♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Analizė - DIELLI I DYTĖ NĖ QIELL!??

2 posters

Shko poshtė

Analizė - DIELLI I DYTĖ NĖ QIELL!?? Empty Analizė - DIELLI I DYTĖ NĖ QIELL!??

Mesazh nga Mona Sat Jan 29, 2011 7:00 pm

Nga Adnan Abrashi (A do ta kemi sė shpejti diellin e dytė nė qiell!?)

Si njė pasionues i flaktė i profetizimeve tė Nostradamusit, nė vitin 2002, kisha shkruar njė libėr, titulluar: “Parathėniet e Nostradamusit” Nė tė, veē parashikimeve tė shumta si tė ndodhura tanimė pėr njerėzimin, mė kishte lėnė pėrshtypje edhe njė tjetėr, qė pėr nga koha e ndodhjes i takonte tė sė ardhmes. Apo edhe ishte gati e pabesueshme se mund tė ndodh fare nė realitet. Nė njė strofė (kuatran, sikur ai e quante vargun me katėr vargje), Nostradamusi shkruante kėshtu:

Ky yll flokatė do tė shndris gjatė javės,
Dy shkėlqime diellore do tė zbulohen,
Natėn si roje njė qen do tė leh,
Prifti i parė kur ta braktis regjionin.

Tek Nostradamusi, paraqitja e yllit flokatė ėshtė njė shenjė apo paralajmėrim pėr shumė ngjarje tjera qė do tė ndodhin nė vitet pas shekullit XX. Vargu mbi zbulimin e dy shkėlqimeve diellore, nė shumė interpretime tė gjertanishme pėr Nostradamusin, nga komentuesit e tij, shpjegohej shkarazi si ndonjė ērregullim i mundshėm nė Univers, por nga asnjėri prej tyre, nuk kishte nė detale ndonjė pėrshkrim mė konkretizues. Ka edhe komentues tė tillė qė kėtė varg nuk e shpjegonin si ērregullim nė Univers, por, si mundėsi e eksplodimit tė bombės atomike, nė njė luftė katastrofike, qė do tė ndodhte nė tė ardhmen pėr njerėzimin.

Pėr vargun e tretė, “Natėn si roje njė qen do tė leh”, nuk ka ndonjė shpjegim konkret. Kjo, vetvetiu na le tė kuptohet se, nė kė kėtė strofė, ky varg nga autori, ėshtė futur mė tepėr si formė e tė shprehurit stilistik, se sa qė ka ndonjė porosi konkrete tė ndėrlidhur me tėrėsinė kuptimore tė strofės. Ndėrsa, vargu i katėrt i kėsaj strofe, ku gjatė ndodhjes sė kėtij fenomeni me “dy shkėlqime diellore”, thotė se “prifti i parė do ta braktis regjionin”, me “priftin e parė”, s’ka dyshim se kemi tė bėjmė me PAPĖN, i cili, nė atė kohė, do tė kthehet nga njė udhėtim i rėndėsishėm nėpėr botė.

Sikurse shumė parathėnie tė tjera tė Nostradamusit, qė pėr nga konkretėsia e pėrshkrimit tė tyre tė ndodhjes, janė tė prezantuara si tė qarta, por nga momenti aktual kohor, tė pakapshme si mundėsi pėr realitetin ton, kjo strofė (kuatran) mbi paraqitjen e diellit tė dytė qė do tė shndris dikur nė qiellin tonė, edhe pėr logjikėn time modeste tė rezonimit, atėbotė, ishte tėrėsisht e pakapshme dhe e pabesueshme. Por, jo gjithmonė...

Gjurmėve tė njė lajmi mė tė ri

Qėllimi i aktualizimit tė sėrishėm tė domethėnies interpretuese tė kėtij kuatrani (strofe) parashikuese tė Nostredamusit, mė shtyri njė lajmė qė lexova kėto ditė nė medie tė huaja. Atė, si sensacion, e kishte transmetuar edhe njė gazetė e jona ditore. Konkretisht, pėr mundėsinė e ndodhjes sė kėtij fenomeni, para disa dite, kishte shkruar gazeta prestigjioze britanike “Daily mail”.

]“Toka sė shpejti do tė mund ta fitojė diellin e dytė, tė paktėn pėr njė apo dy javė. Njė prej yjeve mė tė shndritshme tė qiellit tonė do tė shpėrthejė, ndėrsa eksplodimi do tė mund tė mund tė ndodhė qysh gjatė kėtij viti” - shkruan gazeta britanike nė fjalė

Brad Carter, fizikan i Universitetit Qweenslandi Jugor, thotė se eksplodimi qė do tė pasojė dhjetėra milionė herė mė i shndritshėm se sa Dielli, qė do tė thotė se nė Tokė do tė kemi dritė diellore 24 orė. Gjatė dy javėve do tė duket sikur t’i kemi dy diej. Pas kėsaj, muajve tė ardhshėm pas shpėrthimit, drita nga ylli gjigant do tė zbehet dhe nė fund do tė bėhet i pa vėrejtur.
Shpėrthimi do tė ndodhė, dhe vetėm ēėshtje kohe ėshtė se kur do tė ndodhė. Kjo do tė mund tė ndodhė para fundit tė vitit 2012, por edhe nė periudhėn pre disa miliona viteve tė ardhshme, pohon Carter.
Astrofizikanėt pohojnė se ylli i madh Betelguese, qė gjendet nė galaktikėn Orion, ėshtė ylli i nėntė mė i shndritshėm nė qiellin tonė dhe gjendet larg Tokės 640 vjet drite. Ky yll ka filluar tė humbas masėn, gjė qė ėshtė shenjė e kolapsit tė gravitacionit, transmeton kėtė lajm edhe gazeta “Time”.

“Pas shpėrthimit, e para gjė qė do tė shohim ėshtė shiu i grimcave tė imėta tė quajtura nuetrinos”, sqaron Carter. “Ato do tė bien edhe nė Tokė dhe do tė hyjnė edhe nėpėr trupat tonė, mirėpo, prapė po theksoj, pa kurrfarė pasojash tė dėmshme pėr shėndetin tonė”, pėrfundoi ai.

Ėshtė e vėrtetė se, edhe jashtė kėtij lajmi mė tė ri, kudo nė rruzullin tokėsor, shumė njerėz, momentalisht janė tė preokupuar me njė ankth kolektiv pėr vitin 2012 Pėr njė parashikim nga kalendari i civilizimit tė lashtė MAJA, tė ndodhjes sė mundshme tė njė apokalipse apo katastrofe me pėrmasa tė mėdha. Mirėpo, nė lidhje me kėtė fenomen tė “diellit tė dytė”, ekspertėt pohojnė se shpėrthimi i kėtij ylli do tė ndodhė shumė larg Tokės, prandaj ėshtė e pamundshme qė ajo drejtpėrdrejtė tė na shkaktoj ndonjė dėm. Mė sė paku tė pėrmasave apokaliptike, sikur, nė tė vėrtet, druajmė tė gjithė...


shkėputur nga Tribuna Shqiptre
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Analizė - DIELLI I DYTĖ NĖ QIELL!?? Empty Re: Analizė - DIELLI I DYTĖ NĖ QIELL!??

Mesazh nga taku Sat Jan 29, 2011 7:57 pm

epo po qe se ska pasoja kjo qe do ndodhi mos te shqetesohemi neve
taku
taku
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10995
Vendndodhja Vendndodhja : babiloni
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/02/2010
Falenderimet Falenderimet : 134

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Analizė - DIELLI I DYTĖ NĖ QIELL!?? Empty Re: Analizė - DIELLI I DYTĖ NĖ QIELL!??

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 10:01 am

shyqyr qe spo na ndodh naj gje neve

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Analizė - DIELLI I DYTĖ NĖ QIELL!?? Empty Re: Analizė - DIELLI I DYTĖ NĖ QIELL!??

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi