♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e kufitarit tė fundit tė dėnuar me vdekje mė 1991

Shko poshtė

Historia e kufitarit tė fundit tė dėnuar me vdekje mė 1991 Empty Historia e kufitarit tė fundit tė dėnuar me vdekje mė 1991

Mesazh nga Love Tue Jan 18, 2011 12:47 pm

SHKRUAN: Shpėtim Koli
Si i vrau ushtari nga Korēa dy ushtarėt nė kufi, pėr tė kaluar nė ish-Jugosllavi nė janarin e vitit 1991. Kalimi nė Titograd dhe kthimi sėrish nė Shqipėri. Gjyqi nė Bajram Curri dhe mosfalja nga Presidenti Ramiz Alia

Kur Shqipėria kalonte nga njėri regjim tek tjetri, ngjarje tė tilla, si kjo qė botojmė sot, nuk kishin mundėsi tė njiheshin aq shumė nga publiku. Nė kufirin verior tė Shqipėrisė vriten dy kufitarė. Ushtari i kufirit sė bashku me shokėt kalon kufirin pėr nė Jugosllavi dhe nė fund, pas 6 muajsh hetimesh, gjykimesh e pritjesh nė ankth, ekzekutohet. Cila ėshtė pra kjo histori.

Njė ushtar nga Korēa, sė bashku me dy shokė tė tij, nė kaosin e fundvitit 1990 dhe fillimvitin 1991, mendon tė arratiset jashtė vendit nga ana e territorit jugosllav. Ai ishte ushtar nė njė postė kufitare tė Rrethit tė Tropojės, nė varėsi tė batalionit tė kufirit nr.378 tė atij rrethi. Ngjarja ndodh nė 9 janar 1991, kur ushtari i quajtur Oltion sė bashku me dy shokė tė tjerė qė vinin nga jeta civile, vrasin njėsitin e shėrbimit tė pėrbėrė nga dy ushtarė dhe largohen pėr nė Jugosllavi. Tė njėjtėn ditė, Hetuesia e Rrethit Tropojė ka filluar ēėshtjen penale. Mė tej hetuesia ėshtė zhvendosur pėr t’u zhvilluar nė qytetin e Shkodrės, pas dorėzimit tė tyre nga shteti fqinj. Kėsisoj, mė 23 janar 1991, tė tre personat qė do akuzohen mė poshtė, u dorėzuan nė Hanin e Hotit nga pala jugosllave sė bashku me armėt e fshehura prej tyre nė territorin jugosllav. Menjėherė, tė larguarit nga Shqipėria janė arrestuar duke u marrė nė pyetje e duke ju njoftuar akuza, tė cilėn e kanė pranuar plotėsisht. Nga gjithė ajo hetuesi e gjatė qė ėshtė zhvilluar, ėshtė interesante se “joshja” e parė qė i ishte bėrė Oltionin pėr t’u larguar nga Shqipėria, ishin disa foto tė vėllait tė shokut tė tij, Ardianit. Njėra nga kėto foto tregonte vėllain e Ardianit duke u larė nė dush nė Greqi, ku kish vajtur para 6 muajsh. Nė kėtė mėnyrė, duket sikur njė foto gati ordinere ka nisur fillimin e njė historie qė pėrfundon me 3 viktima.

Oltioni kishte punuar nė ndėrmarrjen e arkave nė Korēė qė prej vitit 1987. Nė qershor 1990 ishte mobilizuar ushtar nė batalionin kufitar nė Tropojė, duke qenė kėsisoj ushtar i vitit tė parė.


Gjykimi nė Tropojė


Mė 16 shkurt 1991, Gjykata e Rrethit Tropojė gjykon tre tė pandehurit para masės, pikėrisht nė sheshin para Pallatit tė Kulturės sė Bajram Currit, tė pandehurit Oltion, Ardian dhe Ilir.

Duke qenė me shėrbim nė kėtė postėn kufitare tė Ēeren, mė 26 dhjetor 1990, Oltioni ka shkuar pranė shtėpisė sė tij nė Korēė me leje. Gjatė kohės qė ka qenė nė atė qytet, ėshtė takuar me shokun e tij Ardianin. Duke biseduar, tė dy tė rinjtė kanė nxjerrė ide tė pėrbashkėt arratisjen nga Shqipėria. Biseda ka shkuar nė anėn se pėr t’u arratisur mund tė shėrbente posta ku Oltioni kryente shėrbimin. Por nga ana tjetėr, vetė Oltioni thoshte se jugosllavėt i kthenin tė arratisurit. Nė fund fare Ardiani ia ka mbushur mendjen Oltionit se pasi tė arratiseshin do t’i ndihmonte i vėllai i tij qė ndodhej nė Greqi prej 6 muajsh. Ardiani sjell si lidhje tė tij edhe Ilirin. Oltioni u propozon dy tė pandehurve tė tjerė tė gjenin uniformė ushtarake pėr tė kaluar sa mė lehtė kontrollet nė qytetin e Bajram Currit. Oltioni kur tė shkonte nė Degėn e Punėve tė Brendshme Tropojė do tė merrte edhe automatikun e tij qė e kishte lėnė atje, sipas rregullit kufitar, dhe do niseshin sė bashku drejt kufirit.

Tė tre tė rinjtė janė nisur nga qyteti i Korēės mė datėn 7 janar 1991. Pas udhėtimit me mjete tė ndryshme, kanė mbėrritur tė nesėrmen nė qytetin e Bajram Currit. Oltioni ka marrė automatikun e tij me 19 fishekė dhe ėshtė takuar me dy shokėt jashtė qytetit, sipas porosisė sė dhėnė. Tė dy personat e tjerė, nė njė bunker aty pranė kanė ndėrruar rrobat duke u bėrė “ushtarė”. Sipas legjendės qė vetėm kishin pėrgatitur, Oltioni do t’i paraqiste dy “ushtarėt” si persona qė po transferoheshin nga Thethi i Shkodrės pėr nė Ēeren. Pasi kalojnė njėrėn pengesė nga postat ku ishin nisur, pėr shkak tė borės sė madhe qė ishte nė atė zonė, natėn e kalojnė nė njė bunker afėr kufirit, pėr tė filluar rrugėn tė nesėrmen, datė 9 janar 1991, rreth orės 5:00 me mendimin se nuk kishin mė pengesa. Pasi kanė ecur 100 metra, kanė vėnė re dy ushtarėt e njėsitit tė shėrbimit kufitar. Tė dy ushtarėt e kufirit, duke kujtuar se tre personat afėr tyre mund tė ishin nga posta kufitare fqinje, i kanė dhėnė parullėn. Oltioni duke e ditur kėtė parullė, ua ka kthyer menjėherė kundėrparullėn. Nė kėtė situatė, dy ushtarėt e njėsitit tė shėrbimit janė afruar krejt tė papėrgatitur.

Sipas shpjegimeve qė jep nė hetuesi, kur ushtarėt janė afruar deri nė njė metėr, Oltioni i ka bėrtitur “ndal mos lėviz”. Ata ia kanė kthyer se cili ishte ky qė i kėrkonte tė dorėzoheshin. Nė kėtė situatė duke qenė fare pranė, Oltioni i ka qėlluar me breshėri nė mėnyrė tė menjėhershme, nė dy kohė tė ndryshme, duke i harxhuar tė gjithė fishkėt qė kishte me vete. Nė kėtė gjendje i ka ftuar shokėt e tij tė marrin njėrin nga automatikėt e ushtarėve tė vrarė, Gėzim Kurti dhe Bujar Ēela. Gjatė kalimit tė kufirit, Oltioni harron nė Shqipėri kapelen me emrin e tij, si dhe kėpucėt qė ishin gjetur nga kufitarėt e tjerė. Nė tokėn jugosllave tė tre shokėt i kanė fshehur automatikėt. Nė territorin e kėtij shtetit (sot territori i Republikės sė Malit tė Zi) kanė ecur 500 metra pa u diktuar nga njeri. Kishin ndenjur nė shtėpinė e njė fshatari e prej andej i kishin ēuar fillimisht nė Policinė e Plavės e mė pas nė burgun e Titogradit (sot Podgoricė).

Akuza kryesore ndaj tyre ishte ajo e terrorit ndaj njėsitit kufitar. Nė arsyetimin e vendimit tė Gjykatės sė Tropojės vėrehet edhe atmosfera e kohės. Kjo pasqyrohet edhe kėto fjalė:

“Njerėzit janė tė shqetėsuar sepse janė rritur aktet e rrugaēėrisė e tė vagabondazhit, ėshtė shtuar pasiguria. Gjithnjė e mė shumė ka individė qė bien viktima tė veprimeve tė forcave tė errėta e armiqėsore, qė nuk i duan tė mirėn atdheut. Proceset demokratike i morėn pėrsipėr si popull dhe pėrgjegjėsinė pėr ēuarjen e tyre deri nė fund e kemi tė pėrbashkėt. Sot pėrpjekja kryesore ėshtė t’i shmangemi pėrdorimit tė forcės, por ēdo gjė duhet t’i nėnshtrohet ligjit. Pėr zbatimin e ligjit duhet tė luftojmė tė gjithė. Kėshtu krimineli duhet tė dėnohet si kriminel, vandali si vandal, pasi populli do qetėsi dhe tė mirat qė ka t’i gėzojė e tė mos e ndjejė veten tė kėrcėnuar, tė mos i cenohet liria, pavarėsia dhe integriteti i tij shtetėror nga asnjė forcė armiqėsore, qė ėshtė gjėja mė e shtrenjtė pėr ēdo shtetas shqiptar.

Pėrfundimisht gjykata dėnon Oltionin me vdekje, pushkatim, dhe Ardianin 20 vjet dhe Ilirin 12 vjet burg.

Pas dėnimit

Tė nesėrmen e vendimin, Oltioni ka apeluar vendimin duke kėrkuar kthimin e tij nė dėnim me burg. Ai shkruan se akuza e vrasjes nė bashkėpunim nuk qėndronte, duke shkarkuar kėsisoj dy shokėt nga kjo pėrgjegjėsi. Gjithashtu vrasjen e ushtarėve nuk e kishte kryer si veprim qė duhej tė bindte jugosllavėt se ai ishte “armik i pushtetit popullor”.

Telegrame tė ndryshme i drejtohen nga Korēa Gjykatės sė Lartė tė RPSSH-sė, pėr tė kthyer vendimin me pushkatim nė dėnim me burg. Si ato tė ish qendrės sė punės si ish-nxėnėsit e shkollės sė natės “Koci Bako” nė atė qytet. Dhe Gjykata e Lartė e merr kėtė ēėshtje nė shqyrtim nė datėn 15 mars 1991, kur njė kolegj ushtarak i saj, lė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Tropojės. Por vendimi, shpjegonte rregullin e pėrgjithshėm tė kohės qė nuk mund tė zbatohej pa ardhur lėnia ase jo nė fuqi pėr dėnimin me vdekje nga ana e Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Nė fakt nė kushtet kur ndodhej Shqipėria, para zgjedhjeve tė para pluraliste, reformimit kushtetues, etj, Presidiumi i Kuvendit Popullor nuk ishte mbledhur mė. Oltionit i duhet tė priste se ēdo tė bėhej pas zgjedhjeve, kush do zgjidhej president dhe ēfarė do parashikonin dispozitat e reja kushtetuese tė vendit.

Ekzekutimi

Me vendimin nr.2, datė 3 qershor 1991, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Ramiz Alia, vendosi tė refuzojė kėrkesėn e tė pandehurit Oltion, i dėnuar pėr terrorizėm, pėrvetėsim tė pasurisė socialiste, shkelje tė rregullave tė shėrbimit, kalim tė paligjshėm tė kufirit, etj, duke urdhėruar kėsisoj ekzekutimin e vendimit. Ky ekzekutim u krye nė 9 qershor 1991 nė Tropojė. I dėnuari me vdekje nuk tha asnjė fjalė para togės sė pushkatimit. Plumbat e asaj nate vere, pėrfunduan kėtė histori tė nisur nė janarin e ftohtė tė vitit 1991.

Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi