♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Floke te cuditshem shqiptare

2 posters

Shko poshtė

Floke te cuditshem shqiptare Empty Floke te cuditshem shqiptare

Mesazh nga daniela Tue Sep 02, 2008 1:15 pm

Pėr gratė malėsore flokėt ishin e vetm ja bukuri pėr tė cilėn duhej tė kujdeseshin. Modelimi i tyre ishte njė peripeci qė niste dhe mbaronte nė fshehtėsinė e njė ditė-nate. Masha, shufra hekuri tė nxehta dhe lecka ishin metodat e pėrdoruar pėr t’i bėrė flokėt kaēurrel. Tė kapura kurorė nė mė shumė se gjysmėn e kokės dhe me balluke qė zbrisnin deri poshtė ballit ishte “moda” e kohės. Pėrvese kėshtu i pėlqenin burrat, ishte kthyer nė njė “ligj” tė shoqėrisė, i pėrcaktuar pėr ēdo moshė dhe pėr ēdo rast. Interes tė veēantė ka modeli i kapjes sė flokėve tė grave malėsore dhe sidomos nga zona e Kelmendit. Studimi im ėshtė kryer nė mėnyrė individuale dhe nė terren. Fshati tė cilit i referohem ėshtė Gjadri i Lezhės. Nė kėtė fshat pjesa mė e madhe e banorėve janė tė ardhur prej vitesh nga malėsia e Kelmendit, duke mbartur me vete zakonet, veshjen dhe tradita tė parardhėsve tė tyre. Gratė malėsore janė shquar pėr veshjen e tyre hijerėndė tė xhubletės, e cila i ka kushtėzuar ato edhe nė pamje. Por, nga ana tjetėr kufizimet e shumta tė kanunit dhe fanatizmit kanė pėrcaktuar se nė kujdesin e gruas malėsore pėr pamjen e saj hynte vetėm lyerja e flokėve dhe modelimi i tyre me kaēurrela. Kjo i dalloi ato nga krahina tė tjera dhe nga qyteti, ku nuk pėrdoreshin modele tė tilla. Sipas kujtimeve tė moshuara, gratė e kanė mbajtur flokun kaēurrel qė nė vitin 1940.

Rregullimi i flokėve
Rituali kryhej nė ambjentet e shtėpisė dhe nė fshehtėsi. Modelimi i flokėve bėhej nė disa mėnyra. Herė vendosnin mashėn e druve e herė tė tjera shufra hekuri qė nxeheshin nė zjarr. Pėr tė provuar nėse shufrat kishin arritur nxehtėsinė e duhur, spėrkateshin me pak ujė ose provoheshin te xhubleta. Pas kėsaj vendosej nė flokė sipas rradhės duke i dhėnė formėn e duhur. Rregullimi i flokėve bėhej ēdo natė nė mungesė tė pjestarėve tė tjerė tė familjes (vjehrrės, vjehrrit, kunatit dhe burrit). Kėshtu gruas i duhej tė qėndronte ēdo natė vonė. Pėr nuset e reja tė pa mėsuara, ky veprim zgjaste gjysėm ore deri nė njė orė ēdo natė, duke u kthyer edhe nė njė bezdi. Flokėt bėheshin kaēurrelė edhe nėpėrmjet disa copa lecke qė i lidhnin mbi flokun kaēurrel e i mbanin gjithė natėn. Nė mėngjes gruaja duhej tė zgjohej pėrpara pjestarėve tė tjerė pėr tė zgjidhur flokėt pa e parė askush. Pasi dolėn sallonet e parė tė permanėntit gratė malėsore filluan t’i frekuentojnė. Njė bėrje e flokur kaēurrel nė permanent mbante deri nė gjashtė muaj duke kursyer mundimin e pėrditshėm. Kjo mėnyrė kapje sipas mendimit tė grave i bėnte ato mė tė bukura dhe me tė bėshme. Tashmė tradita e tyre duket se nuk ėshtė mė aq e ndjeshme ose urbanizimi, afrimi drejt qytetit dhe komunikimi, kanė bėrė qė kjo traditė tė mos pėrcillet tek vajzat, tė cilat nuk preferojnė ta vazhdojnė traditėn e tė parave tė tyre.

Modelet sipas moshės
Kapja e flokėve ndahej me moshė. Kėshtu nuset e reja tė sapomartuara duhej t’i kapnin flokėt ēdo natė, pėr tė treguar paraqitje sa mė tė rregullt pėrpara njerėzve tė tjerė. Ato ishin mė tė vėzhguarat kur dilnin pėr punė, pėr tė shkuar nė kishė si dhe nė raste gėzimesh e hidhėrimesh.Pė tė dhėnė sqarime mė tė hollėsishme dėshiroj ta ndaj kėtė studim nė paragrafe tė cilėt do tė japin detaje mė tė veēanta. Dėshiroj ta filloj me mėnyrėn se si vajzat e reja tė pamartuara mbanin flokėt e tyre.

Flokėt e vajzave tė reja
Vajzat e reja tė pamartuara kishin njė paraqitje tė dallueshme nga nuset e reja dhe nga gratė e martuara. Pas moshės katėrmbėdhjetė vjeēare fillonin t’i rrisnin flokėt deri poshtė gjoksit, pjesėn e ballit e mbulonin me baluke tė prera deri nė gjysėm tė ballit dhe nė formė tė drejtė e tė njėtrajtshme. Shamia, e cila ishte e detyrueshme pėr tė gjitha femrat, vajzat e reja e lidhnin nė formė trekendėshi, nga ku, dy cepat e barabartė lidheshin poshtė mjekrės, ndėrsa cepi tjetėr binte nė pjesėn e kurrizit. Shamia e tyre ishte njė shenjė dalluese e mirėfilltė pėr tė gjithė shoqėrinė ku jetonte dhe merrte pjesė. Ngjyra e saj ishte e bardhė si pėr tė treguar pafajsinė e vajzave qė e mbanin. Vajzat e pamartuara dhe ato tė fejuara e kishin tė ndaluar tė mbanin flokė kaēurrelė.

Madje atyre u ishte ndaluar qė tė zbulonin flokėt nė prani tė njerėzve tė tjerė. Ky ishte edhe funksioni kryesor i shamisė. Mosmbajtja e saj konsiderohej njė turp pėr vajzėn dhe familjen e saj. Megjithatė kishte vetėm njė rast tė veēantė nė tė cilin vajza thyente traditėn dhe nuk mbante shaminė e bardhė. Kjo vetėm nė rast zije nė familje. Kur vdiste vėllai apo babai, atėherė ajo do tė mbante shami tė zezė pėr 12 muaj tė tėrė. kėto nuk ishin zakonet e vetmė qė duhet tė zbatonin vajzat e pamartuara. Ato gjithashtu nuk duhet tė lanin fytyrėn me sapun. Po qe se njė vajze i vinte era sapun, nė mentalitetin malėsor ishte cėnim morali dhe pėrbėnte turp. Ajo duhej tė lahej vetėm me ujė, dhe mund tė lahej me sapun vetėm pasi tė martohej. Vajza e re duhet tė mbante erėn e ujit.

Flokėt e nuseve tė reja
Pėr nuset e reja, mbajtja dhe rregullimi i flokėve me kaēurrella fillonte qė ditėn e martesės sė vajzės. Njė stilim i tillė flokėsh do ta shoqėronte pėr njė kohė relativisht tė gjatė. Pėr vajzat qė kjo traditė iu ishte mėsuar qė nė familjet e tyre, kujdesi pėr flokėt ishte mė i thjeshtė. Por kishte edhe nga ato qė jo vetėm nuk e kishin praktikuar, por as nuk e kishin mėsuar tė lidhnin flokėt para martesės. Pasi bėrja e flokėve kaēurrelė iu mėsohej (zakonisht nga vjehrra), ato fillonin ritualin e tyre tė pėrnatshėm. Mund tė thuhet se pėr gratė e martuara ky ritual ishte kthyer nė detyrim. Me kalimin e viteve shoqėria ku jetonin i kishte vėnė para kushtit: ose t’i mbanin gjithmonė flokėt tė rregulluara me kaēurrela, ose t’i prisnin fare. Burrave tė tyre nuk iu pėlqente qė ta shihnin gruan me flokė tė drejtė. Kujdesi mė i madh pėr flokėt dhe mbajtja e tyre dendur me kaēurrela shkonte deri nė moshėn pesėdhjetė vjeēare. Deri nė kėtė moshė gruaja duhej tė konsiderohej e re dhe tė mbahej mė sė miri. Mė tej edhe buklet e saj fillonin tė mos ishin aq tė bukura dhe tė shndritshme pasi interesi binte.

Mėnyra e stilimit
Modeli i flokėve ishte pėrkujdesja e vetme dhe e pandashme qė nusja malėsore mund t’i lejonte vetes. E para qė stilohej ishte pjesa ballore e kokės. Duke filluar nga njėri skaj i veshit, floku mbulonte ballin me njė gjerėsi e cila shkonte deri te mesi i kokės e zbriste te skaji tjetėr i veshit. Nė kėtė mėnyrė formohej nė majė tė kokės njė kurorė flokėsh. Pėr tė arritur modelin e dėshiruar gratė pėrdornin njė mjet qė ato e quajnė “bishtagypin” (i cili ka dalė relativisht vonė, me zgjerimin e tregut) ose njė rryl nė formėn e bikutinave. Duke i rrotulluar flokėt tė ndara nė fije pėrmbi kėtė bishtagyp, formohej kaēurreli qė gratė donin. Ai niste qė nė rrėzė tė flokėve dhe pėr ta fiksuar mė mirė pėrdorej karfica qė i ndihmonte tė formonin tė gjithė kurorėn e flokėve. Pėrdorimi i karficave ishte i domosdoshėm edhe pėr tė ruajtur tė paprishur modelin edhe gjatė fjetjes. Pjesa e mbetur e flokėve nuk bėhej me formė. Ato rregulloheshin vetėm nė raste tė veēanta si martesa, kremtime etj. Pėr festa tė tilla, te kėto flokė bėhej nga njė bukle e madhe, ndėrsa pėr punė dhe shtėpi kjo pjesė e flokėve mbahej nė formėn e tyre natyrale.

Kur bėheshin nėna
Kjo pėrkujdesje e veēantė pėr flokėt, rregullimi i tyre ēdo ditė vazhdonte deri sa nusja e re bėhej nėnė. Me lindjen e njė fėmije, interesi dhe pėrkushtimi binte. Gratė fillonin t’i kapnin flokėt ēdo dy apo tri ditė. Madje edhe kurora qė i krijohej me kapjen e flokėve nuk ishte mė aq e gjerė sa nė fillim tė martesės sė tyre. Nė mentalitetin e malėsorėve kjo shpegohet me faktin se “tashmė ajo grua nuk ėshtė mė njė nuse e re, por grua qė mbart detyrime nė familje”. Nuk mund t’i kushtohet kaq shumė vetes sė saj”. Gratė malėsore nuk janė lyer kurrė. Qofshin tė vajza tė reja apo tė martuara, ato duhej vetėm tė lanin fytyrėn me ujė dhe sapun.

Flokėt nė raste fatkeqėsish
Moskujdesi pėr flokėt vinte jo vetėm me vjetėrsinė e moshės, por edhe nė raste fatkeqėsish. Te malėsorėt kjo ėshtė njė arsye e fortė dhe konsiderohet traditė. Me vdekjen e njė personi tė afėrt nė familje si fėmija, burri, vėllai dhe kunati, kryesisht vdekja e meshkujve, gratė nuk i rregullonin mė flokėt e tyre. Sado e re qė mund tė ishte njė vejushė, me vdekjen e burrit ajo nuk duhej tė tregonte mė kujdes pėr flokėt e saj. Vetėm nė kėto raste ata mbaheshin tė drejtė, formėn e tyre natyrale dhe tė palyer. Kur gruas i vdiste bashkėshorti ajo lidhte dy shami nė kokė; njėrėn sipėr flokėve pėr t’i mbuluar mirė dhe tjetrėn si shirit tė zi mbi ballė pėr tė theksuar sa mė mirė statusin e vejushės. Ky shirit gjithashtu pėrforconte shaminė e parė nga e cila nuk duhej tė dilte dhe tė shihej asnjė fije floku. Nė konceptin e familjes malėsore, gruaja qė ėshtė vejushė duhet t’i pėrmbahet tėrėsisht rregullave tė zisė tė trashėguara nga tė parėt. Nė tė kundėrt, shihej si turp dhe gjykohej nga shoqėria. Gruaja e re nė moshe do ta mbajė shaminė e zezė mbi kokė pėr aq kohė sa asaj mund t’i martohet djali ose vajza. Vetėm atėherė ajo mund ta heqė shaminė. Nė tė kundėrt do tė vazhdojė ta mbajė deri sa tė arrijė nė moshė tė thyer.
daniela
daniela
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 110
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Floke te cuditshem shqiptare Empty Re: Floke te cuditshem shqiptare

Mesazh nga MONDI Tue Sep 02, 2008 1:31 pm

po ti danjela ke cila kategori hyn??? (-)
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi