♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Imazhe tradhtare

Shko poshtė

Imazhe tradhtare  Empty Imazhe tradhtare

Mesazh nga Eri dr Fri Jan 21, 2011 7:34 pm

Premiera / "Pėrjetėsi" doli nga fondi i Arkivit Shtetėror, i rezervuar qysh prej vitit tė prodhimit 1974. I dyti dokumentar i ndaluar i Dhimitėr Anagnostit ku tjetėr gjuhė flet imazhi e tjetėr teksti propagandė.

Disa pyetje para gjoksit tė fortė tė Nėnės Shqipėri

"Pėrjetėsi", dokumentari i dytė i ndaluar i Dhimitėr Anagnostit na shtyn ta vazhdojmė mendimin e ndėrprerė tek vepra paraardhėse, "Motive nga dita e djelė" 1973.


"Pėrjetėsi" doli nga fondi i Arkivit Shtetėror, ku ishte i rezervuar qysh prej vitit tė prodhimit 1974.
Rasti i dytė nė njė kohė tė shkurtėr nė krijimtarinė e autorit ku tjetėr gjuhė flet imazhi e tjetėr teksti propagandė i skenarit, pėr aq sa mund tė quhet skenar mėnyra si e krijon Anagnosti tekstin me dhe mbi imazhin.

Ėshtė mjaft motivi qė njė vepėr me kuptime tė mbivendosura tė quhej jo plotėsisht nė rregull me kinemanė e realizmit socialist. Parimi se t'i bėsh propagandė njė realiteti qė nuk ekziston dhe kėtė ta shpallėsh qėllim tė artit, nuk mund ta marrėsh me naivitet nė kėto dy raste tė Anagnostit.

Me ēfarė merret "Pėrjetėsi"?

Njė prind me tė birin vizitojnė varrin e njė afėrmi nė Varrezat e Dėshmorėve. Ėshtė viti i 30-vjetorit tė ēlirimit tė atdheut. Djali ka nė gjoks njė stemė tė pėrvjetorit. Nga ajo mizė pėrgjuese mbi gjoks, nis njė tregim i pėrjetėsisė nė tė shkuarėn dhe nė tė ardhmen; nė tė shkuarėn e luftės qė ka bėrė heroi qė po prehet nėn varr, nė tė ardhmen qė pavarėsisht se nuk ekziston, duhet tė merret me mend si produkt i veprave tė mėdha tė ndėrtimit socialist tė vendit.

E shkuara del nga memoria e babait tė ri, kurse e ardhmja nga vėshtrimi pa kuptim dhe i hutuar i tė birit.

Nėpėr kėto parcours-e, nga lufta nacionalēlirimtare nė fitore, e tashmja ėshtė fluide. Loja me ngjyrat ėshtė e dukshme. Ėshtė viti 1974 kinemaja me ngjyra nuk ishte e zakonshme pėr prodhimin e Kinostudios "Shqipėria e Re".

Anagnosti qė ėshtė kėtu krijuesi total - skenarist, regjisor, operator - i lė tek ngjyrat e forta paradat para Byrosė Politike (Enver Hoxha shfaqet 10 sekonda), kurse tonin e luftės e frenon dhe fut nėn kontroll. Asnjė imazh filmik nga kronikat mbi luftėn apo hyrjen triumfatore nė Tiranė nė nėntor 1944.

Pushtimi 1939, jepet me foto; lufta e dėshmorit tonė protagonist, nėn dhé, ėshtė njė tregim i thjeshtė njerėzor pėrmes fotosh nė sepie tė njė partizani nė shajak qė duhet tė ketė pozuar pėr ndonjė aparat anglez aleati, dhe fati i tė cilit ndiqet nė sytė e Qemal Stafės, Myslym Pezės.
Demonstrimi i heroizmit ėshtė zhgėnjyes, shmangia nga lufta si lufta e madhe ėshtė e ndjeshme.

Nė ē'mėnyrė e trajton Anagnosti qėllimin?

Njė film ku tekstin klasik tė skenarit e zėvendėson monologu dhe monologu nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm efekte dhe pėrpunime simbolike tė zhurmave, vėshtrimit tė kamerės, muzikės. Monologu nis me zhurmėn e ritmit tė zemrės.

Rimti i zemrės bėhet monolog. Zemra qė rreh bėhet e vetmja e zhurmė qė vjen nga ekrani, e dominon atė, ti beson se po sheh organin e brendshėm.

Monologu bėhet shumėzėrėsh, te kapėrcimi i linjave paralele nga e shkuara nė tė tashmen, dhe raportimi i historisė, i memories, i aktualitetit ėshtė marramendės. Montazhi saē arrin ta bėj sintetike kėtė skenar qė nuk flitet me fjalė nga njė zė narrator, aq shkakton ēarje, dėmtime, thyerje, kapėrcime tė historisė qė pėr ironi mban emrin "pėrjetėsi".

Lartėsia nga e hedh Anagnosti kėtė pėrjetėsi duke i shkaktuar politrauma, ėshtė monumenti Nėnė Shqipėri. Operatori krijon plan afėr, shumė afėr, plan larg shumė larg, plan nga lart, nga shumė lart, afėr, larg, lart, njė aksion ku kamera duket qėllimisht e pasigurt, jo statike, ajo lėviz si trupi pa gjumė nė shtrat, krijon hapėsira bosh pa treguar qartė episode, krijon fragmentarizime dhe copėtime tė forta, tė menjėhershme.

Njė vit mė vonė, 1975 te "Lulėkuqet mbi mure" ai e pėrdor atomizmin e objektit nė fokus tė kamerės: kokat tullace si objekt i dėnimit, disiplinės, uniformitetit qė i bėhet qenies kur e ndėshkon me burg dhe e rekruton nė ushtri, duke e zhveshur nga liria nga dinjiteti.

Goditjet qė i jep kamera gjoksit granit tė Nėnės Shqipėri lėnė shenjė. I fryrė, i fortė, i ngritur mbi belin e shtrėnguar nga njė rrip i imituar burrash, as nė pėrfytyrimin mė tė largėt nuk tė sugjeron gjinj gruaje edhe heroinė, por njė rrasė varri, ajo mbi tė cilėn prindi i ri dhe fėmija kanė ngulur sytė kurse mendja iu bredh nė kohė tė tjera.

Vjen zėri i Vaēe Zelės nė tipin e kėngėve (pėr dreq) ku bėrtet dhe thotė:
(Refreni) Nė shekuj ece mes krismave,
Mes breshėrit tė plumbave!
I lidhur fort me tokėn
Dhe me ėndrrėn mė t'bukur, me tė bardhė.
Pėrmbi truallin tėnd e pėshtete kokėn,
Nė ēdo gėzim e shqotė, o shqiptar!
Nė ēdo gėzim e shqotė, o shqiptar!
Dhe tani afroma pak ballin, shqiptar.
Ja, koha la kėtu nė ēdo brazdė
Shumė gjurmė, eh ē'gjurmė t'arta janė...
Po pranverėn ke ti sot nė sy
Dyfeklidhuri me gjalmė!
Lumenjt' kurrė s'lodhen duke rendur nė det.
As ti s'u ndale jo drejt lirisė,
Drejt kėngės qė ndezi rrufetė...

"Gjurmė tė arta" quhet kėnga e kompozuar nga Kujtim Laro, fituese e festivalit nė RTSH, 1973. Tė vetmet fjalė qė dėgjon nė dokumentar janė kėto qė kėndon Vaēe Zela.

Me gjithė propagandėn, tendenca pėr t'i ikur realizmit ėshtė e qartė. Ėshtė i qartė moderniteti i kėtij dokumentari qė i veēuar si lebroz rri nė dokumentaristikėn shqiptare, pėr tė mos thėnė dhe brenda vetė krijimtarisė sė Anagnostit.

Moderne pėr strukturėn ku dhe si ėshtė ngritur, moderne sepse nuk ka tė bėjė me traditėn qė krijuan nė gjininė e dokumentarit veprat para tij, ka tė ngjarė dhe ato qė u krijuan mė pas.
Por kjo nuk do tė thotė se e shmang dilemėn qė e buron ky lloj arti nė kushtet e kontrollit shtetėror: Talent dhe partishmėri, instinkt dhe vetėdije.

Shartimet e gjuhės sė talentuar kinematografike me gjuhėn e propagandės janė njė ēėshtje pėr tė cilėn vėshtirė se mund tė marrėsh njė pėrgjigje nga regjisori shqiptar.

Nėse kjo ishte njė tekė profesionale, nga mėrzia qė i vinte tek shihte si trajtohej dokumentari nga kolegėt e tij, apo ishte vetėdije pėr tė pėrdorur maksimalisht ato pak mjete qė i lejoheshin?

Tė mendosh qė e vetmja deklaratė qė ai ka lėshuar pėr kėtė rast ėshtė kjo histori, qė nuk ėshtė, por tingėllon anekdotė: "Pėrjetėsi" (gjithsej shtatė minuta film) qė nė fillim u quajt kryevepėr dhe u bė gati t'i ēohej dhuratė pėr ditėlindje nga Kinostudioja shokut Enver por qė Ramiz Alia e groposi si vepėr moderniste. Nuk u shfaq kurrė. U ēudita se ishte filmi me politik qė kisha bėrė."
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi