♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protesta e grekėve tė burgosur: Do ta grisim pasaportėn shqiptare

Shko poshtė

Protesta e grekėve tė burgosur: Do ta grisim pasaportėn shqiptare  Empty Protesta e grekėve tė burgosur: Do ta grisim pasaportėn shqiptare

Mesazh nga Love Tue Jan 18, 2011 12:50 pm

Disa tė dėnuar, shtetas grekė, qė vuanin dėnimin pėr akuza politike nė burgjet e Shqipėrisė komuniste, nė vitin 1973, ankoheshin pėr trajtimin qė u bėhej. Ēėshtja kryesore ishte ajo e trajtimit me ushqime, duke hapur pėr Sigurimin e Shtetit njė diskutim, nė duhej apo jo, tė trajtoheshin ndryshe nga ligjet e shtetit shqiptar. Kishte vetėm pak muaj qė Shqipėria kishte lidhur marrėdhėnie diplomatike me Greqinė. Dukej qė ndryshe nga herėt e tjera, ankesa e shtetasve grekė tė burgosur nuk ishte kaluar pa u shqyrtuar, por ishte marrė seriozisht pėr t’u zgjidhur. Tė burgosurit, kryesisht pėr ēėshtje tė karakterit tė spiunazhit, kėrkonin qė tė merrnin ushqime duke hequr tarifat doganore. Raportet e mėposhtme tregojnė pikėrisht korrespondencėn e zhvilluar nė atė kohė, si dhe deklaratat e njėrit prej tė dėnuarve, qė ndodhej nė burgjet shqiptare.


Informacion mbi letrėn e disa tė dėnuarve me shtetėsi greke

Tiranė, 15 nėntor 1973

Informacion

Nė letrėn qė i drejtojnė kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave, 9 tė dėnuar me shtetėsi greke, efektivė tė repartit nr.309/3 Ballsh, kėrkojnė qė tė aprovohet heqja e taksave doganore, vetėm pėr pakot e vogla me sende ushqimore, qė kanė mundėsi t’u dėrgojnė familjet e tyre nga Greqia. Rregullorja mbi administrimin e burgjeve dhe kampeve dhe urdhri i ministrit tė Punėve tė Brendshme nr.01-68, datė 14.8.1972, nuk bėjnė fjalė pėr tė drejtat e tė dėnuarve me shtetėsi tė huaj, lidhur me pakot qė atyre mund t’u vijnė nga afėrmit e tyre jashtė shtetit. Vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr.115, datė 2.3.1973, nė pikėn 8 tė tij nuk bėn asnjė pėrjashtim pėr pagesėn e tagrit doganor pėr ēfarėdo lloj plaēkash. Rregullorja e administrimit tė burgjeve e kampeve tė dėnuarve me shtetėsi shqiptare u lejon qė tė marrin nga familjet e tyre, pako me sende ushqimore deri nė 15 kg nė muaj. Meqenėse tė dėnuarve me shtetėsi tė huaj, qė vuajnė dėnimin nė burgjet dhe kampet e Republikės Popullore tė Shqipėrisė, nė norma tė caktuara, u bėhen privilegje si nė ushqim, ashtu edhe nė veshmbathje, mendojmė qė kėrkesat e tyre mund tė zgjidhen si mė poshtė.

T’i propozohet Kėshillit tė Ministrave qė tė nxjerrė njė normė tė brendshme vetėm pėr ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe Drejtorinė e Doganave, duke i bėrė njė shtojcė paragrafit 8 tė vendimit nr.115, datė 2.3.1973, ku tė shprehet lejimi i pakove me sende ushqimore pa paguar tagrin tė dėnuarit me shtetėsi tė huaj, qė vuajnė dėnimin nė burgjet dhe kampet e Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe qė nuk kanė familjet apo farefis tė tyre nė Shqipėri.

Gjithashtu kemi mendimin qė kėto pako, vetėm me sende ushqimore, t’u lejohen kėtyre tė dėnuarve 4 herė nė vit, tė mos kalojnė nė ēdo rast masėn 15 kg dhe vlerėn jo mė shumė se 150 lekė secila. Tė mos lejohet qė nė kėto pako, t’u dėrgohen kėtyre tė dėnuarve nė njė rast tė gjitha sė bashku, si nė sasi dhe nė vlerė, por tė ruhet kriteri qė pėrmendėm (4 raste, jo mė shumė se 15 kg secila pako dhe vlerėn deri nė 150 lekė).

Po tė shikohen tė arsyeshme kėto propozime, mendojmė qė mbi bazėn e tyre t’i bėjmė njė informacion Kėshillit tė Ministrave.

Kryetari i Degės sė Hetuesisė

Kapllan Sako


***


Mbi kėrkesėn e tė dėnuarit Vangjel Zaho

I dėnuari, Vangjel Zaho ėshtė nga fshati Aliko i rrethit Sarandė, i dėnuar me 29 vjet heqje lirie pėr tradhti ndaj atdheut me forcėn e spiunazhit.

Nė vitin 1945, i pėrmenduri arrestohet pėr aktivitet kundėrshtar ndaj lėvizjes nacionalēlirimtare. Nė kohėn kur shoqėrohej pėr nė Delvinė, u ikėn forcave tona dhe arratiset nė Greqi.

Mbasi u arratis, ka banuar nė qytetin e Athinės, me punė avokat. Ka qenė anėtar i Komitetit Qendror (Q.E.V.A) tė organizatės reaksionare Vorio-Epirote. Ėshtė agjent i vjetėr nė shėrbim tė zbulimit grek (A/2). Nė fillim tė vitit 1959, sė bashku me diversantėt e tjerė, Kosta Fili e Mihal Lica, kanė ardhur ilegalisht nė territorin e R.P. tė Shqipėrisė, me detyrė tė zbulimit grek kundėr vendit tonė. Nė kohėn e kapjes sė tyre, iu gjendėn armė zjarri dhe tė ftohta, si revolverė, bomba dore, thika, si dhe materiale tė tjera, qė i demaskonin kėta si spiunė. Fajėsia e tė dėnuarit Vangjel Zaho dhe e bashkėpunėtorėve tė tij, u vėrtetua plotėsisht, si gjatė procesit hetimor, edhe atij gjyqėsor. Pretendimet qė ngre i dėnuari i sipėrm nė deklaratėn e tij nuk kanė asnjė bazė.


Kryetari i Degės IV

(K. Sako)


***


Deklaratė


(Pėrkthim jo zyrtar)

I nėnshkruari homogjen, besnik dhe i bindur nė thirrjen e shenjtė tė “KOLLON LLAVE-s (thirrja e kryeluftėtarit tė Thermopilit epos grek – shėn. pėrkth) tė eliminimit dhe tė nėnės Greqi; ushtar nė kuptimin e plotė, grek, deklaroj se cilido dinast i dinastive qė, me dhunė, do tė pėrpiqej tė mė impononte skllavėrinė dhe regjimin e shtetėsisė sė paligjshme, pa e kėrkuar me dorėn time, si ushtar grek, banues i pėrhershėm i Athinės, Rruga Kapodhiatra, nr, 41, nuk do tė pranoj kėtė krim e padrejtėsi tė padėgjuar midis dy vendeve, dy popujve dhe dy ushtrive.

Unė, si vėlla grek dhe si ushtar grek i RIGA FEREO-s, ju kujtoj detyrimin tuaj, sepse zėri i RIGA FEREO-s buēiti tė luftojmė armikun e pėrbashkėt e jo t’ju njohim mbizotėrimin, dinast e dinasti...

Unė, si ushtar grek i inkuadruar nė Regjimentin grek tė R. FEREO-s dhe si bir i ushtarit grek, vrarė prej shqiptarėve mė 1912, deklaroj dhe protestoj Ministėr i Brendshėm i Shqipėrisė, nė qoftė se tentoni dhe mė bėni shtetas shqiptar. Unė, si athinas grek, jo, nuk do ta pranoj atė, do ta djeg atė (letėrnjoftimin – shėnim i pėrkthyesit) dhe ju deklaroj se nuk do tė mbaj pėrgjegjėsi.

Gjithashtu, vini nė dijeni urdhėrdhėnėsin kryeministrin tuaj, tek i cili, para ca kohe kam postuar njė Deklaratė, si dhe ligjvėnėsin Kuvendin e Shqipėrisė (ėshtė fjala pėr Kuvendin Popullor shėnim i pėrkthyesit) pėr mos aprovimin e shtetėsisė time, sepse unė qė nga dita e parė e lindjes sime ekzistoj me shtetėsi tė papėrcaktuar nga tė gjithė shtetet anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara sikundėr nga Shqipėria juaj.


Deklaruesi

Vangjel Zaho


P.S: Ēuditem pėr urrejtjen tuaj, pėrsėri mė pakėsuat bukėn nga 750 gram nė 650 gram, racionin e pėrmirėsuar tė pesė (5) cigareve; ndėrresat vjetore tė brendshme, ato tė jashtmet dhe kėpucėt...


Deklaruesi

Vangjel Zaho

Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi