♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Pengu i jetės sime ėshtė se lindja fėmijėn me SIDA"

Shko poshtė

"Pengu i jetės sime ėshtė se lindja fėmijėn me SIDA" Empty "Pengu i jetės sime ėshtė se lindja fėmijėn me SIDA"

Mesazh nga Love Sat Dec 04, 2010 10:23 pm

Numri i personave tė infektuar me virusin HIV/AIDS po vjen gjithnjė nė rritje nė vendin tonė. Tashmė numėrohen zyrtarisht 406 persona tė infektuar me kėtė virus dhe 41 raste u zbuluan gjatė vitit 2010.



Kjo u bė e ditur dje nė Komisionin Parlamentar tė Ēėshtjeve Sociale dhe Shėndetėsisė nga drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Enver Roshi, i cili bėri analizėn epidemiologjike tė virusit nė vendin tonė. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesja e Shoqatės sė Personave me Virusin HIV/AIDS bėri me dije problematikat qė ndeshin ēdo ditė kėta persona.

Ndėrkohė specialistėt bėjnė me dije edhe hartėn e personave tė infektuar me kėtė virus, ku kryeson Tirana e ndjekur nga Durrėsi dhe Lushnja.

Pikėrisht nė ditėn Botėrore kundra virusit HIV/AIDS komisioni i Shėndetėsisė ka vendosur tė dėgjojė grupet e interesit me rastin e ditės Botėrore Kundra Virusit HIV/AIDS. "Dua tė theksoj se numri mė i madh i tė infektuarve ėshtė nė zonat urbane dhe pikėrisht 73 pėr qind e tė infektuarve i pėrkasin kėtyre zonave. Tashmė, numri i tė infektuarve ka arritur nė 406 persona, por numri i tyre mendohet tė jetė mė i lartė, sepse jo tė gjithė tė infektuarit janė diagnostikuar", - thekson Roshi.



Sipas shpėrndarjes gjeografike,

54% e rasteve i pėrkasin rrethit Tiranė,

6,2% i pėrkasin rrethit Durrės,

5.6% i pėrkasin rrethit Lushnjė,

3.9% nė rrethet Fier dhe Elbasan,

3.6% nė rrethet Shkodėr

dhe Vlorė, 3%

nė rrethin e Laēit,

2.4% nė rrethin Berat

dhe nė njė pėrqindje mė tė vogėl nė rrethet e tjera (mė pak se 1%).



Ndėrkohė, sa i takon transmetimit, rruga seksuale vazhdon tė mbetet mbizotėruese, me 90% tė rasteve (80% heteroseksuale dhe 10% homo-biseksuale). Ndėrsa rastet dhe mė fatkeqe janė kur virusi ėshtė transmetuar nga nėna tek fėmija dhe nė kėto raste kemi konkretisht 5% tė rasteve, ku infeksioni ėshtė transmetuar nga nėna e infektuar tė fėmija dhe nė 4% nėpėrmjet gjakut dhe nė 1% te pėrdoruesit intravenozė tė drogės.







Njė nėnė e infektuar me virusin HIV/AIDS rrėfen historinė e saj nė pėrballje me virusin. Tė gjithė mė mohuan

"Pengu i jetės sime ėshtė se lindja fėmijėn me SIDA"

Pengu mė i madh i jetės sė saj ėshtė se solli nė jetė njė fėmijė me virusin HIV/AIDS. As sėmundja e rėndė nuk do ta vriste mė shumė se fakti qė edhe fėmija e saj do tė vuajė kėtė sėmundje. Nė njė intervistė pėr "Shekullin", njė nėnė e infektuar me virusin HIV rrėfen historinė e saj.





Si e pėrjetuat marrjen e njė pėrgjigje pozitive tė testit pėr HIV?

Efekti i parė ėshtė shokues. Nuk ėshtė e lehtė tė marrėsh njė pėrgjigje pozitive tė testit tė HIV-it. Mendimi i parė qė mė shkoi nė mendje ishte se do tė vdisja shumė shpejt. Dhe nėse bota, njerėzit vėrtiteshin rreth meje, gjithė mendja fokusohej tek gjėrat me tė cilat jam e lidhur mė shumė shpirtėrisht dhe qė do tė vuanin pasojat nga ikja ime nga kjo botė. Dhe pėr njė prind mendimi i parė janė fėmijėt. Kush do tė m'i rrisė fėmijėt? Kush...? Si e keni ndjerė veten pas ballafaqimit me faktin e tė qenit njė person HIV pozitiv? Isha njė grua relativisht e brishtė. Njė grua e lumtur, me njė jetė normale si gjithė tė tjerėt, ku familja pėrbėnte thelbin e ekzistencės sime. Nuk e kisha menduar kurrė qė do mund tė pėrballesha me diēka tė tille dhe qė "supet" e mia do tė mbanin gjithė kėtė peshė. Mund t'ju rrėfej se tė tjerėt ma bėnė jetėn shumė mė tė rėndė. Unė i pėrkisja asaj kategorie qė janė tė bindur se kanė miq, tė afėrm dhe se po tė kesh njė problem, njė hall askush nuk do tė braktiste. Por, ndodhi ndryshe. Fakti i braktisjes sė tyre mė lėndoi shumė edhe pse nuk ishte jetik. Frika dhe vuajtja qė kam brenda meje mė bėnė mė tė guximshme. Nuk pretendoj tė jem dikush nė kėtė botė, por pėr njė gjė jam e sigurt qė me jetėn time po sjell njė ndryshim edhe pse fare tė vogėl... Nė fillim mendja ime analizonte ēdo sjellje, veprim, apo reagim tė njerėzve karshi meje. Mė vonė e kuptova se nuk do tė mė vinte asgjė pozitive nga kjo, asgjė e mirė dhe hoqa dorė, u bėra indiferente dhe shpesh i anashkaloja.



Ju jeni njė nėnė qė i keni dhuruar jetėn fėmijės, por bashkė me kėtė dhuratė i keni transmetuar dhe virusin HIV. A pėrbėn kjo pjesėn mė tė vėshtirė?

Brejtja mė e madhe shpirtėrore ėshtė kjo. Fėmija ėshtė gjėja mė shtrenjtė dhe mė e shenjtė nė botė dhe ky fakt qė pėrmendėt ėshtė gjėja, pėr tė cilėn shpirti mė dhemb mė shumė. Kjo ėshtė njė lloj dhimbjeje qė pavarėsisht se nuk shfaqet nė jetėn time tė pėrditshme mė vret shpirtėrisht nga brenda. Ashtu si pika e ujit gėrryen gurin, ashtu dalėngadalė gėrryhet dhe shpirti im. Sepse sa herė qė ti e sheh fėmijėn tėnd, e pėrkėdhel, e puth, shkėmben dashurinė me tė ėshtė e pashmangshme tė mos tė tė kalojė vetėtimthi nė kokė mendimi qė bashkė me jetėn i ke dhėnė dhe kėtė virus.





Cila ėshtė dėshira juaj mė e madhe?

Tė arrij tė jetoj momentin kur virusi HIV tė mos jetė mė njė "mysafiri i pėrhershėm" nė familjen time dhe ta shikoj fėmijėn tim tė shėndetshėm.





"Diskriminohen nga shoqėria dhe personeli shėndetėsor"

Jemi tė diskriminuar jo vetėm nga shoqėria, por edhe nga institucionet shtetėrore. Kėshtu u shpreh kryetarja e Shoqatės sė Peronave tė Infektuar me virusin HIV/AIDS, e cila renditi njė sėrė problemesh tė kėtyre personave. "Duhet tė dini se personat me virusin HIV/AIDS shpesh iu mungojnė antiretroviralėt dhe kjo ėshtė fatale pėr ta, sepse jeta e tyre varet pikėrisht nga trajtimi mjekėsor", - thekson ajo, duke shtuar se nuk mundohen ēdo ditė tė edukojnė peronat me SIDA tė jenė korrekt nė trajtimin, por ky trajtim nuk u bėhet e mundur. Ndėrkohė, ajo thekson se ndihen tė diskriminuar nga shoqėria dhe vetė personeli mjekėsor, pasi kėta tė fundit ka pasur raste qė nuk kanė ofruar ndihmė mjekėsore pėr personat me virusin HIV/AIDS. "Ajo ēka ėshtė e rėndėsishme ėshtė fati se ligji kundra SIDA-s ėshtė miratuar para dy vjetėsh dhe nuk zbatohet. Bėjmė ecejake nėpėr institucione dhe nuk gjejmė pėrkrahje", - thekson ajo. Ndėrkohė, ajo thekson se duhet tė rritet numri i shėrbimeve sociale dhe shėndetėsor pėr kėtė kategori pacientėsh.







Zonat mė tė prekura

54% e rasteve i pėrkasin rrethit Tiranė

6,2% e rasteve i pėrkasin rrethit Durrės

5.6% e rasteve i pėrkasin rrethit Lushnjė

3.9% e rasteve nė rrethet Fier dhe Elbasan

3.6% e rasteve nė rrethet Shkodėr e Vlorė

3% e rasteve i pėrkasin rrethit tė Laēit

2.4% e rasteve i pėrkasin rrethit Berat





Ja moshat mė tė prekura

Grupmosha mė e prekur nga virusi HI/AIDS ėshtė 25-45 vjeē qė ėshtė grupmosha seksualisht aktive dhe pėrbėjnė 65 % tė rasteve. "Duhet tė dini se kjo grupmoshė ėshtė mė e prekura edhe nė vendet e tjera, pasi janė mosha mė aktive", - pohojnė specialistėt. Ndėrsa, sa i takon fėmijėve nė vendin tonė, numėrohen 21 fėmijė, 15 prej tė cilėve janė infektuar nėpėrmjet transmetimit vertikal nga nėna tek fėmija dhe 6 nėpėrmjet transfuzionit tė gjakut ose nėnprodukteve tė tij. Ndėrkohė, bėhet me dije se gjatė kėtij viti ka njė rritje tė pėrqindjes sė femrave tė qė shkon deri nė 34%.





Pėrdoruesit e drogave, njė shiringė e pėrdorin 5 persona

Pėrdoruesit e drogave janė njė kontingjent i rrezikuar nga virusi HIV/AIDS. Shkak pėr kėtė ėshtė pėrdorimi i njė shiringe nga shumė pėrdorues. Kėshtu u shprehen specialistėt e qendrės "Stop AIDS", tė cilėt theksuan se rritja e numrit tė pėrdoruesve tė drogės rrit edhe rrezikshmėrinė pėr rritjen e numrit tė infektuarve me virusin vdekjeprurės. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė misioni i tyre ėshtė qė tė shpėrndajnė falas shiringa pėrdoruesve tė drogės, nė mėnyrė qė rreziku tė minimizohet disi. "Nga puna qė bėjmė nė terren, vėmė re qė shumė pėrdorues pėrdorin tė njėjtat shiringa.



Madje, ka raste qė njė shiringė mund tė pėrdoret nė mė shumė se 5 persona.

Detyra jonė ėshtė qė jo vetėm t'i kėshillojmė pėrdoruesit e drogave, por edhe t'u japim atyre shiringa falas", - pohojnė specialistėt e "Stop AIDS".



Eglantina Bardhi, G. Shekulli
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi