♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ulqini, dėshmi e shekujve .

Shko poshtė

Ulqini, dėshmi e shekujve . Empty Ulqini, dėshmi e shekujve .

Mesazh nga Morena Mon Nov 29, 2010 2:12 pm

Ulqini ėshtė njėri ndėr qytetet mė tė vjetra nė bregdetin e Adriatikut. Qė nė kohėt e lashta e deri nė fund tė shekullit XIX, pėr shkak tė pozitės sė vet gjeografike, ishte nė shėnjestėr tė pushtuesve tė popujve tė ndryshėm. Disa qėndruan mė gjatė nė kėtė gytet, disa mė shkurt, por tė gjithė edhe kanė lėnė nga diēka nė tė.
Treva e Ulqinit ka qene vazhdimisht arene e lufterave per ekzistence dhe mbrojtje nga pushtues te ndryshem gjeografikisht me te afert ,por edhe me te larget.Ne Ulqin takoheshin e gershetoheshin interesat e popujve,te kulturave dhe qyteterimeve te ndryshme qe kan lene gjurme te baticave e zbaticave te jetes,me lulezime e venitje,ngritje dhe renie,ndertime e shkaterrime,rindertime e adaptime te ekzistences materiale e shpirterore.
Ulqinit me rrethine eshte nje hapesire ku,qe nga kohet me te lashta,mbeten edhe gjurme arkeologjike qe si deshmitare memece flasin me gjuhen e heshtjes,fale fuqise se shkences dhe te artit,per nje histori te bujshme dhe te gjate qe ze rrenje nga koha e bronzit.Ne ket qytet jan nderruar stine e mote te panumerta,te shoqeruara me bukuri joshese te "koheve te arta legjendare" por edhe te furtunave dhe rrebesheve te kohepaskohshme qe iu kane kanosur ekzistences dhe jetes se ketij qyteti.
Ulqini ėshtė njė udhėkryq i vėrtetė i kulturave. Aty bashkohen lindja e perėndimi, kishat e xhamitė e tė tri feve (islame, ortodokse dhe katolike), dy gjuhė tė popullsisė se pėrzier (shqipja dhe ajo serbokroatishtja ), zakonet e mentalitetet dhe shumė gjėra tė tjera.
Detarėt shqiptarė, posaēėrisht ata tė Ulqinit, disa herė qenė tradhėtuar nga Republika e Venedikut – e Shėn Markut. Ata ishin shkaktarė qė Ulqini dhe detarėt e tij hyn nė kthetrat e osmanlinjve, tė cilėt bėnė masakėr nė kėtė ēerdhe tė fortė detare. Detarėt shqiptarė Venedikun pėr kėto sjellje dhe dėshmi tradhėtare e quanin – republika e tradhėtarėve.
Nė vitin 1475, pra pas vdekjes sė Skėnderbeut, turqit pushtuan qytetin bregdetar shqiptar Lezhėn. Kėtu rrethuan edhe dyqind detarė ulqinakė, qė i kishin ardhur qytetit nė ndihmė pėr mbrojtjen e tij. I kursyen pėrkohėsisht nga masakrat. Detarė ulqinakė ishin caktuar pėr t`u flijuar pranė mureve tė Rrozafės (nė Shkodėr), tė cilėn kala, Sulltan Mehmeti i Dytė, nuk arriti ta pushtojė. I prenė tė gjithė, ritualisht, nė sy tė kėshtjellarėve, duke u rėnė daulleve dhe duke klithur me zė tė lemeritshėm pėr profetin. I flijuan robėrit detarė, se donin tė tregonin qė do t`i shkatėrronin shqiptarėt jo vetėm nė tokė, por edhe nė det, sepse detarėt shqiptarė ishin bėrė pengesė shekullore pėr kapėrcimin e tyre nėpėr Adriatik, prej nga dėshironin tė pushtojnė Italinė. Ky ishte njėri prej haraēėve nė gjak me tė parėt e turqve, kur ende s`e kishin marrė Ulqinin.
Nė kėtė dhe nė disa raste tė tjera, detarėt shqiptarė, posaēėrisht ata tė Ulqinit, disa herė qenė tradhėtuar nga Republika e Venedikut – e Shėn Markut. Ata ishin shkaktarė qė Ulqini dhe detarėt e tij hyn nė kthetrat e osmanlinjve, tė cilėt bėnė masakėr nė kėtė ēerdhe tė fortė detare. Detarėt shqiptarė Venedikun pėr kėto sjellje dhe dėshmi tradhėtare e quanin Republika e Tradhėtarėve.
Ekzistojnė disa legjenda nga turbullirat e kohės sė tillė. Njėra prej tyre ėshtė edhe kjo:
Partitė venedikase ulqinakėve u thanė qė ” ju do tė mbroni vėrsuljen e turqve nė Valdanos, Kruē dhe nė Kaminė, nė drejtim tė Tivarit, kurse ne (patėn thėnė venedikasit) do t”ju mbrojmė nga Buna e Shėn Gjini “, prej nga edhe i lėshuan osmanlinjtė qė ta okupojnė Ulqinin. Kėshtu, shqiptarėve iu bė njė tradhėti e madhe.Ardhja e anijeve kusareske nė skelet e qyteteve bregdetare shkaktonte interesim tė madh. Populli i priste kusarėt me admirim. Pjesa dėrmuese e qytetarėve tuboheshin nėpėr skele (mole) pėr tė shijuar sė afėrmi bukuritė madhėshtore tė kėtyre anijeve, tė cilat ishin tė dekoruara: me armė tė ndryshme tė kohės, me drita vizėlluese tė fanarėve tė tyre special, me paraqitjen e shumė skulpturave tė egėrsirave, tė cilat i kishin ngujuar nėpėr direkt dhe holet e shumta tė anijeve. Sallonet e tyre kanė qenė tė veshur me kadife dhe cohra tė bukura, tė shtruara me tepiha tė shtrenjtė persian dhe me lėkura tė regjura tė arinjve gjigant. Nė ēdo dritare pėrveē shandanėve kanė pasė tė vendosur kafaze me papagajė dhe lloj-lloj bilbilash, tė cilėt me kėndimet e tyre, krijonin atmosferė tė njė parajse tė vogėl.
Kuzhinat dhe orenditė pėrgaditore tė tyre ishin gjithashtu unikate pėr kohėn. Aty mund tė takonte personi edhe pjata dhe lugė tė pėrpunuara nga floriri dhe argjendi. Gjithashtu, edhe dhomat e pushimit dhe tė fjetjes kanė qenė tė pajisura me shtroja dhe materiale shumė tė ēmuara. Njė dhomė e tyre ishte dedikuar pėr muze tė orendive tė vjetra dhe me vlera tė pallogaritshme.
Veshjet personale tė kusarėve ishin mė specifike dhe dalloheshin nga veshjet e kusarėve tė tjerė. Detarėt dhe kusarėt shqiptarė, nė anijet e tyre kanė pasur rrobaqepėsit e vet, tė cilėt i kishin pėrsosur zejet e veta dhe prodhonin stile (yrneqe) tė veēanta pėr detarėt e anijeve tė tyre. Kapitenėt dhe oficerėt e tyre posedonin nga disa palė rrobe, tė cilat qėndiseshin me lloj-lloj shiritash tė arit, posaēėrisht ato veshje qė pėrdoreshin pėr dalje dhe takime, kurse veshjet e punės ishin tė zymta dhe me pamjen e tyre paraqitnin vrazhdėsi epike. Gjatė sulmeve, kusarėt pėrdornin edhe perēe dhe balluke tė zeza, me tė cilat, nė raste sulmesh, mbyllnin me perēe njėrin sy ose venin maska tė figurave tė egėrsirave, pamje kjo qė zgjonte panik nė radhėt e armiqve.
Gjithė kjo bukuri e madhėrishme, sė bashku me pasurinė pėrallore tė tyre, ka kontribuar qė jeta e kusarėve tė pėrjetohet nė tė gjitha fushat e artit. Kėshtu, piktorėt mė tė mėdhenj dhe mė tė njohur botėror i janė rrekur tematikės sė kusarėve, qoftė nga fusha e etnografisė sė kohės dhe hapėsirės sė tyre, qoftė nga bota intime e jetės, kanė krijuar vepra tė vlefshme dhe tė qėndrushme nė artin piktural dhe nė degėn e skulpturės.
Dr.Bahri Brisku

Ulqini dėshmi e shekujve – Vendbanim i hershem ilir! (1)
Ulqini, ėshtė ndėr vendbanimet mė tė hershme tė trevave ilire. Kjo dėshmohet qė nė periudhat parahistorike. Emri i tij, me sa duket, lidhet me emrin Colcbinium (Kolkin apo Kolbin tė ardhur nga Azia) kolkėt si themeluesit e parė i Olcinium.

I famshmi shkrimtar Tit Livi, e pėrmend Ulqinin si Olcinium, kurse vendasit si olcinatas, qė mendohet se i pėrkasin fisit ilir tė labeatėve, qė gjendeshin rreth liqenit me tė njėjtin emėr nė Shkodrėn e sotme. Nė shekujt nė vijim, emri i qytetit tė Ulqinit ka evoluar nga lashtėsia e deri sot…
Epoka e bronzit, ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kėtė qendėr tė hershme historike. Kėshtu nga zbulimet arkeologjike, qė janė berė nė periudha tė ndryshme nga arkeologėt vendas dhe tė huaj, ėshtė pėrcaktuar se nė dyshemetė e dheut janė zbuluar gjurmė tė hershme tė jetės dhe zhvillimit nė pėrputhje me kohėn, duke filluar nga tombulat dhe veglat e punės, qė natyrshėm kanė pėrdorur tė parėt e kėtij vendbanimi.
Nga ekspertėt paleohistorik, kėto gjetje arkeologjike, kanė ruajtur vijimsinė e tyre pėrgjatė bregdetit adriatik ose ndryshe, bėjnė pjesė nė tė ashtėquajturen vegla tė tipit shkodran – dalmatin.
Treva e pasur ilire, pėrbėn padyshim edhe bazamentin nė tė cilin ėshtė zhvilluar historia mijėravjeēare e kėtij qyteti tė lashtė bregdetar. Nė kėtė truall tė lashtė historik, janė pėrshkruar kultura tė ndryshme civilizimesh gjatė shekujve. Gjithashtu, kėtu kanė kaluar ose qėndruar nė kohėzgjatje tė ndryshme pushtues, tė cilėt, nė njė farė mase kanė lėnė gjurmėt e tyre tė dukshme nė lėmin e arkeologjisė, pėrshkrimet historike, emrave tė vendbanimeve, artit figurativ mural dhe tipeve tė banesės tė ndertuar nga ana e stilit arkitektonik.
Mes Tivarit dhe Ulqinit (Ada e Krruēit), thuhet se ka ekzistuar Ulqini i Vjetėr. Megjithatė duhet pranuar pėr hir tė sė vėrtetės ose dėshmive historike, se kėtu nuk janė ndeshur gjurmė jete tė periudhės sė lashtėsisė, sikurse natyrshėm mund ti gjemė nė zonėn e Kėshtjellės sė Ulqinit.
Sigurisht, kėtu ka gjurmė tė antikitetit dhe mesjeta. Pėr herė tė parė Ulqini i Vjetėr pėrmendet nė vitin 1376. Afėrsisht gjashtė shekull e gjysėm mė parė, nė qendrat e banimit, tė favorizuar nga kushtet e pozitės gjeografike dhe kushteve tė favorshme, mendohet se ėshtė zhvilluar jeta rurale, pėrmes vendbanimeve tė mesjetės buzė brigjeve tė detit Adriatik.
Nėse do tė shohim me kujdes edhe ndėrtesat e mesjetės, qė i pėrkasin kėsaj treve, bie nė sy lashtėsia e kėtij qyteti nė Kalanė e Ulqinit. Bedeni ilir, i zbuluar nė shtresat e truallit nė pjesėn e sipėrme tė kėshtjellės, ka gjurmė karaktersitike tė mureve qiklopikė, ndėrtuar me blloqe tė mėdha guri tė mirėfilltė, ēka pėrforcon edhe mė shumė bindjen e vijimsisė sė lashtė rurale tė saj.
Nga ana e tjetėr, duke parė hollėsi ose detaje tė gjurmėve tė hershme arkeologjike, shohim se kėtu ekzistojnė blloqe guri mbi gjirin dhe Molonė e Ulqinit, qė pasqyrojnė nė kėtė mėnyrė konturet e kulturės primitive e arkaike ose e thėnė nė gjuhė tjetėr paraqet perendinė lokale tė detit, Zotin mbrojtės tė Ulqinit. Kjo ėshtė e shprehur edhe pėrgjatė bregdetit tjetėr shqiptar ose mė nė jug tė Adriatikut, pėrgjatė vijės bregdetare, ku kanė qenė ndėrtuar qytetet e vjetra ilire, si Dyrrahu, Butrinti, Valova, dhe deri nė brigjet e lashta mesdhetare helene etj.
Qyteti ilir i Ulqinit, ka pasur famė tė madhe nė kohėne shtetit ilir. Zbulimet arkeologjike e dėshmojė dhe pėrforcojnė kėtė argument, gjatė kohės sė sundimit tė mbretit tė fundit ilir Genti nė qytetin antik tė Scoda (Shkodra).
Natyrisht, duhet thėnė se qyteti i Ulqinit, ruan origjinalitetin e vet, sepse ėshtė ndėrtuar nė pėrshtatjen sipas objekteve tė terrenit qė e rrethonte, ku, mė sėshumti bie nė sy pjesa ballore e jashtme e murit qiklopik e ngjashme kjo me ndėrtimet pergam, qė ėshtė pėrdorur nė zgjerimin e mėtejshėm tė qytetit nė fjalė.
Lulėzimi i tregtisė dhe lundrimeve bregdetare nė kėtė trevė, kanė vijuar edhe pas pėrfundimit tė luftės raskapitėse iliro – romake, kur dhe tjetėrsohet mbretėria e Gentit. Gjatė kėsaj periudhe deri nė shek. XI, qyteti bregdetar, gėzonte njė lloj pavarėsie nė formė e “republike”.
Qysh nga lashtėsia e sot nė brigjet e adriatikut nga bregdeti dalmat e deri nė atė jonian helen, kemi tė ruajtur si dėshmi tė historisė fragmente tė civilizimit tė hershėm nė periudha tė caktuara historike, por qė pėr arsye tė ndryshme, ato sot gjenden tė braktisura rrėnojat e qyteteve antike. Mirėpo ato shfaqen me rrėnojat e tyre si muze natyralė ose pasaporta tė autoktonisė sė banorėve vendas, qė brez mbas brezi i ruajtėn, duke dėshmuar vijimėsinė e jetės dhe qytetėrimit prej epokės antike, mesjetė e deri sot. Nė kėto themele parahistorike bėn pjesė edhe treva e Ulqinit.
Fortifikimet antike e mesjetare qė pėrfshinė nė periudha tė ndryshme brigjet e e kaltra tė Mesdheut, mbijetuan kundrejt fenomeneve apo dukurive gjeografike qė pėrfshinė sipėrfaqen e tyre. Edhe pse herė mbas here gjatė u pėrfshi nga tėrmetet dhe lėvizjet ngritėse e ulėse tė truallit bregdetar, erozioni gėrryes dhe vėrshimet e ujit nė brendėsi tė territoreve bregdetare, nė zona tė caktuara pėrgjatė bregdetit dalmat e deri nė atė jonian helen, u ruajtėn ndėr shekujt gjurmėt e shkrimeve, themeleve tė fortifikimeve etj.
Edhe pse kėto qendra tė hershme banimi u braktisėn, ato sėrisht nuk e humbėn origjinėn e tyre, emrin e qytetit qė nga antikiteti dhe mesjeta e hershme dhe e vonshme. Kėshtu me ndarjen e Perandorisė Romake nė dy pjesė, ajo perėndimore me qendėr Romėn dhe lindore me kryeqendren Konstandinapojen, Ulqini, u gjend nė provincėn Prevalitana tė Perandorisė Lindore dhe prej shekullit IV, fillojnė tė shuhen ngadalė kultet e besimet pagane tė popullsisė dhe nė vend tė saj fillon tė pėrhapet feja e re e krishtėrimit nga vetė apostujt… nga viti 1250 derinė fund tė shek. XIV nė zonėn e kalasė sė Ulqinit gjenden disa kisha si vijimėsi e krishtėrimit tė hershėm nė kėto treva.
Qyteti i Ulqinit, pėrballoi me stoicizėm sulmeve dhe lutrave tė shumta tė perandorit maqedon Samuilit nė shekullin IX, sulmet e mongolėve nė vitin 1242. Nė qytet asokohe (1252), ka mbretėruar nipi i Nemanjės Gjorgji. Ndėrsa nė harkun kohor 1282 – 1309, ka sunduar vejusha Helena e Anzhuinėve, ndėrsa prej vitit 1281, motra e saj Maria njihet si domina Ulcinii. Gjatė kėsaj periudhe nė vitin 1288, dy motrat Helena dhe Maria kontribuojnė nė ndėrtimin e Manastirit Franēeskan.
Rėndėsia politike, tregtare, detarisė, financiare dhe kulturore e qytetit zgjerohet dhe pėrjeton kohėn e lulėzimit tė plotė, mbas tjetėrsimit tė Rashės, nė kohėn qė kurorėn e sundimit e mbajnė princėrit e dinastisė sė familjes bujare Balshajve. Tashmė rruga e tregtisė ishte zgjeruar pėr vendasit jo vetėm pėrgjatė vijės bregdetare tė Dubrovnikut, por edhe me Venedikasit, tė cilėt, kishin nė qytetin e Ulqinit edhe konsullin e tyre. Pėr mė tepėr, vetė sunduesi Gjergj Stras Balshės (1385 – 1405), pėr aftėsitė e tij ushtarake dhe administrative njihet si Princ i Ulqinit dhe kur mbyll sytė varroset nė Ulqin.
Vendasit dallohen pėr llojet e ndryshme tė punėve tė zejtarisė, duke spikatur mė sė shumti si skalitės ose mjeshtėr tė pėrpunimit artistik tė drurit dhe ndėrtimtarisė asokohe. Vetė princi Strazimiri, u interesua pėrmes njė projekti tė bėjė ndėrtime tė reja nė qytet.
Kėto projekte arkitekturale, sikurse dėshmojnė burimet e shumta historike, i vijojnė me sukses edhe Ballasha III. Nga viti 1413 – 1421, kemi sėrisht sundimin e dinastisė sė familjes princore Balshaj. Me vdekjen e tij, shuhet edhe sundimi i princėrve tė mirė arbėror dhe gjurmėt e tyre i ndeshim tashmė nė toponimimet e ndryshme. Mė e njohura ėshtė Kulla e Balshajve, e cila gjendet nė pjesėn e sipėrme tė qytetit e rindėrtuar disa herė.
Rritja dhe zgjerimi i sundimit venedikas bėhet kur pushon se ekzistuari dinastia arbėrore e Balshajve. Ulqini, tashmė bie nėn sundimit e Republikės sė Venedikut nė vitin 1423 –1571. Mbas 150 vjetve, sėrisht qyteti bie nėn sundimin e pushtuesve osmanė tė Perandorisė Turke tė Bosforit. Gjatė kėsaj kohe nė qytet, kemi nė fillim futjen e elementeve dhe ndikimit tė kulturės latine nė fillim dhe mė pas atyre lindore aziatike osmane, gjurmėt e sė cilės ndeshen deri nė ditėt tona.
Kultura dhe urbanizimi venedikas, shprehet nė rindėrtimin e ndėrtimet e bedeneve, portave, kullave, pallateve, kishave latine e shesheve. Si klasike mund tė pėrmendet si shembull hyrja veriore e Kalasė sė Ulqinit, ku bien nė sy tullat e kuqe tė murosura. Kėtu gjithashtu gjendet edhe mbishkrimi me emrin Jubani Bolani, qė mendohet se ishte restaurues e kapelan i Ulqinit dhe qė vinte nga njė familje princore e Venedikut. Ai i pėrket periudhės sė mesit tė shek. XV. Po ashtu e kėsaj periudhe ėshtė edhe kisha e Renesancės qė i pėrket vitit 1510.
Ulqinin e kanė vizituar dhe shkelur me kėmbė dhe studiuar shumė tradita dhe zakone, disa nga figurat kryesore tė botės kulturore, tė sferės ushtarake, lundėrtar, klerikė tė lartė tė krishterė nga disa shtete tė Europės dhe mė sė shumti nga Italia.
Ndėr figurat mė tė spikatura humaniste tė kohės ishte franceskani At Marin Biēikemi, qė arriti tė bėhet edhe rektor i shkollave raguziane dhe mė vonė shėrbeu nė Venedik, Mantove dhe Padovė, nė tė cilin e emėruan edhe si profesor i rregullt universitar.
Shembull tjetėr ėshtė edhe kalorėsi gjerman Arnold von Harff (1496), i cili, gjatė udhėtimit tė tij ndaloi edhe nė Ulqin. Pėr kėtė fakt historik, na njofton studiuesi e historiani i njohur klerik franēeskan nga Shkodra At Marin Sirdani O.F.M. (1885 – 1946), pėrmes njė shkrimi botuar nė vitin 1936 nė revistėn prestigjioze tė kohės “Hylli i Dritės” (1913). Ai gjatė njė vizite qė bėn nė Ulqin nė vitin 1904, boton pėrshtypjet e veta pėr qytetin bregdetar, nė faqet e revistės nė fjalė, njė ndėr me autoritativet nė trojet enike shqiptare gjatė asaj kohe.
Mė vonė Ulqinin e vizituan udhėtarėt e shkrimtarėt francez Zheron e Zhan Taro, albanologu italian Dr. Antonio Baldacci, piktori e akademiku Paja Jovanoviq, shkrimtarja Isidora Sekuliqi, letrari kroat Petar Skoku, shkrimtari Kapllan Kallushi etj.
Kėtu pėrshkruhen shumė detaje tė jetės dhe ekonomisė vendase, zhvillimi i zejtarisė, lundrimit dhe traditat shqiptare. Ajo qė spikat, ėshtė se autori thekson, se vendasit nuk kanė dėshirė tė jetojnė tė sunduar nga tė huaj dhe janė dashamirės dhe pėrkrahės tė pėrparimit.

Ulqini dėshmi e shekujve: Mbas pushtimit turk ( 2)
Me njė tjetėr pamje e fizionomi zhvillimi paraqitet Ulqini, gjatė kohės sė sundit tė Perandorisė Otomane, qysh prej vitit 1517, kur ky qytet bie nė dorė tė pushtuesve mizorė turq.

Ajo qė bie nė sy, ėshtė se Ulqini pushtohet mė vonė se disa qytete tė tjera tė trojeve etnike shqiptare, kjo me sa duket mė sė shumti lidhet mė pozitėn e saj strategjike, si dhe rėndėsia qė kishte pėr Venedikun vetė Ulqini.
Qyteti sulmohet barbarisht dhe me tė gjithė fuqitė ushtarake turke nga komandanti i ekspeditave Ahmet Pasha, i cili, mė nė fund mundi tė mposhtė qėndresėn e hekurt antijeniēere tė vendasve, qė drejtoheshin me meritė nga kryekomandanti Serra Martinegro. Trimėria e vendasve tregohet edhe tek dhe dhjetė motra tė njė kuvendi franēeskan (murgesha), tė cilat, pėr tė mos rėnė nė duart e barbarėve turq hidhen nga Kalaja e Ulqinit nė det. Kjo tė kujton historinė e grave suliote qė hidhen nga shkėmbi pėr tė mos rėnė nė duar tė haremxhive otomanė. Dhe historia e vendasve, gjithnjė e mė shumė ėshtė e mbushur me shembuj trimėrie e luftrash tė vendosura, kundėr ekspeditave ndeshkuese turke.
Qetėsia dhe zhvillimi i gjithanshėm i qytetit shkatėrrohen dhe qengji, qė ishte simbol i paqes pėr ulqinasit zėvendėsohet minare islame me yll e hėnėn turke tė pushtuesve. Nga ana e tjetėr, nė Ulqin, filloi tė rigjasllėrohet kultura e piratėrisė ose e grabitjes, qė gjatė sundimit turk mori pėrpjestime alarmante. Nga kjo kohė, ulqinakėt, fillojnė tė dallohen si kusarė tė famshėm, qė sulmonin anije tė ndryshme nėpėr detin Adriatik dhe detin Mesdhe dhe luftonin kundėr anijeve tė krishtera tė Republikės sė Venedikut, tė Bokės sė Kotorrit dhe tė vendeve tė tjera tė Dalmacisė.
Kusaria e Ulqinit me anije piraterie, ka ekzistuar qė nga koha ilire dhe gjatė kohės sė ndėrrimit tė sunduesve tė ndryshėm dhe sipas interesit pėr pasurim tė shpejt tė tyre herė ėshtė zvogėluar e herė ėshtė zgjeruar, duke qenė njė problem serioz pėr tė gjithė bregdetin dalmat dhe at adriatik e jonian.
Vijimėsia e jetės detare dhe lulėzimi i piraterisė (vjedhjeve dhe grabitjeve nė det), tashmė u bė njė pengesė serioze edhe pėr vetė turqit, qė filluan tė merren seriozisht me luftėn kundėr piraterisė detare. Kjo pėr faktin, se shumė nga anijet e tyre bėhen pre e grabitjeve tė kusarėve ulqinakė. Piratėt e detit, mendohet se deri nė shekullin XVII kishin arritur tė zotėronin njė flotė detare deri nė 170 anije, dhe qė tė gjitha ishin tė ankoruar nė brigjet e Ulqinit.
Hovi i madh qė mori dejtaria dhe lulėzimi i piraterisė, krijoi kushte qė qyteti tė zgjerohet dhe tė largohet ngadalė nga dyert e muret e Kalasė sė Ulqnit,. Fillojnė kėshtu tė krijohen lagje dhe qendra tė reja banimi, sheshe, hamame, kroje, xhamia, teqe, qė dallohen pėr karakterin oriental turk tė tyre. Gjurmėt e botės islame fillojnė tė shihen mė shpesh. Ata ishin ngritur mbi themelet e botės kristiane, qė lulėzoi shumė shekuj mė parė nė kėtė trevė. Islamizimi dhe kultura e saj e shpatės, filloi “lulėzimin” dhe tė japė frytet e veta shkatėrruese tė vlerave autoktone iliro – abrėrore dhe kristiane.
Por shumė nga vlerat e kulturės sė lashtė kristiane mbijetojnė, falė qėndreses sė hekurt tė vendasve, tė cilėt gjithsesi rezistojnė me tė gjitha mėnyrat. Njė pjesė e vendasve qė kishin pasuri, pėr tė mos i humbur ato i nėnshtrohen islamizimit, duke vijuar tė ruajnė sundimin e tyre, tashmė si shėrbetor tė Perandorisė Otomane tė kohės. Tė lėkundurit, me natyrėn e tyre servile dhe telit tė pėrdredhur u bėnė vasal tė pushtuesve, duke i shėrbyer atyre nė administratė, pėr nėnshtrimin e pjesės tjetėr ulqinake jo islame.
Administrata e re turke pėr tė bėrė konvertimin e popullsisė sė krishterė nė islame, aplikon ligje tė dhunshme shtypėse. Njė ndėr kėta ėshtė edhe taksa e gjizes pėr tė krishterėt, gjė qė e shpejtoi procesin e konvertimit nė fenė islame. Nė disa raste u shfaq edhe dukuria e pėrhapur askohe, qė njihet me emrin laramanizimit, ku tė krishterėt ditėn nė rrugė dalin me emra muslimanė, kurse nė shtėpi ushtrojnė ritet e besimit tė ritit katolik. Por jo tė pakėt ishin edhe besimtarėt katolikė, qė me sakrifica e mbijetesė shembullore ruajtėn gjuhėn shqipe, kulturėn, traditat e lashta shqiptare dhe sot janė shembull i shkėlqyer i vijimsisė sė traditės sė hershme kristiane e iliro – arbėrore nė trojet stėrgjyshore shqiptare.
Gjatė kėsaj periudhe Ulqini, kishte njė kantier detar, ku ndėrtoheshin me material druri anije tė tonazheve tė ndryshme, qė dallohen pėr shpejtėsinė e tyre, nė pėrshtatje me kohėn. Anijet mė tė njohura ishin ato qė njihen me emrin galeota.
Pėr tė mbijetuar dhe ruajtur tregtinė me produkte tė ndryshme ushqimore dhe blegtorale, tregtarėt ulqinakė shpesh nėn maskėn e flamurit tė piraterisė bėnin tregti me vendet e ndryshme, duke iu fshehur piratėve shumė tė rrezikshėm, qė jo vetėm u merrnin shpesh mallin por edhe krejt anijen ose e digjnin ne mes tė detit.
Nė vitin 1718 u vendos paqja nga sulmet e furishme tė anijeve pirate, qė nė histori ka hyrė me emrin Paqja e Pozharevcit. Mė vonė shqiptarėt e ulqinakė nuk zbatuan mė vonė as Paqen e Beogradit (1739). Kėtu u trajtua ēėshtja delikate e piraterisė, qė ndalohej sipas ligjeve tė kohės dhe ēėshtja e dytė ajo e Kalasė sė Ulqinit. Ata qė vijonin tė grabisnin nė det tė hapur, ishte parashikuar qė t’u merreshin galeotat (anijet) dhe nuk kishin liēencė (tė drejtėn e lejės), pėr tė ndėrtuar anije tė tjera. Jo gjithēka qė thuhet e shkruhet zbatohet. Marrėveshjen e Paqes sė Pozharevcit, nuk e zbatuan as piratėt shqiptarė ulqinakė, tė cilėt, vijuan zanatin e tyre tė vjetėr. Nga kėto grabitje si gjithnjė vazhdonin ta pėsonin anijet tregtare tė Republikės sė Venedikut, bregdetit dalmat dhe vetė ato tė Perandorisė Otomane.
Nė shekullin XVII, pirateria aq e pėrhapur nė detin Adriatik fillon tė shuhet dhe gradualisht filloi tė vendoset jeta tregtare normale nė limane dhe shkėmbimi i mallrave me anije tregtare nė detet e hapura. Nė Ulqin vijon tregtaria, zejtaria, peshkimi, kultivimi i ullishteve, bujqėsia, blegtoria etj. Por sėrisht kishte raste piraterie, por ato ishin tė shkėputura dhe tė rralla. Nga ana e tjetėr, u bėnė shumė pėrpjekje pėr tė ndaluar tregtinė e skllevėrve zezakė dhe se nė Ulqin, mendohet se kanė jetuar 100 familje zezake.
Nėse do tė shohim gjithė kėtė udhė tė sukseshme dhe peripecish, qė i ėshtė dashur tė kalojė Ulqini, rezulton se qyteti, prej kohėrave tė lashta deri nė ditėt tona mbeti si simbol i qėndresės sė orekseve grabiqare tė pushtuesve tė ndryshėm qė kaluan nė kėtė trevė, duke mbijetuar dhe ruajtur kulturėn e vet autoktone iliro – arbėrore – shqiptare me origjinalitet, ndonėse shihen edhe gjurmė tė ndikimit tė kulturave tė huaja nė shumė lėme. Me gjithė tramvajet e jetės, qyteti nuk u kthyer nė gėrmadhė ose nė njė qytet tė vdekur, sikurse rėndomė kanė ndodhur me shumė qytet bregdetare lindore tė bregdetit Adriatik e Jon apo mė tej nė Mesdhe.
Ulqini, mbeti simbol i vijimsisė sė jetės ose i lulėzimit tė detarisė, peshkimit, tregtisė, piraterisė pėr disa shekuj me radhė e zejeve tė tjera etj., duke ruajtur veēantėsinė e jetės autoktone. Nėse do tė flasim pėr kohėn e sotme, shohim se qyteti, i pėrshtatet shumė shpejt kushteve tė ekonomisė sė tregut. Kėtu nis dhe lulėzon me pėrpjestime tė shpejta turizmi bregdetar, kondrinor, arkeologjik, sendeve artistike antike etj., e favorizuar edhe nga kushtet e favorshme klimatike dhe ekonomike nė tė cilėn gjendet asokohe ish – Jugosllavia. Nė mesin e shekullit tė kaluar (XX), shumė turistė nga Europa Perėndimore, bėhen frekuentues tė rregullt sezonal, tė ujėrave tė kaltra dhe tė pastra, tė klimės sė shėndetshme bregdetare ulqinake dhe vizitor tė kalasė sė Ulqinit e vlerave tė tjera historike tė qytetit, duke u bėrė shumė shpejt ndėr mė tė njohurat nė Europė.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ulqini, dėshmi e shekujve . Empty Re: Ulqini, dėshmi e shekujve .

Mesazh nga Morena Mon Nov 29, 2010 2:12 pm

Ulqini ėshtė njė qytet arkeologjik i klasit tė parė. Ai ėshtė njė strukturė urbane iliro – shqiptare buzė Adriatikut, me njė histori sinkretike qytetėrimesh tė mėdha. Kėtu janė gėrshetuar qytetėrimet lėvizėse tė grekėrve tė vjetėr, romakėve, bizantinėve, venedikasve, osmanėve, sllavėve, duke mbijetuar Ulqini shqiptar sot dhe nė tė ardhmen. Kėtu kulturat shpirtėzuese tė mitologjive janė pėrzjerė dhe ndėrthurur gati nė mėnyrė sureale. Mitet homerike tė argonautėve, tė kolkidėve dhe Medeas, tė Artemisit dhe tė Bindit, mitet e krishtėrimit tė hershėm, tė katolicizmit europerėndimor italik, dalmatin, tė ortodoksizmit bizantin dhe sllav, islamizmi kuranik, sektet mistike tė dervishėve etj.
Ulqini meriton nje sage dashurie te perhershme, te pafundme. Por per shqiptaret e Ulqinit ende arkeologjia nuk eshte celesi per te hapur portat e mbyllura te kujteses. Shqiptaret jane te vonuar, por kjo nuk eshte fatale. Per shkak te lidhjes time shume te vecante me Ulqinin kam pare me syrin e arkeologut monumentet e tij. Ulqini eshte nje qytet arkeologjik i klasit te pare. Ai eshte nje strukture urbane iliro – shqiptare buze Adriatikut, me nje histori sinkretike qyteterimesh te medha. Ketu jane gershetuar qyteterimet levizese te grekerve te vjeter, romakeve, bizantineve, venedikasve, osmaneve, sllaveve, duke mbijetuar Ulqini shqiptar sot dhe ne te ardhmen. Ketu kulturat shpirtezuese te mitologjive jane perzjere dhe nderthurur gati ne menyre sureale. Mitet homerike te argonauteve, te kolkideve dhe Medeas, te Artemisit dhe te Bindit, mitet e krishterimit te hershem, te katolicizmit europerendimor italik, dalmatin, te ortodoksizmit bizantin dhe sllav, islamizmi kuranik, sektet mistike te dervisheve etj. Me poshte po flas per disa hulumtime te mia per monumentet arkeologjike te panjohura te Ulqinit.
1. Ne akropolin e keshtjelles prane sternes monumentale bizantine gjeta per here te pare nje kapitel te stilit jonik te shekullit IV p.e.s., qe deshmon per ekzistencen e dikurshme te nje tempulli pagan jonik, ndoshta kushtuar kultit te Artemisit, kult shume i fuqishem ne Durres, Apoloni gjate shekujve VI-III p.e.s. Ky kapitel me mermer te bardhe te importuar, ne baze te permasave dhe te modulit percakton qarte lartesine e kolones mbi te cilen ka qene dhe rikonstruktimin hipotetik te monumentit.
2. Duke e pare me vemendje profesionale altarin e Artemisit, te bashkesise (koinonit) te gurgdhendesve te Ulqinit, vura re se ne pjesen e siperme eshte saktesisht nje vrime me kllape plumbi, qe tregon se mbi te ka qene vendosur dikur statuja e Artemisit Elafovoles, kult ky i cuditshem, sepse e paraqet kete hyjneshe me brire dreri (nje rifigurim i njejte i hyjneshes se ketij kulti eshte zbuluar ne Apoloni).
3. Ne materialet arkeologjike te ekspozuara ne Kala, ku jane vene edhe objektet e kultures se hershme arberore te Shasit, eshte edhe nje fragment pelhure mendafshi me motive floreale, nje tekstil bizantin, deshmi unike deri me sot e nxjerre nga varret arberore te Shasit. Eshte zbulim sensacional.
4. Plastika paleokristiane e shekujve V – VI brenda territorit te keshtjelles, ende e pastudiuar dhe e pabotuar, flet per kulture ndertimore dhe artistike te krishterimit vendas te nivelit shume te larte, ku koncepti bizantin eshte i stilit dalmatik te lidhur qe heret me elemente te krishterimit perendimor. Relievet skulpturore te shekujve XII – XIV, po te monumenteve te kultit te krishtere te stilit pre-romanik, romanik, te gotikut te hershem si dhe te rilindjes dalmatinase flasin per nje faze te dyte, vijuese, qe lartesohet ne kulturen mesjetare shqiptare ne sintoni e simbioze me kulturen venedikase. Ulqini si qytet – keshtjelle shqiptaro – venedikase eshte kapitull kryesor me nivel shume te larte te mesjetes dhe rilindjes dalmatine.
5. Qeramika majolike e pikturuar bizantine dhe venedikase me figura zoomorfe dhe antropomorfe ne Ulqin perben nje koleksion te pasur (shekujt XII – XV) e denje per nje album cilesor te historise se artit miniaturist dhe utilitar te perditshmerise se jetes njerezore.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi