♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sharrė-Shishtufinė, lufta e varreve

Shko poshtė

Sharrė-Shishtufinė, lufta e varreve Empty Sharrė-Shishtufinė, lufta e varreve

Mesazh nga Love Tue Jan 18, 2011 1:25 pm

Nga: Ben Andoni


Nuk ka mė hapėsira tė lira varresh nė kryeqytet, ndėrsa dhe ato qė kanė mbetur po kufizohen deri nė shterim. Bashkia e Tiranės nuk e gjen gjuhėn me pronarėt e territoreve pranė varrezave, kurse strukturat shtetėrore akuzojnė Bashkinė. Dhe, njerėzit mbeten nė ankthin postmortor tė varrosjes sė tė afėrmve. Zona e Sharrės ėshtė kthyer pak nga pak nė njė oaz tė mbyllur, ku vetėm rivarrosen njerėz. Kurse Zona e Tufinės reziston, por edhe ajo qė ėshtė, pak nga pak do mbarojė...


“Xhaxhi, ta pastroj at’ varrin”, na thotė njė djalė veshur me njė ‘Nike’ kinez.
“Ti laj pak. Ia heq unė edhe barin”, na e pret njė djalė hollak me cigaren e pahequr nga buza dhe qė afrohet si tinėz.
“A ta lyj une”, ma pret njė tjetėr nga pas me dialekt, qė mban njė bluzė me kapuē, ku fshihet njė fytyrė si kolerike.
“Jo. E shikon qė janė mermer”,-ia pres tė fundit, qė na kujton anti-globalistėt e ngjarjeve tė dhunshme tė fundit kudo nė Evropė. I kemi pak frikė, sepse janė bėrė tashmė gjashtė apo shtatė syresh qė enden para varreve dhe qė kushedi pas ndonjė thirrje tė vrundujve tė adoleshencės sė tyre, mund tė mos ketė pasoja tė mira tek ne...Prej kohėsh nuk ka mė nga ata djemt’ e vegjėl, qė tė vinin bezdisshėm dhe me lutje tek varri, por djem adoleshentė, me zėra nė pjekje, qė duan tė nxjerrin ndonjė pare me kėtė lloj shėrbimi dhe... qė s’nguten. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: Sharra, me emrin qė njihen sot varrezat publike nė tė dalėn perėndimore tė kryeqytetit, janė kthyer njė oaz i mbyllur tė vdekurish. Prej pak javėsh, atje nuk mund tė varrosen mė njerėz dhe jo vetėm praktikisht, por edhe nga ana procedurale, quhet e mbyllur. Djemtė, qoftė edhe ata, si mė tė mėdhenjtė e tyre, qė shesin lule apo mė fatlumėt qė shesin mermer dhe punė-bėrjen e varreve, nuk kanė mė ē’tė bėjnė. Kur gjejnė ndonjė punė aty e bėjnė. Nė tė kundėrt sorollaten si lunatikė mbi tė vdekurit. Pėrderisa tė gjejnė destinacionin e radhės, ku mund tė fitojnė bukėn e pėrditshme, me sa duket do enden kėtu. Nė momentin, qė njė fytyrė afrohet diku nė rreshtat zbrasėtakė tė varreve, atėherė kjo luzmė disi apatike, menjėherė gjallėrohet pėr prenė e saj. Qė prej pak javėsh, preja-njerėzore po largohet dhe largohet pafund, pas njė urdhėresė tė Bashkisė sė Tiranės, administruese e kėsaj hapėsire, qė e ka ndaluar varrimin. Mė tė shpejtėt, tė themi ata qė nuk e kanė zbatuar shumė ligjin, shfrytėzuan edhe r rugicat anėsore ose mes varreve, kurse tė tjerėt...”Tani, s’ka mė ku tė varrosen dhe njerėzit duhet me pas mik me u varros kėtu”, mė thotė njė burrė, qė pas biznesit tė luleve ka bėrė dhe njė me punime varresh dhe qė kuptohet se puna i ka ikur pėr asgjė. Aty blejmė lulet pėr njerėzit tanė, qė banojnė kėtu prej vitesh, dhe kjo na jep tė drejtė ta pyesim pėr ēfarėdolloj gjėje.
Djemtė na lėnė shpejt dhe ikin sepse fiksojnė nga larg, njė burrė qė ka shkuar te njė varr dhe i rrotullohet pafund. Preja e tyre i vėshtron nga larg dhe nga reshtja e veprimeve tregon se pėrgatitet pėr njėfarėsoj mbrojtje. Oazi s’ndjehet.

Zakonet tona
Sėrish, ky oaz bie shpejt nė qetėsi. Shtuar si atmosferė me kohėn e pafavorshme, varret dhe e gjithė rekuizita natyrore pėrreth i ngjan pak a shumė koleksionit me ngjyra tė Albert Kahn nė fillim shekullin e shkuar. Atėkohė varret nė kryeqytet ishin kudo, ku mund tė pėrcillje sytė. Nė mes tė qytetit tė dikurshėm tė Tiranės, Durrėsit, Shkodrės dhe kudo, ato rrinin hijerėnda bashkė me tė gjallėt e pabezdisur. Shqiptarėt pozojnė lirisht para varreve. Nė njė farė mėnyre, shqiptarėt e asaj kohe, kishin njė raport tė pasqaruar me vdekjen. Ti do vdisje dhe ai i vdekuri ishte sėrish pranė teje. S’kishte rėndėsi ku kallej. Thjesht kallej. Dikush do i nxirrte kafe mbi varr pastaj; dikush i vinte njė cigare; ndonjė i pirė flinte sipėr, kur kėmbėt se pėrcillnin dot te qerpiēi i tij; ndonjė jaran, qante atė qė se kishte parė ndonjėherė me sy nė tė gjallė; kurse nė dritė tė diellit tė gjithė betoheshin pėr shpirtin e tė ndjerit. Nė njė farė mėnyre dikur kishte shumė tokė private dhe shumė varre kudo, kurse sot pak pronė private dhe shumė pak vend pėr varre. Tiranasit varroseshin nė tė gjithė atė qė sot pėrbėn mesin e metropolit. Kishte varre pranė xhamive tė Et’hem Beut, Karapicėve, Sulejman Pashės dhe tė tjera, por ishte dhe Varri i Bamit i famshėm dhe vende e vende tė tjera vakuf, lėnė nga familjet me emėr apo ku ishte mė lehtė pėr tu varrosur. “Ah, kėshtu nė kėtė farė mėnyre dhe me kėtė logjikė, nuk do ketė mė as edhe njė cantin pėr tė gjallėt”, mė thotė njė tiranas i vjetėr me mbiemėr Rexha. Ka pas qenė me njė vaki dhe problemi mė i madh i tė zotit tė shtėpisė ishte ku do varrosej, i vdekuri. Burrat kishin lėnė njė muhabet tė zakonshėm politike dhe paskėtaj zhytur nė mendime kishin llogarit vitet e mbetura me jetu. “Po ne ku do jemi”, mė thotė 70 vjeēari dhe mė qesh ēiltaz. Ėshtė me njė nga Demnerėt dhe tė tilla muhabete i ndajnė pėrditė, nė njė klub tė vogėl, mu nė qendėr tė Tiranės. Familja Rexha kanė pasur lėnė njė tokė vakuf, e cila ėshtė shfrytėzuar nga tiranasit pėr vende varresh, kurse burri tjetėr mė thotė se edhe hapėsira ku ėshtė gjimnazi ‘Qemal Stafa’, ka qenė e tillė. Atėkohė, tė vdekurit ishin kudo. Secili kishte gjindjen e vet dhe ai duhet tė ishte pranė tė vetėve. Kėshtu bėnin edhe katolikėt tutje nė veri me varret familjare apo ortodoksit nė jug. Qeveritė shqiptare mė 1923 ndėrmorėn njė hap pėr heqjen e varrezave nga qyteti, sepse njerėzit mė shumė sesa endeshin rrugėve dukeshin sikur endeshin pėrmes varreve. Pėr fat tė mirė me zgjerimin e Tiranės dhe me planet austriake dhe mė vonė italiane, sipėr tyre u krijuan lulishtet private, qė pas viteve ’90 falė shumė vendimeve tė diskutueshme tė Komisionit tė Kthimit tė Pronave, iu kthyen disa kinse-pronarėve. Edhe pse ato ishin shtetėzuar pėr qėllime publike nga qeveria e asaj kohe pas rėnies sė Kurorės Sulltanore, ku kishin qenė thjesht pronė osmane. “ Me vazhdu kėshtu do mbetemi pa asnjė vend me u varros. Dikur bėheshin thjesht dhe koha i ndreqte punėt”, mė thotė burri i Rexhve, qė pak a shumė aludon se koha pak nga pak e tret dhe trupin, ndėrsa tjetri ėshtė mė fanatik dhe i mėshon faktit qė secili duhet tė ketė varri e vet. Shqiptarėt pretendojnė se janė shumė fanatikė pėr sa i pėrket varreve dhe njė debat i fundit pėr format e trajtimit tė kufomės pas vdekjes ėshtė pritur me shumė rezerva dhe gati me ofendime pėr tė themi ata qė mėtonin pėr trajtimet bashkėkohore. Megjithatė mjafton njė udhėtim i thjeshtė dhe ti do shikosh se shqiptarėt nuk i respektojnė shumė tė vdekurit. Ka shumė, tė cilėt jo vetėm nuk dinė tė afėrmit por madje as prindėrit dhe jo mė gjyshėrit...Mė tej akoma, e drejta e pronės dhe makutėria, i ka bėrė qė gati tė pushtojnė dhe hapėsirat e varreve, ndėrsa ish-pronarė i kanė tjetėrsua toka tė tėra nė troje, kullota e toka bujqėsore. Njė statistikė e pak viteve mė parė, tregonte se nė 174 raste kish pasur raste konfliktesh pėr zaptim dhe tjetėrsim tė varrezave. Nė Jug tė vendit ishin regjistruar deri mė atėherė 81 raste ē’varrimesh pėr shkak tė pronės, ndėrsa nė zonėn e veriut, ishin regjistruar 93 raste tė tilla...Pleqtė vetėm dėgjojnė. Me sa duket u kam hapur pa dashje njė plagė tė pamenduar. Tė vjetėr nė trungjet e tyre, gati sa vetė Tirana, po vjen njė ditė, qė do kenė frikė ku do varrosen.

Tirana
“Nuk e di se ku do varrosen mė. Por edhe ne jemi nė siklet”. Besniku, qė drejton njė agjenci te shėrbimeve funerale, mė tregon se ka qenė i ashpėr nė televizor pėr kėtė argument. Takohemi nė mėngjesin tjetėr, ndėrsa ai si i pėrgjumur me njė ēekiē nė dorė mė bėn vend pėrballė njė turi tė tėrė arkmortesh. I ka ardhur dhe njė mik dhe aty e shtrojmė tė tre muhabetin. Problemi ėshtė se toka ėshtė limituar dhe nuk po gjendet mė gjuha e palėve. “Vėrtetė neve nuk kemi tė bėjmė nė mosmarrėveshjet treshe: Bashkisė, pushtetit qendror dhe banorėve, por ne vuajmė sepse ne merremi direkt me varrimet”, thotė burri i ri. E sikur tė mos mjaftojė tollovia e bashkisė me pushtetin qendror pėr akuzat –nė terren janė plot 60 agjenci private, qė operojnė, ku vetėm janė 20-25 janė tė licencuara konform ligjeve. Tė tjerat falė korrupsionit dhe lidhjes sė mjekėve me ambulancat qė presin nė spital, merren nė mėnyrė klandestine me varrimet. ‘Mua s’mė duhet mė ēfarė thonė, por ē’farė bėjnė. Jemi ne qė pėrplasemi me njerėzit. E di qė ka borxhe dhe te agjencitė e varrimit. Nuk ka rregull dhe njerėzit janė gjithnjė e mė shumė konfuzė sepse nuk kanė ku tė varrosin njerėzit dhe se nuk kanė tė paguajnė ēmimet”. Besniku na shpjegon mekanizmin. Tashmė sipas ligjit, mundesh vetėm tė rivarrosėsh, nėse duan njerėzit e shtėpisė dhe tė punosh aty. Pėr tė tjerat presin. Ka besim, se do gjendet njė zgjidhje, por nuk e beson fare varrimin mural dhe zgjedhjet me kremim. “Neve nuk bėjmė dot gjėrat e thjeshta dhe jo kėto”, ma pret.”E kam mėsuar nė Itali kėtė biznes dhe ta them troē qė shqiptarėt e kanė tė vėshtirė”- mė thotė. Larg kėtyre, hedhje- pritjet e Bashkisė me Ministrinė kanė qenė tė turpshme. Bashkia ia vė fajin pėr shpronėsimet e territorit qeverisė. Madje, pak vite mė parė, pati dhe akuza direkte se tė vdekurit pėrdoreshin pėr tė votuar “Me sa duket pėr ministrin Olldashi (ishte nė atė kohė), tė vdekurit e pavarrosur janė njė kontigjent pėr regjistrin e pėrkohshėm zgjedhor. Ėshtė jashtėzakonisht turp qė kjo qeveri e la gjendjen tė degradojė deri nė mbylljen e varrezave tė Sharrės” ka alarmuar atėkohė Bashkia. Dhe pėrgjigja e dikasterit pėrkatės, varur nga Pushteti Qendror ishte mė i hidhur: “E ndjeja pėr detyrim tė komunikoja me mediat dhe tė sqaroj publikisht, -ka thėnė ministri i asaj kohe- se e gjitha kjo nuk ka qenė asgjė tjetėr, pėrveēse njė biznes i ndyrė i Bashkisė sė Tiranės, e cila, pasi ka vite qė shet lejet e ndėrtimit apo ndryshe tė banesave tė tė gjallėve, ka shpikur njė biznes tė ri, duke shitur dhe banesėn e fundit pėr tė vdekurit. Nė varrezat e Tiranės, ēmimi pėr njė metėr katror varr ėshtė sot i pėrafėrt me ēmimin e njė metri katror dyqan nė qendėr tė Bllokut”. Veē vendit tė varrit, qė ėshtė njė nga favoret mė tė mėdha tė kohės, ėshtė edhe kuota e bashkisė, qė jep pėr njė tė vdekur. Nė media ėshtė referuar se sipas kostos mė minimale tė njė procesi varrimi, nevojiten 15 herė mė shumė lekė se pagesa zyrtare qė jepet. Kuota aktuale ėshtė gati sa 7% e njė procesi mortor minimal me kufizime shėrbesash. Me atė shumė mezi paguhet varrmihėsi, do alarmonte media.

Bashkia
Anipse, tash duket se profesioni i varrmihėsit do tė quhet luks, sepse shqiptarėt s’kanė as edhe njė centimetėr ku tė varrosen. Ndėrkohė, nga Bashkia ditėt e fundit, kanė ardhur disa lajme pozitive nga Ndėrmarrja e saj e Shėrbimeve Funerale, e cila po planifikon pėrcaktimin e zonave tė reja pėr krijimin e varreve, ku Zona e Tufinės do tė vazhdojė tė jetė nė dispozicion tė krijimit tė varrezave tė reja pėr mė shumė se njė vit e gjysmė.
“Aktualisht po mendohet seriozisht ideja e krijimit tė zonave tė reja, qė do tė shėrbejnė posaēėrisht pėr kėtė shėrbim, por jemi ende nė pritje tė miratimit tė buxhetit tė Bashkisė sė Tiranės pėr vitin 2010-2011. Kjo, pėr shkak se me miratimin e kėtij buxheti do tė akordohet njė fond specifik pėr krijimin e zonave tė reja pėr parcela tė varreve, por qė fillimisht do tė jenė eksperimentale”, ka thėnė kreu i Ndėrmarrjes sė Funeraleve. Dy muaj mė parė, kjo ndėrmarrje, nė zbatim tė ligjit nr. 9220 pėr “Shėrbimin publik tė varrimit”, si edhe Urdhrit tė kryetarit tė bashkisė me nr. 824 pėr “Pezullimin e kryerjes sė varrimeve tė reja nė varrezėn e Sharrės”, njoftoi pezullimin e kryerjes sė varrimeve tė reja nė Sharrė, pėr shkak tė ezaurimit tė vendeve tė lira, deri nė hapjen e vendeve tė reja konform ligjeve nė fuqi. Kjo shkresė zyrtare iu dorėzua nė tė gjitha shėrbimet funerale private mė datė 7 shtator. Urdhri u dha dhe do tė vazhdojė tė jetė i formės sė prerė, dhe madje parashikohen edhe penalizime, gjė qė kuptohet se rrallėherė ndodhin ndaj kundravajtėsve tė vėrtetė tek ne.
...
Vėrtetė penalizime s’ka. S’ka pėr ata qė kanė zėnė rrugicat e lira dhe nuk ka dhe pėr matrapazėt qė merren me varrimet dhe qė tė bien nė qafė me ēmime tė kripura duke shfrytėzuar fatkeqėsinė njerėzore. Ka vetėm fjalė dhe akuza dhe sėrish pazotėsi pėr tu pėrballur me problemin real nė vend. Dhe, tė mendosh se kjo situatė s’ėshtė vetėm nė Tiranė, por problem ka Saranda; ndėrsa nė Fier jo vetėm qė mungojnė nė qytet, por edhe nė shumė komuna tė kėtij qarku. Nė zona rurale tė thella, kryesisht nė zonėn e Mallakastrės, po rikthehet varrosja e tė afėrmit nė oborr tė shtėpisė. Nė Gjirokastėr po ashtu, sepse gjatė periudhės komuniste, tė gjithė varrezat e veēuara u shkatėrruan dhe nė territoret e tyre u vendosėn ndėrtimet e lagjeve tė reja tė qytetit, “18 Shtatori”, “11 Janari”, “Zinxhira”, “Kodra e Shtufit” etj. Njėsoj nė Berat dhe nė qytet tė tjera, duke i vendosur nė vėshtirėsi qytetarėt dhe duke u lėnė dorė tė lirė matrapazėve tė shėrbimeve funerale.
Djemtė vijnė sėrish, ndėrsa disa tė tjerė bėjnė xhiro tė gjata nė parcelat e Sharrės dhe garojnė me biēikleta tip-country. Dy gra, qė i pyesim pėr biznesin e luleve, na pėrgjigjen shkurt pėr tė gjitha dhe shumė thatė: “Jo. Nuk e di. Lulet i marrim te ēamėt”. Por kur tė mbarojmė varrimet, ēdo tė bėni?-i pyesim “Do tė gjendet diēka na e presin“. Ndėrkohė ka ardhur njė si i fortė. Na duhet qė tė pėrballim arrogancėn e tij dhe pastaj tė folurėn e tij tė pataktė. „Bashkia na ka rrejt . E shikon atė parcelėn te shtylla e tensionit tė lartė, Na e kanė dhanė me 2000 lek metri katror. Na premtun ndryshe. Tashmė nuk i japim mė asgjė. Dum me e shit 2500 metri katror, sa ėshtė shtėpia nė qendėr tė Tiranės”. Vazhdon tė hajė farat dhe gratė e ndjekin me admirim, qė na drejtohet ashtu. Do tė flasė, por ēuditet se i tregojmė qė nuk na intereson shumė. Tė paktėn, ne vetė kemi ende edhe do kohė tė negociojmė me vdekjen. Mbetet keq edhe sepse i themi qė s’jemi tė bashkisė. Akti i panegjirizimit fshataresk i ka ikur kot…
Futem pak nė muhabet me djemtė, qė gjithė kohėn ikin dhe vinė afėr, duke parė se ēfarė fotografojmė. Po, tė gjithė presin pėr viza. S’ja kanė idenė se ēfarė i pret. Nuk e dinė fare se ēdo bėjnė atje, por sigurisht nuk do kenė mė mundėsi tė merren me varreza. Me kėto qė do lenė kėtu do vazhdoj tė merret si gjithmonė shpura qė ndjek Kryetarin e Bashkisė dhe pėrgjegjėsit e Ministrisė pėrkatėse. Deri atė kohė, tiranasit do varrosen si tė munden, kurse kontrabandistėt e vdekjes, do tė jetojnė nė luks. Kushedi ēfarė planesh kanė nė kokė, kėta djem. Pėr ta vdekja ėshtė thjesht njė gjė qė nuk u pėrket aspak. Largohemi nga paqėsia. Njė orė mė vonė nė Tufinė ka mė shumė gjallėri dhe mė shumė rrėmujė nė rrugicat e ngushta, ku shumė varre as nuk e respektojnė fare rregullin Lindje-perėndim. Po sa rėndėsi kjo, kur shqiptarėt vetė nuk e dinė se nė tė gjallė ku janė nė Lindje apo nė Perėndim?! “Xhaxhi, ta pastroj varrin”, i drejtohet njė burri, njė djalth i vogėl “Tė dukem si i vdek”, ia pret burri, me njė zė tė forti. Ne ikim. Vjeshta e Dytė 2010.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sharrė-Shishtufinė, lufta e varreve Empty Re: Sharrė-Shishtufinė, lufta e varreve

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 10:02 am

cjon kto gjona kshu

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi