♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fiks korcare!

Shko poshtė

Fiks korcare! Empty Fiks korcare!

Mesazh nga Eri dr Wed Dec 01, 2010 10:32 pm

Fiks korcare! 20101102080734fix_6191

Njera brune, tjetra bionde. Ashtu sic e ka kerkuar qe ne krye te heres formula e emisionit “Fiks Fare”. Dy motrat korcare, Viola dhe Petrula Spiro, jane te perzgjedhurat e radhes per sezonin e ri. Qe synojne ekranin edhe me pas. Velinat rrefejne per revisten Klan eksperiencen e tyre si fytyrat me te reja te televizionit Kercitja e takave te holla mbi parketin e kafenese eshte e para gje qe terheq vemendjen, pastaj floknajat e dendura, njera e verdhe e tjetra geshtenje, siluetat elegante e te gjata dhe pasi te dyja kane arritur deri ne mes te ambientit, tiparet e rregullta, qe identifikojne dy vajza te bukura, veshtire se i lene te tjeret indiferente. Gjithe soditja perzihet pak edhe me nje kureshti te dukshme. Si njera si tjetra jane fytyra te para diku. E ndonese asnje nga klientet nuk di qe te kete komshije kaq te bukura, eshte e qarte se dy vajzat simpatike, qe sapo kapercyen deren, jane fytyra te njohura. Sigurisht eshte ende akoma shume heret qe Viola dhe Petrula te fillojne te identifikohen si velinat e “Fiks Fare”. Eshte akoma fillimi i sezonit dhe as ato vete nuk jane ambientuar mire me eksperiencen e tyre televizive. Do mesohen natyrisht edhe me kuriozitetin e te tjereve perreth, kur pak me vone te njihen menjehere si vajzat e fiksit. Tani per tani cdo gje ju duket akoma me shije te paprovuar me pare. Qofte edhe te japin nje interviste. T’u pergjigjen pyetjeve te nje gazetari nuk eshte gjeja me e thjeshte ne bote. E thone edhe vete, duke buzeqeshur, se ndihen paksa ne siklet tani qe duhet te japin intervista apo te fotografohen e me pas te shohin veten e tyre neper gazeta apo revista. “Jemi ende te pamesuara me intervistat. Kemi gjithmone friken se si do pergjigjemi, si do sillemi e cfare do themi”. Ama si njera ashtu edhe tjetra e dine mire se kjo qe po ndodh rreth tyre, qe kur u shfaqen heren e pare ne studion e emisionit te perditshem “Fiks Fare”, eshte me se normale. Madje pritej te ndodhte. Jo me kot i hyne kesaj valleje. Ashtu sic ka ndodhur edhe me paraardheset e tyre, dy motrat urojne qe te kene te njejtin fat: Te kthehen pas sezonit te “Fiks Fare”, ne ikona televizioni.

Te pakten per me te voglen, Petrulen, kjo eshte nje deshire e ethshme, te cilen nuk e fsheh aspak. Te ndodhej aty ku eshte, ishte nje nga deshirat qe me ne fund e arriti. “E kam pasur gjithmone synim. Me televizionin kam qene shume e lidhur. Nuk lija spektakel pa pare. Te isha veline, ka qene nje nga endrrat e mia te bukura. Prandaj sapo mora vesh se behej audicioni per perzgjedhjen e velinave te “Fiks Fare”, shkova me vrap. arrita deri ne perzgjedhjen finale, bashke me kater vajza te tjera. Por meqe para ca kohesh, si te ftuara tek “Procesi sportiv”, organizatoret kishin pare edhe Violen, motren time, kerkuan qe te vinte edhe ajo ne audicion. Dhe ne fakt ishte ajo e perzgjedhura, bashke me nje vajze tjeter. Une iu bashkova emisionit pak me vone, pasi sezoni kishte filluar”. E nderkohe qe perpjekjen e pare per te qene velina e “Fiks Fare” e mendonte te deshtuar, Petrula nuk e pa aspak te arsyeshme te terhiqej. E aq me pak te zhgenjehej aq sa te hiqte dore nga deshira per t’u shfaqur ne ekran. U afrua tek nje tjeter spektakel ne Top Channel, tek “E Diell”, si nje nga vajzat konkurrente ne top girl. “Por mora pjese vetem ne nje puntate, sepse pastaj iu bashkova motres sime ne “Fiks Fare”. Nderkaq, Viola, motra bionde, pak me ndryshe nga Petrula, nuk ishte duke fluturuar ne qiellin e shtate, kur i erdhi lajmi se do te ishte nje nga velinat. Jo se nuk e deshironte edhe ajo ekranin, perkundrazi. “E shihja pak si me frike, duke qene se vajzat e tjera para meje kane qene pak me te vogla ne moshe sesa une. Une jam 22 vjec dhe ne fillim me dukej vetja pak si shume e rritur. Megjithate, kjo ishte sigurisht nje mundesi shume e mire per mua. Tani e kam kapercyer drojen e fillimit dhe ndihem vertet shume mire”. Aq mire sa si njera si tjetra, Viola studente per ekonomik dhe Petrula per shkenca politike, per momentin nuk e lidhin dhe aq fort te ardhmen e tyre me deget perkatese ku vazhdojne studimet. Do kene kohe per te qene financiere apo politologe. Per momentin nje karriere televizive eshte gjeja qe i josh me shume. Edhe pse ato ditet e para kur u shfaqen para kamerave nuk kane qene shume te lehta. “Isha pak konfuze. Nuk dija si te sillesha. Kisha komplekse dhe me dukej e sikletshme”, tregon Viola, velina bionde, qe mbeshtetet sakaq edhe nga Petrula: “Heret e para kur kam dale para kameres nuk kane qene dhe aq te thjeshta. Sepse si cdo gje e re kerkon kohen e duhur per t’u mesuar. Po pastaj me kalimin e kohes fiton lirshmerine dhe kamera nuk te duket me e frikshme”. Jane ambientuar tanime me eksperiencen e tyre televizive. Edhe me studion, edhe me shkelqimin e projektoreve, edhe me oraret fikse kur duhet te gjenden ne dhomat e grimit, edhe me ndonje batute qesendisese te Saimirit dhe Doktorit,edhe me kercimet qe hapin cdo dite nje emision te ri. Edhe pse ato nuk jane balerina. Madje as ne kerkesat qe duhet te plotesonin gjate audicionit nuk ka qene kriter aftesia per te kercyer bukur. Ama jane vajza te bukura dhe dine te bejne levizje te hijshme, ndihmuar sigurisht nga koreografet, por edhe duke u ushtruar ne shtepi. Tanime jane jo vetem motra. Prej disa javesh jane edhe kolege qe ndajne bashke cdo nate hapesiren e nje skene televizive dhe mes kolegesh eshte e natyrshme te linde edhe ndonje ndjenje rivaliteti. Kjo ka ndodhur e do ndodhe sot e kesaj dite. Por Vilma dhe Petrula te hedhin poshte cdo hamendesim te tille. Ato mund te vazhdojne te zihen per kepucet me taka apo per canten e preferuar, por deri me tani nuk kane ndjere asnje fije rivaliteti mes njera-tjetres qe lidhet me epersine e synuar ne ekran. “Ne jemi ndihme per njera-tjetren. Madje, tani jemi te lidhura me shume se me pare. Oret qe kalojme ne shkolle dhe pastaj impenjimi me “Fiks Fare” nuk na le shume hapesire per t’u takuar si me pare me mikeshat. Nuk rrime me me ore te tera ne kafe, ngaqe gjithe diten jemi te impenjuara. Prandaj tani qe kalojme me shume kohe me njera-tjetren jemi edhe shoqe, pervecse motra. Edhe pse kur shohim veten nga ekrani, fillojme e veme ne dukje se cilen nga ne e kap kamera me shume. Por kjo nuk do te thote absolutisht se shohim nje rivale tek tjetra”, rrefen Viola, e cila para se te zgjidhej si velina bionde, ka provuar te jete modele ne disa sfilata mode, qe e kane ndihmuar pervecse per t’u argetuar edhe per te perballuar vete shpenzimet e saj. Nderkohe qe me lidhjen e nje kontrate ne Top Channel, te dy motrat kane nje rroge fikse. “Puna si modele here pas here me sillte te ardhura te vogla, por tani mund te quhet se kemi te dyja nje pune te vertete dhe nje rroge, e cila na mbulon te gjitha shpenzimet tona te perditshme. Tanime nuk u kerkojme me para prinderve”, thote Viola duke treguar se tanime jane edhe me te kujdesshme se me pare per pamjen e tyre te jashtme, madje edhe per ushqimin. Sepse veshjet e kursyera te skenes, minifundet dhe kanotierat kerkojne natyrisht linja te persosura dhe nuk e tolerojne as ndonje kile me shume, as celulitin e as barkun, edhe pse ne fakt asnjera nga motrat nuk e njeh ende luften me peshoren apo me kremrat e shtrenjte kunder lekures se portokallit. Peshojne te dyja nga 50 kilograme per 1.68 cm gjatesi. Prandaj kur dreka nuk i gjen ne shtepi ulur ne tryezen e shtruar nga mami, ia lejojne ta shkelin ndonje cike regjimin e shendetshem ushqimor me fast food dhe pica. “Zakonisht kujdeset mami per ushqimin, duke gatuar pa shume yndyre apo duke na pergatitur cdo dite sallate me perime. Por kur jemi ne levizje dhe nuk kemi mundesi te drekojme ne shtepi, i dorezohemi tundimit per te hyre ne fast food”, thore Petrula, me e vogla nga motrat, me nje dialekt te qarte korcar.

Kane vetem dy vjet qe dy motrat bashke me familjen jetojne ne Tirane. Pjesen tjeter te jetes e kane kaluar ne Greqi, ku jane rritur, e me pas ne Korce, ne qytetin e tyre te lindjes, ku u kthyen ne vitin 2000. Ishin fare te vogla kur iken nga Shqiperia, Viola dy vjec dhe Petrula vetem 5-muajshe. “Por emri im nuk eshte grek, sic mund te mendohet. Kur isha e vogel, prinderit e mi me vendosen emrin Ina, por pastaj ne Greqi u pagezova dhe mora emrin e gjyshit, Petro”, sqaron Petrula, qe tanime me siguri do njihet si Petrula e Fiks Fare. Keshtu ka ndodhur me te gjitha paraardheset e tyre, qe jane identifikuar me programin qe i beri te njohura e me pas kane ngritur nje karriere televizive. Kete synojne edhe Viola me Petrulen. Si fillim te njihen nga publiku e pastaj, kur si cdo vit vendin e tyre ta zene dy velina te tjera nje me floke e te verdhe e nje geshtenje, te arrijne te depertojne ne boten e televizionit, t’u besohen programe televizive, spote publicitare apo te behen imazhe kompanish biznesi. Megjithate, te dyja e dine mire se kjo nuk eshte gjeja me e lehte ne bote. Sepse mund te ndodhe qe te me mbarimin e “Fiks”-it dy bukuroshet te harrohen krejt papritur ashtu sic u shfaqen, pa iu dhene mundesia per t’u kthyer ne ikona televizive. Dhe nuk do ishin te parat. Ose mund te ndodhe qe konkurrenca e forte mes prezantuesesh te mos lere asnje shteg per fytyra te reja, qe vijne e rrembejne projektet televizive vetem se dolen e kercyen nje vit. Histori me berryla kemi degjuar e do degjojme. Ekrani nuk eshte i lehte per t’u depertuar. Gjithsesi motrat velina i kane menduar te gjithe skenaret e mundshem, duke qendruar me kembet ngulur fort ne toke, pa te treguar se c’plane mund te kene kurdisur neper deshirat e tyre apo endrrat me spektakle. Kane enderruar qe neser te jene ikonat e reja te ekranit,, ashtu sic kane imagjinuar se eksperienca televizive qe po perjetojne te mbyllet me aq e te mbahet mend si nje kujtim i bukur. Ne kete pike jane te dyja ne nje mendje dhe nuk kane ndermend te ushqejne iluzione te kota. “Programi sapo ka filluar. Ashtu sic edhe ne sapo kemi filluar t’ia marrim doren. Eshte ende shume heret per te menduar se c’do te ndodhe pas kesaj. Me gjithe deshiren tone per te vazhduar me tej, kjo mund te jete nje eksperience unike, te cilen ne te dyja do ta shijojme deri ne fund. Kjo qe po bejme per momentin, pra te kercejme tek “Fiks Fare”, nuk eshte dicka e veshtire, perkundrazi eshte shume e thjeshte. Angazhimi i metejshem ne televizion kerkon rritje profesionale. Ndaj edhe ne thjesht po jetojme momentin”. Sic po shijojne edhe vemendjen e medias, qe sapo ka filluar, apo kureshtjen e te tjereve rreth e rrotull. Qe per momentin mjafton. Sepse ato jane ende shume te reja. Fytyrat e reja te ekranit.

box

Trampolina Fiks Fare

I menduar si nje detaj spektakolar i programit “Fiks Fare”, prania e dy velinave ne krah te dy prezantuesve te perhershem Saimir Kodres dhe Gent Pjetrit, zhdramatizon cdo situate. Zgjidhen dy te reja per cdo sezon te ri. Kushti i panegociueshem? Nje bionde, nje brune. Te tilla kane qene te gjitha “ciftet” e vajzave qe nga sezoni i pare, Eda dhe Aida dhe deri tek i fundit: Viola dhe Petrula. Dhe pastaj, pasi sezoni televiziv ka mbaruar, “Fiks”-i ka “furnizuar” me prezantuese te gjitha programet e tjera ne Top Channel dhe jo vetem. Aida Bajraktari ishte e para qe doli nga “punishtja” e Fiks Fare, qe pas promovimit ne Top Channel, u be prezantuese e emisionit “Shpirta te lire” ne Tv Alsat. Xhemi dhe Ola, jane dy velinat e tjera qe mund te quhen pa frike nje histori suksesi. Xhemi Shehu, tanime prezantuesja ne krah te Adi Krastes tek “E Diell”, menjehere pas sezonit te pare te “Fiks”-it u perzgjodh si velina brune edhe per nje sezon pasardhes, nderkohe qe ka prezantuar “Portokalli”, “Shtojzovallet”, pa lene menjane edhe perpjekjet ne ekranet italiane me formulen “Ciao Darvin”, e serish ne Shqiperi me “Kjo ishte loja” dhe spotet publicitare. Jane te gjitha argumente qe te bindin se velinat mund te bejne me shume se sa te jene thjesht manekine te bukur. Ne po te njejtin ekran, ne po te njejtin spektakel Manjola Hasani, tashme me statusin e koreografes dhe prima balerines, na kujton ne cdo dalje te saj se si edhe nje profesionisteje te Teatrit te Baletit ylli i fatit mund t’i ndrise vetem pas prezantimit si veline. Eshte fakt se qe prej atehere rrjedha e karrieres se saj do te shenonte nje kthese marramendese. Ola do te siguronte keshtu bashke me projektet televizive edhe rolet kryesore ne premierat e TKOB-it. Dhe ja ku eshte me e suksesshme se kurre, madje edhe ne rolin e instruktores qe pergatit velinat e reja, dy prej te cilave duket se po ndjekin te njejtin fat. Motrat Marina dhe Luana Vjollca. Biondja, Marina tashme eshte prezantuese ne emisionin rinor “Top Select” dhe ne “Procesi Sportiv” krah Edi Manushit. Ndersa me e vogla e dinastise se velinave, Luana, duke ndjekur gjurmet e motres- nje vit me te madhe- vazhdoi per te dytin vit radhazi te kerceje prane Sajmirit dhe Doktorit dhe se fundmi na informon se si do te jete moti neser. C’do te ndodhe me motrat Spiro? Ngelet per t’u pare…
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi