♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Materialet e “Wikileaks”: “Rusia ėshtė shtet mafioz”

Shko poshtė

Materialet e “Wikileaks”: “Rusia ėshtė shtet mafioz” Empty Materialet e “Wikileaks”: “Rusia ėshtė shtet mafioz”

Mesazh nga Love Mon Dec 13, 2010 5:21 pm

Rusia ėshtė njė vend i korruptuar, njė kleptokraci autokratike nė qendėr tė sė cilės ėshtė Vladimir Putin, rreth tė cilit janė grumbulluar zyrtarė, oligarkė dhe kriminelė pėr tė krijuar njė “shtet mafioz virtual”. Kėto paraqiten nė disa nga materialet e fundit tė publikuara nga “Wikileaks”, qė janė disa korrespondenca diplomatike sipas tė cilave amerikanėt del se kanė njė mendim shumė tė keq pėr Rusinė.

Trafik armėsh, pastrim parash, pasurim personal, mbrojtje tė gangsterėve, valixhe tė mbushura me para dhe llogari sekrete nė vende tė ndryshme. Materialet japin njė tablo shumė tė errėt tė njė sistemi politik nė tė cilin vetėm ryshfetet nė tėrėsi nė njė vit kapin vlerėn e 300 miliardė dollarėve dhe ku ėshtė shumė e vėshtirė qė tė bėsh dallimin mes aktiviteteve tė qeverisė dhe atyre tė krimit tė organizuar. Mes akuzave mė tė rėnda qė dalin nga mesazhet diplomatike janė:

Spiunėt rusė pėrdorin shefat mafiozė pėr tė kryer operacionet kriminale tė tilla si trafikimin e armėve.

Agjenci qė merren me zbatimin e ligjit si policia, agjencitė e spiunazhit dhe zyra e prokurorit, operojnė si mbrojtės de facto tė rrjeteve kriminale.

Ryshfetet dhe korrupsioni janė nė njė nivel shumė tė lartė dhe ky sistem vepron paralelisht me sistemin e taksave dhe gjithēka shkon pėr pėrfitime dhe pasurime personale tė policisė dhe shėrbimeve sekrete.

Hetuesit qė janė marrė me lidhjet e mafies ruse me Spanjėn kanė hartuar njė listė prokurorėsh rusė, oficerėsh ushtarakė dhe politikanėsh qė kanė lidhje me rrjetet e krimit tė organizuar.

Putin akuzohet pėr sasi shumė tė mėdha parash tė paligjshme qė nga koha qė ėshtė nė pushtet, tė cilat, sipas burimeve tė ndryshme, ndodhen jashtė vendit.

Akuzat dolėn nė dritė disa orė para se Putin tė mbante njė fjalim nė Komitetin Ekzekutiv tė FIFA-s nė Zyrih nė mbėshtetje tė pėrpjekjes sė vendit tė tij pėr tė qenė vendi organizator i Kupės sė Botės nė vitin 2018. Putin nė fakt e anuloi befas udhėtimin pėr nė Zyrih. Ndėrsa nė njė intervistė plot inat qė dha pėr CNN nė Larry King Live, tė regjistruar para daljes sė kėtyre publikimeve, Putin i denoncoi kėto “rrjedhje” dhe paralajmėroi Shtetet e Bashkuara qė tė mos i fusin hundėt nė ēėshtjet e Rusisė.

Ai e bėri tė qartė se nuk ishte zbavitur aspak nga mėnyra se si diplomatėt amerikanė e kishin pėrjashtuar atė duke e krahasuar me Barmanin dhe Presidentin e vendit, Medvedev me Robinin, personazh nė tė njėjtin film. “Pėr tė qenė i ndershėm me ju ne nuk dyshonin se kjo do tė ishte bėrė me njė arrogancė tė tillė, me kaq mungesė etike”, ka thėnė Putin. Akuzat kryesore vijnė nga njė prokuror spanjoll, Jose Grinda Gonzales, i cili ka kaluar mbi njė dhjetėvjeēar nė pėrpjekjen e zbulimit tė krimit tė organizuar nė Spanjė. Autoritetet spanjolle kanė arrestuar mbi 60 tė dyshuar, pėrfshi edhe 4 bosė mafiozė jashtė Rusisė. Nė njė material pėr zyrtarėt amerikanė nė janar, hetuesi spanjoll ka bėrė tė ditur se Rusia ishte njė “shtet mafioz” nė tė cilin nuk mund tė bėhej dot dallimi mes “aktivitetit tė qeverisė dhe atij tė krimit tė organizuar”. Hetuesi spanjoll deklaroi se kishte prova, mijėra kaseta tė regjistruara tė pėrdorura gjatė dhjetė viteve tė fundit, qė disa politikanė rusė punonin krah pėr krah me grupet mafioze. Ndėrsa nė njė analizė tė detajuar nė lidhje me mėnyrėn se si funksionon korrupsioni nė Rusi, ambasadori amerikan, John Beyrle, citoi njė burim qė thoshte se: “ēdo gjė varet nga Kremlini dhe se tė gjithė i ēojnė paratė nė Kremlin”.

Sė brendshmi, Kremlini ėshtė i shtresėzuar me zyrtarė tė lartė, kryebashkiakė dhe guvernatorė, qė mbledhin paratė pėrmes ryshfeteve qė ėshtė njė sistem personal taksimi. “Elementėt kriminalė janė tė mbrojtur nga policia, sistemi i shėrbimeve sekrete, Ministria e Punėve tė Brendshme dhe zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, si dhe nga burokracia e Moskės”, thotė ambasadori amerikan. “Lidhja e drejtpėrdrejtė e qeverisė sė Moskės me botėn kriminale e ka bėrė situatėn disfunksionale dhe shumėkush e quan qeverinė si njė organizėm qė vepron mė shumė si njė kleptokraci sesa si njė qeveri”.

Ndėrsa sipas hetuesit rus, Shėrbimi Sekret Rus ka dy mėnyra pėr tė eliminuar liderėt e krimit tė organizuar, tė cilėt nuk veprojnė sipas porosive tė tyre. Mėnyra e parė ėshtė t’i vrasin, ndėrsa e dyta ėshtė t’i fusin nė burg nė mėnyrė qė t’i eliminojnė nga skena e konkurrencės. “Ndonjėherė FSB i ēon lordėt e krimit nė burg, por kėtė e bėn pėr t’i mbrojtur. Liderėt mė me fat tė krimit mund tė pėrfundojnė edhe nė Parlament. “Qeveria ruse u jep lordėve tė krimit privilegje dhe imunitet nga akuzat”, vazhdon nė shėnimin e tij ish-ambasadori amerikan. Dhe Shtetet e Bashkuara nuk janė tė vetmet qė kanė vlerėsime tė tilla. Edhe drejtori pėr Rusinė nė Ministrinė e Jashtme Britanike cilėsohet qė ta ketė quajtur Rusinė “njė shtet tė korruptuar”.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi