♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femijet, si te perballen me temen e seksit

Shko poshtė

Femijet, si te perballen me temen e seksit Empty Femijet, si te perballen me temen e seksit

Mesazh nga Love Sat Jan 22, 2011 3:13 pm

Te rinjte, sot fillojne me shpejte te jetojne seksualitetin e tyre, por shpesh i mungon nje informacion i sakte. Ja si ti edukoni femijet ne menyren e duhur.

Studimet e fundit tregojne nje reduktim progresiv te moshes ku te rinjte fillojne te perballen me seksin. Pjesa me e madhe e vajzave dhe djemeve e kane raportin e pare seksual para moshes 16 vjec, por shpesh edukimi eshte shume i dobet.

Prinderit lodhen duke u perballur me argumentin “seks” me vajzat apo djemte adoleshente. Ata marrin mijera dyshime dhe frike.

Si te shpjegojme seksin, ato argumentet qe perballemi, si flet trupi, per kenaqesine, aftesine per te ndare emocionet dhe ndjenjat nepermjet kontaktit fizik?

Nuk eshte gjithmone e lehte te flasim hapur dhe pa skrupuj per seksin, masturbimin, kontraceptivet, por ndoshta nuk duhet harruar se 75 % te rasteve, te rinjte qe jane me pak se 19 vjec kane nje partner qe bejne rregullisht seks, por pavaresisht nga kjo, jane te paket ata qe jane ne gjendje te kontrollojne jeten e tyre seksuale, duke adoptuar metoda te pershtatshme kontraceptive.

Kjo vecanerisht eshte e vertete per vajzat. Ne hulumtim evidentohet fakti se vetem 0.3 % e adoleshenteve, jane ne gjendje te shpjegojne aktin seksual dhe cilat jane emocionet qe perfshihen. Per pjesen me te madhe, bazohen ne eksperiencat e drejtperdrejta, shume shpesh te shtremberuara. Interneti eshte mjeti kryesor i informimit, pergjigjie kerkohet edhe ne revista e gazeta, por momenti me i rendesishem i perballjes mbetet konfidenca me miqte. Me menyren “beje vete” ekgziston rreziku per te kaluar informacionin e gabuar dhe klishete. Problemi qendron se ka ende prinder qe jane fjalepak ne kete ceshtje. Shpesh kemi tendence per te evituar problemin, duke menduar qe femijet jane akoma te vegjel per t’u perballur me kete ceshtje, ose me keq akoma, duke shpresuar se dikush tjeter ta beje ate. Keshtu adoleshentet e kalojne me “ beje vete”.

Ti mesosh seksualitetin eshte nje pergjegjesi dhe per me teper eshte nje kompleks. Mbi te gjitha, nese nga ana jone nuk e kemi marre nga prinderit tane edukimin e “hapur”.

Te shohim se c’fare keshillojne psikologet, ne raste te tilla.

Keshilla 1- Qartesia

Adoleshentet kane nevoje per keshilla, per pergjigjie te qarta dhe efektive per te kapercyer veshtiresite e tyre. Nenat duhet te jene bashkepuntore me vajzat dhe te perpiqen t'i ndihmojne per te zhvilluar nje qendrim pozitiv ne perballje me seksualitetin, ku per mire nuk do te thote papergjegjshmeri !

Keshilla 2 - Parandalimi

Vecanerisht e rendesishme eshte te flasesh per kontraceptivet dhe ti shpjegoni, se te besh dashuri per here te pare, eshte nje hap vertet i rendesishem, qe duhet bere jo per t’u ndjere me te medhenj, ose per t'u pranuar ne nje grup, por sepse duhet te ndiheni vertet gati dhe se ju vertet deshironi ta ndani kete moment me personin qe keni perkrah.

Keshilla 3 - Ndjenjat

Eshte e rendesishme t’u shpjegoni se seksi eshte nje shprehje e dashurise, duhet te flisni per perfshirjen emocionale, per ndergjegjesimin e trupit dhe mundesine per te hyre ne mardhenie me personin tjeter. Per ti ndihmuar te behen autonome, per te gjetur nje ekuiliber mes sensualitetit dhe butesise, qe karakterizon nje raport seksual te pjekur dhe te vetedijshem, per t'i jetuar me natyrshmeri ndjenjat e tyre.

Keshilla 4 – Kerkoni ndihme

Edhe nese nuk ndiheni ne gjendje ta beni, mos hezitoni te kerkoni ndihmen e nje ekpserte/i, psikologe/u, mbi te gjitha gjinekologes tone. Do te dine t’ju keshillojne me takt dhe eksperience.

Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi