♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare e ben ate te cmendet pas teje

Shko poshtė

Cfare e ben ate te cmendet pas teje Empty Cfare e ben ate te cmendet pas teje

Mesazh nga Love Sat Jan 22, 2011 3:21 pm

Disa meshkuj cmenden pas gjoksit te femrave, disa pas kaviljeve. Por ka edhe nga ata qe e konsiderojne barkun tundues… Zbulo atehere si dhe me ke te perdoresh armet e tua te joshjes.

Nese i pelqen fytyra dhe syte e tu

C'do te thote - Syte jane pasqyra e shpirtit. Nje mashkull mund te joshet nga gjoksi yt, nga kofshet e tua apo nga vithet. Por kur behet fjale per dashuri, syte dhe fytyra marrin shume rendesi. Me syte bie ne dashuri.

C'mashkull eshte - Ne erotizmin e tij shkrihen komponentet intime dhe ata sentimentale. Keshilla per ty. Nje studim tregon se dashuria fillon kur mashkulli dhe femra shihen intensivisht ne sy. Bej dashuri me sy hapur, keshtu do ta cmendesh fare.

Nese ai pelqen qafen tende

C'do te thote - E lemuar, e bute, qafa e terheq me shume sesa kembet. Qafa idealisht lidh zemren dhe trurin. Ne boten e kafsheve, po i tregove qafen, je i nenshtruar. Pra, nese i afron qafen, mesazhi eshte: "Dorezohem, por mos me bej keq."

C'mashkull eshte - Mund te jete nje dominues qe i pelqen te udheheqe lojen. Qafa eshte simbol dhembshurie, por te jep edhe mendime sadiste. Qafa eshte mbreteria e puthjeve, por edhe e kafshimeve.

Keshilla per ty - Shfrytezo potencialin sensual te qafes: qafa e perkulur lehte ne drejtim te shpines ben pjese ne skenarin e joshjes.

Nese atij i pelqen goja jote

C'do te thote - Goja eshte nje simbol seksual. Gjysme e mbyllur ajo te kujton puthjet e thella ... Siperfaqja e gojes eshte nje mukoze: e ndjeshme, e bute, e pambrojtur. Nje kontakt me gojen eshte shume intim.

C'mashkull eshte - Eshte nje tip direkt, i pelqejne kenaqesite e jetes. Goja eshte simbolikisht e lidhur me ushqimin. Kush do goje, do komunikimin.

Keshilla per ty - Pertej 1000 menyrave te te puthurit dhe te perdorimit te gojes gjate dashurise, zbulo vleren e gjesteve evokuese. Kalo lehte nje gisht ne konturin e buzeve dhe ne maje te gjuhes. Kjo eshte nje ftese e hapur per dashuri.

Nese atij i pelqejne floket tuaja

C'do te thote - Ne imagjinaten mashkullore, floket jane pjesa me e dukshme e feminilitetit. Ne fakt, disa meshkuj, s'i pelqejne femrat me floke te shkurtra.

C'mashkull eshte - Atij i pelqen gruaja grua, pra klasike, me floke te gjata. Do embelsine, joshjen femerore.

Keshilla per ty - Per meshkujt, floket perfaqesojne anen "kafsherore" te femrave. Floket e gjata me shtellunga kane nje ngarkese te forte seksuale. Dhe nese i mban floket te lidhura gjate dites, ne castin qe i leshon, i ben atij nje ftese te hapur per dashuri.

Nese atij i pelqejne duart tuaja

C'do te thote - Duart jane nje objekt i forte erotik. Ai i perfytyron duart e tua se si levizin gjate dashurise. Edhe nje dore e zakonshme femre ngjall emocione te mashkulli, sepse eshte simbol mbrojtes, i ngrohte dhe amenor.

C'mashkull eshte - Ai nuk ndalet ne fasade, germon ne thellesi, ka shije te rafinuara. Ai mund te bllokohet perpara nje dore te lene pas dore qofte ajo edhe e nje gruaje shume te bukur.

Keshilla per ty. Perdor nje komunikim pa fjale, me gjeste dhe veshtrime. Dhe kur i drejtohesh atij, tregoj i pulset. Eshte nje mesazh qe do te thote: "Shiko, jam e pambrojtur, nuk bej rezistence, merrme."

Nese atij i pelqen gjoksi

C'do te thote - Gjoksi i jep femijes ushqim, ngrohtesi, siguri: funksioni i trefishte mbetet ne kujtesen e femijes perjete. Edhe kur rritet, gjoksi mbetet per mashkullin nje objekt i rendesishem evokues.

C'mashkull eshte - Nje mashkull qe terhiqet nga gjoksi i madh, transferon tek partnerja kujtimin e nje nene gjithmone te pranishme ne jeten e tij. Po per meshkujt qe pelqejne gjoksin e vogel, c'mund te thuhet? Ata jane kaq te bindur per burrerine e tyre saqe i duan tek femra edhe disa karakteristika mashkullore.

Keshilla per ty - Kerkoji te te lyeje gjoksin me krem. Pervec te mirave estetike, ky do te jete nje masazh qe do ta cmend e fare. Sipas disa sondazheve, meshkujve u pelqen gjoksi qe rri ne nje gote shampanje.

Nese atij i pelqen barku yt

C'do te thote - Barku jep idene e memesise, por perfaqeson dhe nje etape te kalimit me poshte. Pra eshte nje perzierje pafajesie dhe provokimi.

C'mashkull eshte. Tradicionalisht kurioz i potencialit femeror.Ai pelqen barkun e fryre, eshte indiferent ndaj barkut te sheshte.

Keshilla per ty - Sipas "Tantra", kerthizes i korrespondon nje nga chakra-t, nje burim energjik qe leshon nxehtesi. Per ta stimuluar ate, ushtrohu me nje teknike frymemarrje. E shtrire, merr fryme thelle sa te te fryhet barku, pastaj nxirre ajrin me force jashte.

Nese ai pelqen vithet e tua

C'do te thote - Paraardheset tona benin dashuri duke i kthyer shpinen partnerit. Nese deri perpara pak kohesh gjoksi konsiderohej me joshes, tani me joshese konsiderohen vithet. C'mashkull eshte. Mund te kete nje sjellje maskiliste ndaj marredhenieve intime. Atij i pelqen gruaja-pre, qe ne dashuri i le atij komanden.

Keshilla per ty - Lere ate te beje dashuri si te doje.

Nese i pelqejne kembet e tua

C'do te thote - Kembet e bejne ate te enderroje, sepse cojne ne zona "te nxehta". C'mashkull eshte. Ai i do grate, por pa dashur t'i dominoje me cdo kusht, thone seksologet. Kembet e femrave megjithese jane joshese, shprehin dhe levizje, pavaresi. Keshtu, ai pret qe ne dashuri ta marresh ti iniciativen.

Keshilla per ty - Nje sondazh tregon se 71 % e meshkujve pelqejne mbajteset e corapeve te zeza qe nxjerrin ne pah kofshet.

Nese atij i pelqejne kembet e tua (pjesa e poshtme)

C'do te thote - Femrat ne pergjithesi i kushtojne rendesi pedikyrit. Dhe bejne mire, sepse kembet mund te zgjojne interes erotik. Kepucet me taka te larta dhe me lidhese te holla e shtojne feminilitetin dhe joshjen.

C'mashkull eshte - Nese gjate dashurise, ai u dedikohet kembeve te tua, eshte nje dashnor i kujdesshem dhe bujar. Ai e njeh fuqine e joshjes te cdo centimetri te trupit te gruas qe do.

Keshilla per ty - Taka te larta dhe te holla. Sipas nje sondazhi, keto e cmendin shumicen e meshkujve.



Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi