♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota e muzikės dhe fitimet e saj marramendėse

Shko poshtė

Bota e muzikės dhe fitimet e saj marramendėse Empty Bota e muzikės dhe fitimet e saj marramendėse

Mesazh nga Love Mon Dec 13, 2010 5:25 pm

Tregu diskografik ka ndryshuar. 60-vjeēarėt mbushin stadiumet, CD blihen nė supermarket dhe ēmimet e biletave janė trefishuar. Mirėserdhėt nė botėn e muzikės qė duhej tė ishte nė krizė tė thellė ekonomike, por qė ka treguar se gėzon shėndet tė plotė. Artistėt aktualisht fitojnė shumė herė mė tepėr se mė parė.
Turi “Monster Ball” i Lady Gaga-s ėshtė i jashtėzakonshėm, edhe pėr nga mėnyra se si ėshtė konceptuar dhe organizuar. Nė qendėr tė tij ėshtė monstra e momentit, Lady Gaga, qė po kėrkon vazhdimisht tė dhurojė spektakėl e ndihmuar edhe nga njė piano nė flakė, veshje tė ēuditshme dhe njė skuadėr e madhe kėrcimi. Biletat edhe pse kushtonin 100 dollarė, ishin shitur prej kohėsh. Mirėserdhėt nė botėn e muzikės, qė praktikisht duhej tė ishte e zhytur nė njė krizė tė thellė. Nė dhjetė vitet e fundit shitjet e disqeve kanė rėnė shumė.

Vjedhja e kėngėve pėrmes rrugėve tė ndryshme dixhitale dhe fundi i ciklit pėr blerjen e CD-ve qė zėvendėsonin kasetat e vjetra i kanė dhėnė njė goditje tė madhe kėtij sektori. Shitja e muzikės online nuk mjafton pėr tė kompensuar humbjet. Nė sektorin e iTunes, pėrdoruesit zakonisht preferojnė tė blejnė njė kėngė tė vetme, atė qė u pėlqen mė shumė, sesa tė gjithė albumin. Sot “muzika” kushton mė pak se nė kohėn e CD-ve, por tregu ėshtė i bllokuar. Nga fillimi i vitit, amerikanėt kanė blerė nė iTunes 814 milionė pjesė dixhitale, gjashtė milionė mė pak se vitin e kaluar. Me daljen nė treg tė Ipadit dhe ofertės prej 250 mijė aplikacionesh, reparti muzikor i iTunes nuk ėshtė me njė element tėrheqės pėr “Apple”. Megjithatė, biznesi muzikor ka treguar se ėshtė nė gjendje tė mirė.

Koncertet dhe bluzat

Sot ka mundėsi tė reja fitimi pėr artistėt dhe shtėpitė diskografike. Tregu nuk po vdes, thjesht po ndryshon. Bumi mė fitimprurės ėshtė ai i muzikės dal vivo. Mes viteve 1999 dhe 2009 nė SHBA tė ardhurat nga koncertet live janė trefishuar nga 1.5 nė 4.6 miliardė dollarė. Por ai qė ka mbetur i pandryshueshėm ėshtė publiku: janė tė njėjtėt njerėz, por qė paguajnė gjithmonė e mė shumė. Nė vitin 1996, njė biletė pėr njė nga 100 koncertet mė tė mira tė vitit kushtonte mesatarisht 25.81 dollarė.

Nėse ēmimet do tė rriteshin pėrkrah inflacionit, vitin e kaluar ēmimi mesatar i njė bilete duhej tė ishte 35.30 dollarė. Pėrkundrazi, nuk gjeje biletė mė poshtė se 62.57 dollarėshit. Ēmimi mesatar pėr njė biletė tė turit botėror tė Madonės nė vitin 2009 ishte 114 dollarė, ndėrsa pėr Simon&Garfunkel shkoi nė 169 dollarė. Fansat ankohen, por vazhdojnė tė blejnė bileta pareshtur, madje edhe bluzat dhe gjithė objektet e tjera tė nevojshme pėr njė koncert tė pėrmasave gjigante. “Bravado” ėshtė njė kompani qė prodhon, shet bluza dhe aksesorė. Xhiroja e saj vjetore qė nga viti 2007, qėkur u ble nga “Universal Music Grup” thuajse ėshtė dyfishuar. Ka nėnshkruar qindra kontrata tė reja dhe i ka dhėnė njė ide tė re tregut tė botės muzikore. Ripėrpunimi i “Exile on main street”, albumit tė Rolling Stones tė vitit 1972 u shoqėrua nga njė fushatė qė tregoi edhe njėherė se sa e largėt ėshtė koha kur shiteshin vetėm bluza me emrin e albumit dhe grupit. “Bravado”, pėr kėtė rast prodhoi mė shumė se 100 artikujt, nga kapelat e bejzollit te mbajtėset e ēelėsave apo ēantat e shkollės.

Po ashtu, pėrveē bluzave klasike me kopertinėn e albumit stampuar nė qendėr hodhi nė treg edhe njė linjė veshjesh shumė tė shtrenjtė me stilin e rrobave tė veshura nga anėtarėt e bandės sė “Rolling Stones” nė fillim tė viteve ‘70-tė. Produktet e saj i shpėrndau nė lloje tė ndryshme dyqanesh, nga magazinat e mėdha si “Target” tek ato mė tė sofistikuara si “Bloomingdale”. Nga ana tjetėr, sot muzika ėshtė bėrė njė burim i artė nė biznes. “Rolling Stones” janė shumė tė zotėt pėr tė gjetur sponsor. Sipas njė vlerėsimi tė bėrė nga agjencia “IEG” qė bėn kėrkime tregu, kėtė vit vlera e sponsorizimeve muzikore nė Amerikėn e Veriut do tė arrijė nė 1.74 miliardė dollarė, nė rritje nė krahasim me 1.38 miliardė nė 2006-n.

Rrjeti

Partneri mė i mirė i muzikės ėshtė televizioni. “Mjafton tė ulesh njė natė pėrpara televizorit dhe tė shikosh se sa herė dėgjohet njė muzikė nė sfond”, thotė Jeremy Lascelles, drejtori ekzekutiv, Chrysalis, njė firmė shpėrndarjeje e lidhur me “EMI”-n. Pėrveēse nga publiciteti, fitimet televizive pėr shtėpitė diskografike janė tė pėrfshira nė koston e abonimeve tė televizioneve me pagesė. Njė model i ngjashėm po pėrhapet edhe nė internet. Dhe nėse arrihet tė eliminohet shkarkimi ilegal i kėngėve, dhe dėgjimi i tyre tė bėhet online kjo do tė ndikojė shumė pozitivisht te sektori muzikor qė mund tė sjellė edhe fitime miliona dollarėsh.

Megjithatė, pirateria mbetet akoma njė plagė tė cilės i duhet kohė pėr t’u mbyllur. Sipas kėrkimeve tė bėra nga kompani qė merren me kėtė punė mendohet se 19 kėngė nga 20 tė tilla shkarkohen ilegalisht nga interneti. Kryesisht, tė rinjtė dhe adoleshentėt janė ata qė merren mė shumė me kėtė punė, tregojnė sondazhet, sepse ata preferojnė muzikėn e bėrė prej bashkėmoshatarėve tė tyre qė tregon pėr eksperienca dhe emocione mė afėr tyre. Kėshtu pra, tė rinjtė “vjedhin” nė internet artistėt e rinj, ndėrsa fansat nė moshė mė tė madhe vazhdojnė akoma tė blejnė CD. Kina dhe mė pas SHBA dhe Hungaria janė vendet qė mbajnė rekordin pėr shitjen e CD muzikore. Pra, nė njė farė mėnyre, tregu muzikor nuk po vdes: thjesht po plaket. Nė vitin 2002, nė Britaninė e Madhe ata qė blinin albume nė 16.6 pėr qind tė rasteve ishin tė rinj nga 12 deri nė 19 vjeē, ndėrsa te 60-vjeēarėt kjo pėrqindje shkonte nė 18.8 pėr qind. Albumi mė i shitur nė SHBA, nga viti 2000 deri mė sot ėshtė “1”, njė pėrmbledhje suksesesh tė mėdha tė “Beatles” nė vend tė parė nė vitet ‘70-tė. Edhe nė Britaninė e Madhe vitin e kaluar, katėr nga dhjetė albumet mė tė shitura nė SHBA ishin tė “Beatles”, ndėrsa nė vend tė parė ishte njė pėrmbledhje kėngėsh tė Vera Lynn, njė kėngėtare qė sot ėshtė 92 vjeē.

Nė 2009, disku mė i shitur nė botė ishte “I dreamed a dream” i skocezes Susan Boyle. “Plakja” e tregut muzikor britanik ėshtė pėrshpejtuar edhe nga faktorė tė tjerė: kjo sepse njė pjesė e madhe e CD-ve shiten edhe nėpėr supermarkete. Pikėrisht kėto tė fundit frekuentohen shpesh nga personat e moshės sė tretė. Por pesha gjithmonė e nė rrije e konsumatorėve tė moshuar nė tregun muzikor shkon pėrtej CD-ve tė blera nė dyqane. “Shumė prej artistėve qė arrijnė tė mbushin stadiumet nėpėr koncerte janė tė moshuar”, tregon Rob Halet, president i turit ndėrkombėtar tė “AEG LIVE”. Nė vitin e kaluar koncertet me suksesin mė tė madh nė SHBA kanė qenė ata tė U2 (mesatarja 49 vjeē), Bruce Springsteen (61 vjeē) apo Elton John (63 vjeē).
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi