♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nanoshkenca

Shko poshtė

Nanoshkenca Empty Nanoshkenca

Mesazh nga daniela Tue Sep 02, 2008 1:14 pm

Nanoshkenca apo aftėsia pėr zvogėlimin e substancave nė pėrmasėn e njė atomi, tashmė ka filluar tė bėhet pjesė e jetės sė pėrditėshme. Shkencėtarėt thonė se nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt, kur kjo shkencė e re tė arrijė tė kuptohet e tė gjejė zbatim tė plotė nė praktikė, zhvillimet shkencore do t’i kalojnė kufijtė e imagjinatės.

Pėr kėtė teknologji tė re ka edhe kritikė qė thonė se ashtu si shkenca gjenetike edhe nanoshkenca ka dy anė; tė mirėn e rrezikun, prandaj duhet treguar kujdes, por shkencėtarėt thonė se ky rrezik duket i vogėl nė krahasim me tė mirat e shumta qė ofron kjo shkencė e re. Pėr kėtė arsye ata e kanė pėrfshirė nanoshkencėn nė grupin e teknologjive tė njohura me akronimin GRIN, inicialet e Gjenetikės, Robotikės, Informatikės dhe Nano shkencės. Shkencėtarėt besojnė se kur kėto katėr teknologji tė fillojnė tė pėrdoren tė ndėrthurura plotėsisht me njėra tjetrėn, ruzulli tokėsor do t’i ngjajė njė planeti fantastiko shkencor.

Nanoshkenca merrrret me studimin dhe pėrdorimin e substancave tė imta, ēdo njėra prej tė cilave me madhėsinė e njė atomi. Pėr shembull, 10 mijė grimca nano mund tė zėnė vend nė njė fije floku. Shkencėtarėt thonė se mundėsitė e pėrdorimit tė substancave tė tilla kaq tė imta janė tė pafund.

Profesor Filip Stamp thotė se me substanca nano mund tė krijohen gjėra tė jashtėzakonėshme, mjafton tė mos mungojė imagjinata. Mund tė krijohen struktura molekulash thuajse tė padukėshme, por qė mund tė hyjnė nė organizėm pėr tė dėrguar ilaēin ose gjenin nė vendin e sėmurė. “Pra kjo teknologji do tė afektojė ēdo gjė. Imagjinoni molekulat nano nė pastėn e dhėmbėve qė do tė instruktohen tė bėjnė punėn e dentistit”, thotė shkencėtari.

Ka kohė qė teknologjia nano ka hyrė nė jetėn tonė. Kjo strehė pėr mbrojtjen nga dielli ėshtė bėrė me substanca nano tė oksidit tė zingut. Nje shtėpi e ndėrtuar me teknologjinė nano nė Sidney tė Australisė ka dritare qė pastrohen vetė.

Disa shkencėtarė qė punojnė nė kėtė fushė u mblodhėn kohėt e fundit nė Kuinsland tė Australisė pėr tė diskutuar rreth kėrkimeve nė projektin mė tė rėndėsishėm tė nanoshkencės tani pėr tani; ndėrtimin e njė super kompjuteri.

Shkencėtarėt besojnė se mikro procesorėt e tė pajisur me ēelsa tė pėrbėrė nga njė atom i vetėm mund t’i japin kompjuterit sasinė e nevojėshme tė energjisė pėr tė zgjidhur problemet mė tė ndėrlikuara.

Profesor Stamp thotė se njerėzit zakonisht flasin pėr teletransportin e sendeve apo tele-portimin, duke pėrdorur ligjet e mekanikės kuantike. Kjo ende shikohet si fantazi, megjithėse demonstrime tė suksesshme janė kryer nė laborator, sigurisht nė shkallė shumė tė vogėl.

Nė katin e nėndheshėm tė departamentit tė Fizikės nė universitetin e Kuinslandit, njė grup shkencėtarėsh ka arritur pėrparim tė dukshėm nė zhvillimin e superkompjuterve, pjesė e projektit ndėrkombėtar i cili ka treguar se njė atom mund tė kontrollojė njė tjetėr pėr tė krijuar njė ēelės quantik.

Shkencėtari i universitteit Stanford, Hari Manoharan thotė se para se tė vihen nė shfrytėzim fuqitė e kėtyre atomeve, shkencėtarėve u duhet tė kuptojnė ligjet qė kontrollojnė kėto substanca.

Nė laborator, ata kanė arritur tė veēojnė njė atom tė vetėm kobalti pėr tė ndėrtuar njė strukturė, pra puna po ecėn shumė ngadalė e me shumė kujdes; ēdo atom njė nga njė.
Shkencėtarėt ka kohė qė kanė krijuar bl**** bazė pėr njė kompjuter kuantik duke vendosur atomet e veēuara nė njė mikroprocesor silikoni Me kėtė ata duan tė tregojnė se janė nė gjendje t’i kontrollojnė atomet.

Nėse eksperimente tė tjera tregojnė tė njėjtin sukses, atėherė nanoshkenca do tė arrijė t’i vijė nė ndihmė mjekėsisė nė pėrmasa tė paimagjinueshme, qė nga riparimi i gjeneve tė sėmura, luftimi i kancereve e deri nė rigjenerimimin e trurit. Por tani puna ėshtė pėrqėndruar nė krijimin e superkompjuterit.

Profesori Robert Klark shpreson qė kompjuteri kuantik i plotė do tė jetė gati brenda 20 vjetėve. Megjithatė, pėrpjekjet pėr krijimin e mundėsive tė pėrdorimit substancave nano kanė edhe kritikėt e tyre. Ekzistojnė shqetėsime se padashje kėto grimca atomesh nano mund tė dalin jashtė kontrollit dhe tė ēlirojnė substanca helmuese tė cilat mund tė hyjnė nė trupin e njeriut. Profesor Rik Flagan i institutit teknologjik tė Kalifornisė, Caltech, thotė se njerėzit po fillojnė tė kuptojnė se nė ē’mėnyrė kur kėto substanca ēlirohen nė ajėr dhe nėpėrmjet frymėmarrjes depozitohen nė mushkėri, ku ato mund tė pėrēojnė membranat e qelizave duke hyrė brenda sistemit tė qarkullimit tė gjakut dhe kėshtu tė pėrhapen nė mbarė trupin.

Por pasojat afatgjate tė kėsaj teknologjie do tė marrin kohė tė kuptohen. Ndėrkohė, shkencėtarėt vazhdojnė punėn e tyre. Ata thonė se teknologjia nano tashmė ekziston dhe nė periudhė afatgjate, tė mirat e saj do tė jenė mė tė shumta sesa ēdo rrezik.
daniela
daniela
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 110
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi