♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė femėr e pėrkryer

Shko poshtė

Njė femėr e pėrkryer Empty Njė femėr e pėrkryer

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Jan 01, 2011 9:02 pm

Ēfarė kėrkojnė meshkujt nga femra e duhur? Njė partnere aventuriere...njė dashnore e pėrkryer apo njė nėnė perfekte? Ēfarė kėrkojnė nė tė vėrtetė meshkujt nga njė femėr?


Tė depėrtosh nė mendjen e njė personi tjetėr ėshtė pothuajse e pamundur, aq mė tepėr nėse bėhet fjalė pėr njė mashkull, e megjithatė femrat janė tė mendimit se mund tė sillen saktėsisht siē duan meshkujt. Ajo quhet Liza Dejli dhe ėshtė autore e “Stop Getting Dumped”: njė manual qė i ndihmon lexuesit tė gjejnė dhe tė martohen me mashkullin e duhur nė mė pak se tre vjet. Ajo siguron se i janė dashur vetėm gjashtė muaj, por pasi ka dėgjuar me mijėra mendime shprehet se veēon disa karakteristika thelbėsore qė duhet tė ketė njė femėr, pėr t’u marrė seriozisht nga mashkulli qė i pėlqen.

Ka njė jetė tė sajėn

Femra ideale duhet tė jetė e aftė tė kujdeset pėr veten, tė ketė njė stil personal, tė jetė nė gjendje tė sigurojė kohė pėr miqtė dhe familjen. Ajo ėshtė njė femėr qė i pėlqen aventura kur ėshtė me udhėtime, di tė shijojė tė mirat e jetės dhe kėnaqet me njė shėtitje nė park nė njė ditė me diell. Meshkujt dėshirojnė njė femėr e cila nuk kėrkon njė tė fejuar pėr tė mbushur orėt bosh. Ajo nuk duhet tė kushtėzohet nga mashkulli pėr tė jetuar.

Nuk hedh kurrė hapin e parė

Kjo mund tė jetė njė nga pikat mė tė paqarta tė njė lidhjeje mashkull-femėr, qė do tė mbetet pėrgjithmonė njė dilemė. Jo tė gjitha lidhjet duhet tė bazohen nė interesimin e meshkujve, megjithatė autorja del nė pėrfundimin e qartė se ai duhet tė jetė i pari qė jep sinjalet. Vetėm nė kėtė mėnyrė njė femėr mund tė jetė e sigurt se ai do tė jetė vėrtet i interesuar dhe nuk ėshtė duke e shfrytėzuar thjesht rastin.

Ėshtė seksi, por nuk e tepron

Tė jesh seksi ėshtė njė koncept qė ndryshon nga momenti nė moment, ashtu siē ndryshon edhe njė lidhje detajet pozitive dhe negative. Fillimisht njė femėr duhet tė evitojė komentet seksuale. E vetmja gjė qė duhet tė bėjė ėshtė tė flirtojė me gjeste si pėr shembull tė mbajė dhe lėvizė lehtė dorėn sipėr gjurit tė saj. Kur njė lidhje bėhet serioze, edhe sjellja e saj duhet tė jetė mė intime. Kur arrihet nė njė pikė tė caktuar edhe ajo ka tė drejtė tė luajė me kėmbėn poshtė tavolinės.

Pret momentin e duhur

Ėshtė e vėrtetė, jetojmė nė shekullin e XXI dhe askush nuk pret mė martesėn pėr tė bėrė seks, por hera e parė ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr njė ēift dhe shumė femra nuk e kuptojnė kėtė. Seksi ėshtė njė nga faktorėt kryesorė qė ndikon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė mendjen e njė mashkulli. Kur femrat e bėjnė kėtė hap, aktivizohet njė hormon i cili i bėn shumė tė dėshirueshme nė sytė e partnerėve tė tyre. Nėse e ekzagjerojnė me sjelljen e tyre dhe jepen qė nė fillim ndaj seksit, atėherė kjo marrėdhėnie nuk do tė shkojė pėrtej shtratit. Megjithatė ai mbase nuk dėshiron tė presė gjatė duke u larguar. Si veprohet nė kėtė rast? Prisni tė paktėn njė muaj para se tė hyni nė njė histori dashurie.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi