♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne dogane pas liberalizimit te vizave

2 posters

Shko poshtė

Ne dogane pas liberalizimit te vizave  Empty Ne dogane pas liberalizimit te vizave

Mesazh nga Tironcja_omel Wed Dec 15, 2010 8:48 pm

Takimi i pare ne dogane i nje udhetari shqiptar drejt nje vendi europian.

Ja cfar do te kerkojne per te lejuar kalimin


a) Pasaportė biometrike.

b) Deklarimi i qėllimit tė udhėtimit si dhe paraqitja, para punonjėsit tė kontrollit kufitar, e dokumenteve qė justifikojnė qėllimin dhe kushtet e qėndrimit.

Kur deklaron nė kufi se po udhėton pėr turizėm, pėr pushime, i pavarur nga pritja apo shoqėrimi i njė personi tjetėr, shtetas apo rezident nė atė vend etj., duhet tė paraqitet njė rezervim hoteli dhe bileta e kthimit, nėse udhėtohet me avion ose mjete tė transportit ujor.

Kur deklaron se udhėton pėr aktivitete tė ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, pėr tė cilin personi ėshtė ftuar.

Kur deklaron se udhėton pėr arsye shėndetėsore, paraqitet konfirmimi i institucionit shėndetėsor ku do shkohet apo rekomandimi nga institucioni shėndetėsor shqiptar ( rastet e kryerjes sė analizave etj.).

Kur deklaron se udhėton pėr vizitė tek njė i afėrm, duhet tė jepet informacion mbi tė dhėnat e personit pritės, adresa e tij, nr. telefoni, etj.

Nė tė gjitha rastet, shtetasi duhet tė ketė siguracionin shėndetėsor (qė pėrfshin udhėtimin dhe periudhėn e qėndrimit) dhe nėse udhėtohet me makinė, dokumentacionin e nevojshėm tė makinės (leje ndėrkombėtare drejtimi automjeti dhe kartoni i gjelbėr i sigurimit ndėrkombėtar tė makinės).

Mjetet e udhėtimit (bileta avioni, trageti,etj.)

Mjetet e jetesės gjatė qėndrimit nė zonėn Shengen

Shtetasi duhet tė ketė mjete tė mjaftueshme tė jetesės, si pėr periudhėn e qėndrimit tė synuar edhe pėr kthimin nė vendin e prejardhjes ose tranzitin nė njė shtet tė tretė nė tė cilin ai ėshtė i sigurt se do tė pranohet, apo ėshtė nė gjendje tė pėrfitojė mjete tė tilla nė mėnyrė tė ligjshme. Po sa ėshtė kjo shumė?. Vende tė ndryshme kanė pėrcaktuar shuma tė ndryshme. Pėrafėrsisht kjo shumė nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka njė rezervim hoteli.

c) Shtetasi udhėtar nuk duhet tė figurojė nė listat e personave qė pėrbėjnė kėrcėnim pėr rendin, shėndetin publik apo sigurinė e brendshme.

d) Emri i kėtij shtetasi nuk duhet tė figurojė ndėr emrat e personave ndaj tė cilėve ėshtė dhėnė masa ndalim hyrje qoftė edhe nė njė nga vendet nė fjalė.

Nėse pėr ēdo njerin shtetas ėshtė marrė njė vendim nga autoritetet administrative kufitare apo ato gjyqėsore tė qoftė edhe njerit nga 24 vendet e Shengenit, pėrfshirė dhe Zvicrėn, pėr t’i ndaluar hyrjen nė atė vėnd, dhe ky informacion ėshtė hedhur nė sistemin SIS, ky person nuk mundet dhe nuk do lejohet tė hyjė nė asnjė nga kėto vende; pra do tė prapėsohet, me tė mbėrritur nė pikėn e kalimit tė kufirit tė vendit tė parė tė hapėsirės Shengen. Vendimet pėr tė ndaluar hyrjen, janė kompėtencė e kėtyre autoriteteve. Kėto vendime meren pėr raste, tė cilat i ka pėrcaktuar Kodi Shengen, dhe qė janė:

Kur personi ėshtė dėnuar pėr njė vepėr penale pėr tė cilėn Kodi Penal parashikon dėnim minimal 1 vit burg.

Kur personi ka qenė subjekt i njė urdhėr largimi, largimi me forcė (deportimi, kthimi apo dėbimi), qė kryesisht zbatohen pė raste tė qėndrimit tė paligjshėm.

Kur ka tė dhėna se personi ėshtė pėrfshirė nė aktivitete kriminale apo dėshmi tė qarta se ka pėr qėllim njė gjė tė tillė.

Vendimet tė tilla, nė tė gjitha rastet u janė komunikuar me shkrim tė interesuarve.

e) Pėr minorenėt kėrkohet tė respektohen kushtet e lėvizjes sė minorenėve nėse nuk janė tė shoqėruar nga tė dy prindėrit.

Ēdo udhėtar duhet tė ketė parasysh se:

Autoritetet kufitare tė shteteve anėtare Shengen kanė tė drejtė tė refuzojnė hyrjen e personave qė nuk plotėsojnė kėto kėrkesa dhe tė vendosin pėrfundimisht nėse do tė lejojnė hyrjen nė zonėn Shengen.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ne dogane pas liberalizimit te vizave  Empty Re: Ne dogane pas liberalizimit te vizave

Mesazh nga MONDI Wed Dec 15, 2010 9:03 pm

pergezime tironse sepse ky shkrim eshte me te vertet interesant dhe dmth
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi