♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grupi britanik i rrokut qė i kėndoi Enver Hoxhės

Shko poshtė

Grupi britanik i rrokut qė i kėndoi Enver Hoxhės Empty Grupi britanik i rrokut qė i kėndoi Enver Hoxhės

Mesazh nga Love Tue Jan 18, 2011 1:01 pm

Njė histori e jashtėzakonshme muzikantėsh britanikė qė adhuronin Shqipėrinė diktatoriale, qė sulmonin kryeministren Thatcher dhe luftėn nė ishujt Falkland. Attila, kėngėtari rebel i punk-ut qė u dashurua me Shqipėrinė e viteve ‘80


Pėrgatiti Altin Raxhimi

(Vijon nga numri i shkuar)

Vitin tjetėr nė Jeruzalem
Faqja e internetit e John Duncan-it, 45-vjeēar nga Leeds-i, qyteti industrial i veriut tė Anglisė, thotė: “Pjesa mė e madhe e gazetave humbasin kohė duke reaguar ndaj ngjarjeve dhe ndryshimeve para se tė kuptojnė se ē’po ndodh. Shumica e gazetave kanė thesare tė fshehura.”
Kur organizoi grupin e autobuzit, Duncan-i ishte 24 vjeē, skilipec, i sapodalė nga trockizmi dhe me diplomė pėr menaxhim nga Shkolla Ekonomike e Londrės. Si botues i ĖSC-sė, mendoi se njė rrugė Shqipėrie do t’ia ngrinte profilin revistės. U lidh me njė agjenci nga krahina Yorkshire e specializuar pėr udhėtime nė Moskė dhe Pekin. Bėri bluzat, tė cilat i pėrktheu tek njė dyqan me mallra shqiptare nė Covent Garden. Shkruar nė to: “Tifozė futbolli britanikė paqėsorė u dėrgojmė shokėve tanė shqiptarė pėrshėndetje vėllazėrore me rastin e takimit tė parė midis dy kombeve tona.”
Organizoi vizat shqiptare nė Paris. Bashkė me njė shok tė revistės la mjekėr pėr dy muaj dhe doli nė BBC njė javė para ndeshjes pėr t’u ruajtur se “po shkojmė nė Tiranė dhe aty nuk ta lėnė mjekrėn.”
ĖSC u krijua nė 1986-ėn si fanzine, revistė ku shkruanin simpatizantė tė futbollit qė donin tė ndreqnin reputacionin e tifozėve anglezė si huliganė e skinhead-ė, ndėrkohė qė nė Britani ky sport po humbte simpatinė pėr shkak tė dhunės. Ishte koha e vdekjes sė 39 vetėve gjatė rrėmujave tė tifozėve tė Liverpool-it nė finalen e Kupės sė Kampioneve nė Bruksel. Njė muaj pas ndeshjes sė Tiranės, ndodhi tragjedia e stadiumit Hillsborough nė Angli, ku vdiqėn 96 vetė.

Mbrojtja e atdheut, detyrė mbi detyrat
Grupi mbėrriti nė Han tė Hotit nė 5 tė mėngjesit, 12 orė me vonesė. Pritėn mos i merrte kush, pastaj Duncan-i zgjoi dy policė nga gjumi, njė me automatik e tjetri nė penxhere, me brekė. Shkuan nė Shkodėr, ku pas dreke panė shpresat bashkė me njė grup tjetėr mė tė vogėl anglezėsh.
Kur luhej himni anglez, grupi tjetėr, tifozė qė ndiqnin Anglinė ēdo ndeshje, u ēua nė kėmbė dhe ngriti dorėn nė pėrshėndetje naziste. Huliganė dhe skinhead-ė. Grupi i ĖSC-sė, i revoltuar, qėndroi ulur.
Autobuzi pėrfundoi nė darkė nė Hotel Tirana, pesėmbėdhjetė kate, ku shteti kishte grumbulluar tė gjithė nėnshtetasit e Madhėrisė sė Saj nė Shqipėri: tifozė, ekip dhe gazetarė.
Nė vlerė absolute, tė sjellėsh 50 qejflinj futbolli nga vendi mė i urbanizuar i botės (popullsia fshatare 2 pėr qind) duhet tė jetė njėsoj si tė dėrgosh 50 tifozė nga Pėrrenjasi, Puka dhe Pėrmeti nė Ėembley. Duncan-it i bėnė pėrshtypje qerret. Andy Lyonsit, redaktorit tė ĖSC-sė, fabrikat e rrėnuara dhe bunkerėt. Tė gjithė ngelėn me gojė hapur kur panė se nė njė qytet me bulevard tė madh si Tirana nuk kishte kokėrr makine. Attila thotė se birra ishte shurrė. Dreėett-i thotė se dieta shqiptare tani mund tė quhet “ushqim organik.”
“Ndiqeshim shumė nga kalamajtė”, thotė Attila. “Tjetra gjė, tė gjithė meshkujt nė Shqipėri atėherė vishnin golfe.”
Tė nesėrmen paradite dolėn jashtė, shpėrndanė ēamēakėza dhe bluzat qė kishin marrė me vete dhe revista klubesh futbolli pėr njė turmė kuriozėsh tė mbledhur nė Sheshin Skėnderbej. Por dikush u afrua dhe e kėrcėnoi turmėn, qė u largua me vrap duke lėnė biēikletat nė shesh nga paniku.
Njėri nga tifozėt e djathtė u afrohet nė holl tė hotelit: “Ju na zutė vendet dhe s’na latė tė vinim mė tepėr.” Nisi konflikti me ta. Huliganėt kruheshin me grupin tjetėr dhe tė martėn kėta thanė o do tė hynin nė sherr, se fundi i fundit ishin 50 me 30, o do ndėrronin vend pėr darkė. Pėrveē Tiranės vetėm Dajti ishte hotel i saktė. Shkuan tek Dajti. Jashtė kishte polici qė tė mos lejonte konflikt mes dy grupeve.
Por grupi i ĖSC-sė kishte tjetėr plan.

Si tė kthesh njė dasmė bullgare nė koncert punk
Orkestra e tavernės Dajti ishte e lodhur, pasi kishte luajtur pėr dasmėn e njė ēifti bullgar kur salla u mbush me 50 tifozė anglezė. Attila e dinte qė roku dėnohej nė Shqipėri si dekadencė borgjeze. Dikush i thotė kitaristit shqiptar: “Si Elvisi! Elvisi qenka gjallė!” Kitaristi shkon tek orkestra dhe fillon, One for the money, tėo for the shoė, Xhuri Furi...” dhe dasmorėt shpėrthyen. Pastaj luajtėn keq, thotė Attila, njė “pjesė instrumentale tė epitomės sė monstruozitetit borgjez, imperialist, dekadent, kulturor perėndimor”, Beatles-at. “Shqiptarėt sikur s’duhet ta dėgjonin atė muzikė.”
Ajo qė pėr shqiptarėt provohej me drojė si modė, pėr anglezėt ishte dy breza dhe tre filozofi prapa. Roku elementar. Pantallonat e gjera nga poshtė. Basetat.
Ēohet Attila dhe merr basin. Thėrret Dreėett-in, qė nė Angli njihej si udhėheqėsi i bandės me emėr Neėtoėn Neurotics, dhe luajnė Blitzkrieg Bop tė grupit amerikan The Ramones e pjesė tė Dreėett-it. Attila reciton poezi tė veta pėr futbollin. Ajo e martė, 7 mars 1989, duhet tė ketė ketė qenė koncerti i parė punk nė Shqipėri.
Tė nesėrmen, Anglia mund Shqipėrinė dhe sipas Petrit Titanit, njė tiranas qė pa ndeshjen nė stadium, ēudia ishte se shqiptarėt ishin mė shumė tifozė me anglezėt se me ekipin e tyre.
Pas ndeshjes, huliganėt ikėn nga Shqipėria me avion. Grupi i majtė vizitoi Durrėsin, Varrezat e Dėshmorėve, Krujėn dhe ekspozitėn e maketeve tė hidrocentraleve afėr Liqenit. Luajtėn futboll me xhinse nė Stadiumin “Dinamo”, ku njė shqiptar nga shkallėt bėrtiti “Sex Pistols!”, emri i grupit tė famshėm punk anglez ... dhe nė plazh derisa i hipėn pėrsėri autobuzit.
Shqevi, pėrkthyesi, guxoi dhe kritikoi regjimin. “Kėtu thonė qė Enver Hoxha ishte gjeni nė gjuhė, por kjo ėshtė ekzagjerim.”
Attila dhuroi kaseta tė albumit tė vet me “Baladėn e shokut Enver”. “Duhet tė ketė ca kopje tė albumit nė Shqipėri”, thotė.
Nė kthim, rojet kufitare jugosllave, prej frikės sė Shqipėrisė sė Madhe sekuestruan hartat me Shqipėri tė Vogėl. Pos kėsaj, udhėtimi qe i qetė dhe pa ngjarje, por kur Anglia mundi Shqipėrinė 5-0 nė Ėembley njė muaj mė vonė, ĖSC mblodhi 200 tifozė anglezė pėr Shqipėrinė qė protestonin “Arbitri revizionist! Arbitri revizionist!”, kur ky anulloi pa tė drejtė golin tonė.

Aventura tė tjera tė Attila-s
“Eh, Attila” tallet Rovics-i. “Deri nė krikllėn e katėrt tė thotė qė Stalinit duhej me ia pre kokėn. Pas tė katėrtės tė thotė qė ishte burrė i mirė.” Stalinin Attila nuk para e mbron, por tė pėrmend me zell se arsimi, punėsimi, shėndetėsia nė komunizėm ishin mė mirė se tani.
Ka dobėsi pėr Gjermaninė Lindore, ku pati dhėnė katėr koncerte para 1989-s, dhe shumė tė tjera pas ribashkimit. Ai vend ka tė majtė tė fortė, thotė.
Para ca vitesh, organizoi Brighton-in qė tė shpėtonte skuadrėn e vet tė futbollit, Albion-in, (kategoria e tretė angleze) madje mori dhe grant nga Kėshilli Britanik i Arteve si poet zyrtar i klubit. Nė fillim tė ēdo ndeshjeje reciton njė vjershė.
Pėr tė bėrė gallatė me festivalin e arteve Glastonbury (Motoja: mė i madhi nė Evropė), organizon nė krahinėn e vet festivalin Glastonėick (Motoja: Birrė, poezi, muzikė dhe mė shumė birrė). Bury nė toponimet angleze do tė thotė qytet, ėick fshat. Nėpėr koncerte e gjen me krikėll nė dorė, ndėrsa Hopper-i thotė se i vetmi lavdėrim i tij pėr njė poet ėshtė qė e mban birrėn.
Albumet dhe librat i nxjerr vetė, vetė organizon dhe koncertet. “Shiko, unė siguroj jetesė goxha tė mirė duke qenė jashtė rryme”, thotė. “Bėj tetėqind stėrlina nė javė nga koncertet, ndėrkohė qė rroga mesatare javore kėtu ėshtė katėrqind. Plus kam tifozė nė gjithė botėn.”
Nė Angli, ndjekėsit e koncerteve tė Attila-s janė nė tė pesėdhjetat, por pas mbi 2800 koncerteve, ka pasues nga vendet skandinave apo Gjermania deri tek njė mjek nga Torino, njė pėrkthyes spanjishteje nga Salt Lake City. Luke Ėright, njė prej poetėve performues mė tė njohur sot “rrinte para tij si i hipnotizuar”, thotė Hopperi.

Vitin tjetėr?
Njė vit e shtatė muaj pas ndeshjes Shqipėria shpėrtheu nga brenda dhe mijėra njerėz u arratisėn prej njė vendi tė rrėnuar. Shqipėria shpėrtheu dhe njė herė tjetėr shtatė vjet mė vonė dhe gjatė viteve ‘90 rajoni pa se ē’kasaphanė u bė pėr tė vendosur a ishin vizatuar mirė hartat.
Aristidh Shqevi, pėrkthyesi i grupit, jeton prej kohėsh nė Greqi dhe ka pėrfunduar kujtimet e tij si pėrkthyes i asaj kohe. Kur vizitoi Attila-n pas njėzet vitesh nė Brighton thotė se ky i kėrkoi ndjesė qė e ngacmoi pėr Mehmet Shehun.
ĖSC-sė iu rrit tirazhi nga 2000 nė 7000 kopje pas fushatės sė 1989-s. Tani shet 20,000 kopje, ėshtė pjesė e mainstream-it dhe ka kontribues edhe shkrimtarė tė njohur.
Duncan-i ėshtė konsulent gazetash pėr produkte multimediale pas njė karriere nė gazetėn Observer dhe tani banon afėr Miamit nė SHBA. Dreėett-i rikrijoi Neėtoėn Neurotics.
Nė dhjetor, kur Anglia u bllokua prej pesė centimetrave borė, Attila mbėrriti me biēikletė nė Arts Plaza Café nė Universitetin e Sussex-it, u ul nė stol, vendosi kokoren dhe ēantėn e shpinės nė tavolinė dhe filloi t’ua rrėfejė me entuziazėm kujtimet e veta dy studenteve pasuniversitarė nga Shqipėria. Nga qejfi i bisedės, kur mbaroi, harroi dorashkat dhe doli e i hipi biēikletės duarzbuluar nė thėllimė.
Juli Vullnetari, njėra nga studentet, kujton bisedėn: “Ha, ha, ha! Si thoshte Attila?! Lavdi veprės sė shokut Enver Hoxha?! Ha, ha, ha!”
Vjet, Attila u pėrpoq tė bindte BBC-nė qė tė bėnte njė emision pėrkujtimor pėr vizitėn, por thotė se s’ishte mė aq i famshėm sa ajo t’i vinte pas avazit.
Mė shkruan mė vonė: “Po mbaroj tė vij nė Shqipėri prapė dhe tė bėj ndonjė koncert a dy atje.”
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi