♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si t’i shkatėrrojmė “monstrat” brenda mendjes sonė

2 posters

Shko poshtė

Si t’i shkatėrrojmė “monstrat” brenda mendjes sonė Empty Si t’i shkatėrrojmė “monstrat” brenda mendjes sonė

Mesazh nga Love Wed Jan 05, 2011 8:39 pm

Ka raste kur njė dėshtim i vogėl mund tė shndėrrohet nė njė dėshtim me tė vėrtetė tė madh dhe pėr tėrė jetėn tonė. A ju ka qėlluar ndonjėherė qė diēka jo e mirė qė mund tė na ketė ndodhur nė punė tė na bėjė tė mendojmė se jemi tėrėsisht tė paaftė dhe se karriera jonė nuk do tė realizohet kurrė siē e kishim ėndėrruar? Nėse njė gjė e tillė ju ka ndodhur, ta dini se nuk jeni vetėm nė pėrjetimin e ndjesive tė tilla. Edhe njerėzit qė konsiderohen si mė optimistėt dhe mė tė pathyeshmit, kur ėshtė puna pėr moralin dhe entuziazmin nuk mund tė quhen imunė ndaj mendimeve negative. Ndėrkohė, ka disa qė pėrjetojnė vazhdimisht mendime tė tilla dhe kjo mund t’u ketė shkatėrruar jetėn.

Psikologėt besojnė se ashtu sikundėr njė mendim qė na vė nė siklet mund tė shkaktojė menjėherė te ne ndjenjėn e turpit dhe tė na skuqė faqet, njė mendim negativ, ose vetėshkatėrrues, mund tė shkaktojė situatė jo tė mirė shėndetėsore, shtim nė peshė, probleme me lėkurėn dhe mbi tė gjitha njė ndjenjė humbjeje e dėshpėrimi qė mund tė keqėsohet pėrditė e mė tepėr. Njė nga psikologėt qė merret me kėtė fushė tė studimit tė sjelljes njerėzore dhe qė ka kaluar njė jetė tė tėrė nė studimin e fenomeneve tė tilla, pra tė ndikimit qė ka ajo ēka mendojmė nė dukjen energjinė dhe vetė jetėn tonė, thotė se pikėrisht ana e padukshme e qenies sonė ėshtė e lidhur shumė ngushtė me atė qė e konsiderojmė anėn e dukshme.

Sipas teorisė sė tij, shndėrrimi i mendimeve negative nė mendime pozitive na ndihmon pėr tė pasur njė jetė mė tė mirė nė tė gjitha aspektet. Ai e quan kėtė simptomė, ose kėtė realitet tė brendshėm Mendime Negative Automatike. Kėto mendime i pėrshkruan si ata zėrat e vegjėl brenda nesh qė na thonė nė mėnyrė tė vazhdueshme, se jemi njerėz tė paaftė, tė shėndoshė, tė shėmtuar, tė dėshtuar. Sipas tij, njė pjesė e kėtyre mendimeve negative janė tė menaxhueshme.

Dhe kjo mund tė bėhet pėrmes njė teknike tė thjeshtė, e cila i ndalon mendimet negative qė tė hedhin rrėnjė dhe tė krijojnė terren pėr tė na shkatėrruar pak nga pak gjendjen e brendshme shpirtėrore dhe si pasojė edhe vetė jetėn. Ideja ėshtė qė tė ndalohen kėto mendime dhe mbi tė gjitha tė krijohet njė mundėsi pėr mosrikthimin e tyre. Truri ėshtė njė organ shumė i fuqishėm, shumė mė i fuqishėm nga sa mund ta imagjinojmė.

Nėse e sheh veten tėnde si tė shėndoshė, tė rrudhur, tė paaftė, kjo do tė bėjė qė tė shtohet prodhimi i hormoneve tė stresit dhe si pasojė do tė ndikojė nė mėnyrė tė pashmangshme gjendja shėndetėsore dhe vetė mendja. “Mendimet negative sjellin gjėra negative dhe beteja pėr tė shkatėrruar, ose pėr tė shndėrruar mendimet negative brenda nesh ėshtė njė betejė qė nuk merr fund kurrė.

Fitorja arrihet me krijimin e njė arsenali personal “armėsh” pėr tė luftuar mendimet negative, nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe pa asnjė tolerancė. Kėshtu duhet krijuar njė mekanizėm qė “i ha” mendimet negative. Dhe sa herė qė tė jeni tė inatosur, tė frustruar, apo tė trishtuar vini nė veprim kėtė mekanizėm. Bėni njė pakt me veten tuaj pėr tė mos dėgjuar zėrat e vegjėl qė duan t’ju poshtėrojnė dhe qė ju konsiderojnė si njė qenie qė ngjallni veē mėshirė. Nėse e bėni njė gjė tė tillė, pra ndryshoni mendimet, ato pak nga pak do tė nisin qė tė transformojnė realitetin tuaj tė jashtėm dhe do tė shndėrroheni nė personin qė keni dashur gjithmonė tė jeni. Mos e harroni kurrė se trupi juaj ndjek atė qė i thotė mendja. Kjo ėshtė e sigurt dhe e pashmangshme.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si t’i shkatėrrojmė “monstrat” brenda mendjes sonė Empty Re: Si t’i shkatėrrojmė “monstrat” brenda mendjes sonė

Mesazh nga Mona Wed Jan 05, 2011 8:42 pm

Shum interesante kjo tema,
zakonisht kur nervozohem, filloj tė numėroj deri nė 10 ndonjėher deri nė 20
ose filloj mendoj ndonjė gjė qė mė pėlqen mė sė shumti, qė tė kaloj momentin
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi