♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tradita e propozimit pėr martesė

Shko poshtė

Tradita e propozimit pėr martesė Empty Tradita e propozimit pėr martesė

Mesazh nga MONDI Tue Nov 30, 2010 11:10 am

Nėse partneri tė kėrkon zemrėn, familja e tij tė kėrkon dorėn. Ėshtė ndėr tė paktat raste kur modernizmi shkon krah pėr krah me traditėn, tė paktėn nė vendin tonė.
Pėrveē propozimit modern, nė njė moment romanticiteti-intim, ai i gjunjėzuar me unazė nė dorė, nė familjet shqiptare vazhdon dhe propozimi tradicional-kolektiv, ai i tė kėrkuarit tė dorės nė familjen e vajzės nga njė numėr i konsiderueshėm njerėzish tė palės sė djalit.

Mandi dhe Elira janė njė ēift modern. Ata janė njohur prej vitesh me njėri-tjetrin dhe madje kanė bashkėjetuar, e megjithėkėtė familja e djalit brenda tė gjitha rregullave tė traditės ka kėrkuar dorėn e vajzės.

“Pas njė pritjeje tė shkurtėr vendosėm tė ndanim dhe datėn pėr fejesė siē ėshtė edhe tradita. Natyrisht familjes sė ēunit i takon tė kėrkoj dorėn. Ėshtė daja qė e bėn kėtė kėrkesė”, thotė Mandi.

Nė fakt riti i ka tė mirėpėrcaktuara rregullat e kėrkimit tė dorės. Kėtė sipas antropologut Nebi Bardhoshi, ndryshe nga ē’propozon moderniteti, s’mund ta bėjė vetėm djali.

“Sipas traditės ėshtė e turpshme tė kėrkosh bashkėshorte, por si normė gjendet njė person qė njeh dy familjet dhe luan rolin e mblesit”, shpjegon Nebiu.

Megjithėse ēdo gjė ishte thjesht formalitet dhe ata njiheshin prej kohėsh, Mandi dhe Elira e kujtojnė kėtė moment si shumė emocionues.

“Nė momentin qė familja e Mandit erdhi tė kėrkonte dorėn na u duk sikur tė gjithė ishim nė siklet dhe asnjė nuk fliste. Kjo mbase sepse ishte duke u krijuar njė familje e re”, tregon Elira.

Ajo kujton se ka pėrjetuar mė shumė emocione dhe sesa nė momentin kur propozimi ishe ende nė hapin e parė, atė mes saj dhe Mandit. Por si kalohet pragu i emocioneve qė ofron ky moment? Zakonisht nė traditė kjo detyrė i mbetet shkuesit.

“Ka njė proēedurė shumė strikte nė kėrkimin e dorės. Ėshtė pothuajse e uniformizuar, jo e kodifikuar me nene dhe duket tė ketė njė rrjedhė llogjike, pa ofenduar asnjė palė”, shprehet Nebiu.

Nė rastet kur ēiftet janė njohur vetė, ashtu sikurse Elira dhe Mandi pak mbetet pėr tė thėnė.

“Daja duke qenė se kishim kohė qė njiheshim. Daja u tha krushqėve se ne traditėn do e bėjmė, pavarėsisht sė kėta e njohin njeri-tjetrin”, thotė Mandi.

Pasi mbaron vizita, i mbetet familjes sė vajzės pjesa mė e vėshtirė, ajo e kthimit tė pėrgjigjes.

“Sipas zakonit familja e vajzės e vonon pėrgjigjen, kjo pėr tė treguar se ata po e marrin kėrkesėn seriozisht”, shprehet Nebiu.

Por sigurisht qė nuk ka ndodhur kėshtu me familjen e Elirės.

“Ne e kishim filluar bashkėjetesėn, familja e dinte. Babai ishte dakord me zgjidhjen time”, tregon Elira.

Kthimi i pėrgjigjes ėshtė njė moment qė krijon humor pėr ēiftet e ditėve tė sotme, e megjithatė riti vazhdon.

“Normalisht familja e vajzės erdhi dhe pranoi dorėn time”, thotė Mandi.

Vetėm pas kėtij momenti thuhet se u pinė kafet, sepse enigmatisht, pirja e kafesė nė tė tilla rastet merr rėndėsinė mė tė madhe qė mund tė marrė ndonjėherė ky xhest.

“Kafja ka marrė simbolikėn e nėnshkrimit tė kontratės”, shpjegon Nebiu.

Por megjithė formalitetin qė krijon rasti, tė dy tė rinjtė mendojnė se tradita ėshtė e pashmangshme dhe e dėshirueshme. Pikėrisht nė kėto momente kupton se ajo ka tė bėjė me njė proēes shumė interesant psikologjik: atė tė konfirmimit tė pėgjegjėsive qė merr nė momentin e propozimit intim.

“Janė ca pjesė tė traditės qė nė subkoshiencė tė bėjnė mė tė pėrgjegjshėm”, thotė Mandi.

Dhe nė fakt funksionalitetin e traditės duket se e nėnvizojnė edhe tendencat akuale nė Shqipėri dhe nė botė.

“Studiuesit thonė se ka njė rikthim tė kėtyre ritualeve pasi ato e bėjnė me harmonike jetesėn nė ēift”, shpjegon Nebiu.

Roli i kėrkimit tė doės ka marrė trajta tė ndryshme tanimė. Ajo qė promovohet sot nga mėnyra si jetojmė ėshtė liria e individit. Ai ėshtė pėrcaktuesi i zyrtarizimit tė lidhjes nė ēift. Por siē duket, tradita ende ka fuqinė e saj nė kėtė zyrtarizim. Sesa do zgjasin kėto tendenca nuk mund ta thonė as vetė studiuesit e shkencave sociale.
Burimi:TCH
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi