♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ditė shumė e bukur pėr tė vdekur

Shko poshtė

Ditė shumė e bukur pėr tė vdekur Empty Ditė shumė e bukur pėr tė vdekur

Mesazh nga Eri dr Mon Jan 24, 2011 8:32 pm

UILLIAM AIRIS


Mė vonė u kthye nė vendin ku gjendeshin jastėkėt dhe thjesht, pa pėrkujdesje, u shtri pėrtokė, tė vinte mbi ta kokėn.
Nuk ndiente ende asgjė, asnjė dhimbje. Qė tė reagonte, ndezi njė cigare. Por, siē ndodhte gjithmonė kur pinte cigare, nuk e thithi mė shumė se dy a tre herė, pėrpara se ta braktiste pėrfundimisht nė tavull.
Mendonte prapė pėr fshatin, pėr shtėpinė, siē kishte qejf tė thoshte. Ndėrkaq, nuk kishte asnjeri atje, qė tė kthehej pėrsėri. Qė atėherė kur ishte larguar nga shtėpia, mamaja kishte vdekur. Sa pėr babanė, asnjėherė se ndjeu pranė, tė paktėn pėr aq sa dinte ajo, ai tani kishte shoqėrinė. Gjithmonė parapėlqente shoqėrinė e miqve tė tij nga ajo e saja. Motra ishte e martuar dhe kishte njė tufė fėmijė… tre pėr saktėsi, por mbushnin aq shumė shtėpinė, saqė s’ngelej vend pėr tė tjerėt. Vėllai bėnte shėrbimin ushtarak nė Gjermaninė Perėndimore. Por edhe ai nuk ishte veēse njė fėmijė. Jo, nuk kishte me tė vėrtetė asnjė. Kėrkund s’mund tė shkonte. A! Tani, filloi… . Po, sigurisht. S’ndiente ende pėrgjumėsi, vetėm njė pafuqi. Njė gumėzhitje, si njė rrahje krahėsh mushkonje kėmbėngulėse, i ēentroi veshėt.
S’mundte as tė mendonte. Kishte arritur fundi. Nuk do e interesonte mė tė mėshironte vėshtrime dashamirėse nga turma, s’do tė kishte mė tension tė dallonte ngjyrėn e bardhė tė njė zarfi nė kutinė postare, nuk do luste mė tė dėgjonte zilen e telefonit. Bota le tė vazhdonte pagjumėsinė e saj dhe ta linte atė tė flinte. U kthye anash duke shtrėnguar faqen tek jastėkėt. Sytė po i mbylleshin. Mori, duke u zgjatur, shaminė e lagur qė kishte pėrgatitur pėr tė mbajtur mbyllur qerpikėt.
Atėherė dėgjoi zilen. Besoi, nė fillim, mos ishte njėra nga simptomat e njohura. Ngjante me njė tingull tė njė marshimi tė gjatė tė njėjtė me mbritjen e njė treni. Donte tė rrotullohej, tė mos dėgjonte mė, por u gjend e ngritur nė gjunjė me trurin e turbulluar. Befas u ndėrgjegjėsua se zilja gjėmonte nė apartamentin e saj, atje, nė cep dhe ishte tingulli i telefonit.
Ja arriti tė ngrihej. Dhoma iu rrotullua, pak, rreth saj dhe mė vonė qėndroi. Pėr njė moment iu duk sikur do tė villte, mė vonė njė llahtari e zotėroi pėr tė marė frymė, njė frymėmarje mė cilėsore seē i duhej pėr tė vazhduar tė jetojė. Hapi njėra pas tjetrės dritaret dykanatėshe. Njė ajėr i freskėt e pushtoi nė tėrė qėnien e saj dhe e shkundi nga koka te kėmbėt. U kujtua, tė mbyllte gazin nė guzhinė.
Gjithė atė kohė zilja ngulmonte. E palėvizur vėshtronte e habitur telefonin. Mė pas, mbasi ai vazhdonte tė binte, duke pėrgėnjeshtruar durimin e saj, rrėmbeu receptorin.
Njė zė femėror, me theks tė lehtė tė huaj, pyeti: “Alo. Sallameria Shulc?”
Lorela Hamond u pėrgjigj me njė zė qė tė kujtonte disk zėējerrė: “Sallameria Shulc? Jo.”
Vėshtirė tė bėhesh e besueshme. Zėri tjetėr pėrsėriti: “Nuk ėshtė sallameria Shulc?”
“Ju thashė, jo”.
Zėri u mendua, pėr tė fundit herė, thua se kėmbėngulja e saj do ia dilte tė ndreqte gabimin.
“A nuk ėshtė numri 3-8448?”
“Jo, flisni me 3-8844?”, u pėrgjigj me njėfarė turbullimi Lorela. Mė nė fund, zėri u duk se e besoi: “Do kem bėrė gabim. Mė vjen keq. Shpresoj se nuk flinit”.
“Jo, jo ende”, e ndėrpreu befas Lorela. Dhe, nėse flija, u mendua, asnjė s’do mund tė mė zgjonte.
Uli mekanikisht receptorin. Ju deshėn disa minuta, derisa tė ndėrgjegjėsohej se ē’kishte ndodhur. Mė pas njė e qeshur e thatė por shpėrthyese e pėrfshiu. Tė shpėtonte nga sallameria Shulc! I bėri pyetje vetes pėrse vallė e quante komik lajmin se kishte shpėtuar nga njė sallameri. Nėse ishte njė numėr gabim qė kishte lidhje me ndonjė gjė tjetėr, natyrisht nuk do tė kishte sjellė tė njėjtin rezultat. Ē’gjė pėr tė qeshur kishte njė sallameri? Nuk dinte. Ndoshta tė ishin ushqimet qė shiteshin atje: salēiēe, sallam, mortadelė, prodhime deri, tru dhe kėmbė pėr paēa.
Tani qeshte fort, gati histerikisht. E pamundur tė ndalonte. E qeshura e pėrshkonte dhe i sillte lotė nė sy. Detyrohej tė mbante njėherė kokėn dhe njėherė brinjėt. E pamundur tė qetėsohej. Asgjė, mė parė, nuk i ishte dukur kaq pėr tė qeshur! Kurrė mė parė njė pothuajse tragjedi nuk ishte zgjidhur me njė shpėrthim tė tillė humori! Kur, mė nė fund, e qeshura pushoi, ishte pėr shkak tė drobitjes, sepse Lorela ishte nė kufijtė e shėmbjes.
Si tė rifillonte mbas gjithė asaj ndėrprerje komike? Ndėrsa, e kishte akoma ndjenjėn e analogjive dhe tė mėnyrave tė sjellshme… . Edhe jeta mė mizore kėrkon njė fund tė nderuar. Hapi prapė gazin. Ndezi njė fije shkrepėse dhe e afroi nė furrė. Vuri ujė tė ngrohet qė tė pėrgatiste njė filxhan ēaj. Ngushėllimi i vajzės sė pleqėrisė u mendua me hidhėrim. Shkėmbeni shpresat me njė filxhan ēaj.
Do tė pres edhe njė ditė, vendosi Lorela. Vetėm njė ditė. Nuk ėshtė shumė. Ndoshta tė ndodhė diēka qė s’arriti tė shfaqet gjithė kėto ditė qė pasojnė tė sotmen (por, dinte se asgjė s’do tė ndodhte). Ndoshta ajo ditė do tė ishte e ndryshme (por, ishte e sigurtė pėr tė kundėrtėn). Dhe nėse jo, nesėr nė darkė… .
Ngriti lehtė shpatullat, ndėrsa hija e njė buzėqeshje i ndriēoi prapė fytyrėn: kėtė herė nuk ishte sallameria Shulc!
Kaloi gjithė natėn e mbetur e tulitur, e humbur brėnda njė enigmeje gjigande, ndėrsa nė anė tė saj ulėrinte njė radio portative e madhe si harmonikė. E kishte sintonizuar nė valėn e Patersonit e cila dėgjohej njėzetė e katėr orė nė njėzetė e katėr orė. Ekzistonin tė kėtillė edhe stacione tė tjera, vetėm se transmetonin pa pushim reklama. Nuk do tė dėgjoje asnjė reklamė nė programin e Patersonit qė shoqėronte kalimin e natės me meloditė e harruara; Kan-Kan, Roberta, Zonja ime e bukura. Lorela u shtri. Vari kokėn nė gjoks dhe ngjante me njė vajzė tė pėrgjumur nė kolltukun e njė tė rituri.
Kur dielli i preku sytė, u ngrit. Mendoi se ishte njė ditė si tė tjerat, ku i duhej tė shkonte nė zyrė. Por jo, ishte njė ditė gėzimi, njė ditė qė ia kishte falur vetes sė saj.
Deshi mė parė, tė mbaronte mėngjesin, tė lahej, tė vishej, dhe pastaj tė telefononte nė zyrė. Telefonoi dhe porositi Hatin, sekretaren:
“Lajmėroje zotin Baris se nuk vij sonte”.
Kishte kaluar ora dhjetė.
Hati me njė ton ngushėllues tha: “S’ndjeheni mirė?”
“Tė jem e sinqertė”, u pėrgjigj Lorela Hamond, “S’ndihem aspak keq. Ndihem, mė sakt, mė mirė se dje”. Dhe ishte e vėrtetė.
Sekretarja kėmbėnguli:
“Pra duhet ti them se nuk ndiheni mirė. Ėshtė kėshtu?”
“Jo, aspak. S’mė intereson fare se ē’do t’i thoni”.
Sekretarja ndryshoi tonin. Ngaqė s’kuptoi se ē’po ndodhte, donte tė mbrohej.
“Atėherė mund t’i them se vendosėt tė merrni njė ditė pushim”.
“Nėse kjo i’u kėnaq, pėrse jo?” U pėrgjigj Lorela para se ta mbyllte.
Njė ditė, apo njė jetė leje. Cili tė ishte ndryshimi tashmė… .
Pak, para se tė bėhej mesditė, Lorela e veshur me njė kapele tė vogėl kashte dhe me njė fustan me ngjyra tė ndezura, mbylli derėn e hyrjes sė saj, vuri njė ēantė dhe doli tė shijonte ditėn e re. Ishte njė ditė e bukur me tė verdha dhe blura. Qielli ishte blu, pjesa e jashtme e ndėrtesave merrte njė ngjyrė tė florinjtė nė diell dhe ana nė hije e rrugės ngjante e lyer nė blu, pėr opozitė.
Si mund tė shpenzojė dikush ditėn e tij tė fundit nė Nju Jork? Pėr saktėsi, ku tė shkojė dikush, nė Nju Jork, nė ditėn e mbetur tė jetės sė tij? E sigurtė ėshtė se nuk do shkojė nė Shėtitoren e Pestė tė kėrshėrojė vitrinat. Sepse tė kėrshėrojė vitrinat, domethėnė llogaris dhe parashikoj ditėn qė do tė kem lekė tė blej, ē’tė dua. Nuk do shkonte, gjithashtu, tė shihte njė shfaqje. Pra, ē’ngelet? Njė shėtitje nė park. Ja se ēfarė do tė ishte e kėnaqėshme, zyrtare. Jeshillėku i gjetheve, bari, monopatet e ngushta, fėmijė qė luajnė. Por jo. As kjo s’do ishte tamam pėr njė ditė tė tillė. Qetėsia e njė parku tė izoluar, tė haruarit, brėnda nė qendrėn e qytetit tė shumėzhurmshėm, do ta bėnte tė ndjehej -Lorela e parashikonte- edhe mė e vetmuar, mė tė hutuar dhe diēka tė tillė nuk do ta donte. Dėshironte tė kishte njerėz rreth saj. Mori njė autobuz tė rastit. U drejtua nė perėndim, duke pėrshkuar rrugėn 72. Mė pas duke ndjekur rrugėn 57, u kthye nga perėndimi. Sapo autobuzi arriti nė shėtitoren Pesė dhe pėrgatitej tė merrte qė nė fillim gjatėsinė e saj, Lorela zbriti. Eci pėr pak nė tė kundėrt, deri nė vendin ku shatėrvani dhe parterėt e ēelur tė Qėndrės Rokfeler u rishfaqėn para saj. Natyrisht, kėtu dėshironte tė vinte. U befasua, qė se kishte menduar menjėherė.
Ngjante si njė oaz brėnda nė qytetin e tensionuar dhe nuk ndihesh i izoluar, si nė park, sepse ishin shumė ata qė kishin dėshiruar tė pėrfitonin nga pushimi i mesditės. Edhe se turma shumėngjyrėshe ishte ndonjėherė aq e dėndur, sa ngjante me njė koloni, pamja tė qetėsonte dhe tė shplodhte.
Lorela mori rrugėn e cila tė ēonte mbrapa Qėndrės Rokfeler. Kjo rrugė, pėr tė mbajtur karakteristikėn e saj, qėndronte e mbyllur pėr qarkullim automjetesh njė herė nė vit. Si dhe shumė tė tjerė, Lorela u ul nė parvazin djegės nga dielli qė karakterizonte sheshin. Nė dimėr, kishte ardhur kėtu, njė a dy herė pėr tė ndjekur akullrrėshqitėsit. Tani nuk kishte mė akull dhe ata qė gjėndeshin atje vaktonin nė karrige poshtė ombrellave ngjyrėndezyra dalluese. Njė ajėr i ngrohtė si mjaltė tundte mbi kokėn e saj njė rresht tė gjatė flamujsh nga tė gjithė shtetet. Donte tė dallonte disa por veē tė Anglisė dhe tė Francės, nuk ia arriti. Tė tjerat ishin tė panjohura… . Ka shumė vende tė reja tani nė botė. Dhe ndoshta kėtė moment, Nė ē’do njėrėn nga ato, ndonjė vajzė si Lorela, tė tentojė tė njėjtin veprim si tė sajin. Nė Paris, Nė Londėr, po, dhe gjithashtu nė Tokio. Vetmia ėshtė njėlloj nė tė gjithė botėn.
Ēanta e saj ishte plastikė e njė cilėsie tė dobėt. Dielli e thekėronte dhe ndiente ta shqetėsonte poshtė krahut dhe mbi kofshė, ndėrsa pėrshkonte fustanin e hollė veror tė saj. Njė minutė mė vonė, ndėrsa vėshtronte e habitur sheshin, ktheu e harruar shpinėn.
Ishte atėherė kur dėgjoi tė thirrurėn pas saj. U kthye, si gjithė njerėzit, tė shohė se ē’ndodhte. Njė burrė, qė deri atė ēast ēapiste pak mė shpejt se tė tjerėt, bėri tė vraponte pėrsėri. Njė tjetėr burrė, i varur nė parvaz, nė buzė, kėrceu pėrtokė, dhe u sul pas tij. Turma qėndronte afėr, tė shihte skenėn dhe kėshtu Lorela pas pak i humbi nga sytė.
Atė ēast ndjeu mungesėn e ēantės. Dhe ndėrsa po pyeste veten se ē’duhej tė bėnte, pa dy burrat tė ktheheshin afėr saj. Njėri tėrhiqte tjetrin nga jaka dhe poshtė krahut tė tij kishte ēantėn e Lorelės. Tjetri protestonte, por pa qėnė bindės.
“Ej! Ē’ju zuri? Lėshomėni. Kush u’a jep kėtė tė drejtė?”
“Juaja ėshtė?” pyeti burri i dytė, duke qėndruar pėrpara lorelės duke i treguar asaj ēantėn. “Oh, po!” bėri ajo, duke marrė mbrapsh ēantėn e saj.
“Duhet tė jeni mė e kujdesshme”, tha ai. “Lėnia ashtu e ekspozuar ėshtė si njė karrem pėr dikė qė ta rrėmbejė”.
Hajduti gjeti menjėherė njė dėrrasė shpėtimi:
“Kėrkova tė gjeja zonjėn qė t’ia ktheja”.
“Po, po,sigurisht”, ia ktheu prerė burri qė e mbante mbėrthyer pėr jake.
Njė ruajtės rendi u paraqit, duke pėrgėnjeshtruar shprehjen tradicionale njujorkeze: “Nuk gjenden kurrė atje kur ke nevojė”. Ishte njė mbrojtės rendi qė ruante tė freskėt ende nė kujtesėn e tij edukatėn nė shkollė. E bardha e bardhė, e zeza e zezė. Dallimet e ndėrmjetme pėrjashtoheshin.
“Adresėn dhe emrin, ju lutem”, pyeti Lorelėn, kur mėsoi se ē’kishte ngjarė. “Pėrse?” u pėrgjigj ajo.
“Do tė donit tė bėni denoncim?”
“Jo, aspak”.
“Ju rrėmbeu ēantėn dhe nuk doni ta denonconi?”
“Kuptoni se sjellja juaj inkurajon tipa tė tillė? Nėse shpėton kėshtu, do rifillojė. Do tė ketė edhe imitues tė tjerė kėshtu qė qyteti ynė do tė bėhet i pabanueshėm.”
“Nuk duhet tė jeni kaq zemėrgjėrė, zonja ime e mirė”, bėrtiti me njė zė shtrigan njė grua brėnda turmės qė i rrethonte. “Unė nė vendin tuaj, do i jepja njė mėsim tė mirė!”
“Po, nuk dyshoj”, mendoi Lorela. “Por ju keni pėrpara njė jetė qė tė kėnaqni denoncimet e keqbėrėsve tuaj”. Duke parė rrjedhėn qė po mernin gjėrat, fajtori mori guxim. “Nėse zonja nuk do tė mė denoncojė, pėrse mė mbani?” protestoi. “Nuk keni asnjė arsye”.
Polici i ri iu kthye egėrsisht atij: “Nuk kemi? Atėherė do e gjej njė arsye. Edhe sikur tė jetė vetėm rrugaēėri”.
“Si ka mundėsi tė mbėshtesni se rrugaēėroja, deri sa vrapoja me gjithė… .” Pėrgjigjja ishte e saktė, derisa burri pushoi befas, duke u ndėrgjegjėsuar se do tė bėnte lėmsh mė shumė gjėrat.
“Oh! Ju lutem. Le tė mbarojė kjo histori”, pshehrėtiu papritur Lorela dhe zėri i saj transmetonte njė dhimbje ipervolike. Nuk kishte ndėrmend tė harxhonte kohėn qė i ngelej tė jetonte e shoqėruar me kėtė turmė tė mėrzitshme. Dhe, mė kryesorja, nuk donte tė bėhej shkaku tė arestonin dikė qė do tė kalonte natėn nė hetuesi, duke pritur tė gjykohet ditėn tjetėr.
Britma i kishte shpėtuar, sepse nė tė vėrtetė nuk ishte veē njė pėshpėrimė qė ia drejtonte vetėm vetes sė saj. Por, burri i cili kishte kapur hajdutin e dėgjoi dhe e kuptoi. Duke e zėnė pėr dore, i hapi rrugė brėnda turmės kureshtare qė sa vinte e shtohej papushim.
“Jeni e sigurtė zonjė qė s’do ndryshoni mendim?” thirri punonjėsi i rendit.
“E sigurtė”, pėrsėriti ajo, pa kthyer kokėn.
U larguan nga vendi i ngjarjes dhe morėn rrugėn me tė ēelura e cila tė shpinte nė shėtitore.
“E latė tė iki”, vėrejti burri. “As edhe njė vėrejtje”. Ajo tundi kokėn, pa u pėrgjigjur. Ėshtė e lehtė tė bėsh tė ashprin, kur ndjehesh i lirė dhe i sigurtė pėr veten, si pėr shembull burri pėrbri saj.
“Unė, sot ndiej keqardhje pėr tė gjithė, edhe pėr atė tipin e varfėr qė lamė pas me mbrojtėsin e rendit”.
“Mė kujtohet njė herė nė Ēikago” tha burri.
“Mė kishin zhvatur portofolin brėnda xhepit tė brendshėm, ndėrsa prisja nė radhė pėr bileta, nė stacion”. Dolėn nė shėtitore. Thua se e kishin bėrė me fjalė, pa hezituar, u drejtuan nė veri. Ndoqėn rrugėn nga ajo kishte kaluar mė parė. E bėnė mekanikisht, thua se njiheshin vite. Kaq natyrshėm sikur tė dinin qė tė dy ku shkonin.
Ajo e kuptoi mbas pak, por nuk bėri asgjė pėr ta rregulluar. Tė ishte tjetėr ditė do ta kishte rregulluar menjėherė, duke kėrkuar tė ikte. Por jo sot. Pėr sa kohė s’i fliste, apo tė bėnte ndonjė gjė tė veēantė, mė mirė qė ishin bashkė me tė se vetėm.
“Kėto ndodhin mė lehtė nė qytetet e mėdha, sesa nė tė voglat. Brenda turmės duhet tė ndihen tė sigurtė”.
“Ju nuk vini nga qytet i madh?”
“Na pėlqen ta quajmė qytetin tonė tė njė rėndėsie jo tė veēantė. Pranojmė se nuk ėshtė as Nju Jorku, as Ēikago. Vij nga Indjanapolis”.
“Oh! Atje ku bėhen ndeshjet!”
“Pa tjetėr, i vetmi titull nderi!”
“Hamendėsoj se i shikoni rregullisht”.
“Vetėm sivjet nuk munda tė shkoj, sepse gjendesha kėtu. I ndoqa nga televizori. Por s’ishte njėlloj.
Pak me vonesė -por po ta shqetėsonte, me siguri qė do ia thoshte- qėndroi pėr ta pyetur: “Nuk ju shqetėsoj, tė paktėn qė eci bashkė me ju?” Tha mekanikisht, pa…
“Ju lutem!” bėri ajo butėsisht. “Nuk ėshtė rrėmbim. Nėse njėri nga ne tė dy do kishte rrėmbyer tjetrin, ajo do tė isha pa dyshim unė, ndaj mė falni”.
“Jo jo, aspak!” protestoi me forcė ai.
Ishte pėrgjigjia e zakonshme. Ajo qė duhej tė jepte. Nė njė rrėmbim ka zgjedhje dhe studim tė hollėsishėm, kjo, kėtė herė, pėr asnjėrin nga tė dy nuk vlen as zgjedhja, as studimi i hollėsishėm. Ishte thjeshtė njė tėrheqje. “Keni kohė kėtu?” Donte tė mėsonte Lorela pėr tė ndryshuar temė.
“Kėtu e gjashtė muaj. Mora transferim nga zyra jonė e Nju Jorkut”.
Eksperienca e saj e hidhur e bėri tė pyesė:
“Pėrballuat vėshtirėsira nė pėrshtatje?”
“Shumė. Atje, tek ne, isha mbret. Njė burrė nė shtėpi mes grash. Ngjaja si kaposhi mes pulave. Mė keqmėsuan shumė”. Sido qė tė ishte nuk i dukej, mendoi Lorela. “Nėna ime mė pėrkėdhelte, sepse isha djali i vetėm i familjes. Motra e madhe e cila tani ėshtė e martuar dhe jeton nė Japoni s’ma prishte qejfin kurrė, sepse isha “vėllai i vogėl”, dhe mė e vogla mė pėrkėdhelte, sepse isha i madhi”, kėshtu qė dilja i fituar”.
“Dhe ju ēfarė jepnit nė shkėmbim?”
“Lija rrogėn time mujore nė shtėpi dhe tė gjithė mbėshteteshin tek mua tu rregulloja makinėn apo televizorin, pa ndihmėn e teknikut”.
“Atėherė shpėrbleheshin edhe ata si shlyerje”, buzėqeshi Lorela.
Arritėn nė rrugėn 57. Atje ndaluan, jo qė tė ndahen, por tė vendosnin bashkė ku do tė shkonin, sepse qė tė dy pranonin heshturazi tė harxhonin ditėn e mbetur nė shoqėri.
“Sikur tė shkonim pėr tė ngrėnė?” propozoi ai.
“Nuk kam ngrėnė ende, ju?”
“Ėshtė vonė… . Nuk do ktheheshit nė zyrėn tuaj?”
“Kam leje sot. Krijuesi i firmės vdiq. Ishte tetėdhjetė vjeē dhe ishte tėrhequr me vjet tė tėra nga puna. Por pėr respekt, zyrat do tė ngelen njė ditė mbyllur”. Pėrsėriti ftesėn. “S’kam uri”, u pėrgjigj Lorela. “Do thoja se pėrkundrazi shėtitja nė diell mė dha etje. Do tė pranoja me dėshirė njė pije freskuese”. I propozoi tė shkonin te Hiksi, jo larg nga atje. Kur arritėn, parapėlqyen ndėnjėset e banakut nė vend tė tavolinave.
“Nė krishtlindje - pėr mė saktė nė prag tė krishtlindjes - qėndroj gjithmonė kėtu, pėr tė blerė njė kuti ēokollata” ju rrėfye ajo.
Ai ngriti lehtė vetullat, pa bėrė koment.
“Ja dhuroj vetes” shtoi Lorela, “kur asnjeri tjetėr nuk e bėn”.
“Ndoshta radhėn tjetėr nuk do t’keni nevoje ta bėni keshtu” i tha ngrohtėsisht. Lorela kėrkoi tė pinte ēokollatė, ai porositi kafe dhe njė sanduiē me zambon. Pastaj shkuan nė park. Pėrshkuan hyrjen e Shėtitores sė 6-tė dhe morėn kthesėn e cila pas njė kthese tė vogėl, i nxorri nė Meil dhe nė liqen. E ndjenin afėr tashmė njėri tjetrin. Jeta e tyre personale u duhej mė shumė sesa sipėrfaqja e gjėrave. Nuk flisnin vazhdimisht, por disa momente ndėrmernin zhytje, thellė brėnda tyre. Mėsoi, kėshtu tė gjitha gjėrat qė ai donte. Dhe burri mėsoi tė gjitha pėr atė. Gjėrat tė cilat pėlqenin ishin tė pėrbashkėta.
“Ėshtė e ēuditshme sa ngjajmė”, mendoi Lorela. “Krim qė u takuam vonė…”
“Ndoshta, nuk ėshtė vonė”, pėshpėriti papritur. I lindi ideja e ēmendur se tė gjitha do tė mundnin tė fillonin sonte.
“Ēfarė bėtė gjashtė muajt, ditė pėr ditė?” e pyeti befas.
“Ėshtė e vėshtirė tė kujtoj me hollėsira. Le tė mundohem: para gjashtė muajsh isha ende nė Indianapolis. Nėse ishte ditė e zakonshme, qėndroja pėrpara tavolinės sė arkitektit deri nė pesė. Saktėsisht mė pesė gjeja haremin tim. Nėse ishte e djelė, atėherė mund tė shkoja njė xhiro me makinė”.
“Vallė me kė?” mendoi ajo pa pyetur.
“Po pėrse dėshironi tė mėsoni?”
Ngriti supet. “Nuk di”.
Thoshte gėnjeshtra. “Sa ndryshe do tė rridhte jeta ime”, vriste mėndjen papushim, “po ta kisha njohur kėtu e gjashtė muaj”.
Ndjehni, ndonjėherė vetmi nė Nju Jork?” e pyeti prapė.
“Oh po! Njė zot e di”.
“Por pėr burrin nuk ėshtė aq e vėshtirė, ė?”
“Jo, gėnjeheni… . Oh po, sigurisht, gratė mendojnė se burrat mund tė shkojnė kudo, ndėrsa ato jo. Dhe ėshtė e vėrtetė. Por cili ėshtė fitimi? Njė gėzim oshėtues shumė i madh pėr njė orė a pėr njė natė. Je vetėm, edhe pse ke dikė nė krahun tėnd qė shkrihet sė qeshuri”.
Me kėtė pėrshkrim, pa patur shkak tė shtonte asgjė tjetėr, jeta e tij ju ē’mbėshtoll para saj. “Mė beso” vazhdoi ai. “Ėshtė njėsoj pėr tė gjithė njerzit”. U ulėn nė njė stol me pamje nga liqeni, dhe ngelėn memecė pėr njė ēast. Mbas pak, njė ketėr qė i pa, i mbėshtetur nė tė dy kėmbėt, u kacavir nė kurizin e ndenjėses dhe vazhdoi me zotėsi. Qėndroi nė anė tė burrit, si tė priste diēka.
“Mė vjen keq, miku im, nuk kam asgjė”, tha ai.
E vėshtruan qė tė dy duke qeshur dhe mė vonė i buzėqeshėn njėri tjetrit. Ketri, tepėr interesaxhi pėr t’i lėnė ta pėrkėdhelnin me fjalė pa shkėmbim, rikėrceu nė tokė dhe u largua nė barin, me bishtin pėrpjetė.
Gardhi i hunjve tė ēregullt qė ravijėzonte nė tė tre anėt majat e ndėrtesave tė larta, dallohej qartė poshtė nė diell dhe ngjante i sapo lyer. “Sa tėrheqėse do tė ishte tė shihje ndėrtesat”, u mendua Lorela, ndėrsa edhe pse Nju Jorku nuk kishte vende tė shenjta, ballkone dhe kitarra”, ishte megjithatė njė qytet i bėrė pėr dashuri… . Njė qytet i bėrė pėr dashuri dhe jetė, njėra pėrmbushte tjetrėn.
Nė katėr i thėrisnin njėri tjetrit Lorel dhe Duejn. Nė fillim me hezitim, me frikė mos shpėrdoronin lejen qė kishin dhėnė reciprokisht. Njė ngrohtėsi e pėrshkroi, sapo e dėgjoi tė thėrasė emrin e saj. Mė nė fund, i pėrkiste dikujt, dhe dikush i pėrkiste.
Si mund tė heqėsh njė vijė tė drejtė duke thėnė: deri kėtu, jo mė, qė kėtej e tutje fillon dashuria? Dashuria tė fiton tėrėsisht pėr pak orė, brėnda njė muaji, brėnda njė viti. Koha nuk ėshtė kurrė e njėjtė pėr tė dy. Pėr disa ėshtė e shpejtė, pėr tė tjerė e ngadaltė. Disa herė zemra e njėrit rreh fort nė takimin e tij me tjetrin, herė tjetėr qė tė dy pėrgjigjen njėkohėsisht. Tragjedia fillon kur flaka e njėrit shuhet, ndėrsa e tjetrit djeg akoma.
Ndėrsa linin pas tyre, nė shtrirjen e parkut ndenjėsen e cila vėshtronte liqenin e vogėl, morėn rrugėn pėr nė shtėpinė e saj. Lorela kishte rėnė nė dashuri. Dhe ishte e sigurtė pėr ndjenjat e tij. Nuk gabonte. Kur i fliste, dallonte nė zėrin e tij njė mallėngjim tė ndrojtur. Ishte stadi i ndėrmjetėm. Ajo qė gjendej ndėrmjet shoqėrisė sė vėrtetė dhe dashurisė sė dukshme. Dhe kur, duke ecur bri mė bri, duart e tyre prekeshin, njė ose dy herė, kthenin vėshtrimin sikur tė ishte puthje ajo qė jepnin duart. Puthja e tyre e parė. Edhe nėse ėshtė pa pėrvojė, zemra nuk gėnjehet.
Dashuruan njėri tjetrin dhe dashuria i zotėronte si ajrin qė thithnin. Nėse ajo shpėrtheu aq shpejt, ishte ndoshta sepse u indentifikuan pa pengesa dhe paragjykime, para se tė arinin tė mendonin se diēka e tillė mund tė ndodhte.
Me njė membranė perėndimi, kjo ditė qershori vazhdonte ngadalė-ngadalė drejt fundit tė saj. Kukullat binjake tė Maxhestikut kishin pėreth dy ndarje: korale nga njėra anė ku humbiste dielli dhe njė perde me mjegull diellore nga ajo anė qė vinte nata.
I pari Yll i qiellit i ngjante diamantit tė njė unazeje fejese. I vogėl ishte, por i pasur nė premtime.
Nju Jorku. Nju Jorku natėn, e cila pėrpak ishte nata e saj e fundit mbi tokė. Njė ditė e shkėlqyer dhe e mrekullueshme, njė ditė tepėr e bukur pėr tė vdekur.
Parku i nxorri nė rrugėn 72. U ngjitėn nga veriu, derisa ndeshėn rrugėn e shtėpisė sė saj. Prisnin tė kuqej feneri, pėr tė lėnė fundin e parkut dhe tė mernin rrugėn me shtėpitė, rrugėn e arterjes sė madhe, ku fenerėt e makinave vetėtinin si plumba tė mprehtė. Nė trotuarin tjetėr qėndruan prapė, duhej ende vetėm tė pėrshkonin rrugėn qė tė gjendeshin nė hyrje tė saj.
Papritur, nuk dinte ē’ti thoshte dhe ajo ndjehej e pazonja ta ndihmonte. Bashkė vėshtruan nga njėra anė, u kthyen pastaj nga tjetra dhe mė vonė u panė buzėqeshur. Atėherė heshtja e tyre u tret dhe zunė menjėherė tė flisnin.
“Pra besoj, se erdhi momenti…”
“Kėtu ėshtė hipotizoj…”
U shkrinė sė qeshuri dhe ē’do hezitim u shua. Ajo dinte se do e ftonte pėr darkė – darka e parė qė do tė ndanin vėrtetė – dhe kėshtu ndodhi. Pranoi me dėshirė. Pastaj iu kujtuan gjėrat tė cilat e prisnin gjatė gjithė kėsaj dite diellore nė shtėpinė e saj, pėr natėn: jastėkėt e rrudhosur pėrtokė, pėrbri tavllės sė cigareve, lavamanin me ujin pėr tė lagur shaminė qė do i siguronte sytė pėr tė mos u pėrballur me vdekjen. U drodh, kur i erdhėn pamjet nė mėndje. Sigurisht, Duejni s’duhej tė shihte. Duhej tė ngjitej, tė vinte rregull, tė zhdukte. “Dėgjoni” tha me gjallėri tė papritur. “Kam njė propozim pėr t’ju bėrė. Herėn tjetėr, nėse doni, do shkojmė nė njė restorant, por kėtė natė le tė drekojmė nė shtėpinė time”.
Ndjente se s’do ta keqėkuptonte propozimin e hershėm tė saj edhe pse sapo ishin njohur. E njihte boll dhe i jepte siguri.
“Do doja t’ju lutesha”, vazhdoi Lorela, “Tė shkonit deri tek Sallameria Shulc dhe tė blini ēfarė t’ju pėlqejė. Unė do tė jem nė apartament dhe ndėrkaq tė tė pėrgatisė kafe”.
“Shulc?” pėrsėriti ai i dėgjueshėm. “Ku gjėndet?”
“Nuk e di”, pranoi Lorela duke qeshur. “Kanė telefon. Do gjeni adresėn nė katallog. Numri i tyre ėshtė 3-8448, ndėrsa imi ėshtė 3-8844. Mė premtoni se nuk do tė shkoni asgjėkundi, vetėm nė Sallamerinė Shulc. Kam shkaqet e mia. Njė ditė do t’i mėsoni”
“Dakort. Tek Shulci dhe vetėm nė Shulc”.
U ndanė. Ajo zbriti nga trotuari pėr tė kaluar rrugėn djagonalisht, u kthye qė ta luste.
“Mos u vononi!”
“Jo”
U kthye prapė.
“Harova t’ju japė numrin e hyrjes sime. Ėshtė 3…”
Njė tėrėsi e stėrmadhe, dhe e errėt e cila ngjante mė pak me njė makinė dhe mė shumė me kafshė qė lėshohet para gjahut tė saj. Njė kafshė e llojit tė zvaranikėve, e egėrsuar, me sy qė shkėndijonin nga shpirtligėsia. Timonin e mbante ndonjė i dehur ose ndonjė adhurues i shpejtėsisė apo dikush qė donte ti shpėtonte ndonjė faji… .
Sido qė tė ishte, makina u vėrsul pa lajmėruar, duke u kthyer befasisht nė kėnd tė rrugės, si shkėlqimi harkor i njė hanxhari.
U gjend pikėrisht para saj. Pak mė poshtė tė ishte do tė kishte shpėtuar. Edhe sikur tė ishte pak mė pėrpara, do tė mundej tė hidhej nė trotuarin tjetėr. Atė u mundua tė bėnte. Por, shoferi duke dashur ta shmangte, rrotulloi timonin nė tė njėjtin drejtim me shumė zotėsi, por asgjė nuk ndryshoi. Koha ndaloi.
Nuk u gjet poshtė makinės. E hodhi anės dhe trupi i saj pėrshkoi njė kurbė, pastaj u ngadalėsua dhe qėndroi me njė fishkėllimė tė frenave si njė ulėrimė ndėrgjegjėvrasėse.
Shumė vonė.
Ishte e shtrirė pėrtokė, veē kokės qė prekte nė anė tė trotuarit, qė ishte qėlluar mbi tė me njė zhurmė e cila pėrmbante diēka fatale.
Nuk kishte mė shanse jete. Megjithatė, ishte njė ditė shumė e bukur pėr tė vdekur…
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi