♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy shpata enigmatike nga beteja e Sfetigradit?

Shko poshtė

Dy shpata enigmatike nga beteja e Sfetigradit? Empty Dy shpata enigmatike nga beteja e Sfetigradit?

Mesazh nga daniela Tue Sep 02, 2008 1:15 pm

Bėhet fjalė pėr dy shpata luftarake qė u zbuluan mė 23 korrik 2005 nė njė muzeum tė
Shqipėrisė. Isha nė kėrkimet e mia pėr identifikimin e shtapave tė shekujve tė kaluar me mbishkrime nė gjuhėt orientale kur rashė, si tė thuash, nė to. Ishin tė errėta, si thellėsia e shekujve prej nga vinin. Dikur lėviznin, pėrplaseshin, tingėllonin, kanosnin, shuanin shpirtra, ndėrsa sot... Tashmė kanė shekuj qė rrinė tė heshtura nė botėn e historisė, robina tė sė cilės edhe janė. Shpatat i kishte mbuluar ndryshku. Asgjė nuk shihej nė to. Dukeshin si tė zakonshme, e pa asgjė tė veēantė. Duke ditur vendin nė teh ku herė-herė gjenden data, apo mbishkrime, fillova punėn paraprake restauruese. Dhe ja, doli nė shifėr, pastaj njė tjetėr, njė datė, motivet. Rastėsisht u ndodha pėrpara njėrit prej zbulimeve mė emocionuese pėr muzeologjinė shqiptare.

Atėhere nuk e dhashė lajmin. U desh tė lexoja shumė, tė udhėtoja mijėra kilometra e tė vizitoja muzeume, tė vėzhgoja motive tė asaj kohe, se si konceptoheshin figurat, tė krahasoja tė dhėnat, tė zhvilloja konsulta etj, derisa vendosa ta bėj tė njohur kėtė fakt: ne tashmė kemi armė nga ato tė pėrdorura nė betejat e Skėnderbeut. Ndoshta mund tė thuhet: epokės sė Skėnderbeut.

Drejtori i muzeut m’u lut qė tė mos e tregoj muzeun se ku ndodhen ato, sepse nuk janė kushtet e sigurisė sė ruajtjes dhe as ndonjė fakt qė mund tė ēojė nė identifikimin e muzeut. Unė ia dhashė fjalėn dhe do ta mbaj. Sa pėr kuriozitet po them se ato janė dorėzuar nė muze mė dt 13 qershor 1970 nga njė arsimtar, i cili nuk e mėsoi kurrė se ēfarė kishte dorėzuar. E dhashė kėtė fakt pėr tė hequr ēdo dyshim pėr ndonjė falsifikim tė mundshėm. Njėra prej shtatave ėshtė e tipit hanxhar, evropiane nė origjinė, afėrsisht 46 cm e gjatė, pra shpatė e shkurtėr nga ato qė pėrdoreshin nė luftime trup mė trup, ose nė muret e kalave. Pėr herė tė parė shpatėn e shkurtėr nė duar tė njė shqiptari e pėrmend Barleti, e pikėrisht nė dorėn e Skėnderbeut, kur ai, akoma nėn Sulltanin, u ndesh nė duel me njė armik, njė skith mendjemadh.

Po ta godasėsh kėtė shpatė jep njė tingull tė mirė, gjė qė tregon se ėshtė pėrgatitur me njė ēelik cilėsor. Doreza ėshtė mbathur me dru nga tė dyja anėt. Pėr tė mbrojtur dorė nga rrėshqitja e shpatės sė kundėrshtarit ėshtė pajisur me njė hark ēeliku, pėr tė cilin nė shqip nuk kemi ndonjė fjalė tė veēantė.

Nė teh, nga ana e mbrapme ėshtė njė vit: 1449. Eshtė shpata mė e vjetėr e datuar qė dimė deri sot tė ruhet nė Shqipėri. Gjithmonė vitet shkruheshin nė anėn e prapme tė shpatės, qė kur tė nxirreshin pak nga milli tė ngjallnin kureshtjen e tė tjerėve, ose tė identifikonin luftėtarin e njė beteje me emėr, ose tė njė ngjarje tjetėr.
Pėrgjatė gjatėsisė sė shpatės, e nė tė dyja faqet, vihen re motive, qė janė harqe me dy linja, tė cilat mund tė mos jenė thjesht zbukurime, por simbol. Ata janė gjashtėmbėdhjetė nga njėra anė dhe shtatėmbėdhjetė nga ana tjetėr, gjithsej tridhjetė e tre, njė numėr biblik. Mos ėshtė rastėsi? Harqet tė kujtojnė njė kurorė, ose elementė tė njė kurore qė vihej nė kokė. Mbi harqe (linjat e shifrave dhe tė motiveve janė realizuar me pika; ėshtė njė teknikė shumė e vjetėr qė pėrdorej mijėra vjet mė parė nė punimet nė metal; thuajse e barazkohėshme ndeshet nė ikona), ėshtė pikėzuar njė zgjatim, qė ndoshta simbolizon njė kryq. Nė fund tė vargut zhvillohet njė figurė, si shpend me qafė tė gjatė, e tė pėrkulur paksa anash. Kjo tė kujton, se tė jep njė ide tė stemės sė Habsburgve, tė vendosur mbi Portėn e Zvicrės nė Hofburg tė Vienės.

Duke u nisur qė kėtu lindin hamendėsime nga mė tė ndryshmet.
Viti 1449 ėshtė viti kur u zhvillua beteja e Skėnderbeut pėr ta rimarrė Sfetigradin, zotėrim i Aranitėve, i cili ishte pushtuar nga turqit njė vit mė parė, me atė ngjarjen e hedhjes sė qenit tė ngordhur nė pus, ngjarje tė cilėn historiografia e sotme nuk para e beson. Kėshtu thonė pėr vitin 1449 historianėt Kristo Frashėri dhe Kasem Biēoku, tė dy profesorė, tė mbėshtetur nė tė dhėna tė reja dokumentare tė padiskutueshme.
Nė botimin e dytė tė “Historisė sė Skėnderbeut, Kryezotit tė Arbėrisė” Noli shkruan se:”Mė 25 Shtator 1449, me njė ushtri 18 000, ku shėrbenin disa kryqėzorė frėngj, gjermanė, dalmatinė dhe italianė, Skėnderbeu e rrethoi Sfetigradin...”

Duke u nisur nga kėto tė dhėna mund tė mendojmė se kjo ėshtė shpata e njė kryqėsori qė luftoi nėn komandėn e Skėnderbeut pėr tė rimarrė Sfetigradin. Mirėpo sipas studimeve tė Prof. Kasem Biēokut mercenarėt kanė marrė pjesė nė ushtrinė e Skėnderbeut vetėm nė vitin 1450. Kėshtu, mund tė mendohet se ky luftėtar, posedues i kėsaj shpate mund tė ketė qenė njė vullnetar i paorganizuar, apo i inkuadruar, siē pėrmend disa raste tė tilla historia e asaj kohe.

Por ky ėshtė vetėm njė variant. Poseduesi i saj mund tė ketė qenė fare mirė edhe njė arbėr, se po tė nisemi nga shpendi i modeluar, e qė ndoshta ėshtė shqiponjė, mund tė pėrmendim rastin e Lekė Dukagjinit, nė stemėn e tė cilit shqiponja ėshtė me njė kokė.
Historianėt “nuk tė falin” nė interpretimin e dokumenteve, ata janė strikt dhe kėrkime tė tjera do tė duhet tė bėhen pėr tė zbėrthyer simbolikėn e zbukurimeve nė kėtė shpatė, e pėr ta pėrcaktuar qartėsisht pėrkatėsinė e saj.

Shpata e dytė ėshtė si tip jatagani, 59 cm, pra edhe kjo e shkurtėr. Nė anėn e pasme ka tė stampuar njė vulė tė punishtes sė prodhimit, qė pėrfaqėson ndoshta diellin me tetėmbėdhjetė rreze. Pastaj, mė vonė, ėshtė dekoruar me tė njėjtėn teknikė si edhe shpata tjetėr, madje disa motive janė njėlloj, pra kjo shpatė ėshtė e tė njėjtės periudhė kohore. Dekoracioni i saj i pėrgjithshėm tenton tė japė njė pėrbindėsh, ndoshta njė dragua. Sot dekoracioni vjen i dėmtuar nė sajė tė mprehjeve qė i janė bėrė shpatės nė kohėra tė mėvonshme. Me sa duket simboli i dragoit ka qenė tepėr i pėrhapur nė atė kohė. E gjejmė edhe nė njė shpatė tė vjetėr, por pa datė, tė fondit etnografik tė Institutit tė Kulturės Popullore. Edhe Barleti thotė se Vojsava pa nė ėndėrr sikur po lindtė njė dragua. Tehu i kėsaj shpate ėshtė i mbathur me metal gjatė tė gjithė gjatėsisė sė tij. Tė prodhoje njė shpatė nuk ishte gjė e lehtė. Kur shpatat konsumoheshin betejave ato mpriheshin, derisa vinte njė kohė qė ato holloheshin e pastaj mbatheshin nga kovaēi me saldim tė nxehtė me rrahje. Kjo vėrtetonj se shpata nė shqyrtim ka qenė luftarake dhe ėshtė pėrdorur nė shumė beteja. Kėtė e vėrteton edhe gjuhėza e dorezės e salduar nė tė njėjtėn mėnyrė.

Dy janė problemet qė lindin pėr kėto shpata:
1- Ato sapo u pastruan paksa pėr tė bėrė tė dukshme datėn dhe motivet. Por ato janė tė parestauruara, e tė pakonservuara. Duhet bėrė njė ndėrhyrje e domosdoshme pėr tė rivendosur gjendjen dhe qė tė ruaj “status quonė”. I vetmi laborator nė Shqipėri qė mund tė pėrballojė shkencėrisht dhe teknikisht njė ndėrhyrje tė tillė tė pėrgjegjshme ėshtė Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrisė pranė Institutit tė Kulturės Popullore nė Tiranė. I mirėpresim.
2- Mbas trajtimit laboratorik tė dyja shpatat duhet tė studiohen nga specialistė tė heraldikės pėr tė dhėnė njė mendim sa mė shkencor dhe tė plotė pėr to.

Historia
Beteja e Sfetigradit
Nė qershor tė vitit 1448, njė ushtri e madhe osmane e komanduar nga Sulltan Murati II sė bashku me tė birin e tij 21-vjeēar, Mehmetin II u nisėn drejt kėshtjellės sė Sfetigradit, baza kryesore nė sistemin mbrojtės tė brezit lindor. Historia e mbrojtjes dhe dorėzimit tė saj kalon nėpėr dy hipoteza. Sipas Barletit, nė mbrojtje tė saj ishte njė garnizon i pėrbėrė kryesisht nga dibranė dhe i drejtuar nga Pjetėr Perlati. Pas rezistencės ndaj sulmeve tė njėpanjėshme tė trupave osmane, Sulltan Murati II kėrkon ta marrė kėshtjellėn e Sfetigradit me kompromise. Por, Perlati nuk e pranon kėtė kompromis. Mbrojtja e jashtme e kėshtjellės sigurohej nga njė ushtri e drejtuar nga Skėnderbue, e cila sulmonte herė pas here. Mė pas Marlin Barleti na jep dėshmi qė historia e shekullit tė XX i kundėrshton. Sipas tij, garnizoni arriti tė bėnte qėndresė deri sa nė mes tė tyre mbiu njė tradhėtar. Sulltan Murati u mundua qė me premtime tė mėdha e dhurata tė korrruptonte njerėz nė mesin e mbrojtėsve. Njė prej ushtarėve shfrytėzoi njė bestytni tė vjetėr tė banorėve ndaj ujit tė pishėm.

Mė parė vdisnin se sa tė pinin ujė ku ishte hedhur diccka e pisėt. Nė qytet kishte vetėm njė pus, i cili i furnizonte tė gjithė me ujė. Gjatė natės, ai hodhi njė qen tė ngordhur nė tė, tė cilin e gjetėn nė mėngjes. Midis ushtarėve tė ngujuar nė kėshtjellė filloi pėshtjellimi. E vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar qytetarėt ishte dorėzimi. Kėshtu Sulltan Murati II arriti tė merrte Sfetigradin dhe tradhėtari u shpėrblye. Dėshmitė e mėtejshme tregojnė qė ai u zhduk shumė shpejt dhe mendohet se Murati vetė e eleminoi. Historia e shekullit tė XX rindėrton njė variant tjetėr. Historia e qenit tė ngordhur pėr historianėt e sotėm ėshtė variant legjende qė ėshtė pėrcjellė ndėr vite. Sipas tyre, kėshtjella e Sfetigradit u dorėzua pasi ushtria turke gjeti tė vetmin furnizues me ujė tė pishėm dhe e shkatėrroi atė. Gjithashtu nė “Historinė e Skėnderbeut” tė Marlin Barletit njihet vetėm viti 1448 si kohė kur u zhvillua beteja pėr marrjen e kėshtjellės. Historianėt e sotėm kanė gjetur fakte tė pakundėrshtueshme qė nė vitin 1449 Skėnderbeu kthehet nė njė betejė tė dytė pėr tė rimarrrė Sfetigradin. Sipas tė dhėnave mendohet se numri i vrarė nė kėtė betejė ka qenė 1200 veta.
daniela
daniela
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 110
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi