♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyrja ne ambasada!

Shko poshtė

Hyrja ne ambasada! Empty Hyrja ne ambasada!

Mesazh nga Morena Thu Jan 20, 2011 12:29 pm

2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

Dy korriku ėshtė kthyer tanimė nė njė datė pėr tė pėrkujtuar
djemtė dhe vajzat, gratė dhe fėmijėt qė kėrkuan tempujt e shpresės duke
hyrė nė ambasadat e huaja, sepse pikėrisht nė kėtė datė ėshtė realizuar
njė pėrleshje e ashpėr ndėrmjet njerėzve tė thjeshtė dhe strukturave
policore tė diktaturės.


Por, nė fakt, hyrja nėpėr ambasada kish filluar dymbėdhjetė ditė mė
parė, mė datė 20 qershor, kur autobusi fizarmonikė me targė TR 00301, i
drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rastėsisht pranė mureve tė
ambasadės greke. Mė pas, mė 23 qershor, skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos
Kaceli shpėrtheu portėn e ambasadės italiane, ndėrsa tė nesėrmen, rreth
orės 18.00, skoda e drejtuar nga Kastriot Mano ēau mes pėr mes murit tė
ambasadės gjermane duke e shembur atė. Pas datės 20 qershor deri nė 6
korrik ka pasur kapėrcime muresh thuajse nė tė gjitha ambasadat e huaja,
ku veēohet kapėrcimi i ambasadės turke, me anė tė makinės sė plehrave
qė nė njė farė mase konsiderohej njė spektakėl. Pėrveē ambasadės kineze
dhe kubaneze, tė cilat nuk i pranuan bujtėsit, duhet thėnė se tė gjitha
ambasadat e tjera reflektuan njė bujari dhe mikpritje, e cila nuk duhet
tė harrohet nga politika e sotme shqiptare. Hyrja nėpėr ambasada vazhdoi
gjithashtu edhe pas datės 2 korrik, por kjo hyrje ėshtė bėrė lehtėsisht
nėn vėzhgimin e policisė, e cila pėr disa ditė rresht kishte marrė
urdhėr tė mos reagonte mė.

10 - 20 qershor, plane tė dėshtuara
Pas Popajve legjendarė tė ambasadės italiane, tentativa e parė pėr
kapėrcimin e mureve u bė nė ambasadėn greke dhe gjermane. I pari qė
tentoi tė kapėrcente muret e ambasadės greke ishte njė banor nga Narta e
Vlorės, tė cilin policėt arritėn ta kapnin pikėrisht ndėrsa pėrgatitej
tė gjente tangjenten fatale tė lartėsisė sė murit, dhe duke e tėrhequr
me forcė, pasi e shtrinė pėrtokė, e goditėn rrufeshėm me grushte dhe
shkelma derisa i ra tė fikėt. Akoma edhe sot nuk ėshtė bėrė ende publik
emri i njeriut nga Narta pėr tė cilin muri qė kishte ėndėrruar si limit
shpėtimi u kthye papritur nė njė qeli burgu ose nė njė mur pushkatimi.
Gjithashtu, njė tentativė grupi pėr tė hyrė nė ambasadėn gjermane kishte
dėshtuar. Duhet shėnuar se ato ditė thuhej qė nė "ambasadėn franceze ka
mundur tė hyjė njė njeri", por kjo gjė qarkulloi nė formėn e legjendės,
pa u konfirmuar ndonjėherė saktėsisht. Gjatė kėtij dhjetėditori u
synuan edhe disa ambasada tė tjera nė rrugėt mė tė pėrshtatshme, por pa
rezultat.

Goditja e parė, 20 qershor
Autobusi fizarmonikė me targė TR 00301, i drejtuar nga 30-vjeēari Bujar
Alikaj, mė datė 20 qershor tė vitit 1990 nė orėn 07.40, pasi kishte ēuar
nė punė gratė punėtore tė xhenios, u drejtua pėr tek ambasada greke,
duke ndaluar nė murin anėsor tė saj. Brenda, pėrveē Bujarit, ishte edhe
Edmond Vokshi, i cili pas njė tentative pėr kapėrcim kufiri nė Tropojė,
sė bashku me gruan shtatzėnė dhe djalin e vogėl, ishte dėnuar me dhjetė
vjet burg. Ndėrsa gruaja me punė korrektonjėse. Pasi hapėn kapakun e
sipėrm tė autobusit, ata kapėrcyen murin rrethues, duke u bėrė kėshtu dy
banorėt e parė tė kozmosit tė ndaluar deri atėherė. Mė 28 qershor nė
ambasadė hyri edhe gruaja e Mondit sė bashku me fėmijėt. Por, si u
pėrgatit aksioni i hyrjes. "Njė ditė mė parė unė isha takuar me
Leonidhėn (shefi i sigurimit tė ambasadės) nė hotel 'Dajti', ku e kisha
parashikuar pėr herė tė dytė pikėsynimin tim pėrfundimtar. Pasi mė parė e
kisha takuar te pishinat, - thotė Bujari. - Nė kėtė takim tė dytė
Leonidha mė tha se 'pėr t'ju dorėzuar, nuk ju dorėzojmė kurrė, por data e
nisjes suaj do tė varet nga rrethanat e zhvillimeve tė mėvonshme'.
Kėshtu, tė nesėrmen, me tė mbėrritur nė ambasadė, dy tė rinjtė morėn
kontakte me personelin dhe gjithēka u rakordua brenda pak minutave.
"Ndėrkaq, nga territori i ambasadės gjermane kapėrcyen dy tė rinj tė
tjerė, Ardi dhe Bimi, tė cilėt pasi kaluan murin rrethues tė gjermanes, u
hodhėn pėrsėri pėr tek grekja, - thotė ai. - Ambasadori gjerman
mbėrriti menjėherė nė ambasadėn greke duke na thėnė se kush dėshironte
tė qėndronte tek ai, mund tė vinte menjėherė, por ne na premtuan nė
ambasadėn greke pėr kushte tė mira, banesė dhe punė sapo tė vinim.
Kėshtu qė qėndruam tė gjithė atje". Ndėrkaq, nė kryeqytet kjo ngjarje
bėri njė bujė tė jashtėzakonshme si te njerėzit e thjeshtė, ashtu edhe
nė instancat qeveritare. Mbahet mend se nė Teatrin Kombėtar, ndėrsa po
vihej afishja qė paraqiste shfaqjen e njė komedie tė re, njėra nga
aktoret mė tė njohura tė vendit, Eva Alikaj, u tha me zė tė lartė
organizatorėve: "Hiqeni fare afishen e komedisė, sepse tani tė gjithė
shqiptarėt janė duke vuajtur fatin e tyre tė zi dhe ata nuk mund tė
detyrohen tė qeshin pėrpara kėsaj gjendjeje".

23 qershor, sulm mbi ambasadėn italiane
"Nė orėn 22.00 njė tjetėr ngjarje e bujshme ndodhi nė ambasadėn
italiane, kur skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpėrtheu portėn e
hekurit duke u futur nė mjediset e brendshme tė saj. Nė kėtė makinė
ndodheshin, pėrveē shoferit Burhan Kalaja, edhe Gėzim Tota, Ilia Miri,
Luli e disa tė tjerė. Nė fakt LIAZ-i kishte tentuar njė herė shumė orė
mė parė, por kishte ndėrruar destinacion pėr shkak se pėrpara portės
qėndronin ulur disa policė, tė cilėt mund tė rrezikonin jetėn duke
pėrfunduar nė rrotat e makinės. Pas ngjarjes nė ambasadėn greke, kjo
ishte njė iniciativė qė tronditi rėndė sistemin e kohės. Unė kisha
biseduar mė parė me pėrfaqėsues tė ambasadės dhe me njė gazetar, tė
cilėt mė kishin siguruar se nuk do tė na dorėzonin," ka thėnė pėr kėtė
ngjarje njėri nga protagonistėt e saj, gazetari Luan Laze. Ndėrsa Burhan
Kalaja, nė letrėn qė i dėrgonte dy ditė mė parė Bujar Alikajt nė
ambasadėn greke nėpėrmjet Leonidhės, shkruan se kėto ditė do tė hyjnė
patjetėr nė ambasadėn italiane, sepse ky sistem duhet shembur.

Thasė rėre dhe qingja nė tokėn gjermane
Pa u lėnė frymė strukturave tė shtetit tė organizoheshin, mė 2 korrik
muri i ambasadės gjermane u shemb nga njė skodė nė tė cilėn ndodheshin
rreth 20 veta, burra, gra dhe fėmijė. Pėrpara turirit tė makinės ishin
vendosur thasė rėre, ndėrsa sipėr saj, nė formėn e ushqimeve paraprake,
kishin marrė edhe disa dele. Megjithėse gjithēka ishte planifikuar me
hollėsi, ndodhi qė muri rrethues nuk ishte mur me tulla teke, por dopio.
Kėshtu qė pas goditjes sė tij, shumė nga tė pranishmit u gjakosėn nė
fytyrė dhe nė trup. Ashtu tė gjakosur ata kapėrcyen murin e shembur,
duke shėnuar kėshtu kuotė tė re pėr shembjen e diktaturės. Duhet thėnė
se brenda nė ambasadė ndodhej njė grup tė rinjsh, pasi Ivi sė bashku me
shokėt e tij kishin kapėrcyer murin mė parė.

Arratisje me makinėn e plehrave
Nė ambasadėn turke arratisja u krye nė mėnyrė spektakolare, nėpėrmjet
makinės sė plehrave. Duke pastruar plehrat e qytetit, njerėz tė veshur
si punėtorė tė komunales zbarkuan nė ambasadėn turke duke shėnuar njė tė
papritur tė re. Mė pas, sė bashku me tė ardhurit e tjerė qė kishin hyrė
mė parė, Koli, Mondi, Ganiu, Fredi, Ardi etj. ata morėn vizat tranzit
pėr nė Greqi dhe natėn e fundit fjetėn nė hotel "Arbėria", ku duke
pritur mėngjesin nuk vunė gjumė nė sy.

2 korrik, luftė para ambasadave
Hyrja mė 2 korrik u realizua nė orėt e mbrėmjes nėpėrmjet njė
pėrleshjeje tė vėrtetė midis njerėzve qė donin tė iknin dhe forcave
policore, qė kishin marrė detyrė tė ndalonin me armė hyrjen nė ambasada.
Nė kėtė pėrleshje pati edhe shumė tė plagosur, por qarkullojnė fjalė
edhe pėr njė numėr enigmatik tė vdekurish. Nga ana tjetėr, njerėzit e
policisė arrestonin pjesėmarrės tė ndryshėm dhe i fusnin nė makina, tė
cilat nxitonin nėpėr rrugė, por edhe sot e kėsaj dite asnjėri nuk e di
destinacionin e tyre. "Unė shikoja qė nga kangjellat e ambasadės greke
kėtė luftė tė vėrtetė dhe mund tė them se njerėzit plagoseshin prej
zjarrit policor ose goditeshin fizikisht me grushte dhe shkelma, pastaj
ngarkoheshin nėpėr makinat ushtarake tip IFA, por nuk e di ku
pėrfundonin," thotė njė pėrfaqėsues i trupit diplomatik. Nė dėshmi duhet
shtuar se dy kameramanė tė policisė sė fshehtė filmonin tė gjitha
fytyrat e pjesėmarrėsve nė kėtė pėrleshje.

2 ditė mė pas
Ishte dhėnė njė urdhėr tjetėr, me anė tė tė cilit tė gjithė ata qė donin
tė hynin ishin krejtėsisht tė lirė pėr ta bėrė kėtė gjė. Madje, nėn
sytė e policisė njerėzit ngjiteshin dhe zbrisnin prej kangjellave, duke u
kthyer nė shtėpi pėr tė ngrėnė drekė ose pėr t'u lėnė ndonjė porosi
pjesėtarėve tė tjerė tė familjes. Kishte edhe raste kur njerėzit qė
kalonin andej rastėsisht, pa ndonjė dėshirė pėr t'u futur nė ambasada,
ngacmoheshin prej policit pėrkatės: "Nė qoftė se do tė hysh, kapėrce nga
pjesa anėsore e murit".

Pasojat e familjarėve
Babai i Bujarit, Ymer Alikaj, kishte qarė vetėm njė herė nė rininė e
tij, atėherė kur fashistėt gjermanė kishin bastisur zonėn dhe kishin
vėnė para murit tė pushkatimit disa pjesėtarė tė familjes. Pėr herė tė
dytė Ymeri qau fshehurazi mė 21 qershor, jo aq pėr heqjen e teserės sė
partisė, sesa pėr faktin qė idealet komuniste qė kishte mbrojtur kishin
shkatėrruar perspektivėn e jetės sė fėmijėve tė tyre nė atė masė saqė nė
semaforin e viteve '90 nuk dukej asnjė dritė jeshile. Pėrveē kėsaj,
ingranazhet e diktaturės qysh mė datėn 22 qershor pėrjashtuan nga puna
si mėsuese fshati nė Vlorė motrėn e Bujarit. Gjithashtu, me familjet e
Fatosit, Kastriotit, Burhanit, Edmondit, Fredit, Ilirit etj. ndodhi e
njėjta gjė: pėrjashtim nga puna dhe akuzė e rėndė pėr njollosje
biografie. Mbledhjet qė dukeshin sikur ishin harruar disi, rifilluan
pėrsėri nė kėtė periudhė me njė intensitet tė paparė. Nga kupola
komuniste ishte dhėnė njė urdhėr i prerė pėr masat ndaj familjeve tė tė
i****e: pėrjashtim nga partia dhe largim nga puna nė rastet kur bėhej
fjalė pėr funksione ose punė intelektuale, por me sa duket ishte tepėr
vonė qė diktatura tė kamuflonte kafshimin e saj tė helmuar. Kjo sepse
familjarėt, pasi dilnin nga mbledhjet e organizatave ku ishin
pėrjashtuar pėr shkak tė veprimit tė fėmijėve, papritur takoheshin nė
rrugė me njerėz tė thjeshtė, tė rinj ose tė vjetėr, qė i pyesnin "Si
ėshtė djali?" dhe u jepnin zemėr: "Mos u mėrzit, im bir ka vendosur tė
futet nesėr nė ambasadė".

Trajtimi...
Nė ambasada kishte njė dyndje tė jashtėzakonshme. Kuptohet qė
vėshtirėsia ishte mė e madhe pėr furnizimin me ushqime, por ato ambasada
ku kishte njė numėr mė tė kufizuar, kushtet konsideroheshin mė komode.
Kėshtu, nė ambasadėn gjermane dhe italiane kishte mė shumė probleme nė
ndarjen e ushqimeve, por duhet thėnė se pėrkushtimi i personelit tė
mbetur (njė pjesė e madhe e punonjėsve tė ambasadave ishin larguar)
ishte nė shkallėn maksimale. Ndėrsa nė ambasadat turke, franceze, greke,
ēeke etj. ishte mė e lehtė pėr tė pėrballuar tranzicionin e pritjes dhe
ndonjėherė ndodhte qė refugjatėt e ambasadės greke ndihmonin tė afėrmit
nė ambasadėn fqinje me cigare, ushqime etj., por kjo ndodhi vetėm pėr
njėfarė kohe, sepse pastaj nuk na lejonin mė - thotė Edmondi. Dita
gjithsesi ishte mė lehtė pėr t'u kaluar, kurse nata mė e vėshtirė.
Ndodhte qė natėn policia e fshehtė shqiptare ngjitej nė kangjellat e
ambasadės duke u folur individualisht njerėzve qė qėndronin aty.
"Arbenit i ka vdekur nėna", "Iliri ka motrėn tė sėmurė" , ose "Dilni,
sepse ata kanė vendosur t'ju bėjnė sapun, njėlloj si dikur nė kampet e
pėrqendrimit" etj. etj. Pėrveē kėsaj, ndonjėherė vinin njerėzit e
shtėpisė tė nxitur nga shteti, tė cilėt u bėnin thirrje tė afėrmve pėr
tė dalė. Nė tė gjitha rastet ne ishim tė vendosur tė qėndronim, por
kishte ndonjė qė edhe dilte pėr arsye tė ndryshme, - thotė Edmondi.

Finalja Gjermani-Argjentinė

Ndeshja finale Gjermani-Argjentinė pėr herė tė parė nė kryeqytetin
sportdashės tė Shqipėrisė u pėrcoll me njė interes tė paktė nėpėr
familje. Zėrat e njerėzve ishin mekur plotėsisht nga zhvillimet e fundit
dhe shumė pak e kishin mendjen te futbolli. Kur u shėnua goli i
gjermanėve, tek-tuk u dėgjua ndonjė britmė entuziazmi, sepse kryeqyteti
jetonte orėt e tij mė tė vėshtira. Por pikėrisht qė nga ambasada
gjermane papritur oshėtinin zėrat e tė ngujuarve qė thėrrisnin
"Gjermani, Gjermani". Dhe nė ēastin e golit ky entuziazėm arriti kulmin.
Atėherė njerėzit qė banonin nė qendėr dolėn nė rrugė dhe mė shumė sesa
ndeshjen e futbollin dėgjonin oshėtimat e tė ngujuarve, me shpresėn e
kotė se mund tė dallonin zėrat e tė afėrmve. Atė ditė i gjithė
kryeqyteti shqiptar ishte me skuadrėn e Gjermanisė, po nė atė masė sa
ē'mund tė ishte me Italinė, Greqinė, Francėn, Ēekinė, Turqinė etj., po
qe se do tė luanin nė finale.

Lamtumirė, do tė kthehemi!

Nė mėngjes, qė pa gdhirė dita, autobusėt u ngarkuan me refugjatė duke u
nisur drejt Durrėsit. Njerėzit e tjerė, familjarė ose tė afėrm, kishin
bllokuar trotuaret e rrugės Kombinat-Plepa, duke pritur pėrfundimin e
enigmės, por papritur u dha njė urdhėr qė autobusėt tė kalonin nga rruga
tjetėr drejt Durrėsit, duke parakaluar Laprakėn. Me gjithė kėtė
devijim, edhe ato pjesė tė rrugės ishin mbushur plot e pėrplot me
familjarė tė tė i****e. Nė Maminas autobusėt janė ndalur pėrreth ēerek
ore. Gjatė kėsaj ikjeje refugjatėt hiqnin bluzat, orėt, unazat etj. tė
cilat i hidhnin rrugės me ndonjė mbishkrim tė thjeshtė, si "Nėnės sime
si kujtim", duke shkruar gjithashtu ndonjė adresė. Ndonjėherė thonė se
nė Tiranė, ku ashtu si kudo ekzistojnė vjedhjet dhe plaēkitjet, po tė
humbi diēka nuk e gjen kurrė mė. Por atė ditė ndodhi krejt ndryshe. Atė
ditė kur kombi kishte humbur njė pjesė tė ndėrgjegjes sė tij, sendet e
tjera apo florinjtė nuk kishin vlerė. Atė ditė nuk humbi asgjė, sepse tė
gjitha sendet mbėrritėn brenda ditės nė destinacionet e adresuara.
Njerėz qė trokisnin nėpėr dyer pėr tė sjellė sendet e gjetura,
pėshpėrisnin me lot nė sy fjalėt: "Kėrkoja njė shenjė tė tim biri, por
gjeta njė letėr tė djalit tėnd dhe duke e shtrėnguar nė gjoks, qava
njėlloj si pėr fėmijėt e mi". Ndėrkaq, nė portin e Durrėsit njerėzit e
policisė shihnin me urrejtje tė rinjtė qė largoheshin. "Ikni, por tė
paktėn mos flisni kundėr pushtetit," tha njėri prej njerėzve tė
policisė. "Deri tani kemi dėgjuar se si keni folur ju, ndėrsa tani ka
ardhur koha tė flasim ne pėr tė thėnė tė vėrtetėn," ėshtė pėrgjigjur
atje Ilir Demalia.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi