♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ?

2 posters

Shko poshtė

Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ? Empty Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ?

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Fri Dec 03, 2010 10:00 pm

Kėngėtarja e famshme Rihanna pritet tė vijė nė Tiranė pėr tė dhėnė njė koncert nė datėn 8 Dhjetor 2010 nė mbrėmje nė sallėn e madhe tė Pallatit tė Kongreseve.

Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ? Normal_rihanna1

Lajmi jozyrtar ėshtė dhėnė pėr agjencinė NOA nga burime tė rezervuara brenda stafit tė organizimit tė koncertit, kurse burimet zyrtare ngurruan tė konfirmojnė praninė e Rihannės nė eveniment duke deklaruar se “jemi ende nė tratativa e sipėr”.

Bėhet fjalė pėr njė koncert festiv qė organizohet nė kuadrin e Dhjetorit ’90 dhe kremtimit tė 20 vjetorit tė asaj periudhe qė largoi diktaturėn dhe solli demokracinė nė Shqipėri duke nisur me protestat e studentėve nė lėvizjen e famshme tė Dhjetorit ’90.


Nga burimet e mėsipėrme NOA ka mėsuar se prej disa ditėsh, stafi organizator prej ditėsh ėshtė duke negociuar me disa emra tė njohur dhe ndėr mė hit sot nė tė gjithė botėn.

Negociata pėr sjellje nė Tiranė ka pasur pėr Lady Gaga, Rihanna dhe Shakira, bėhet e ditur nga stafi organizator. Sa jane shumat e ofruara dhe negociuara per sjelljen e tyre ne Tiranė, ende nuk ka asnje informacion e po ashtu as dhe pėr sjelljen e mundshme tė Rihannės.

Pėr Shakirėn, ka qenė e pamundur sjellja e saj nė Tiranė kėtė muaj pėr shkak se axhenda e saj ėshtė e mbyllur prej kohėsh me disa koncerte nėpėr botė.

Ndėrkohė e lirė nė aktivitetin publik rezulton e famshmja 22 vjeēare nga Barbados, Rihanna dhe sipas faqes sė saj zyrtare online, evenimentet live ku do tė kėndojė janė nė fillim tė vitit tjetėr.

Ndėr kėngėt mė tė njohura tė Rihanna janė “Unfaithful”, Disturbia, Only girls, Te amo, Good Girl Gone Bad, “Last Time,”, por edhe njė duet me Jay-Z,. Ajo ka nxjerrė deri tani tetė albume.

Por kėnga qė e shndėrroi nė ikonė tė hiteve, ėshtė padyshim “Umbrella”.

Me emrin e vėrtetė, Robyn Rihanna Fenty por njohur nė tė gjithė botėn me emrin e artit Rihanna, kėngėtarja e famshme ėshtė shpallur edhe ambasadore e kulturės nė Barbados ku edhe ėshtė lindur mė 20 shkurt 1988 nė Saint Michael.

Nė vitin 2004, Rihanna kishte fituar edhe titullin Miss Combermere Beauty Pageant.

Ideja pėr sjelljen e Rihannės nė Shqipėri u paralajmėrua para pak javėsh nga kryeministri Sali Berisha.

Ai premtoi se do tė sjellė njė emėr tė famshėm botėror pėr tė argėtuar rininė shqiptare, pėr tė marrė pjesė nė festėn pėr liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė nga ana e Bashkimit Evropian, nė kuadrin e kremtimit tė 20 vjetorit tė Lėvizjes sė Dhjetorit dhe liberalizimit tė vizave:

“Nė ditėn e lėvizjes, ne do tė bėjmė ēmos qė njė nga kėngėtarėt mė tė pėlqyer tė rinisė shqiptare tė jetė pjesė e saj. Dėshira ime ėshtė tė jetė ndėr mė tė mirėt”, ka deklaruar Berisha nė emisionin “Opinion” tė gazetarit Blendi Fevziu nė Tv Klan.

I pyetur se kush ėshtė ndėr mė tė mirėt sipas tij, Berisha ėshtė pėrgjigjur: “Rihanna…. Ose pse jo, tė jetė Lady Gaga” dhe i shoqėruar nga duartrokitjet e tė pranishmėve nė studio, kryesisht tė rinj e tė reja, ka vazhduar: “E shikoni se do t’u pėlqente”.

Sipas Berishės, kėto dy figura janė nė kulmin e karrierės sė tyre muzikore.

Berisha tha mė tej se ai ėshtė njė fans i kamotshėm i muzikės, por kjo zgjedhje e kėtyre yjeve ėshtė se ato janė nė kulmin e karrierės pėr momentin.

“Unė gjatė gjithė jetės time kam dėgjuar shumė muzikė. Dhe nuk kam pse ta pengoj veten nga njė pasion i hershėm. Por unė nuk mund tė them Celine Dion. Sot, Lady Gaga, ėshtė nė kulm sė bashku me Beyonce dhe tė tjerė”, tha kryeministri Berisha.

Ajo qė mbetet tė presim ėshtė nėse Rihanna vėrtet do tė vijė nė Tiranė, dhe kjo pritje varet nga organizatorėt qė ata tė bėjnė publik lajmin nė formė zyrtare. NOA
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ? Empty Re: Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ?

Mesazh nga Eri dr Sat Dec 04, 2010 3:07 pm

sa keq qe se shtyhu edhe 10 dit me vone do kishim shkuar patjeter!
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ? Empty Re: Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ?

Mesazh nga Vizitor Sun Feb 03, 2013 9:23 am

si shpirt esht kjo rihhanna e adhuroj tej mase

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ? Empty Re: Rihanna, koncert live nė Tiranė me 8 Dhjetor ?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi