♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė e papritur e kėndėshme

Shko poshtė

Njė e papritur e kėndėshme Empty Njė e papritur e kėndėshme

Mesazh nga Mona Wed Dec 29, 2010 1:55 pm

Nga Andon Dede
Pėrgjithėsisht kam qėnė kundėr ceremonive, cilatdo qofshin ato. Pėr mė tepėr kur merrnin ngjyra formale e zyrtare. Kjo nuk do tė thotė se unė kam tė drejtė. Mė dukej se shpesh, pas atyre kartolinave tė urimit apo vizitave, kishte dhe njė formalizėm, pėr tė mos pėrmėndur ndonjė hamėndje tjetėr mė pak tė kėndėshme. Ndaj dhe unė, thuajse pėrherė, nuk kam qėnė i dhėnė pas dėrgimit tė kartpostaleve, veē kur isha i detyruar ta bėja kėtė pėr reciprocitet, nga qė mė kishin dėrguar tė tjerėt.

Me ardhjen kėtu nė Amerikė, kujtova se do tė mernin fund kėto formalitete, siē i quaja unė me apo pa tė drejtė, pėr arsye tė lidhjeve mė tė pakta me shokė e miq e, pėr mė tepėr, nga qė mendoja se amerikanėt, qė shquhen pėr prakticizmin e tyre gati proverbial, do tė qenė tė zhveshur nga formalizma ta tilla, kur ishte fjala pėr shokė e miq qė ti i kishe fqinj apo kolegė pune. E them kėtė se nė Shqipėri kėto merrnin disa herė pėrmasa tė atilla deri edhe qesharake, tė paktėn kėshtu mė dukeshin mua. Kėtė e ka vėnė nė dukje edhe profesor Hamit Beqja, nė njė libėr pėr mirėsjelljen, kur e quan jo vetėm tė panevojshme por dhe tė kotė e qesharake qė tė kėmbesh vizita, sa pėr tė uruar, me komshiun qė ke pėrballė, kur kėtė ia ke thėnė apo mund t’ia thuash direkt sa herė qė e takon. Jo vetėm kaq, por ndodhte shpesh qė sapo largoheshin mysafirėt, duhet tė shkoje ti tek ata, se pėrndryshe mund tė tė zemėroheshin.

Por, u befasova kur vura re se dhe kėtu nuk qenė zhveshur nga formalizma tė tilla. Kėtė e vura re kur nisa punėn sė pari nė TLC, (Taxi and Limousine Commission). Nė prag tė Krishtlindjeve e tė Viti tė Ri, veē kur shihje qė nė tavolinėn tėnde gjeje gati pėrditė karpostale. Dhe nga kush? Nga ata qė kishe pėrballė apo edhe fare pranė e me tė cilėt sapo kishe biseduar. Kurse pėr ditėlindje nuk mungonin dhe pakot e dhurata tė tjera, apo dhe ceremoni tė posaēme, (parti), pa tė njoftuar ty paraprakisht, qė ta pėrjetoje si suprizė. Unė, pėrherė konsekuent i bindjeve tė mija, nuk nisja kartolina tė tilla pėr arsyet qė shpalosa mė sipėr. Megjithatė, e pėrsėris, mbase kam vepruar e vazhdoj tė veproj gabim. Por, siē nuk dėrgoja, as nuk mė ngjallnin shumė emocione kartolinat qė mė vinin, po pėr tė njėjtat motive. I merrja, i hapja dhe i vendosja nė paretet e dhomėzės time, kubikut, si njė dekor qė mė kujtonte festat e fundvitit.

Por, kur isha nė TLC, festimi i njė ditėlindjeje time, mė krijoi emocione jo tė vogla se e kishin bėrė me pėrmasa tė mėdha dhe qe fare e papritur pėr mua. U emocionova dhe thashė disa fjalė falenderimi, me gjithė zemėr.

Dhe tek puna e re qė nisa, nė JSA, (James Satteruaite Academy), zhvillohen tė njėjtat ceremoni e dėrgohen edhe kartpostale e pako, por jo nė ato pėrmasa. Tė tjerė njerėz, tė tjera rregulla e zakone. Megjithatė, mė erdhėn dhe kėtu disa pako e kartolina, tė cilat si dhe nė TLC nuk mė ngjallėn ndonjė emocion tė veēantė.
* * *
Edhe atė ditė, si zakonisht, arrita herėt nė punė, U bėra gati tė lija ēantėn e tė hiqja pallton, kur shoh se nė tavolinėn time ishin dy pako tė vogla e njė kartpostale. Nuk mė bėnė shumė pėrshtypje, se nė kėto ditė tė fundvitit, siē thashė, tė tilla pako e kartolina janė tė pranishme kudo. “Ndonjė nga kolegėt e punės”, - mendova me vete. Megjithatė, pasi u ula, hapa nė fillim zarfin e kartolinės, pėr tė shuar kurreshtjen se cili nga kolegėt ma kishte lėnė. Kur, pėr habinė time, shoh diēka tė shkruar shqip. “Edhe pse nuk njihemi, kemi kėnaqėsi qė, me kėtė rast, t’ju urojmė festat. Shėndet tė plotė dhe lumturi jete! Gėzuar! Nga Xhaviti (Ujkashi) dhe Fana (Lajēi).”

U befasova! Nė fillim nuk po i bija nė tė, por shumė shpejt nisėn hamėndjet e para: “Mos janė ata punonjėsit e shėrbimit, pėr tė cilėt mė kanė folur edhe kolegėt e punės?” – thashė me vete. Nuk e hapa pakon, nga qė e kishim lėnė me pjestarėt e tjerė tė familjes qė tė gjitha pakot qė do tė merrnim t’i hapnim natėn e Krishtlindjve, para pemės tradicionale tė Vitit tė Ri. Por vetė prania e tyre, mė bėri shumė pėrshtypje dhe ndjeva thellė njė mirėnjohje e kėnaqėsi qė nuk e kisha provuar prej kohėsh. A nuk do t’i bėnte gjithsekujt pėrshtypje kur tė ndjente se dikush qe kujtuar pėr tė edhe pa u njohur me njeri tjetrin?! Megjithatė, akoma nuk isha plotėsisht i sigurt se qenė ata apo dikush tjetėr.
Pas pak, si zakonisht, kalon nė korridor pastruesja e paradites. I them emrat e shėnuar nė kartolinė dhe ajo mė sqaron se janė punonjės shėrbimi qė vijnė pasdite. Pėrsėri sė brendėshmi ma pėrshkoi trupin njė valė e re kėnaqėsie e njėkohėsisht mė lindi dėshira tė takohesha me ta e t’iu shprehja direkt mirėnjohjen e kėnaqėsinė e thellė qė mė dhuruan.
* * *
Po kryeja njė procedurė rutinė tė pėrditėshme. Kalimtarėve tė rastit iu jepja njė pėrshėndetje tė lehtė miresjelljeje. Dikur shoh se po vinte njė ēift, nė pamje tė parė si gjithė tjė tjerėt. Natyra e punės tek ne i nėnkupton vizitorėt e jashtėm, tė ēdo moshe, kombėsie e grupi social, ndaj dhe nuk befasohemi nga kalimtarėt e herėpashershėm. Buzėqeshjes sė tyre iu pėrgjigja po me buzėqeshje. Kur…

“Ē’kemi? Si jeni?” – foli burri, njė djalosh i ri, i shėndetshėm. Gruja po mė shihte po me ngrohtėsi pas tij e po bėhej gati qė tė mė pėrshėndeste dhe ajo. E qartė, ishin ata tė dy. U ēova dhe i pėrqafova me gjithė shpirt, si tė njiheshim prej kohėsh. Xhaviti qe nga shqiptarėt e Malit tė Zi kurse Fana nga Prishtina. Tek tavolina ime kisha njė fotografi ku kisha dalė nė bregun e Liqenit te Shkodrės. “Ja vendi nga jeni ju, - i thashė dhe i tregova me dorė fotografinė. Xhaviti e pa me vėmėndje dhe pohoi se ėshtė pikėrisht nga ato male qė duken atje: ”Jam fare pranė Malėsisė sė Shkodrės apo nė vazhdim tė saj, - tha ai. “Mu bė shumė qejfi pėr atė suprizė qė mė bėtė,- u thashė unė. - Ju falenderoj shumė dhe Zoti ju bekoftė! Nuk i kam hapur akoma pakot, pse kėshtu e kemi njė marrėveshje nė familje, qė t’i hapim nė darkėn ė Krishtlindjeve…”. “Nuk kemi blerė ndonjė gjė tė madhe, diēka tė vogėl…”- tha Fana si me drojtje, njė grua e brishtė, simpatike, me sy e flokė tė zes. “Pėr mua nuk ka absolutisht asnjė rėndėsi se ēfar keni blerė, - i thashė unė. - Sikur edhe njė gur nga rruga tė kishit marrė e ta paketonit, unė nuk do tė gėzohesha mė pak. Mua mė gėzoi fakti qė ju, edhe pa mė njohur, u kujtuat, duke dėshmuar me kėtė se jeni shqiptarė me zėmėr tė madhe. Ju jam shumė mirėnjohės!” – pėrsėrita unė. “Ne vendosėm t’i bėjmė ato dhurata sapo morėm vesh se kėtu punon njė shqiptar. Na u bė qejfi shumė pėr kėtė, qė nė kėto zyra ku shėrbejmė, punon dhe njė bashkėkombasi ynė. Veē kėsaj, Terri, (supervajzerja ime) dhe kolegėt e tjerė tė punės na kanė folur shumė mirė pėr ju…”- vazhdoi Fana.
Vazhduam tė bisedojmė pėr lloj-lloj gjėrash, e sikur nuk po ndjenim tė ngopur.
“Se mos tė pengojmė, - tha Xhaviti. Qejfi na e ka qė tė bėjmė pak muhabet, se na merr malli pėr vendin e njerėzit tanė”. “Mos u bėni merak, - edhe unė po kėnaqem me ju. Mė vjen keq se e kemi orarin pak ters dhe kur vini ju, unė kam ikur, - iu thashė unė. -Por tash e mbrapa besoj se do tė shihemi mė shpesh…”.
Pėr gjithė sa mė sipėr, mezi prisja qė ta ndaja kėnaqėsinė me njerėzit e tjerė tė familjes. Disa arrita t’i kap dhe me telefon. Edhe ata u prekėn shumė, veēanėrisht ime bijė, Egesta, qė i mbushi sytė me lot. “Ua, sa bukur o babi!” – tha ajo.
Kėnaqėsia e lumturia shpesh janė kaq pranė sa ne nuk e pandehim. Ato mund tė tė vijnė edhe nga burime qė ti nuk i ke menduar kurrė, sado fantazi qė tė kesh.


Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi