♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

50 vjet mė vonė Televizioni Publik Shqiptar, Asnjėherė pasqyra e Vėrtetė e Shqiptarėve

Shko poshtė

50 vjet mė vonė Televizioni Publik Shqiptar, Asnjėherė pasqyra e Vėrtetė e Shqiptarėve Empty 50 vjet mė vonė Televizioni Publik Shqiptar, Asnjėherė pasqyra e Vėrtetė e Shqiptarėve

Mesazh nga Love Tue Jan 18, 2011 1:07 pm


Nga: Ben Andoni


Njė histori e pėrmbledhur e Televizionit shqiptar dhe njė analizė pėr njė Institucion, qė nuk mundi kurrė tė bėhet subjekti i tė gjithė shqiptarėve... nė 50 vjetorin e tij


Nė kronikat e vitit ‘60 pėrmenden vetėm 30 aparate televizori nė kryeqytetin e shqiptarėve. Aq sa ishin edhe familjet mė largpamėse, qė i kishin blerė aparatet lindorė “Rekord” dhe “Rubin”, bashkė me “Tesla” dhe “Orion”, pėr t’i pasur mė shumė si orendi tė kohės. Prej kėtyre objekteve, mė 29 prill tė kėtij viti, shtėpitė me publikun e shumėfishuar, do bėheshin dėshmitarė tė njė ngjarje jo tė zakonshme. ‘Kutia’ do fliste shqip. Pak qindra metra mė tutje, prej ditėsh, tre teknikė gjermanė me kolegėt e tyre shqiptarė po punonin pėr instalimin e Qendrės Eksperimentale tė Televizionit shqiptar.

Pak kthim pas
Ishin shkėputur nė fund lejet nga Drejtoria e Agitpropit. Drejtoria e Radiodifuzionit, pėrmes drejtorit tė saj, Piro Kito, iniciatori kryesor, ka lėnė tė arkivuar dokumentet e para: “Aparaturat e Qendrės Eksperimentale tė TV-sė qė do ngrihet nė Tiranė, ėshtė dhuruar nga Bashkimi Sovjetik, R. Ēekosllovake, RD Gjermane sipas kėrkesave tė Drejtorisė sė Radiodifuzionit tonė. Deri tani kemi marrė tė gjitha aparaturat sovjetike, gjermane qė nevojiten pėr vėnien nė funksionim tė Qendrės... Kėto ditė na vjen me avion edhe aparatura suplementare pėr studiot, dhuruar nga TV i RD Gjermane. Televizioni ēekosllovak do tė na dhurojė studio televizive me stacion lėvizės, qė do tė shėrbejė pėr transmetime nga teatrot, stadiumet. E gjithė e dhuruar nga tė tre vendet mike, kap njė vlerė prej 2 milionė lekė.” (Dosja 3, Fondi i RTVSH-sė, Arkivi i Shtetit). “Kjo studio kishte vetėm njė telekamera me rreze flurore, e cila transmetonte filma 35 mm. Funksiononte gjithashtu edhe njė aparat pėr shfaqjen e diapozitivave, pulti i zėrit dhe figurės... Transmetuesi i sinjalit ishte ngritur nė tarracėn e godinės sė dytė tė Radios. Ai kishte njė fuqi prej 20 E dhe siguronte transmetimin e figurės vetėm nė Tiranė”, do tė shkruajė Y. Pepo te “Shkenca dhe Jeta”-2.1987. Por, puna s’ėshtė kaq e thjeshtė. Ndėrsa teknikisht kėrkohet njė staf i pėrgatitur me gjashtė vetė, redaktorė dhe teknikė, duhet tė merret edhe leja e Sekretariatit tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė... Qė nga fillimi, hija e politikės dhe e 1-shit s’do t’i largohet mė kurrė institucionit. Atėbotė, emocioni, kur spikerja Stoli Beli shqiptoi frazėn e parė “Mirėmbrėma, tė dashur telespektatorė. Po fillojmė programin e parė tė Qendrės Televizive”, nuk linte shumė shtigje pėr kėto hamendėsime. Kjo qendėr mbeti dhe disa kohė kėshtu. Emrat e parė janė tė ngulitur thellė nė historinė e RTVSH: Beli, redaktore e paraqitėse sė bashku me Katerina Goshin, Polivaq Linon; folėsit Kiēo Foltiadhi e Loredan Bubani, Heroina Deliun; dhe kameramani Beqir Derhemi. Gjithēka po shkonte bukur, me pak incidente teknike: Nė provėn e parė pėr transmetimin e njė ndeshje futbolli, kamera nxori tym dhe tekniku i saj z. Derhemi 50 vjet mė vonė do i pėrshkruante me emocion kufizimet e asaj kohe... dhe sakrificat e kėtij njėsiti. Pėr hir tė sė vėrtetės, tymin mė tė madh po e nxirrte politika. Prishja e Shqipėrisė me BS-nė do i jepte fund dhe procesit qė kishte nisur pėr ekranin e vogėl. Do tė vijojė njė periudhė e errėt, por ndėrkohė dhe pėrpjekje nga stafi i kėtij institucioni, qė duhet thėnė se ishte nga mė avantgardėt nė vend. Ka njė paradoks, sepse stofi i njerėzve qė rekrutohen aty nuk i shkon askurrė varfėrisė sė tij programore, sloganeve televizive dhe nivelit tė ulėt tė programeve dogmatike. Me kohė, institucioni bėhet vend pėrkėdhelės pėr tė adhuruarit e sistemit. Jashtė tij, njerėzit duan njė gjė tjetėr, qė ekrani nuk e jep dot. Gjithsesi, zgjidhja ėshtė gjetur. Publiku ka filluar tė eksperimentojė me antenat primitive pėr VHF-nė, me tė cilėn kapet RAI, stacionet e RTCG-sė dhe rrallė dhe stacionet e Beogradit. Vetė RTVSH e forcon sinjalin e RAI-t nė kohėn e emisioneve tė lajmeve dhe pak programeve. Pastaj s’ka mė. Nė vetė televizionin ka censurė tė ashpėr dhe ndėrkohė gjithmonė e mė pak shkėmbime eksperience. Vjen ndonjė specialist qė mirėmban pajisjet teknike dhe kaq. Shqipėrisė nuk i mungojnė ftesat dhe ofertat e bashkėpunimit janė mbresėlėnėse. Njė prej tyre, gjiganti i etikės dhe kualitetit, BBC-ja insiston pareshtur, por mė kot. Firma kanadeze “Ofice National du Canada”, firma italiane “Savise Semex”, kėrkojnė bashkėpunime. Ngurrohet. Me tė drejtė. Ekrani e rrėfen hapur murrėtimin e gjithė shoqėrisė shqiptare... Pėrjashtim bėn radio, qė ka njė publik tė zgjeruar pėr shkak tė luftės ‘pa princip’, qė i bėhet kapitalizmit dhe angazhimit tė PPSH-sė, qė pėrkon me shumė lėvizje pacifiste dhe radikale tė majta nėpėr botė. Mė 1978 ikėn dhe burimi i fundit i teknikės, qė ėshtė Kina. Gjendjen e mjerė tė Shqipėrisė e jep RAI, kur me shumė pėrpjekje arrin tė marrė leje pėr njė dokumentar tė gjatė pėr Shqipėrinė. Ia arrin ta realizojė dhe realizuesi i tij, vetėm pak muaj mė parė nė Tiranė, e ka ritreguar tė gjithė realitetin.

Ndėrhyrjet
Pėr pak kohė, ka heshtje. Vinė dy dokumentaristė austriakė, qė realizojnė diēka pėr historinė, por qė shkakton njė valė problemesh tek ekuipazhi i RTVSH. Enver Hoxha, tregon nė kujtimet e tij Marash Hajati, njė nga drejtorėt e institucionit, do marrė vetė dhe do t’i shprehet ashpėr punonjėsve, qė gabimisht, kanė lėnė meshimin e Papės te RAI. Nė konferencėn e tij tė frikshme nė fillim tė viteve ’70 nė fjalėn pėr pėrmirėsimin e emisioneve tė Televizionit ‘do porosiste’: “Zgjedhja e filmave qė do tė blihen, duhet t’i nėnshtrohet njė diskutimi tė rreptė ideologjik nga ana e organizatės bazė tė partisė nė Televizion”. Ata, qė janė aty e dinė mirė se ēfarė do tė thotė kjo. Kjo ėshtė vetėm njė pjesė, por nga ana tjetėr nė RTVSH ndėrhyjnė tė gjithė. Z. Hajati, nė kujtimet e tij, do tė pėrmendė ndėrhyrjet qė nga Ramiz Alia e me radhė Manush Myftiu dhe tė tjerė. Paradoksi ėshtė se ky presion vijon njėsoj deri nė fund tė viteve ’80, kur dukshėm e gjithė Lindja po fryn ndryshe. Institucioni, zyrtarisht, mban qėndrim negativ dhe ndaj ndryshimeve tė Shqipėrisė. Individualisht, personalitete tė ndryshme bėjnė thirrje pėr ndryshim. E jashtėzakonshme pėr historinė e tij ėshtė se njė kameraman i saj, gjendet rastėsisht dhe filmon rėnien e shtatores sė Hoxhės. Bėhet presion nga sipėr, por pėrfundimisht vendoset qė kronika tė jepet. Njė sistem pune shumė i varur nga mendimi i drejtuesve politikė ėshtė i rrėnjosur thellė dhe nė kohėt nė vazhdim. Qemal Sakajeva dhe Skėnder Buēpapaj nuk mund tė bėjnė dot mė shumė. Fillojnė shkarkimet masive, ndėrsa institucioni kthehet nė dorė tė pushtetarėve tė rinj. Pėr fatin e madh, mund tė shikohen lirisht kanalet e huaja dhe Televizioni shtetėror braktiset masivisht. Mbetet njė armatė e tėrė teknikėsh dhe profesionistėsh, qė janė nė udhėkryq, por nga ana tjetėr edhe njė mal i tėrė tė paaftėsh, qė e mbajnė peng sot e kėsaj dite institucionin. Nė ekran tashmė fillon pjesa tjetėr. Rravgime pėr tmerret e komunizmit. Tė tepruara dhe tė mbushura me mllefe, ato gati e kalojnė peshoren nė anėn tjetėr. Ka njė rendje tė anonimėve tė ndryshėm, pėr tė bėrė historinė krejt ndryshe. Dy partitė mė tė fuqishme tė vendit: PD, forca e besuar e ndryshimit dhe PS me barrėn e tė shkuarės mbi vete, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse e neveritin mė tej institucionin pėr publikun me kėrkesa e tyre absurde. Mė 1998 paradoksi shqiptar kap majat mė tė larta, kur njė grup, qė ende nuk e ka marrė dėnimin dhe u riciklua nė politikė, pushton Godinėn e RTV shtetėror... Ndėrkohė fillojnė pėrpjekjet pėr televizionet e tjera private. Ky ėshtė hapi i ndryshimit. Vendi po trandet.

Intermexo
Bash nė kėtė kohė, nė krye tė institucionit propozohet nga Shoqėria Civile, Dr. Ardian Klosi. Me idealizėm, filologu dhe publicisti i njohur, synon tė bėjė tė pamundurėn, por duket se nuk e njeh mirė sfinksin pėrballė tij. E pėrqeshin, sepse ai do tė ndikojė deri nė strukturėn teknike tė lajmit. Por... “Kisha shpresa tė shumta se mund ta ndryshoja. Sapo isha kthyer nga Gjermania, kisha shfletuar shumė, isha njohur me stacione publike gjermane si Bayerischer Rundfunk, kisha madje edhe kėshilltarė nga ky radiotelevizion.
Gjendja qė gjeta ishte e vajtueshme. Teknika ishte e amortizuar, paraja mezi lėvizte; por ishin tė amortizuar nė radhė tė parė punonjėsit.
U pėrpoqa tė filloja reformimin nga sektori i lajmeve. Kėtu ishte edhe ndėrhyrja mė e madhe nga politika, pikėrisht kėtu desha tė tregoja qė mund tė bėheshin lajme tė pavarura, ku politikanėt kalonin nė radhė tė dytė ose tė tretė. Kjo sfidė mė futi menjėherė nė konflikt me ta, kėshtu qė kur erdhi puna pas 8 muajsh qė do tė rizgjidhej drejtori i pėrgjithshėm i RTSH, pavarėsisht punės qė kisha bėrė, pavarėsisht emisioneve tė lajmeve qė kishin ndėrruar fytyrė, tė gjithė politikanėt kryesorė tė kohės (mars 1999) ishin kundėr kandidaturės sime: Majko, Meta, Gjinushi.
Ishte njė periudhė tmerrėsisht e rėnduar dhe e vėshtirė pėr mua. Megjithėse kisha kėrkuar heqjen e drejtorit tė TVSH, kjo gjė nuk m’u bė e mundur. Pra, mė mungonte krahu i djathtė nė punėn time, madje ky shfaqej si njė ēomage prapa meje qė mundohej tė mė godiste kur i jepej rasti. Ēdo natė pėrpiqej tė prishte atė qė unė ngreja ditėn. Asnjė nga emėrimet e mia, gazetarė tė rinj nė sektorin e lajmeve, nuk i pranonte, pra nuk u jepte rrogė, i fyente etj. Natyrisht qė bėnte lojėn e politikanėve qė pėrmenda, tė cilėt e zgjodhėn menjėherė pas shkarkimit tim dhe tė cilėve ai ua shpėrbleu me shėrbimin e devotshėm qė u bėri pėr 3 a 4 vjet nė vazhdim.
Shumė ma vėshtirėsonte punėn nga ana tjetėr televizioni privat, qė po konsolidohej nė atė kohė. Sidomos njerėzit e “Klan”-it dhe tė” Koha Jonė” nuk lanė rast pa mė sulmuar, me shtypin dhe rrugėt e tyre tė tjera. Blendi Fevziu mori nė krah emisionin “Opinion” dhe e ēoi te”Klani”. Dobėsimi i RTSH do tė thoshte njėkohėsisht fuqizim i privatėve. Pėr ironi Aleksandėr Franga,j p.sh. bėnte pjesė nė Kėshillin Drejtues tė RTSH. Ishte koha kur “Klani” dhe stacione tė tjera krijonin arkivin e tyre duke vjedhur arkivin e RTSH, siē merrnin teknikėn, njerėzit dhe gjithēka tjetėr tė lėvizshme nga RTSH.
E gjithė zhurma pėr Radiotelevizionin e ri publik qė do t’i zinte vendin Radiotelevizionit shtetėror ishte njė farsė ose njė komedi qė nuk ndryshoi asgjė nė qenien e asaj karakatine. Politika e ka dėshiruar RTSH gjithmonė si vetėshėrbim pėr propagandėn partiake-qeveritare. Kėtė e vėrtetoi drejtori Mazi, kėtė e vėrtetoi drejtori Zheji me Fatos Nanon, por kėtė po e vėrteton edhe drejtori i sotėm me shėrbimet qė i ka bėrė deri mė tani qeverimit tė Berishės. E vutė re si tregonte nga gjysmė ore mitingjet e tij gjatė fushatės elektorale? Ky ėshtė njė skandal, kur mendon qė ai stacion mbahet me paratė e taksapaguesve”....

Pamundėsia e Institucionit
Mė hapur se kaq nuk mund tė flitet. Vetėm se kur kėrkon sot tė dhėna dhe mundohesh tė penetrosh nė arsyetime ish-ėsh mbetesh. Njė buzėqeshje, pėrvijohet nga buzė tė ngrira, qė kinse nuk shprehen pėr asgjė.
Institucioni mbeti i politizuar dhe asnjėherė pjesė e publikut. Tre komponentėt kryesorė Informacioni, Edukimi, Zbavitja, nuk u harmonizuan asnjėherė. Vendin e propagandės e zuri militantizmi disa herė i tepruar i drejtuesve ndaj forcave politike nė fuqi. Kėsaj i shtohet amortizimi i tejet i teknikės, ndėrsa pėr shumė vjet buxheti mezi ka mundur tė mbulonte 70% tė rrogave. Edhe pse Ligji pėr Radion dhe Televizionin e detyron RTSH-nė qė tė transmetojė falas veēmas shėrbimeve fetare tė mbajtura gjatė festave fetare zyrtare si dhe seancat e Parlamentit dhe programe me cilėsi tė lartė, ku tė reflektohet larmia e jetės shqiptare, pėrfshirė pakicat kombėtare, kėto janė harruar. Nė njė prononcim tė saj IREX (MSI-2006) do tė thoshte mė 2006: “Ėshtė paradoksale tė shohėsh se si interesi publik ėshtė i pari qė lihet pas dore nga njė televizion i quajtur ‘publik’. Edicionet e lajmeve fillojnė me lajme pėr aktivitetet e qeverisė dhe partive politike, duke lėnė pas dore problemet qė shqetėsojnė qytetarėt”. Megjithatė menaxhimi aspak i mirė dhe prapambetja krahasuar me transmetuesit privatė, sė bashku me mendimin e pėrgjithshėm qė RTSH kontrollohet politikisht, janė ndėr problemet kryesore tė tij pėr pėrmbushjen e misionit tė tij publik, vazhdon IREX...

Legjislacioni dhe drejtimi
Institucioni ėshtė peng i shumė gjėrave, por kur pyeten zyrtarėt e tij tė sotėm ose tė shkuarit e kanė problem prononcimin. Kėtu ėshtė si njė karusel gjigant, ku tė gjithė janė kundėr tė gjithėve. Duke iu kthyer ligjit: Amendamentet e 2006 pėr Ligjin e Radios dhe Televizionit, i cili rregullon RTSH, patėn pasoja nė rregullimin e transmetuesit tė shėrbimit publik. Dy nga shtatė frekuencat kombėtare, qė i janė caktuar Shqipėrisė deri nė 2015, i rezervohen RTSH. KKRT i ka rekomanduar RTSH qė kanalin e dytė ta transmetojė drejtpėrdrejt nė mėnyrė dixhitale. Nė fakt, nė korrik 2007, TVSH pėrgatiti njė plan reforme nė bashkėpunim me Unionin Europian tė Transferimit (EBU), i cili pėrqendrohet nė kalimin nė dixhitalizim. Ėshtė duke u punuar pėr kėtė dhe nė institucion ėshtė hartuar njė strategji e tėrė, sipas Znj. Kalaja, zėvendėsdrejtore e Institucionit. Sa do jetė e mundur? Kėtė s’e thotė askush. Kokėdhembja mė e madhe pėr kėtė institucion ėshtė kur flitet pėr Kėshillin Drejtues, si organi mė i lartė i RTSH. Tė 15 anėtarėt, qė zgjidheshin nga njė spektėr i madh i shoqėrisė shqiptare, kanė treguar se janė pak ose aspak pėr t’i dhėnė njė fizionomi ndryshe RTVPSH. Akuza dhe kundėrakuza tė politikės nuk reshtin. Kur ishin tė Djathtėt nė opozitė akuzonin pėr abuzime tė majtėt; kurse kėta tė fundit, nė rotacionin e pushtetit, si opozitė- argumentonin se pėrbėrja e re e Kėshillit Drejtues tė RTSH nuk ofronte garanci pėr pavarėsinė editoriale. Njė publicist u tregua edhe mė i ashpėr nė atė kohė: “Tė ashtuquajturit pėrfaqėsues tė pavarur deri mė sot kanė qenė ‘kali i Trojės’ sė politikės nė kėto institucione. Me qėllim qė tė shmangim rrezikun qė ‘tė pavarurit’ t’i shėrbejnė pushtetit ose partive politike nė vend tė publikut, nevojitet qė edhe [pėrfaqėsimi i ] tė pavarurve tė jetė gjithashtu [politikisht] i balancuar.” (A. Stefani, “’Tė pavarurit’, kali i Trojės nė media”, Panorama, 16 shkurt 2006, f. 17.)
Njė kalvar i tėrė, sepse nė vitin 2006 u kėrkua qė pėrbėrja e Kėshillit Drejtues do tė rritej nga shtatė nė 11 anėtarė dhe katėr anėtarėt e tjerė do tė emėroheshin nga anėtarėt e opozitės nė Komisionin Parlamentar tė Medias nga radhėt e shoqėrisė civile. Deri nė shtator tė vitit 2007, Kėshilli funksionoi vetėm me shtatė anėtarė pėr shkak tė krizės sė vazhdueshme presidenciale dhe vazhdimit tė punės nė Ligjin pėr Transmetimet Numerike. Nė gusht 2007 RTSH hartoi njė strategji zhvillimi pėr periudhėn 2008-2010, tė cilėn ia paraqiti qeverisė. Ndryshimi ende shumė i vogėl...
Peng i drejtuesve
Nė njė pikė duket se konvergojnė tė gjithė ankesat. Drejtori i Pėrgjithshėm ėshtė patriark i vėrtetė. Ai vazhdon tė gėzojė autoritet tė konsiderueshėm, duke i raportuar Kėshillit Drejtues, por pa qenė i detyruar tė zbatojė urdhrat e tij. (OSI/Shqipėria, f. 214–216). Nė fakt ėshtė Kėshilli Drejtues qė e zgjedh. Ishte ky kėshill qė i emėruar nė 2006 e pushoi Drejtorin e Pėrgjithshėm tė atėhershėm, Artur Zhejin. Nė njė letėr publike, Mero Baze, anėtar i Kėshillit Drejtues, shkruante se “me vetėdijen e plotė tė drejtorėve tė saj, RTSH e ka shmangur debatin publik pėr vite dhe ėshtė kthyer nė njė stacion thuajse banal, i cili i ka shėrbyer vetėm interesave tė ngushta tė drejtorėve tė vet dhe tė lidhjeve tė tyre politike.” (Mero Baze, “Pėrse ndryshimi nė RTSH duhet tė nisė nga Drejtori i Pėrgjithshėm?”, Shqip, 26 tetor 2006). Zheji e kundėrshtoi kritikėn dhe tha se shkarkimi i tij ishte kundėr parimeve demokratike. “Ėshtė e pamundur tė nisėsh reformėn e RTSH duke shkelur njė nga parimet e demokracisė sė medies, siē ėshtė mandati i Drejtorit tė Pėrgjithshėm”. Ai shtoi se shkarkimi i tij ishte njė vendim i nxituar, i bazuar mė tepėr nė lidhjet politike sesa nė arsye pragmatike. Drejtori i Pėrgjithshėm i tanishėm, Petrit Beci, u zgjodh nė 10 nėntor 2006. Beci mė parė ka qenė zėvendėsdrejtor i transmetuesit publik dhe ka njė pėrvojė tė gjerė si menaxher i njėrit prej televizioneve private kombėtare. Ėshtė edhe njė strukturė e tretė e pushtetit dhe kjo ka lidhje me Kėshillin e Menaxhimit, qė shėrben si organ kėshillimor pėr Drejtorin e Pėrgjithshėm, duke kėshilluar drejtorin pėr njė sėrė ēėshtjesh tė rėndėsishme financiare apo nė lidhje me pronat. Kjo strukturė duhet tė ketė shumė rol pėr transaksionet e pronave, kontratat e punėsimit dhe bisedime e marrėveshje tė tjera me stafin dhe sindikatat. Struktura qeverisėse ka pėr qėllim tė garantojė punėn e balancuar dhe tė paanshme tė RTSH, si dhe legjitimitetin e tij si institucion publik. Fatkeqėsisht, nė raporte shprehet se kjo nuk ėshtė arritur. Nė fakt, shumė vėzhgues, pėrfshirė anėtarė tė strukturave qeverisėse tė RTSH, ankohen qė mėnyra se si ėshtė ndėrtuar sistemi ėshtė burimi kryesor i problemit. Gishti i fajtorit shkon gjithmonė tek Drejtori i Pėrgjithshėm. Pėr shembull, ish-kryetari i Kėshillit Drejtues, Kiēo Blushi, pretendonte se “pėr dy vjet Kėshilli [Drejtues] nuk kishte miratuar struktura programore tė pėrshtatshme pėr shkak tė nėnshtrimit politik tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm, i cili emėrohet nga ne, por nuk zgjidhet nga ne”. (Kiēo Blushi, “Televizioni qė ka mbetur peng i partive”, Standard, 17 mars 2006, f. 23)

Standardet editoriale
E lėnė pėr nė fund, por jo mė pak i rėndėsishėm, ėshtė edhe fakti i standardeve editoriale, ku RTSH-ja nuk ka njė kod tė brendshėm etike dhe as ndonjė organ qė tė mbikėqyrė sjelljen sipas standardeve. Nė shtator 2006, shoqatat e gazetarėve miratuan njė kod etike pėr tė gjitha mediet nė Shqipėri. Procesi i filluar nga Instituti Shqiptar i Medies pėrfshiu debate me gazetarė, redaktorė, pronarė tė medies, menaxherė dhe tė tjerė. Megjithatė, kodi nuk ėshtė miratuar “zyrtarisht” nga ndonjė media dhe nuk ka mekanizėm pėr zbatimin e tij. Nė kėtė mėnyrė, respektimi i tij mbetet nė dėshirėn e gazetarėve. Gazetarėt e TVSH-sė janė njėsoj si gjithė komunitetet e gazetarėve tė tjerė me rrogat relativisht tė ulėta, qė nuk pėrbėjnė nxitje qė ata tė zhvillojnė pavarėsinė editoriale apo tė prodhojnė programe cilėsore. Ka ndodhur qė Stacioni ka pėrdorur kontrata tė posaēme pune dhe metoda pagese arbitrare. Ish-drejtori i Pėrgjithshėm, Artur Zheji, pretendoi se kėto kontrata ishin pėrdorur pėr tė motivuar gazetarėt dhe pėr tė pėrmirėsuar profesionalizmin, pasi stacioni po i paguante gazetarėt sipas sasisė dhe cilėsisė sė punės. Por Kontrolli i Lartė i Shtetit (KLSH) arriti nė pėrfundimin se kėto kontrata nuk ishin tė ligjshme dhe i kėrkoi RTSH tė ndreqte gjendjen deri nė kontrollin e ardhshėm. Kjo s’mbaronte kėtu: Sindikatat e RTSH vazhdimisht kanė aluduar se kėto kontrata reflektonin preferencat personale tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm dhe jo motivim profesional.

Nė vend tė njė epilogu
A ėshtė i mundur ndryshimi? “Mendoj se ėshtė e pamundur, - shprehet skeptik Dr. Klosi. Mė e ndershmja ėshtė tė quhet pėrsėri Radiotelevizion shtetėror. Shoqėria jonė, sidomos shoqėria civile ėshtė shumė pak e pjekur pėr tė pasur e kontrolluar radiostacione publike, siē kanė nė Gjermani ose nė Francė. Kėtu misioni publik nuk kuptohet, plus qė sabotohet pėrditė nga politikanėt. Nė njė vend si Shqipėria mund tė lulėzojnė hė pėr hė vetėm mediet private”.
Fjalė tė hidhura, por njė realitet i njohur. Publiku shqiptar nuk e ndjen mė tė vetin televizionin pėr tė cilin ėshtė i taksuar dhe qė ka siglėn kushtuar tij. Ai ėshtė hije e vetvetes dhe e njė institucioni, qė nuk u bė askurrė profesional dhe i gjithė shqiptarėve.

*Shkrimi ėshtė mbėshtetur mbi Raportin Televizioni nė Europė: Raportet Vijuese 2008 ėshtė njė projekt monitorimi i EUMAP (Programi i pėr Monitorim dhe Avokaci tė BE) nė Institutin pėr Shoqėri tė Hapur dhe i Network Media Program nė Fondacionin pėr Shoqėri tė Hapur. Autorja e tij ėshtė Ilda Londo nga Instituti Shqiptar i Medias. Botohet me shkurtime. Titulli i shkrimit kryesor, botuar i plotė te AKT, ka qenė Televizioni Publik Shqiptar, Njė hije e zbehtė e qėllimit tė tij
***
Radio Televizioni Shqiptar*
Petrit Beci (Drejtor i Pėrgjithshėm)
Mirela Oktrova (Drejtore e TVSH)
Zamira Koleci (Drejtore e Radio Tirana)
Radio filloi mė 28 Nėntor 1938
Televizioni filloi mė 1 Maj 1960
Emri i mėparshėm Radiodifuzioni dhe Televizioni Shqiptar - www.rtsh.al
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

50 vjet mė vonė Televizioni Publik Shqiptar, Asnjėherė pasqyra e Vėrtetė e Shqiptarėve Empty Re: 50 vjet mė vonė Televizioni Publik Shqiptar, Asnjėherė pasqyra e Vėrtetė e Shqiptarėve

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 10:04 am

asniher se kom pelqy ket televizion un

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi