♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trėndafila artificialė

Shko poshtė

Trėndafila artificialė Empty Trėndafila artificialė

Mesazh nga Eri dr Mon Dec 20, 2010 3:25 pm

Gabriel Garcķa Mįrquez (1928-)



Duke lėvizur nėpėr dhomė me tė prekur nė gjysmėerrėsirėn e agimit, Mina e veshi, pa mėngėt e veta, fustanin qė kishte varur pranė krevatit njė natė mė parė. Pastaj, zuri tė kėrkojė edhe mėngėt, qė t’i vishte edhe ato, por nuk i gjeti gjėkundi. Ktheu pėrmbys baulen; mė pas, kėrkoi nėpėr gozhdėt e mureve dhe pas dyerve, duke u pėrpjekur tė mos bėj zhurmė e tė mos zgjojė gjyshen qė flinte nė tė njėjtėn dhomė. Por, kur sytė iu mėsuan me errėsirėn, vėrejti se gjyshja ishte zgjuar, dhe shkoi nė kuzhinė ta pyeste pėr mėngėt e fustanit.
- Janė nė banjo. –tha e verbra-. I lava dje, por nė darkė vonė.
Aty ishin; tė varura ne njė tel me dy kapse druri, por ende tė lagura. Mina u kthye nė kuzhinė me mėngėt nė duar, dhe i shtriu ato mbi pllakat e sobės. Pėrballė saj, plaka e verbėr pėrziente kafenė. Bebet e syve, tė vdekura, si tė ēdo tė verbri, ishin fiksuar nė cepin me tulla tė koridorit, ku ndodhej njė rresht saksishė me barėra mjekėsorė.
- Mos i merr mė gjėrat e mia! -tha Mina.- Kėto ditė, nuk i zihet besė motit.
E verbra lėvizi kokėn drej zėrit.
- Mė kishte dalė nga mendja qė ėshtė E Premtja e Parė. –tha plaka.
Pasi vėrtetoi me njė frymėmarrje tė thellė mbi xhezvenė, se kafeja tashmė ishte gati, e hoqi nga zjarri.
- Vendos njė letėr poshtė mėngėve, se kėto tė shkreta pllaka janė tė pista. –i tha sė mbesės.
Mina fėrkoi pllakat e sobės me gishtin tregues. Ishin tė pista, por me njė shtresė bloze tepėr tė ngjeshur, qė nuk mund t’u ngjiteshin mėngėve, nėse nuk fėrkoheshin pas pllakave.
- Po tė behen pis, ti e ke fajin! –tha vajza.
E verbra e kishte bėrė gati filxhanin e kafesė pėr veten e vet.
- Duket ashiqare qė je e inatosur… –i tha mbesės, duke tėrhequr drej koridorit njė karrige.
- Por, ėshtė sakrilegj tė kungohesh kur je e inatosur…
Ndėrkaq, mori filxhanin e kafesė nė dorė dhe u ul ta pinte pėrballė luleve tė oborrit.
Kur ra kėmbana e tretė pėr nė meshė, Mina i hoqi mėngėt nga soba. Ishin ende tė lagura; megjithatė, i veshi. I ati, Anhel, nuk do ta lejonte kurrėsesi nė kungim me njė fustan, me supe tė zbuluara. Nuk e lau fytyrėn. Fshiu me njė peshqir mbetjet e tė kuqit tė buzėve, mori nga dhoma librin e lutjeve, shallin, dhe doli nė rrugė. Por, pas jo mė shumė se njė ēerek ore, u kthye sėrish.
- Kėshtu siē e ke nisur ti, vetėm pas Ungjillit ke pėr tė arritur!... –tha e verbra, e ulur pėrballė luleve tė oborrit.
Mina shkoi menjėherė drejt banjos.
- Nuk mund tė shkoj dot nė meshė! –tha. -Mėngėt janė tė lagura dhe tė gjitha rrobat e mia, tė pahekurosura. -Vajza ndjeu ta ndiqte shikimi hetues i plakės.
- E Premtja e Parė, dhe nuk do tė shkosh nė meshė?! –tha e verbra.
Pasi u kthye nga banjoja, Mina mori njė filxhan kafe dhe u ul pėrballė parvazit prej gėlqereje tė derės, bashkė me tė verbrėn. Por, nuk mundi tė shtynte, qoftė edhe njė gllėnjkė.
- Ti e ke fajin! –murmuriti me njė inat tė shurdhėt, dhe u mbyt nė lot.
- Po qan! –thirri e verbra.
Plaka vendosi ibrikun e ujitjes pranė saksive tė borzilokut dhe doli nė oborr.
- Po qan, po qan! – pėrsėriti dy-tri herė.
Mina dukej e gatshme pėr sherr, por mė parė, vuri filxhanin nė tokė.
- Qaj nga inati! –thirri. Dhe, kur kaloi pranė gjyshes, shtoi: -Ti duhet tė rrėfehesh, pėrse mė bėre tė humbas kungimin e Tė Premtes sė Parė.
E verbra qėndroi e palėvizur dhe priti qė vajza tė mbyllte derėn e dhomės sė gjumit. Pastaj, eci deri nė fund tė korridorit. U pėrkul dhe kontrolloi me duar nė tokė, derisa e gjeti filxhanin e paprekur tė kafesė nga e mbesa. Dhe, ndėrsa derdhte kafenė nė tenxheren prej balte, tha:
- Zoti e di, qė unė e kam ndėrgjegjen tė pastėr!…
Nga dhoma e gjumit doli e ėma e Minės.
- Me kė po flet? -e pyeti.
- Me veten po flas! –tha e verbra. –Kam kohė qė ta kam thėnė, se po ēmendem…
Ndėrkaq, e mbyllur nė dhomėn e vet, Mina zbėrtheu jelekun dhe nxorri tri ēelėsa tė vegjėl, tė kapur me njė gjilpėrė kapse. Me njėrin nga ēelėsat, hapi sirtarin e poshtėm tė dollapit dhe nxorri prej andej, njė baule druri, tė vogėl sa njė kuti. E hapi me ēelėsin tjetėr. Brenda kutisė kishte njė pako tė tėrė me letra, pa zarfat dhe vulėn postare. Ato ishin me ngjyra dhe tė kapura me njė shirit elastik. Vajza i fshehu letrat nė jelek, vendosi baulen e vogėl nė vendin e saj dhe u kthye tė mbyllte sirtarin me ēelės. Pastaj, shkoi nė banjo, nxori nga jeleku letrat dhe i hodhi nė fund tė banjos.
- Nuk mundi tė shkonte nė kishė dhe fajin e kam unė. –I tha e verbra. -Harrova, tė shkretėn, qė ishte e premtja e parė dhe ia lava aq vonė mėngėt e fustanit.
- Dhe, akoma, tė lagura janė… –murmuriti Mina.
- I ėshtė dashur tė punoj shumė kėto ditė. –tha e verbra.
- Janė njėqind e pesėdhjetė duzinė trėndafila qė duhet tė dorėzoj pėr Pashkė. –tha Mina.
Dielli doli herėt. Pa vajtur ora shtatė, Mina e kishte instaluar nė sallė punishten e saj tė luleve artificiale: njė shportė plot me petale dhe tela, njė kuti me letra elastike, dy palė gėrshėrė, njė role me fije dhe njė shishe gome. Pas pak ēastesh, erdhi Trinidad me kutinė e saj tė kartonit nėn krah, dhe e pyeti, se pėrse nuk kishte shkuar nė meshė.
- Nuk kisha mėngė. –tha Mina.
- Nuk duket arsye kjo… -tha Trinidad. -Kushdo do t’i jepte njė palė mėngė…
Tėrhoqi njė karrige dhe u ul pranė kanistrės sė petaleve.
- U bėra vonė! –tha Mina.
Mbaroi njė lule. Pastaj, afroi kanistrėn pėr tė valėzuar petalet me gėrshėrė. Trinidad vendosi kutinė e kartonit nė tokė dhe zuri tė punojė edhe ajo.
Mina vėshtroi kutinė.
- Paske blerė kėpucė, Trinidad?
- Nuk janė kėpucė kėto nė kuti; janė minj tė ngordhur.
Meqenėse Trinidad ishte eksperte nė valėzimin e petaleve, Mina iu vu punės pėr pėrgatitjen e bishtave prej teli, tė mbėshtjella me letėr jeshile. Tė dyja punuan nė heshtje, pa vėnė re diellin qė zuri tė mbulonte sallėn e dekoruar me piktuara idilike dhe fotografi familjare. Kur i mbaroi bishtat, Mina u kthye nga Trinidad me njė fytyrė tė zbehtė e gati tė tejdukshme. Trinidad vazhdonte tė valėzonte lulet me njė mjeshtėri tė admirueshme, duke i lėvizur fare pak majat e gishtėrinjve. Trupin e mbante drejt, dhe kėmbėt, shumė tė bashkuara. Mina vėshtroi kėpucėt e saj fare pa finesė e gati mashkullore. Trinidad bėri sikur nuk kuptoi asgjė. Pa e ngritur kokėn, tėrhoqi kėmbėt paksa prapa dhe ndėrpreu punėn.
- Mina, ēfarė ndodhi?! –tha Trinidad, duke i hedhur njė vėshtrim hetues fytyrės sė vajzės.
Vajza u pėrkul drejt saj.
- Iku… –tha.
Trinidad lėshoi gėrshėrėt nė prehėr.
- Jo. Nuk besoj.
- Iku! –pėrsėriti Mina.
Trinidad e vėshtroi drejt e nė sy. Njė rrudhė vertikale u shfaq mes vetullave tė saj.
- Po tani?!
- Tani, asgjė! –tha Mina prerė dhe pa iu dridhur zėri.
Trinidad iku para orės dhjetė.
E ēliruar tanimė, Mina qendroi disa ēaste, para se tė hidhte nė banjo minjtė e ngordhur. E verbra po krasiste trėndafilat.
- E gjen dot, se ēfarė kam kėtu, nė kuti? – i tha Mina tek po kalonte, dhe tundi kutinė.
E verbra dėgjoi me vėmendje.
- Lėvizi edhe njė herė!
Mina e pėrsėriti lėvizjen, por e verbra, edhe pasi dėgjoi pėr herė tė tretė me gishtin e vendosur nė vrigthin e veshit, nuk mundi t’i identifikojė objektet.
- Janė minjtė qė ranė mbrėmė nė grackėn e vendosur nė kishė –tha Mina.
Nė kthim, kaloi pranė tė verbrės, pa folur. Por, e verbra, e ndoqi. Kur arriti nė sallė, Mina qendroi e vetme pėrballė dritares sė mbyllur, duke mbaruar lulet artificiale.
- Mina! –tha e verbra. –Nė qoftė se do tė jesh e lumtur, kurrė mos ki besim tek tė huajt.
Mina e pa nė sy, por nuk foli. E verbra u ul nė karrigen pėrballė saj dhe tentoi ta ndihmonte. Por, Mina nuk e lejoi.
- Ti je nervoze! –tha e verbra.
- Pėr fajin tėnd! –tha Mina.
- Pse nuk shkove nė meshė?
- Ti e di mė mirė, se kushdo tjetėr…
- Nė qoftė se do tė kishte qėnė pėr mėngėt, nuk do ta kishe marrė punėn dhe tė dilje nga shtėpia. –tha e verbra. -Rrugės tė priste dikush, qė tė nxori njė pengesė...
Mina kaloi pėllėmbėt e duarve pėrpara syve tė gjyshes, sikur po pastronte njė kristal tė padukshėm.
- Je gjė fallxhore, ti gjyshe?!…
- Ke shkuar nė banjo dy herė kėtė mėngjes –tha e verbra. -Kurrė nuk shkon mė shumė se njė herė…
Mina vazhdoi tė bėnte lulet.
- Je e zonja tė mė tregosh ēfarė ruan nė sirtarin e dollapit? –tha e verbra.
Pa u nxituar, Mina nguli lulen nė kornizėn e dritares, nxorri nga jeleku i vet tri ēelėsat, ia vendosi tė verbrės nė pėllėmbė tė dorės dhe ia mbylli gishtat.
- Shko dhe shikoji vetė me sytė e tu! –tha.
E verbra verifikoi ēelėsat me majat e gishtėrinjve.
- Sytė e mi, nuk mund tė shikonin nė fund tė banjos, edhe po t’i kisha si sytė e tu.
Mina ngriti kokėn dhe provoi njė ndjesi tė veēantė: iu duk se e verbra e kuptoi, se ajo po e shikonte.
- Hidhu nė fund tė banjos, nėse tė intersojnė kaq shumė gjėrat e mia.
E verbra bėri sikur nuk dėgjoi.
- Gjithmonė shkruan nė krevat, deri nė mėngjes –tha.
- Ti vetė e fik dritėn –tha Mina.
- Por, mė pas, t’i hap elektrikun e dorės. –tha e verbra.
Nga mėnyra, sesi merrje frymė, unė atėherė, mund tė tė thoja, se ēfarė po shkruaje.
Mina u mundua tė ruante qetėsinė.
- Mirė! –tha, pa ngritur kokėn. -Le tė supozojmė se ėshtė ashtu, siē thua ti: Ēfarė ka ndonjė gjė tė veēantė kėtu?!
- Asgjė! –iu pėrgjigj e verbra. -Vetėm se tė bėri tė humbasėsh kungimin e Tė Premtes sė Parė.
Mina mblodhi me dorė rolenė e fijeve, gėrshėrėt dhe njė grusht me trėndafila tė pambaruara. I futi tė gjitha brenda nė kanistėr dhe qendroi pėrballė gjyshes.
- Atėhere, dėshiron tė tė them ēfarė bėra nė banjo?
Tė dyja mbajtėn frymėn pezull, derisa Mina iu pėrgjigj po vetė, pyetjes sė saj: Shkova tė bėj kakėn…
- Gėnjeshtėr tė bukur ke gjetur! –murmuriti e verbra, duke iu drejtuar kuzhinės. –Por, do ta besoja me gjithmend, po tė mos ishte hera e parė ne jetėn tėnde tė thoshe njė vulgaritet…
E ėma e Mines vinte nga ana e kundėrt e korridorit, e ngarkuar me ca degė tė gjembėta.
- Ēfarė po ndodh? –pyeti ajo.
- Jam ēmendur. –tha e verbra. –Por, me sa duket, ju e keni ndarė mendjen tė mė dėrgoni nė ēmendinė, vetėm kur unė tė filloj tė gjuaj me gurė…
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi