♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Uff...pėrsėri nė punė!

2 posters

Shko poshtė

Uff...pėrsėri nė punė! Empty Uff...pėrsėri nė punė!

Mesazh nga Love Wed Jan 05, 2011 8:35 pm



Puna edhe na kėnaq, edhe na lodh. Por pesha e vėrtetė e saj ndihet sidomos pas pushimeve. Nga ditėt e shkrehura nė qejfe tė Vitit tė Ri apo Krishtlindjeve, udhėtimet, takimet me miq, shėtitjet e lira dhe mbrėmjet deri vonė pa kokėēarjen se duhet ngritur e vajtur qė nė mėngjes pėr nė punė, shijimet non stop tė gatimeve dhe pijeve me tepri qė pėrgatisim dhe shijojmė me kėtė rast, vjen ēasti qė zilja tringėllin pėr tė na zgjuar herėt dhe qė nga ky ēast tė ndėrtojmė gjithēka mė shumė tė detyruar se tė lirė.

Pėrveē kėnaqėsisė qė na sjell puna, sa mirė do tė ishte sikur tė pushonim edhe ca se! Kėmbėt na sjellin me pėrtesė pėrballė njė pėrditshmėrie plot me telefona qė bien, dosje tė grumbulluara, vrap nėpėr takime tė programuara dhe ku s'duhet tė vonohemi edhe pse nuk na e ka qejfi fare, rikthime brenda katėr mureve, orė tė zgjatura pas pune dhe shumė njerėz nata i mbledh nė shtėpi.

Pushimet, sidomos afatgjata, por dhe tė mė tė shkurtra si kėto qė sapo kaluam nė fundvitin qė lamė pas, nė fakt na ēojnė nė njė stil jete tė ndryshėm nga ai i zakonshėm. Por vjen ēasti i trishtueshėm i rikthimit nė tė zakonshmet punė tė pėrditshme.

Gjithė ky ndryshim i ritmeve biologjike paraqet njė gjendje shpirtėrore qė mund tė shkojė deri nė depresion apo traumė, qė pėrgjithėsisht ndodh nė mėnyrė tė beftė, provokon njė shqetėsim nė ekuilibret delikate tė organizmit dhe i hap derėn gjithė shqetėsimeve tė pėrshkruara mė sipėr. Shok-u pas pushimeve kap miliona njerėz nė gjithė botėn. Pėrbėn gjithashtu njė dukuri tė trajtuar nga psikologėt nė tė gjithė botėn.

Nė anglisht quhet "post-vacation blues", ku “blues” do tė thotė 'trishtim' dhe vjen nga rryma e njohur muzikore e krijuar nga komunitetet zezake amerikane gjatė skllavėrisė dhe nė kėtė rast i referohet malinkonisė qė na kap kur rifutemi nė punė, duke menduar pėr ditėt e bukura tė sapo-pėrshkuara dhe lėna pas dhe pėr ato qė na presin. Duke i bashkėngjitur edhe 'tecnostress'-in, qė ka tė bėjė me vuajtjet posaēėrisht nga teknologjia, si telefoni dhe kompjuteri, qė sjellin probleme edhe mė tė rėnda pėr shėndetin dhe shoqėrohen edhe me demonstrata shoqatash aty-kėtu.

Dhe pėr rrjedhojė cilat janė simptomat qė na kapin? Ndihemi mė tė lodhur, vuajmė nga shqetėsimet e gjumit, humorit, kapje ankthi, apati, irritim dhe mungesė pėrqendrimi.

Ky ėshtė i ashtuquajturi "sindroma e rikthimit nė punė". Por psikologėt kėshillojnė qė kjo nuk duhet tė na shqetėsojė, sepse kėto simptoma zhduken pas njėfarė kohe dhe janė pjesė normale jona, pasi trupi ynė ka nevojė pėr njė periudhė transitore pėr t'u rimėsuar me rram bamin-in e ēdo dite.

Duhen disa ditė pėr t'u rikthyer nė ritmin normal tė punės dhe kjo krijon disekuilibrin dhe problemet e pėrkohshme. Kėshtu qė nėse prodhimtaria jonė e pėrditshme ėshtė inferiore nė krahasim me mė parė, gjithēka do tė kthehet nė normalitet mė shpejt se sa mendohet.

Por, si tė shėrohemi? Mund tė vėrejmė me kujdes edhe kėto rregulla tė thjeshta qė japin psikologėt:

• Nė ditėt e fundit tė pushimeve pėrpiquni tė flini mė shumė, matni konsumin e alkoolit dhe nėse pini duhan pakėsoni numrin e cigareve.

• Pėrgatituni pak nga pak qė mė parė pėr rikthimin nė punė.

• Mos u ktheni nė shtėpi ditėn e fundit pėrpara nisjes sė punės, por mė parė, nė mėnyrė qė tė keni kohė tė ēlodheni.

• Rimerrni jetėn e pėrditshme nė mėnyrė graduale, pa menduar pėr sasinė e punės qė ju pret. Organizmi ynė ka nevojė pėr disa ditė pėr tė ristabilizuar ritmet e pėrhershme.

• Kujtoni se ndjesia e tė ndjerit jo mirė ėshtė e pėrkohshme, pėr rrjedhojė nė shumė raste mjafton tė keni durim dhe ajo do tė zhduket vetė.

• Nė ditėt e para i mėshoni objektivave tė vogla dhe lini nė njė moment tė dytė punėt mė komplekse dhe tė vėshtira.

• Kapeni punėn nė kahun e duhur, shiheni si njė burim tė rėndėsishėm kėnaqėsie, sepse mund t'ju rezervojė kėnaqėsi tė mėdha dhe t'ju lejojė tė realizoni projekte. Dhe mos u kapni nga paniku se po i shkatėrroni punėt qė prej mungesės suaj janė grumbulluar.

• Kryeni lėvizje dhe sport, sidomos nė mėngjes. Kjo ėshtė ilaē kundėr stresit dhe humorit tė keq, duke ndikuar edhe tek ata qė vuajnė nga pagjumėsia, hipertensioni etj.

• Veshja luan rol tė rėndėsishėm: tė kalosh nga veshjet e zakonshme tek kostumet me xhaketė dhe kravatė nė zyrė mund t'ju bėjė tė ndiheni keq. Zgjateni edhe pak ditė veshjen informale, por pa ekzagjeruar, dhe do tė keni njė rimarrje mė graduale tė aktivitetit normal.

• Kujtohuni qė ekzistojnė edhe fundjavat, tė cilat mund t'ju dhurojnė mini-pushime, edhe vetėm pėr njė natė. Mbase njė darkė tė shoqėruar me tė dashurin apo tė dashurėn tuaj. Nuk duhet qė patjetėr tė prisni 11 muaj tė tjerė pėr t'u ndjerė pėrsėri pa kokėēarje dhe tė lirė, qoftė dhe pėr pak orė.

• Hani arra si armik tė stresit: nėntė arra nė ditė janė njė trajtim ideal natyral anti-stres. Ndėrkohė janė njė kurė e mrekullueshme edhe pėr artritin. Por kujdes me sasinė e tyre, sepse edhe ju shėndoshin, pasi kanė kalori,

• Rrekuni tė shihni gjithmonė aspektet pozitive tė gjėrave (kjo vlen jo vetėm nė kėtė rast, por gjithmonė!) dhe.....rinisni tė mendoni pėr pushimet e ardhshme verore!
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Uff...pėrsėri nė punė! Empty Re: Uff...pėrsėri nė punė!

Mesazh nga Mona Wed Jan 05, 2011 8:44 pm

Si do qė tė jet, puna nuk mė plqen fare, mė pėlqejn pushimet dhe vetėm pushimet
do ti kem parasysh kėto kshillat
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi