilliam Shekspir ėshtė i njėjti individ qė shkroi atė, qė mė pas do tė vlerėsohej si vepra mė e madhe letrare nė historinė Britanike.

Antistratfordianėt thonė se nuk ekziston asnjė e dhėnė bindėse pėr tė lidhur Shekspirin me dramat, poemat dhe punėt e tjera qė i atribuohen atij. Dhe kėshtu nis loja e polemikave.
Stratfordianėt vėrejnė se emri i Shekspirit ėshtė shtypur nė faqet e shumė dramave tė publikuara gjatė kohės qė ishte gjallė.

Antistratfordianėt nėnvizojnė se askush nuk e ka idenė as si e shkruante Shekspiri emrin e vet: gjenden vetėm gjashtė firma tė hedhura me shpejtėsi nga dora e tij, tė cilat mund tė lexohen nė mėnyra tė ndryshme. Stratfordianėt thonė se disa bashkėkohės e zėnė nė gojė Shekspirin nė veprat e tyre; pala tjetėr kėmbėngul, se i referohen vetėm si aktor, pa e pėrmendur kurrė si autor.

Pastaj, ekziston njė dallim i qartė mes jetės sė Uilliam Shekspir dhe jetėve pėr tė cilat shkroi nė veprat e tij. Antistratfordianėt dalin me tezėn se vepra e tij karakterizohet nga njohja e shkėlqyer e literaturės botėrore, e gjuhės, e jetės aristokratike dhe udhėtimeve jashtė vendit – gjėra qė duhej tė ishin krejt tė huaja pėr aktorin e njė qyteti tė vogėl pa shkollim universitar.

Siē shkruhet nė Deklaratė, “studiuesit nuk kanė asnjė ide pėr mėnyrėn si ai e krijoi atė bagazh tė thellė e tė detajuar njohurish qė tregohet mė sė miri nė vepėr”. Ėshtė kjo arsyeja pėr tė cilėn pėr tė gjetur Shekspirin e vėrtetė kėta studiues i hedhin sytė tek aristokratėt dhe njerėzit qė kishin luksin pėr tė udhėtuar nėpėr botė. Eseisti Frensis Bekon, poeti dhe dramaturgu Kristofer Marlou, aristokrati Eduard de Ver: janė kėta kandidatėt mė tė mundshėm.

Por pala tjetėr e hedh poshtė me forcė kėtė snobizėm, duke thėnė se edhe njė formim mė se normal do tė kish mjaftuar qė Uilliami tė arrinte tė shkruante veprat e famshme. Dhe kėtė stratfordianėt kėrkojnė ta argumentojnė, duke ngulmuar te fakti qė shumica e dramave tė Shekspirit janė adoptuar nga vepra mė tė hershme. Sipas tyre, Uilliami u mbėshtet tek autorė tė tjerė pėr tė kompensuar atė qė nuk kishte marrė nė universitet apo pėrvojat e munguara tė udhėtimeve.

Ata argumentojnė se Shekspiri nė vepra ėshtė mbėshtetur shumė edhe te pėrvojat personale”, thotė Xhonatan Beit, njė ndėr emrat kryesorė tė stratfordianėve. “Por njė imazh i tillė – ku shkrimtari fut shumė nga vetja nė vepėr – i autorėve ėshtė shumė i vonshėm, njė ide shumė romantike nė literaturė. Nė kohėn kur Shekspiri shkroi punėt e tij, nuk veprohej kėshtu”.

Por pak rėndėsi ka fakti nėse kėto kryevepra tė letėrsisė botėrore i shkroi Shekspiri, De Veri apo Frensis Bekon – ēfarė do ndryshojė nė rėndėsinė e tyre nė rast se mėsohet qė autori ka pėrdorur emėr tė rremė. Pėrse gjithė kjo zhurmė? Qė tė dyja palėt i mėshojnė idesė se zbulimi i identitetit tė njeriut qė qėndron pas “Hamletit” e “Mbretit Lir” ėshtė thelbėsor pėr kuptimin e veprave.
“Interpretimi qė i bėjmė veprave tė Shekspirit do tė ishte krejt i ndryshėm nė rast se do dinim me saktėsi kush i shkroi”, thotė Bill Ribinshtein, profesor historie nė Universitetin e Uellsit, njėherėsh edhe kėshilltar akademik nė fondacionin “Koalicioni i autorėsisė sė Shekspirit”. “Nė rast se ka qenė i pėrfshirė thellėsisht nė politikė, pėr shembull, ēdo rresht i secilės vepėr do tė kishte motivime tė tjera”, shton profesori.

Me anė tė “Deklaratės sė dyshimit tė arsyeshėm”, firmėtarėt e koalicionit nuk duan tė thonė se dinė kush i ka shkruar punėt e Shekspirit, por qė kjo pikėpyetje “tė vlerėsohet me rėndėsinė e duhur nga qarqet akademike, si njė ēėshtje sė cilės i duhen kushtuar studime e thellime”.

Me kėtė shpresė, Uilliam Lihi, kreu i katedrės sė anglishtes nė Universitetin Brunel, pėr herė tė parė do tė pėrfshijė nė kurset e tij edhe leksione mbi autorėsinė e Shekspirit. “Studimet mbi Shekspirin merren me veprėn e tij, duke e trajtuar nga shumė kėndvėshtrime – feminist, postkolonialist, historik, – thotė ai. – Mendoj qė do tė ishte rėndėsishme qė ta pėrfshinim edhe autorėsinė mes tyre”.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shekspiri nuk ka ekzistuar kurrė Empty William Shakespeare ishte italian..!?

Mesazh nga bigbeng Sun Feb 06, 2011 3:35 pm


William Shakespeare ishte italian..!?



Shekspiri nuk ka ekzistuar kurrė Shakespeare_italiano01

William Shakespeare ka qenė gjithmonė i konsideruar si njė nga etėrit e letėrsisė angleze,por mund tė ketė qenė edhe njė italian.Ky ėshtė zbulimi e mrekullueshme i Martino Iuvara profesor sicilian, qe e pėrshkruan nė librin e tij,se Shekspiri ishte nje italian i vertete..

Autori i 'Romeo dhe Julieta' dhe i 'Hamletit' nė fakt ka lindur 23 prill 1564 nė Messina, dhe jo ne Stratford,ashtu sic kemi besuar ne gjithmonė. Ka dėshmi tė shumta pėr tė mbėshtetur kėtė tezė.

Michelangelo Agnolo Florio.Ky ėshtė autori i vėrtetė i punimeve qė e bėri tė famshem me emrin e William Shakespeare. Por si spiegohet atehere?

Sė pari, marrim periudhėn nė tė cilėn ai jetoi: nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė, Epoka e Artė, njė periudhė e vėshtirė, e cila ishte shumė aktive nė lėvizjen kundėr Kishes, qė u ngrit pas reformimit tė Lutherit, nė dekadat e para tė shekullit XVI.

Me1564 ėshtė viti qė pėrfundon Kėshilli i Trentit, i cili filloi nė 1545 me qėllim tė vetem pėr tė zgjidhur konfliktin midis katolikėve dhe protestantėve. Megjithatė, kėshilli nuk bėri asgjė, por e pėrkeqėsoi situatėn edhe mė shumė.

Per kete arsye shumė protestantėt,per ti shpetuar perndjekjeve te kishes, janė detyruar tė largohen nga Italia pėr tė udhėtuar nė vendet e tjera. Ky ishte edhe fati i Agnolo Michelangelo Florio, njė shkrimtar sicilian i madh,por atėherė pak i njohur.

Ai ka shkruajtur ne Sicili ''trafficu troppu pi nnenti''. Disa vjet mė vonė, per koicidenc, u shfaq nė Angli 'Shumė zhurmė pėr asgjė' ,njė komedi qe i vendos ngjarjet nė Messina dhe i atribuohet William Shakespeare.

Pra kjo ishte koecidenca e pare nqs duhet quajtur keshtu.. Michelangelo Florio, nje fetar me besim kalvinist, u detyrua tė largohej nga Messina e tij pėr t'i shpėtuar persekutimit fetar nė vend nga Kisha.Nga ky fakt ai shkoi dhe jetoi nė Athinė, Francė, Spanjė, kaloi nga Ishujt Aeolian,ne Venecia, "ku duket se fqinji i tij zezak, vrau gruan nga xhelozie".


Ne Verona, ai mėsoi per tregimin fatkeq per 'dashurinė e pamundur' ndėrmjet dy tė dashuruarve, vajti nė Danimarkė dhe pastaj shkoi nė Angli nė mėnyrė qė brenda disa vitesh te kishte pėrqafuar besimin protestant, Anglicanismin, i frymėzuar nga besimi kalvinist.

Pas pak kohesh, dolen nė dritė disa komedi teatrale dhe tragjedi,ku gjithmonė i atribuohen njė autori misterioz me emrin Shekspir.Nė veēanti, "Othello, historia e njė Moori, i cili vret gruan e tij nga xhelozia, Romeo dhe Juliet, nė tė cilėn ai e tregon dashurinė e pamundur te dy te dashuruarve, dhe" Hamleti ", qe ngjarjet shtrihen ne Danimarkė,te habisin..Ėshtė ende rastėsi?

Nėna e Michelangelo Florios e quajtur Guglielma Crollalanza, nė dukje e parėndėsishme, por e domosdoshme, siē do ta shohim sė shpejti.
Florio, njė njeri me kulturė tė madhe, iku nė Angli.U prit nga njė i afėrm i nėnės sė tij, njė John , i cili vite mė parė kishte ndryshuar mbiemrin tij,duke e anglikizuar.,nga Crollalanza ne Shekspir.

Le te analizojmė mbiemrin tij(Johnit): Crollalanza,qe do te thote, shembur,eshte leshuar shtize,shterngim "apo" shkundje'' qe ne anglisht ben " Shekspiri ". John Shakespeare,ė priti Fiorinon nė njė han,ku kohėt e fundit humbi djalin e tij tė tretė Williamin. Michelangelo Fiorino e kujtonte atė aq shumė. Pėr kėtė arsye, Johni(Xhoni) filloi tė kishte simpati dhe e quajti atė William.

Kėshtu lindi legjenda e William Shakespeare. Ėshtė rastėsi ? Nuk mund tė jetė deri nė kėtė pikė.

Michelangelo Florio kalvinisti nuk ekzistonte me. Nė vend tė tij ka lindur dramaturgu Shakespeare,qe ne tė gjithė e dimė sot.

Kjo shpjegon shumė.Nė tė vėrtetė, historianėt e letėrsisė angleze, gjithmonė kane pyetur veten, se si eshte e mundur qe Shekspiri e dinte aq mirė gjuhen Italiane dhe shume elemente te tjere kulturore te gjuhes italiane.E pashpjegueshme.

Shekspiri kishte njė fjalor te pasur. Sot nje qytetar britanik i arsimuar,nė bisedė,rrallė pėrdor mė shumė se 4000 fjalė. John Milton, poet angleze i shekullit tė shtatėmbėdhjetė,perdorte rreth 8000 fjale.Kurse Mkelangelo Fiorino,tashme i homozuar si Shekspir ,ka perdorur ne veprat e tij, mbi 21.000 fjale te fjalorit, diēka arsyeshme nėse ky ishte njė emigrant italian.

Pėrveē kėsaj, Florio, pėr realizimin e veprave tė tij, u ndihmuan edhe nga shkrimtari dhe filozofi Francis Bacon dhe shkrimtarė tė tjerė tė asaj periudhe.

Pra, shumė studiues argumentojnė se ende pas emrit te Shekspirit nuk mund tė fshihet njė person i vetėm, por njė grup i shkrimtarėve tė asaj periudhe.

Megjithatė, tė gjithė historianėt e letėrsisė angleze janė disi te mjergullt me biografinė e William Shakespeare. Nuk ka dorėshkrime tė Shekspirit, ndoshta sepse tė gjitha origjinalet ishin nė duart e familjes Florio, tė cilat justifikonin posedimin e tyre, pėr tė mos rene nė duart e inkuizicionit.

Dėshmi e kėsaj pikėpamje mund tė gjendet nė bibliotekėn mbretėrore angleze.Martini Iuvara, autor i Shekspirit ishte italian.

Ai i shkroi Mbretėreshes Elizabeth II dhe Kryeministrit Toni Bler duke i kėrkuar lejen e tyre pėr tė parė nje arkiv ne kete biblioteke, me materiale te Shekspirit,per te zgjidhur kėtė mister njė herė e pergjithmone,pėr tė gjithė historianet dhe atyre te 'dashuruarve' pas kulturės letrare,por kurrė nuk ka marrė ndonjė pėrgjigje.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi