♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trasha: Medalje nė Evropian

Shko poshtė

Trasha: Medalje nė Evropian Empty Trasha: Medalje nė Evropian

Mesazh nga DEA2 Thu Sep 18, 2008 9:43 am

Peshėngritėsi shqiptar premton rezultate nė pjesėmarrjen e tij tė fundit

Gerti Trasha premton medalje nė pjesėmarrjen e tij tė fundit tė Kampionatin Evropian tė tė Rinjve. Peshėngritėsi shqiptar, i cili ėshtė edhe fitues i njė titulli kampion i kontinentit nė kėtė kompeticion, ka bėrė kėshtu tė njohur objektivin e tij pėr aktivitetin qė ka startuar dje nė Durrės. Kampionati Evropian i Peshėngritjes pėr tė Rinj ka shėnuar fillimin e tij nė mėngjesin e djeshėm, me disiplinėn 56 kg, bateria B pėr meshkuj, ku nuk ka marrė pjesė asnjė peshėngritės shqiptar. Gjithsesi tifozėt e pranishėm nė shkallėt e Pallatit tė Sportit tė Durrėsit "Ramazan Njala" kanė mbėshtetur pėrfaqėsuesin nga Kosova, peshėngritėsin 16-vjeēar Ardian Murati, i cili nuk arriti tė kualifikohej, pasi dėshtoi nė peshėn 35 kilogramė. Nė garėn e parė merrnin pjesė 6 shtete tė tjera veē Kosovės, si Hungaria, Lituania, Italia, Gjermania, Spanja dhe Bullgaria. Peshėngritėsi bullgar, Franc Ēukov, e ka dominuar baterinė B, kur ka triumfuar nė peshėn 116 kg, por ka dėshtuar nė provėn e fundit me 119 kg. I dyti nė kėtė bateri ėshtė renditur spanjolli Hernandez Hakora, me 111 kg, ndėrsa i treti Aleksandro Bosko, me 110 kg. Nė kėtė kampionat marrin pjesė 37 shtete, tė cilat do tė pėrfaqėsohen nga 220 sportistė nė total. Mes tyre do tė jenė 17 sportistė, tė cilėt garojnė pėr ngjyrat e Shqipėrisė, ku spikat edhe peshėngritėsi ynė i talentuar, Gerti Trasha. Ky Kampionat Evropian pėr tė Rinj ėshtė i fundit pėr Trashėn, i cili pas kėtij kompeticioni nuk do tė mund tė marrė mė pjesė, pėr shkak tė moshės sė tij. Sportisti nga Elbasani dėshtoi nė Lojėrat Olimpike tė Pekin 2008, ku nuk mundi tė merrte asnjė rezultat nė tre provat e tij. Trasha ėshtė deri tani i vetmi shqiptar kampion i Evropės pėr tė rinj. Por duket se pėr lamtumirėn ka rezervuar shumė energji, pasi ai ka premtuar se synimi i tij ėshtė medalja e artė. Peshėngritėsi shqiptar pritet tė garojė nė disiplinėn 69 kg, ku edhe ka besim se do tė mundė tė gjithė kundėrshtarėt e tij, qė pėr hir tė sė vėrtetės priten tė jenė tė shumtė nė kėtė disiplinė. "Jam nė formė tė mirė, pohon Trasha, duke komentuar pjesėmarrjen e tij tė fundit nė Kampionatin Evropian tė tė Rinjve. Jam stėrvitur mirė, ky ėshtė Evropiani i fundit pėr mua. Synoj qė t‘i jap lamtumirėn Kampionatit Evropian tė tė Rinjve me njė medalje". Garėn e tij tė parė, Gerti Trasha do ta ketė tė mėrkurėn, kur dhe do tė duhet tė provojė t‘i dhurojė njė tjetėr titull tė fundit Shqipėrisė nė kėtė aktivitet". Ndėrkohė qė, po dje, janė zhvilluar edhe gara tė tjera nė tė tjera disiplina deri nė orėn 19. E sotmja do tė jetė edhe dita e dytė e Kampionatit Evropian, e cila do tė zhurmojė pallatin e sportit "Ramazan Njala" qė nė orėn 00:09 tė mėngjesit.

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi