♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si Enver Hoxha fitoi mbi Sejfulla Maleshoven per drejtimin e partise.

Shko poshtė

Si Enver Hoxha fitoi mbi Sejfulla Maleshoven per drejtimin e partise. Empty Si Enver Hoxha fitoi mbi Sejfulla Maleshoven per drejtimin e partise.

Mesazh nga Morena Sat Jan 08, 2011 6:41 pm

Shqipėria e pas Luftės sė Dytė
Botėrore ka qenė nė qendėr tė vėmendjes, si nga ana e Britanisė sė Madhe
ashtu edhe ish-Bashkimit Sovjetik. Tė dyja palėt i shikonin me vėmendje
zhvillimet politike nė vendin tonė dhe secila palė mundohej qė nė krye
tė vihej ajo forcė pėr tė cilėn ata ishin tė interesuar. Pėr qeverinė
angleze, situata nė Shqipėri ishte shumė e rėndėsishme. Ajo kishte
ngritur njė zyrė tė posaēme nė Ministrinė e Jashtme tė Britanisė ku
mblidheshin tė gjitha tė dhėnat qė vinin nė lidhje me situatėn nė
Shqipėri. Kjo zyrė mblidhte tė dhėna jo vetėm pėr situatėn politike nė
Shqipėri, por edhe tė dhėna pėr tė gjithė krerėt e komunistė nė vend,
duke filluar qė nga Enver Hoxha te Sejfulla Malėshova, Koxi Xoxe etj.

Gazeta
"Tirana Observer" ka arritur tė sigurojė nga Arkivi Qendror i Shtetit,
dokumente sekrete tė vitit 1950 tė Ministrisė sė Jashtme angleze, ku
flitet pėr mėnyrėn se si Enveri arriti tė vijė nė krye tė shtetit, duke
fituar mbi rivalin e tij, Sejfulla Malėshova. Raporti tregon gjithashtu
edhe fraksionet nė tė cilat ishte ndarė Partia Komuniste e Shqipėrisė nė
vitet e pasēlirimit. Nė kėto raporte, anglezėt e quajnė tė pafalshme
edhe punėn e personelit tė tyre qė merrej me Shqipėrinė pėr punėn e
dobėt qė bėnė, duke bėrė qė Enver Hoxha tė triumfojė e tė dalė nė krye.
Nė dokument trajtohen edhe marrėdhėniet e qeverisė angleze me
nacionalistėt shqiptarė qė ishin nė mėrgim, pėr shkak tė regjimit
komunist nė vend.


Raporti i pėrkthyer nė shqip

Nga
informacioni i marrė indirekt nga delegacioni i Rinisė shqiptare, tani
nė Londėr, del se manovrat pėr pushtet po zhvillohet ndėrmjet dy
seksioneve nė qeverinė aktuale shqiptare, tė drejtuar aktualisht nga
Hoxha (kryeministėr) dhe Xoxe (ministėr i Brendshėm) nė njė anė dhe nga
Sejfulla Malėshova nė anėn tjetėr. Origjina e kėsaj ndarjeje shtrihet nė
marrėdhėniet ndėrmjet kėtyre personave nė fillimet e pushtetit
partizan. Malėshova, si i emėruari i Moskės, ku ai kishte jetuar dhe
punuar pėr shumė vite, ishte figura mė e fuqishme, sidomos nė zgjedhjen e
udhėheqėsve tė Lėvizjes. Ai mbėshtetej nga Selim Shpuzi, njė tjetėr
punonjės komunist me rrėnjė tė forta dhe me integritet tė plotė, i cili
ėshtė tani drejtor i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Propagandės, qė
atėherė ishte gjithashtu pėrgjegjės pėr propagandėn dhe direktivat nė
ushtrinė partizane. Kėta dy persona ia detyronin autoritetin e tyre
epėrsisė sė qėndrimit tė tyre mes komunistėve shqiptarė. Hoxha dhe Xoxe,
nė anėn tjetėr, ia detyronin zgjedhjen e tyre si liderė formalė jo
ndonjė epėrsie personale, por faktit se ishin tė bindur dhe (si njerėz
nga Korēa) mė tė arritshėm.


Konflikti zhvillohet si mė poshtė:

1.
Hoxha dhe Xoxe pėrpiqen tė forcojnė pozicionin e tyre, duke u liruar
nga fijet drejtuese tė Malėshovės. Fuqia e tyre buron nga kontrolli i
Ushtrisė dhe Ministrisė sė Brendshme; ndėrkohė qė i kanė varur shpresat
nė ndryshimin e qeverisė nga njė instrument ideologjik nė njė instrument
kombėtar, duke pėrdorur gjerėsisht frikėn e pėrhapur tashmė nga Greqia.
Pozicioni i tyre ėshtė nė mėnyrė tė pėrmbledhur: "Njė komunist nuk
paraqet asnjė lloj rreziku, por ai duhet tė jetė pro-shqiptar dhe jo
pro-rus."

2. Malėshova dhe Shpuzi pėrpiqen tė mbajnė pushtetin e
tyre. Forca e tyre varet nė ndėrlidhjen ruse, tė forcuar sė fundmi me
pajisje ushtarake dhe dridhura si dhe referencat miqėsore tė shtypit pa
lėnė mėnjanė faktin se indoktrinomi i Ushtrisė dhe popullit ėshtė nė
duart e tyre. Ata punojnė ngushtė bashkė, dhe Shpuzi sė fundmi ėshtė
martuar me motrėn e njė prej oficerėve mė premtues, koloneli mė i ri nė
ushtri. Ky kolonel jeton nė njė shtėpi me Shpuzin dhe bashkėshorten e
tij.


Njohja e Hoxhės

Duke
gjykuar nga reagimi i shqiptarėve qė janė vendosur tashmė nė Londėr,
njohja do tė forcojė seksionin e Malėshovės. Njohja nga britanikėt nuk
ka marrė asnjė shenjė mirėnjohjeje. Ajo konsiderohet sikur vjen nga
iniciativa sovjetike; dhe nė krahasim me reputacionin rus, rezervat
britanike nė kufij duken tė vrazhda dhe kėrcėnuese.

3. Nė aktin e
njohjes nė vetvete ne humbėm lirinė tonė tė veprimit pėrsa i pėrket
azileve shqiptare nė Itali etj., por duke qenė larg fitimit tė besimit
tė partizanėve, ne thjesht zgjuam dhe njėherė dyshimet e tyre se mė nė
fund ne do tė mbėshtesim "imperializmin" grek nė jug tė Shqipėrisė.

Njohja
e Hoxhės do tė zhgėnjejė nacionalistėt e moderuar brenda dhe jashtė
vendit, tė cilėt kanė kthyer sytė nga ne pėr rivendosje ndaj dominimit
tė Frontit Nacionalēlirimtar. Lidhja e aktit tė njohjes me kujtimin e
debatit nė kufi do t'i shtyjė tė moderuarit ose jashtė politikės ose nė
mbėshtetje tė regjimit tė Hoxhės. Dhe ka shumė gjasa qė nė atė regjim
ata tė mos aplikojnė efektet e moderuara. Pretendimet greke, pavarėsisht
se stimulojnė nacionalizmin shqiptar, mund tė arrihen vetėm nė lidhje
me Jugosllavinė dhe me Rusinė. Forma qė ka marrė situata nga njohja
jonė, vetėm sa e ka larguar lėvizjen e Hoxhės nga ideologjia dhe drejt
nacionalizmit, si dhe ka forcuar tėrheqjen e Malėshovės ndaj
federalizmit komunist.

Nė mbėshtetje tė kėtyre analizave, ėshtė
me vlerė tė vihet re se ngjarjet e 10 nėntorit u manovruan nė mėnyrė tė
tillė, pėr t'i dhėnė efekt madhor njohjes nga ana e Rusisė. Rusėt i
dhanė duartrokitjet e tyre nė raportin e tyre tė orės tetė tė mėngjesit:
kabineti u takua nė orėn nėntė; lajmi u pėrhap me shpejtėsinė e erės
dhe raportet britanike dhe amerikane shprehnin qartė zhgėnjimin, pėr tė
mos pėrmendur tradhtinė jonjerėzore, por tė kuptueshme tė brigadierit
Hodgson.


"Profecia e britanikėve pėr Enverin dhe Stalinin"

Duket
se anglezėt e kishin parashikuar qė nė fillim se marrėdhėniet e ngushta
tė Shqipėrisė me Bashkimin Sovjetik nė vitet '50 do prisheshin shumė
shpejt. Shembullin ata e merrnin nga politika qė kishte ndjekur edhe mė
parė ish-udhėheqėsi komunist, Enver Hoxha, me atė jugosllav, Josif Broz
Tito. Pėr anglezėt, Shqipėria u pėrdor nga Bashkimi Sovjetik nė kohėn
kur kėtij tė fundit Jugosllavia filloi t'i bėnte numra. Por nė kėtė
situatė tė nderė, Enver Hoxha nuk do t'i rezistonte dot afrimit me
Stalinin, duke u larguar nė tė njėjtėn kohė nga Titoja. Por ndryshe e
shikonin britanikėt kėtė afrim midis dy udhėheqėsve komunistė, pasi pėr
ta kjo ishte njė aventurė nga ana e Enver Hoxha nė kurriz tė Shqipėrisė,
gjė qė do sillte edhe mė shumė izolimin e Shqipėrisė. Dhe siē duket,
profecia e anglezėve do realizohej vetėm 10 vjet mė vonė, kur Shqipėria
prishi marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik. Gazeta "Tirana Observer"
boton njė analizė tė vitit 1950 tė Ministrisė sė Jashtme angleze nė
lidhje me marrėdhėniet e Enverit me Stalinin. Nė analizėn e tyre
anglezėt e kanė parashikuar me detaje se ēfarė pėrfitonte Shqipėria nga
kjo marrėveshje dhe ēfarė dėmesh i sillte ky afrim. Pėr ta Enver Hoxha e
kishte futur vendin nė njė aventurė ku nuk i diheshin pasojat qė mund
tė kishte Shqipėria.


Raporti i anglezėve nė lidhje me afrimin e Enverit me Stalinin

Miqtė
dhe armiqtė e Enver Hoxhės duhet tė bien dakord pėr dy gjėra. Si
fillim, ai po rrezikon gjithēka, pėrfshirė dhe tė ardhmen e Shqipėrisė,
pėr hir tė Rusisė. Sė dyti, ai nuk ka qenė i zoti tė bindė rusėt qė tė
rrezikojnė gjithēka pėr tė apo pėr Shqipėrinė. Ai ėshtė si njė alpinist,
tė cilit i ka humbur pikėmbėshtetja dhe varet mbi njė greminė nga fundi
i njė litari tė tendosur, ndėrsa shoqėruesit e tij nuk bėjnė asnjė
pėrpjekje pėr ta shpėtuar, por i hedhin nga njė copė ushqimi herė pas
here vetėm pėr ta mbajtur gjallė. Politika e Hoxhės do tė kishte kuptim
nėse Rusia do tė ishte e pėrgatitur tė angazhohej t'i vinte nė ndihmė,
nėse ai do tė sulmohej. Por Rusia ėshtė treguar e kujdesshme tė ruajė
lirinė e saj tė veprimit. Dhe ka shenja se ajo ėshtė gati tė braktisė
Shqipėrinė nė ēdo moment, nėse ka njė avantazh mė tė madh tjetėrkund, le
tė themi nė Gjermani apo nė Lindjen e Largėt.

Enver Hoxha nuk ka
qenė kurrė njė satelit i drejtpėrdrejtė i Moskės. Kur Jugosllavia i
qėndronte besnike Kremlinit, ai ishte pėrgjegjėsia e veēantė e Titos.
Gazetat jugosllave e pėrshkruajnė atė me fjalėn "rukovodilac", dhe kjo
do tė thotė menaxheri i njė departamenti nėn dikė tjetėr. Hoxha ishte
sateliti i njė sateliti, administratori i njė province nė emėr tė Titos.
Kjo ishte njė situatė poshtėruese pėr shqiptarėt patriotė; por kishte
dhe njė kompensim. Jugosllavia garantoi t'i jepte ndihmė ushtarake, nėse
do tė ishte e nevojshme. Nėse Shqipėria do tė sulmohej, ushtria
jugosllave do tė pėrfshihej bashkė me atė shqiptaren.

Tani
Jugosllavia ka prishur garancinė e saj ushtarake. Por Rusia nuk e ka
zėnė vendin e saj. Rusia ju ka thėnė fjalė dhe fraza inkurajuese, tė
cilat janė shumė tė lira pėr kėdo. Por tani jo mė. Edhe importet e
pamjaftueshme qė vijnė nė vend janė mė se tė paguara nga nafta dhe kromi
shqiptar. Rusia nuk do ta garantojė mbrojtjen tuaj. Pse jo? Qeveria
juaj flet pėr rrezikun/pushtimin e afėrt, ose nga Greqia ose nga Tito
apo nga tė ashtuquajturit "imperialistė". Nėse ekziston njė rrezik i
tillė, pėrse Rusia, pėr tė cilėn ju po rrezikoni kaq shumė, tė mos thotė
qartė se do t'ju mbrojė ajo? Nėse nuk ka rrezik, atėherė Hoxha po luan
me patriotizmin tuaj pėr tė ruajtur pushtetin e tij personal.

Edhe
njė herė, Shqipėrisė nuk i lejohet tė jetė njė anėtare e
"Cominform-it". Partitė komuniste tė Evropės Perėndimore, megjithėse
janė nė opozitė nė vendet e tyre, janė ftuar, por Enver Hoxha ėshtė
refuzuar, me gjithė lėvdatat qė i ka bėrė Stalinit dhe faktin se ai
ėshtė kryetari i njė qeverie komuniste. Pėrse ėshtė ky diskriminim
kundėr Shqipėrisė, nėse Rusia ka ndėr mend ta mbėshtesė atė pėrmes
gjithfarė furtunash?Ju kujtohet mėnyra si Hoxha e lavdėroi Stalinin pėr
pėrvjetorin e tij tė 70-tė. Asgjė nuk ishte mė e tepruar. Ai madje
planifikon njė statujė tė Stalinit nė Tiranė. Sidoqoftė, nė takimin e
ditėlindjes pėr diktatorin rus nė Moskė, u bėnė fjalime nga
pėrfaqėsuesit e tė gjithė shteteve pro-Rusisė nė Evropėn Lindore, pėrveē
njėrit, dhe kjo ishte Shqipėria.

Nė numrin e datėlindjes sė
gazetės zyrtare "Cominform", njėrit vend nuk iu la vend mes artikujve qė
lavdėronin Stalinin, dhe ky vend ishte pėrsėri Shqipėria. Kėto
mospėrfillje tė qėllimshme duan tė thonė thjesht se Rusia po i bėn
linjat e tėrheqjes tė qarta, nė rast se njė ndryshim i politikės do t'i
shėrbente interesave tė saj. Pyetja qė shqiptarėt patriotė, cilado qoftė
partia e tyre, po i bėjnė vetes, ėshtė se pse edhe pas kaq shumė
mospėrfilljesh, secila nė vetvete njė paralajmėrim, Enver Hoxha vazhdon
politikėn e tij tė izolimit tė Shqipėrisė dhe e ekspozon atė nė
opinionin e botės, e cila ajo e ka fyer dhe pėrqeshur. Besimi i tepruar
ndaj njė vendi si mik apo mbrojtės ėshtė politikė fatale pėr Shqipėrinė.
Kjo u provua me fashizmin e Musolinit. Kur Enver Hoxha foli pėr Titon
nė tė njėjtėn mėnyrė tė tepruar qė tani bėn pėr Stalinin, ai ishte i
pėrgatitur ta linte Shqipėrinė tė bėhej republika e shtatė e Federatės
Jugosllave.

Dhe nė ato ditė, rusėt, tė cilėve ai iu shėrben me
kaq devotshmėri, nuk ngritėn asnjė gisht pėr tė shpėtuar vendin tuaj.
Pėr sa kohė qė Tito ishte besnik ndaj tyre, ai u lejua tė bėnte ēfarė
dėshironte. Vetėm kur ai tregoi shenja rebelimi, Rusia u pėrpoq ta
ruante Shqipėrinė, jo pėr veten e saj, por si njė bazė pėr operacionet
rebele tė Greqisė dhe pėr operacionet e ardhshme kundėr Titos. Hoxha
atėherė lejoi qė Shqipėria tė pėrdorej si pėr njė aventurė, e cila nuk
do t'i sillte asaj asnjė avantazh nėse do tė dilte me sukses, por
rrezikonte shkatėrrimin nėse dėshtonte. Greqia kėrkon pjesė tė
Shqipėrisė jugore me justifikimin qė kufiri i tanishėm ndihmon forcat
sulmuese, dhe ajo citon se pushtimi fashist i vitit 1940 e provon kėtė.


vend qė t'i tregojė botės se Greqia nuk ėshtė nė njė rrezik tė tillė
tani, dhe kėshtu tė minimizojė forcėn e argumentit grek, Hoxha iu bėri
kėrkesave tė Greqisė propagandėn mė tė madhe qė mund tė bėnin. Ai lejoi
qė njė ushtri rebele greke tė pėrdorte territorin shqiptar, dhe
saktėsisht territorin nė fjalė, qė tė vazhdonin luftėn civile nė Greqi.
Ky ishte njė gabim, pasi e komprometonte Shqipėrinė para opinionit tė
botės. Ishte gjithashtu njė gabim i trashė, pasi njė politikė e tillė
ishte e thėnė tė dėshtonte. E si mund tė besohej se Rusia, e cila "nuk
do tė rrezikonte tė pėrfshihej nė luftė pėr portin Adriatik", tė
pėrgatitej tė rrezikonte seriozisht me Greqinė pėrballė premtimit tė
presidentit Truman pėr mbėshtetje pėr qeverinė greke?

Ēfarė
dallimi pėr Enver Hoxhėn qė e ka vendosur absolutisht veten gabim pėr
hir tė njė politike qė ishte e thėnė tė dėshtonte nė ēdo rast. Edhe
sikur komunistėt grekė ta kishin fituar luftėn e tyre civile, kush ju
garantonte ju se ata nuk do tė kėrkonin popullaritet mes nacionalistėve
nė shtėpi, duke kėrkuar Shqipėrinė Jugore, ashtu si komunistėt e Qipros
tani janė bashkuar me Krahun e Djathtė pėr ta kėrkuar ishullin pėr
Greqinė?Rezultati i kėsaj ndėrhyrjeje tė pavlerė ishte se pjesa tjetėr e
botės u trazua pėr tė ndihmuar Greqinė t'i rezistonte dominimin
komunist. Pėr kėtė arsye, njė ushtri greke shumė e stėrvitur,
krejtėsisht e modernizuar, mė e madhe dhe mė e modernizuar, qėndron nė
kufirin jugor. Pėrgjatė kufirit verior dhe lindor qėndron ushtria e
Jugosllavisė, qeveria e tė cilės po ofendohet nga Radio Tirana me gjithė
forcėn qė ka nė dispozicion.

Nė perėndim, dera juaj pėr nė
Evropė ėshtė e mbyllur, me pėrjashtim tė njė rryme tė mjerė nga anijet
ruse. Dhe kur Enver Hoxha dhe miqtė e tij rusė ju kanė drejtuar nė buzė
tė shkatėrrimit, e pashembullt nė historinė e Shqipėrisė, i ėshtė lėnė
tė ashtuquajturve "imperialistė", Britanisė dhe Amerikės, tė
kėshillojnė, tė pajtojnė dhe t'u mposhtė. Me njė diferencė tė ngushtė,
Shqipėria ka fituar njė herė kundėr mundėsisė pėr ta rindėrtuar lirinė e
saj kombėtare nė mėnyrėn e saj, dhe shqiptarėt ju kujtohen miqtė e tyre
nė botėn e lirė, tė cilėt nuk e humbasin respektin pėr ju, edhe kur
zėri i vėrtetė meket nėn diktaturėn. Por rreziku ndaj Shqipėrisė pėr
politikėn e nxituar tė Hoxhės mbetet, dhe ėshtė detyra e shqiptarėve tė
mendojnė pėr mėnyrat nė tė cilėn ato rreziqe mund tė kalohen.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi