♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te fshijme nga mendja kujtimet e dhimshme?

Shko poshtė

Si te fshijme nga mendja kujtimet e dhimshme? Empty Si te fshijme nga mendja kujtimet e dhimshme?

Mesazh nga Morena Mon Nov 29, 2010 8:24 pm

Jetojmė nė njė botė tė stresuar, ku thuajse ēdo ditė pėrballemi me ngjarje qė lėnė gjurmė nė kujtesėn tonė. Disa mė shumė e disa mė pak, tė gjitha herėt a vonė na shfaqen pėrpara syve duke na turbulluar mendjen dhe lėnduar shpirtin.
Sigurisht fjala ėshtė pėr kujtimet e dhimbshme, qė edhe kalimi i kohės i ka zbehur shumė pak. Shkencėtarėt prej kohėsh po pėrpiqen t’i japin fund kėsaj torture pėr njeriun, e cila do tė ēonte nė shmangien e shumė sėmundjeve, sepse stresi, ose sėmundja e jetės moderne, ėshtė shkaktari kryesor i qindra sėmundjeve. Shkenca dhe mjekėsia kanė tė drejtė kur thonė se kura mė e mirė qė mund tė ekzistojė ėshtė lumturia.

Deri mė tani askush nuk e dinte se nė tru ekziston njė proteinė, qė ashtu si njė gomė mund tė eliminojė nga mendja jonė pėrgjithmonė kujtimet e dhimbshme. Ata qė e kanė zbuluar, pėrmes njė testi te minjtė, kanė qenė kėrkuesit amerikanė tė Universitetit “John Hopkins”. Ky studim, sipas tyre, pėrbėn njė shpresė konkrete pėr tė mbėrritur te ilaēet, nė gjendje tė luftojnė shqetėsimet e shkaktuara nga stresi post-traumatik. Studimi i publikuar nė revistėn “Science Express” pėrbėn njė thesar tė vėrtetė pėr diagnostikimin e shumė sėmundjeve tė lidhura me trurin. Tė udhėhequr nga profesor Richard Huganir, pėrmes njė testi te minjtė, kėrkuesit nė fillim identifikuan dhe pastaj hoqėn njė proteinė nė njė zonė tė veēantė tė trurit nė gjendje tė largonte kujtimet e frikshme nga kujtesa. Pėr tė verifikuar vlefshmėrinė e intuitės sė tyre, i frikėsuan kafshėt pėrmes pėrdorimit tė tingujve dhe pastaj eliminuan proteinėn nė fjalė.
Pas kėtij veprimi u zbulua se tingulli shkaktar kryesor i traumės, nuk ishte mė njė faktor i lidhur me frikėn. Nė ndryshim nga kafshėt e tjera, minjtė qė u bėnė pjesė e kėtij eksperimenti me pak fjalė e kishin harruar frikėn qė tingulli kishte shkaktuar tek ata nė fillim. Proteina gjendet nė atė zonė tė trurit qė ėshtė pėrgjegjėse pėr frikėrat, si ato ndaj njerėzve ashtu edhe nga ato ndaj kafshėve. Pėr ta identifikuar, kėrkuesit vėzhguan mekanizmin qė i shtynte disa qeliza tė kėsaj zone tė prodhojnė mė shumė elektricitet kur njerėzit frikėsohen. Impakti traumatik me frikėn shkakton njė rritje tė numrit tė kėtyre proteinave. Studimi nė fund tregoi se pikėrisht kėto proteina mund tė largohen nga qelizat nervore. “Ideja ėshtė eliminimi i kėtyre proteinave dhe dobėsimi i lidhjeve me traumėn e krijuar nė tru, nė mėnyrė qė tė largohen nga kujtesa. Mund tė duket si njė libėr fantastiko-shkencor kapaciteti pėr tė eliminuar nė mėnyrė selektive kujtimet. Nė tė ardhmen kjo mund tė aplikohet pėr trajtimet e njerėzve qė vuajnė nga stresi post-traumatik, qė lidhet pėr shembull me luftėn, me pėrdhunimet apo ngjarje tė tjera qė kanė lėnė gjurmė nė jetėn e pacientėve”, tregon profesor Hugner. “Kur verifikohet njė episod i kėtij lloji, krijohet njė kujtim i tmerrshėm qė mund tė zgjasė gjithė jetėn dhe tė ketė efekt negativ. Zbulimi ynė pėrshkruan mekanizmat molekularė dhe qelizorė tė pėrfshirė nė kėtė proces dhe i hap mundėsinė manipulimit tė kujtimeve me ilaēe qė mund tė prodhohen pėr tė pėrmirėsuar terapinė pėr kėto lloj gjendjesh”, pėrfundon ai.

Studimi i mėparshėm
Nė fakt, prej vitesh po eksperimentohet pėr tė hedhur nė treg njė ilaē qė do na bėnte tė harronim kujtimet e kėqija. Ilaēi do na jepte mundėsinė tė bėnim njė jetė mė tė qetė, pa kujtuar ngjarjet e dhimbshme tė jetės sonė. Kėrkuesit e Universitetit tė Amsterdamit, krijuesit e kėsaj pilule beta-bllokuese qė nė fillim e kanė pėrdorur vetėm pėr tė rregulluar tensionin e gjakut, kanė qenė nė qendėr tė shumė polemikave. Nėse nė fillim pilula qė largonte kujtimet e kėqija dukej si njė mrekulli e shkencės, mė vonė u ngritėn njė sėrė dyshimesh. Ata qė ishin kundėr kėsaj iniciative mendonin se kjo pilulė nė pėrpjekje e sipėr pėr tė fshirė kujtimet e kėqija dhe tė dhimbshme mund ta bėnte kėtė gjė edhe me eksperiencat pozitive, pasi askush nuk mund tė garantojė qė ajo ėshtė nė gjendje tė bėjė dallim mes tyre. Pėr kėtė arsye, vullnetarėt iu nėnshtruan me kėnaqėsi marrjes sė kėsaj pilule nėn mbikėqyrjen e mjekėve. Rezultati befasoi shkencėtarėt, jo vetėm sepse personat ishin mė tė qetė, por edhe sepse nė harkun kohor brenda 24 orėve ata i kishin superuar edhe frikėrat e tyre. E ēfarė mund tė ketė mė mirė se njė jetė e qetė, me kujtime tė bukura pa frikė dhe fiksime? Por deri sa pėrdorimi i kėtyre ilaēeve tė bėhet masiv, nė kuptimin qė tė dalė nė treg dhe tė pėrdoret nga tė gjithė ata qė vuajnė pasojat e traumave, do tė duhet edhe pak kohė. Por po tė mendosh se do jetosh i qetė dhe pa strese, ia vlen tė presėsh. Njeriu ka nevojė tė dijė e tė kujtojė. Tė ngulisė ēdo ditė nė mendje mendime, ide, tė dhėna qė do tė duhej t’i pėrdorte nė momente tė caktuara tė jetės si pika referimi e orientimi. Thuhet se ēdo njeri vlen pėr aq sa di, por harrohet apo injorohet fakti se njė njeri di aq gjėra sa mund tė kujtojė. Procesi i kujtesės pėrkon me atė tė komunikimit, tė tė mėsuarit dhe tė ndėrgjegjes.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi