♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rikthim nė vitin 1985, kur ortekėt zhdukėn njė fshat

2 posters

Shko poshtė

Rikthim nė vitin 1985, kur ortekėt zhdukėn njė fshat Empty Rikthim nė vitin 1985, kur ortekėt zhdukėn njė fshat

Mesazh nga MONDI Wed Dec 01, 2010 4:07 pm




R.Hoxha

Udhėtimi pėr nė fshatin Shtiqėn, rrėzė malit Gjalica nė kėto ditė janari, kur reshjet e shiut e tė borės alternojnė njėra- tjetrėn, thuajse nuk ka asgjė tė veēantė.


Fshati qė ndodhet vetėm 4 kilometra larg qytetit tė Kukėsit nė verilindje tė vendit, me ndėrtimet e reja thuajse ėshtė bashkuar me fshatin Gjallicė, me moshė vetėm 25 vjeēare, i krijuar pas tragjedisė sė janarit tė vitit 1985.

Shtiqjanėt nuk e harrojnė kėtė vit. Ende nuk kishin mbaruar urimet pėr vitin e ri, kur mbrėmjen e 1 janarit nisi tė bjerė dėborė. "Bora me njė monotoni e denduri ekstreme vazhdonte tė binte pa mbarim pėr ditė me rradhė. Aq sa nė qytetin e Kukėsit arriti nė mbi 1,5 metėr, duke e izoluar tėrėsisht verilindjen", kujton inxhinieri Besnik Axhami.

Gjithēka do tė ndryshonte nė natėn e 10 janarit, kur banorėt e Shtiqnit tė mbyllur nėpėr shtėpi afėr zjarrit, ndjenė shungullimat e ortekėve qė u dėgjuan deri nė qytet.

Rituali i ortekėve, qė gjithsesi rrallė ishin ndeshur pranė fshatit, nuk kishin tė ndalur. Vala e tyre pėrfshiu pjesėn mė tė madhe tė fshatit e veēanėrisht lagjen Mujaj.

"Pas ortekėve nisėn krismat e armėve qė jepnin alarmin", kujton drejtori i shkollės sė mesme nė kėtė fshat Halit Muēmata, atėherė nxėnės i vitit tė parė tė shkollės sė mesme bujqėsore.

Tė bėrtiturat e klithmat pėr ndihmė u dėgjuan edhe nė uzinėn e bakrit, ku punonin shumica e burrave tė fshatit, nga u nisėn qindra banorė nė kėmbė pėr t'iu ardhur nė ndihmė atyre qė iu shkatėrruan sa hap e mbyll sytė shtėpitė dhe iu groposėn nėn borė tė afėrmit.

"Udhėtimin e bėmė nė kėmbė, pasi nuk bėhej fjalė pėr makinė, kur kishte 10 ditė qė binte borė pa ndėrprerje", kujton Resmiu, ish- punėtor nė uzinėn e bakrit.
Zmadho fotografinė

Veshje Kuksiane

"Kemi punuar gjithė natėn pėr t'i nxjerrė trupat nga thellėsia e ortekėve tė borės me shpresė se do tė gjenim tė gjallė. Shumė prej tyre i shpėtuam. Por edhe shumė prej tyre u nxorėn pajetė nga bora e madhe. Ishte natė, nuk mund tė bėhej mė tepėr", kujton Resmiu.

Mėngjesi i 11 janarit e gjeti hollin e katit tė parė tė shkollės sė mesme me 11 trupa tė pajetė si pasojė e ortekėve. Po atė ditė erdhi dhe lajmi tjetėr se nė Vilė, njė fshat rreth 40 kilometra larg qytetit tė Kukėsit, ortekėt kishin marrė jetėn e 4 personave tė tjerė.

Ndėrsa ndihma nuk vonoi. Vetėm dy kilometra larg nisi tė ndėrtohej njė fshat i ri, pėr banorėt pasi zona ku ndodhej mė parė lagjia Mulaj, u konsiderua e pabanueshme nga specialistėt.

U ndėrtuan dhjetėra banesa njė e dy katėshe, ndėrsa fshati mori emrin "Gjalicė". "Nė qershorin e atij viti hymė nė banesat e reja", kujton Tahir Axhami, mėsues nė fshatin kodėr Lumė e njė nga banorėt e parė tė fshatit tė ri.

Ndėrsa shtimjanėt kujtojnė tragjedinė e tyre, mendja u shkon te shkodranėt qė vazhdojnė tė luftojnė me pėrmbytjen. "Ashtu si gjatė krizės kosovare, ne i presim shkodranėt nė shtėpitė tona, ta ndajmė bukėn me ta", thotė xha Selmani./ATSH/
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rikthim nė vitin 1985, kur ortekėt zhdukėn njė fshat Empty Re: Rikthim nė vitin 1985, kur ortekėt zhdukėn njė fshat

Mesazh nga Love Sun Dec 05, 2010 6:54 pm

shume interesant ky shkrim dhe nuk kam pas rastin ta lexoja her tjeter
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi