♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhelozia kompjuterike

Shko poshtė

Xhelozia kompjuterike  Empty Xhelozia kompjuterike

Mesazh nga Eri dr Fri Jan 28, 2011 9:57 pm

Edhe xhelozia sot ėshtė modernizuar, ėshtė bėrė hi-tech. Ajo kalon nėpėrmjet kompjuterit e mesazheve, qė janė mrekullitė e fundit tė teknikės... Tanimė, nėse interneti dhe teknologjitė e fundit na ofrojnė mėnyra tė reja komunikimi, “vende” tė reja pėr t'u dashuruar apo pėr tė shprehur dashurinė, ato krijojnė edhe raste tė reja e motive pėr tė na bėrė xhelozė.
Interneti ėshtė, kryesisht njė univers i tėrė nė rrjet, njė botė e tėrė pėr t’u eksploruar, ku mund tė humbasim, tė zbavitemi e tė maskohemi njėkohėsisht. Nė tė njėjtėn kohė, studimet e kushtuara argumentit nė fjalė zbulojnė se sot po shtohen varėsitė nga “rrjeti” dhe se duhet tė krijohen qendra e tė pėrpunohen strategji, “pėr t'u dezinfektoksikuar” nga web-i.
Seksi sot ėshtė ndarė nga zemra. Por, siē vėzhgon Xhanpaolo Fabris, pavarėsisht nga pėrhapja e portaleve porno e chateve erotike, "tė molepsurit", tė cilėt duket se “dėbohen” nga porta kryesore, hyjnė me njė fluks tė vazhdueshėm e tė bollshėm nga tė gjitha dritaret. Mes kėtyre molepsjeve shfaqet shpesh xhelozia ose frika reale e imagjinare se mos personi ynė i dashur parapėlqen ndonjė person tjetėr e fillon tė endet nė rrugėt informatike.
Xhelozėt dyshojnė nėse partneri kalon shumė kohė nė kompjuter e nėse nuk kontrollojnė dot e-mail-in apo t'i hedhin njė sy celularit. Dhe ata kanė tė drejtė, nėse ėshtė e vėrtetė qė tė dashurit klandestinė komunikojnė nėpėrmjet mesazheve. Mjafton njė "mesazh" i dyshimtė qė dy persona nė 10 tė bėhen xhelozė deri nė atė masė sa tė fillojnė “hetimet” pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, me qėllim qė t'ia heqin maskėn bashkėshortit tradhtar.
Xhelozia kompjuterike  Foto-1xhelozia
Zakoni pėr t'i besuar celularit sekretet dhe mėkatet e dashurisė sot ėshtė aq i pėrhapur, saqė shpeshherė "telefonėt tradhtarė" kanė pėrfunduar nė faqen e para tė revistave.

Por, njė "fshirje e listės sė thirrjeve" ėshtė e barasvlershme me njė rrėfim tė plotė. Edhe Ana Maria Bernardini de Pace, avokate e famshme e divorcit, pohon: “Tė lexosh memorien e telefonit tė dorės ėshtė mjeti mė i sigurt pėr tė zbuluar njė tradhti. Mė dinakėt, - vazhdon avokatja, - kanė tanimė njė dopio celular ose, tė paktėn dy karta sim: njė pėr bashkėshortin, tjetrėn pėr tė dashurin. Meshkujt, janė nė pėrgjithėsi mė naivėt. Ata e shėnojnė kodin e tyre pin nė bllokun e shėnimeve, ose nė njė copė letėr, tė cilėn e mbajnė nė portofol. Dhe jo si Vanesio, tradhtari protagonist i filmit francez "Mbretėreshė vetėm pėr njė ditė", i cili si kod sekret ka emrin e njė beteje tė famshme.
Sipas agjencive investigative, celularėt janė letėrthithėsja e tradhtive nė 87,2 pėr qind tė rasteve, qė do tė thotė: mesazhe. tė dyshimta, ose njė listė e tėrė thirrjesh tė marra ose tė bėra. Pra, celularėt janė tė rrezikshėm, jo vetėm pse tė lejojnė tė shkruash e tė memorizosh mesazhe dashurie, por janė mėnyra mė e thjeshtė pėr tė gėnjyer pėr spostimet tona.
Kur spiunazhi bashkėshortor bėhet "hi-tech”
Njė tradhti nė rrugė interneti mund tė zbulohet, duke ndjekur instinktin, dyshimin dhe rastėsinė, nė dispozicion tė "cyber-xhelozisė".
Xhelozia kompjuterike  Foto-2xhelozia
Sipas Shoqėrisė sė Kėrkimeve Com-Score Media Matrix, gjysma e personave qė kanė njė flirt nė rrugė interneti janė tė martuar, ndėrsa 2/3 e avokatėve amerikanė, tė intervistuar nga American Academy of Matrimonial Laėyers, kanė deklaruar se Interneti luan njė rol tė rėndėsishėm nė proceset e divorcit, si nė rastin e takimit me persona nė web, ashtu edhe nė rastin e pasionit tė shfrenuar (nga ana e mashkullit) pėr sitet pornografike.

Bumi i flirteve nė rrugė interneti, veē tė tjerash, ka krijuar njė treg tė ri, atė tė aparaturave tė "Cyber spiunazhit". Ėshtė fjala pėr prodhime derivate tė Softwere, tė projektuara pėr tutelėn ndaj fėmijėve. Lider nė kėtė sektor ėshtė pikėrisht shoqėria Spectorsoft, drejtori i tė cilit, Doug Fowler, pohon se ka shitur mė tepėr se 100 mijė nga artikujt e tij Spector ed e Blaster.
Nėse instalohen nė kompjuterin "e inkriminuar", ato regjistrojnė pa krijuar asnjė dyshim - tė gjitha e-mail-et e dėrguara e tė marra; bėjnė njė kopje tė adresave dhe memorizojnė ēdo fjalė tė shkruar, si dhe listėn e siteve web tė vizituara. Pėrveē kėsaj, edhe Blaster-i tė lejon “tė kontrollosh” nė distancė, nė kohė reale, kompjuterin e personit "tė dyshuar". Publiciteti i Sofwareve ėshtė i qartė: "Ne i kapim e-mail-et e tij dhe t’i dorėzojmė menjėherė", ėshtė slogani publicitar.
Kėsaj i shtohet dhe njė shpirt krijues personal. John La Sage, i braktisur nga gruaja pėr njė burrė tjetėr (tė cilin ajo e njohu nė rrjet), krijoi "www.chatcheaters.com", njė sit pėr "viktimat e tradhtisė", nė realitet (njė listė trukesh e teknikash, pėr tė spiunuar bashkėshortin tėnd), qė mirėpret, natyrisht, reklamėn e prodhimeve “tė jashtėzakonshme” Spectorsoft.
Ndėrkohė, Spy-Lab-si nxjerr nė shitje, nėpėrmjet Internetit, telefona tė vegjėl spiunė qė kanė brenda njė microchip, i cili lejon, nėpėrmjet komandės, tė dėgjosh gjithēka qė ndodh nė ambientin pėrreth.
Tek e fundit, kjo ėshtė teknologjia nė shėrbim tė xhelozėve tė sėmurė. Si pėrfundim, kur njė xheloz kėmbėngul pėr tė kėrkuar konfirmim pėr dyshimet e tij, edhe kur ato janė absolutisht tė pabazuara, ai arin gjithmonė t’i gjejė ato
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Xhelozia kompjuterike  Empty Re: Xhelozia kompjuterike

Mesazh nga Vizitor Thu Feb 21, 2013 4:30 pm

aaaaahahahaahah qenka xhelozi interesante kjooo

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi